RSS

Çfarë më tha ambasadori i Çadit pranë OKB-së?

24 Jun

Image

H.E.  Hermenegilde Niyonzima/ Permanent Representative of Burundi to the UN  and  H.E Cherif Mahamat Zene / Permanent Representative of Chad to the UN         

Ambasadori i Burundit pranë  OKB-së  Hermenegilde Niyonzima dhe  Ambasadori i Çadit pranë OKB-së  Cherif Mahamat Zene.

Po i shkëpus pak fjalë që m’i tha ambasadori i Çadit pranë OKB-së Cherif  Mahamat  Zene: “ I përcjell me vëmendje ngjarjet në Kosovë, sa here që vijnë përfaqësuesit e Kosovës i shoh por pas mbledhjes  është vështirë të takohem me ta.”  Ti po më kupton më tha ambasadori Zene.

Shteti i Çadit është anëtar i Këshillit të Sigurimit ku raportohet  në çdo 3 muaj për Kosovën, për t’ua bërë më të thjeshtë këtë  që  ambasadori  Zene ma tha  në mënyrë të tërthortë shpjegohet kështu: Kur po vijnë përfaqësuesit e Kosovës për të lexuar raportin që ju shkruhet për Kosovën  po  harrojnë se kush janë, kënd e përfaqësojnë dhe ku janë. Sapo po mbaron mbledhja ata po ngriten me shpejtësi marramendëse dhe po vrapojnë drejt  pëfaqësuesit të Serbisë për t’ia ledhatuar dhe shtrënguar  dorën e nëse ua  japing  faqen e puthin fort.  Herën e fundit e bëri këtë veprim  edhe  Presidentja  Jahjaga, ajo vrapoi tek Nikoliqi por ai nuk ja dha faqen , vetem ja zgjati doren e kjo mundohej të tregonte dhembjen e saj pë shiun e madh që kishte rënë në Serbi. Ambasadorët nuk pritën shumë dhe shkuan pa humbur kohë. E pas-mbledhja e KS-së e gjen  delegacionin e Kosovës në vërsulje drejt Steakhouse-ve në Manhattan.  Tash nuk po kan kohë as për intervista se ju duhet kohë e mjaftueshme për ta tretur ushqimin, gëlltitur veren dhe më në fund shopping për familje.

Politikanët e Kosovës  po  fotografohen me njerëz  nëpër koridoret e hoteleve dhe kështu po e quajnë lobim për Kosovën nëse dikush pranon të fotografohet në ashensor apo në koridor të hotelit këtë gjë mediet e Kosovës e quajn sukses të vizitës së delegacionit në New York. Ka edhe më keq dikush vjen me aeroplan të vetin  e që prap ato shpenzime duhet ti paguaj populli i shumëvuajtur i Kosovës.  

Shpresoj se nuk ju duken të rëda këto pak fjalë sepse unë pres nga përfaqësuesit e Kosovës që të vetëdijësohen pak më shumë.

 

Qazim Doda

 
Leave a comment

Posted by on June 24, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: