RSS

“Java e albanologjisë”, me 110 studiues e pesë sesione

18 Jun

“Java e albanologjisë”, me 110 studiues e pesë sesione

110 studiues do të jenë pjesë e Javë s së Albanologjisë që ka nis të hë në n dhe do të mbyllet më 18 qershor. Sipas organizatorë ve do të jenë pesë sesione që do të diskutojnë studiues prej mbi 20 instituteve kërkimore, shkencore e arsimore të Kosovë s e më gjerë

Në kuadër të pesë sesioneve të veçanta të disiplinave albanologjike: gjuhësi, letërsi, histori, folklor dhe etnologji, të hë në n ka nis “Java e Albanologjisë”,edicion i pestë i organizuar nga Instituti i Albanologjik 
Hapja e “Java e Albanologjisë”, që ka ngërthyer në vete studiues të hapësirës shqiptare dhe që ë shtë organizuar nga Kë shilli Organizativ në pë rbë rje të : Prof. Dr. Hysen Matoshi, Prof. Dr. Lulëzim Lajçi, Prof. Dr. Qemal Murati, Prof. Dr. Leontina Gega-Musa, Dr. Fadil Grajçevci, Dr. Memli Krasniqi e Dr. Bashkim Lajçi ka nis të hënën me seancën e parë të letërsisë, të kornizuar në “Periodiku Letrar Shqiptar”. 

Gjatë takimit u tha se kjo javë e albanologjisë njëjtë edhe si viteve të kaluara do të vazhdoj punimet e saj në pesë sesione, të konceptuara nga njësitë disiplinore të Institutit Albanologjik. Përzgjedhja e objektit rreth të cilit do të zhvillohen debatet është kompetencë e degëve përkatëse. Për materiet që do të trajtohen gjatë kësaj jave do të flasin më shumë se 110 studiues, gjithashtu pjesëmarrës do të jenë mbi 20 Institute kërkimore, shkencore dhe arsimore nga Kosova dhe vendet e tjera.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi tha se aktivitetet e Albanologjisë varësisht se ku mbahen janë vazhdë e historisë së tyre ndër vite, dhe, sipas tij janë edhe kujtimet dhe vlerësimet e kontributeve të atyre që themeluan atë që ata e vazhdojnë sot.

Hysen Matoshi

“Jemi mbledhur për të pestën herë në hapjen e “Java e Albanologjisë”. Duke dashur që sado pak t’i shmang sterotipet në mbledhje të tilla do të mundohem që të theksojmë rendësinë që ka pasur albanologjia në krijimin e saj. Pa mohuar faktin se dëshmitë dhe kontributet albanologjike në fazat e më hershme nga intelektualët e shquar fillimisht të huaj e më pas shqiptarë, kërkesa për të pasur një infrastrukturë studimore. Intelektuali i shquar Mit’hat Frashri para 85 vitesh kishte lënë testament tërë trashëgimin e tij në funksion të themelimit të një Instituti Albanologjik. Më shumë se të mirat materiale vlera e këtij testamenti ishte vetë ideja për një themel të këtillë, për një tempull të albanologjisë. Vetëdija për krijimin e një tempulli kishte bërë që të hapte rrugën e studimeve të rangut institucional dhe të mirëfilltë. Kthesën që bëri i ati Abdyl Frashri në sferën e politiko-shqiptarëve në Lidhjen e Prizrenit, gjysmë shekulli më pastaj Mit’hat Frashri po provonte ta bënte në sferën e vetëdijes shqiptare duke shfaqur vullnetin që trashëgimia e tij të vij në funksion të një qendre studimi”, tha Matoshi. 

Ministri i Arsimit, Ramë Buja

I pranishëm në mesin e shumë mysafirëve nga mbarë trojet shqipfolëse ishte edhe Ministri i Arsimit, Ramë Buja. Ai para të pranishmëve përgëzoi organizatorët për një punë sipas tij madhështore.

“Unë sa herë gjendem këtu ndihem shumë mirë, bile edhe kur kam ndonjë aktivitet tjetër për të bërë mundë të jetë mbase edhe më i rëndësishëm, unë shmangë atë për të ardhur këtu. Arsyeja është shumë e qartë, ky Institucion di, do dhe mund të punoj. Java e Shkencës Albanologjike s’ka se si të mos ngjall një admirim tek të gjithë ata që ia duan të mirën kësaj fushe, ishte simpatike se kjo javë zhvillon punimet në pesë fusha, ka pesë vjet që po bënë në pesë sesione, që është pesë- pesë -pesë, mbase simbolikë e mbarë dhe gjithsesi e suksesshme. 110 kumtesa, është një pasuri”, përfundoi Buja duke i përgëzuar pjesëmarrësit.

Sekretari shkencor i Institutit, Lulëzim Lajçi

Ndërsa sekretari shkencor i Institutit, Lulëzim Lajçi tha se një dimension të rëndësishëm të Institutit e përbënë edhe veprimtaria botuese e punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Në vitin 2013 janë botuar 20 tituj, edhe në vitin që shkoj Instituti ka vazhduar traditën e nxjerrjes së numrave të gjurmimeve albanologjike, historike, albanologjike dhe të folklorit. Në tri vëllimet e numrit 43 janë botuar mese 100 studime shkencore për recensione, kronika dhe kontribute të tjera me vlerë. Dy vëllimet e botuara të Javës së Albanologjisë në vitin 2013 me titull “Albanologjia 3” me të vërtet janë rezultat e një pune intensive tre ditore, në kuadër të aktivitetit shkencor tashmë tradicional i konceptuar si “Java e Albanologjisë”, janë përfshirë gjitha disiplinat kryesore albanologjike me mundësi prezantimi me rezultate shkencore nga secila fushë veç e veç”,bëri të ditur për të pranishmit Lajçi.

“Java e albanologjisë” do të ketë pesë sesione për tri ditë, sesioni i parë hapet me seancën letrare me titull “Periodiku Letrar Shqiptar”. Sipas organizatorëve kjo është një materie tejet e rëndësishme për zhvillimin e gjithëmbarshëm të letërsisë si art dhe vetëdije letrare ndër ne, ndërkaq sesionet e tjera janë: Etnologjia dhe Antropologjia shqiptare- gjendja dhe sfidat, Shqipja e sotme në hapësirat mbarë shqipfolëse-gjendja dhe perspektivat, Folklori dhe Teknologjia e Komunikimit: raporte pranuese e kundërshtuese dhe Shsiptarët dhe Perandoria Osmane.

 
Leave a comment

Posted by on June 18, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: