RSS

Kosova në mes të marrëzisë, delirit dhe nostalgjisë

23 Jul

 

 

Naim Balidemaj

 

 Kosova – në mes të marrëzisë, delirit dhe nostalgjisë

Shkruan: Naim Balidemaj, New York

Arsyeja e dallon njeriun nga kafsha, e në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e parë konstituive rrezatoi instinkti dhe inercioni, jashtë çdo norme. Ende pa u çertifikuar deputetët nga KQZ-ja u krijua një “bllok” dhe u regjistruan si një grup parlamentar duke shkelur në parim rregullat e demokracisë parlamentare, (pa e dhënë ende betimin e deputetit).
Bojkotuan parlamentaren më të moshuar, zonjën Flora Brovina duke lëshuar seancën. Ky është një mos respekt ndaj veprimtarisë së saj të pa mohuar. Sa për informacion: Flora Brovina është mjeke, Flora Brovina është poete, Flora Brovina është organizatore e grave “Bukë për Drenicën”, Flora Brovina ka qenë peng dhe e arrestuar nga klika serbe gjatë kohës së luftës deri në rënjën e Millosheviqit. Babai i saj e ka përjetuar Goli Otokun. Nuk i çuditem Isa Mustafës që mohon këtë Zonjë të nderuar, sepse Isa Mustafa i takon nomenklaturës titiste. Por, më befasuan Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi me levat e tyre, për një veprim të tillë që nuk i nderon aspak. Madje, nënshkruan një peticion të turpshëm për largimin e saj nga kryesuesja e mbledhjes konstituive, kur seance ishte e mbyllur për atë ditë, dhe më vonë në formë puçiste u kthyen në sallë, tamam në një stil zhdanovist, për të vazhduar mbledhjen, por tani me një kryesuese serbe, nga Lista Srpska, Mirka Babiq dhe Teuta Rugova si deputetja më e re, (një anonimus në politikë, por e përdorshme për folklor të LDK-së në përfitim votash). Në vendet e mirëfillta demokratike, nuk kam dëgjuar që dikush nëse është i biri apo e bija e një lideri duhet doemos të vazhdojë karrierë monarkiste në politikë.
Maskarada filloi me Mirka Babić. Në gjuhën e vet amtare foli tërë kohën. Serbisht e nominoi për Kryetar të Kuvendit, Isa Mustafën, serbisht buzëqeshi edhe Isa Mustafa, si në kohën e shokut Tito, si në kohën e Buba Morinës, si në kohën e Slobodan Milošević-it, si në kohën e 3%-shit. (Nuk di gjatë pranim dorëzimit të detyrës. miku im i nderuar, Jakup Krasniqi, a e përgëzoi edhe ai serbisht, Isa Mustafën).
Ndodhi edhe një anomali tjetër: Isa Mustafa u “përzgjodh me 65 vota “Kryetar”, (LDK,AAK, Nisma, Lista srpska dhe pakicat tjera), e Glauk Konjofca nga VV me 82 vota “Nënkryetar”, (LDK, VV, AAK, Nisma, Lista srpska dhe pakicat tjera).
Kaloi edhe ky delirium i vetëkënaqësisë.
Cila është poenta e tërë kësaj loje?
Kundër Qeverisë Thaçi 3, promotore ishte Vetëvendosja, kush kërkon krijimin e një qeverie të re pa Thaçin, por me bazamentin e njëjtë politik të Thaçit?
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj nuk janë kundër privatizimit, për çka deklarohet Vetëvendosja, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi janë deklaruar se partitë e tyre janë të qendrës së djathtë, ndërsa Vetëvendosja i takon qendrës së majtë. Këto parti politike të deklaruara të djathta, proklamojnë programe ekonomike, zhvillimore dhe sociale, skajshmërisht të majta, Vetëvendosja është më e rezervuar në deklarata, por tepër këmbëngulëse në programe.
Isa Mustafa pësoi dy humbje për një periudhë të shkurtër. Në zgjedhje lokale dhe qëndrore ,ndërsa tani kërkon paterica tek AAK, Nisma dhe pakicat që të ruaj kredibilitetin e luhatur personal të lidershipit.
Ramush Haradinaj, humbi Pejën dhe Gjakovën, kërkon rejting personal që të bëhet Kryeminister.
Nisma, kaloi pragun zgjedhor dhe ruan inatin për ish strukturat nga e cila vjen.
Ku është Vetëvendosja?
A duhet të jetë Vetëvendosja “katalizator” për shërimin e komplekseve të këtyre tri subjekteve politike, sepse si e tillë po lakohet nga këto subjekte politike, duke mos e marrë seriozisht kërkesën për nënshkrimin e “marrëveshjes” për krijimin e qeverisë së “inatit” dhe ambicieve individuale?
Çdo marrëveshje mes subjekteve politike për një bashkëqeverisje bëhet me shkrim, duke ndarë kompetencat në kuadër të një platforme kontraktuese, por në Kosovë, kjo bëhet sipas asaj thënjës popullore; “kesaj radhe po ia lëshoj mjekrrën”, dmth. po e mashtroj.
Nëse Hashim Thaçi ka qenë i detyruar të jetë i dëgjueshëm ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe rrymave influencuese, medoemos më të dëgjueshëm se Hashim Thaçi do të jenë edhe Ramush Haradinaj , edhe Isa Mustafa. Këtë dëgjueshmëri, e dëshmuan kur nuk shprehen gadishmërinë që Lëvizja Vetëvendosje në qeverinë e re të mos ketë akces as në Ministrinë e Punëve të Jashtme, as në Ministrinë e Punëve të Brendshme, as në Ministrinë e Integrimeve.
Cka kërkon ky “bllok” nga Vetëvendosja? Asgjë tjetër pos degradimin e Vetëvendosjes. Kompromiset në politikë janë shpatë me dy teha dhe morali politik luhatet skajshmërisht, kur lakmia dominon mbi arsyen.
“Arsyetimet” e “bllokut”, se “Vetevendosja nuk është e preferuar nga qendrat me ndikim”, është vetëm një farsë, demagogjike dhe dogmë qesharake. Nëpër të njëjtat sfida ka kaluar edhe Hashim Thaçi shumë vite më parë nga sehirxhinjë të tillë.
A nuk ishte këlysh I Millosheviqit, Ivica Daçiqi, a nuk ishin këlysh të Vojisllav Sheshelit, Tomisllav Nikolliqi dhe Aleksandar Vuçiqi, por sot, janë; njëri shef i diplomacisë serbe, tjetri president i Serbisë dhe tjetri kryeministër i Serbisë, dhe me ta takohet baronesha Ashton, Angela Merkel e shumë e shumë liderë tjerë me ndikim në politikën ndërkombëtare.
Kosova, ka shumë mangësi, ka mangësi Institucionale, ka mangësi në Kushtetutë, sepse është bërë për këmaqjen e apetiteve të ndikimit sferik, dhe si e tillë “dënon” qytetarët dhe shtetasit, duke avancuar edhe kriminelët e ardhur nga Bosnja dhe Kroacia në pjesën veriore të Kosovës.
Kosova ka obligim për qytetarët të ndërtoj Shtet e Jo pushtet të njerëzve me ambicie karrieriste dhe personale. Kosova nuk është peng as i Hashim Thaçit, as i Isa Mustafës, as i Albin Kurtit, as i Ramush Haradinaj as i Fatmir Limajt, e më së paku i Lista Srpska.

 
Leave a comment

Posted by on July 23, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: