RSS

Krimet serbe në komunën e Kamenicës

02 Aug
faton krasniqi

Faton Krasniqi

Gjatë periudhës 1998-1999 si në çdo komunë të Kosovës edhe në Komunën e Kamenicës, ushtria, policia shtetërore serbe si dhe njësitë paramilitare serbe vranë, masakruan, terrorizuan, përdhunuan, dhunuan, ndoqën nga shtëpitë e tyre qytetarët e Komunës së Kamenicës. Kulminacionin e dhunës, terrorit ushtria dhe policia shtetërore serbe e arriti më 11 maj 1999.

Më 11 maj të këtij viti u bënë plot 15 vite kur qytetarët e komunës sonë ishin në ankthin më të madh të shek. XX. Ishte 11 maji për jetë a vdekje, ishte çasti të jemi apo të mos jemi, ishte ditë e kobshme, ishte ditë tragjike e historisë tonë kombëtare, ishte dita kur ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë filluan vrasjet, dhunimet, përdhunimet, përndjekjet e qytetarëve tanë nga shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke filluar nga fshati: Krilevë, Strezoc, Gragjenik, Leshtar, Hodonoc, Rahovicë, Koretin, Topanicë, Hogosht, Kopërnicë, Shipashnicë, Muçivërcë, Karaçevë, Petrit Roganë dhe në fshatrat e Malësisë së Kamenicës.

11 Maji i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e komunës tonë dhunoheshin, torturoheshin, sulmoheshin nën tytat e pushkëve dhe bajonetave të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serbë. Qytetarët e komunës tonë u sulmuan barbarisht nga të katër anët, u nxorën me dhunë nga shtëpitë e tyre me të vetmin motiv se ishin shqiptarë etnikë. Më 11 maj të vitit 1999 nga forcat serbe dhe në majin e po atij viti u vranë pabesisht, pafajësish një numër i konsiderueshëm i qytetarëve tanë.

Tani do të paraqesim regjistrin e të vrarëve të pafajshëm, të pagjeturve dhe dëshmorëve të komunës sonë:

Të vrarë më 11 maj 1999:
1. Ajet Isaku nga Velegllava (1999)
2. Ismail Ismaili nga Kopernica (1999)
3. Asllan Thaçi nga Karaçeva e Ulët (1999)
4. Emin Jerliu nga Dazhnica (1999)
5. Zylfi Kastrati nga Hogoshti (1999)
6. Nevzat Kryeziu nga Muçivërci (1999)
7. Ramadan Latifaj nga Hogoshti (1999)
8. Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku (1999)
9. Ismajlhaki Morina nga Hodonoci (1999)
10. Musa Morina nga Hodonoci (1999)
11. Halit Morina nga Hodonoci (1999)
12. Mehmet Sabedini nga Hogoshti (1999)
13. Ramadan Sijarina nga Feriçeva (1999).
14. Si dhe Ardian Qarrin djaloshi që u vra në moshën 16 vjeçare në janarin e vitit 1998 në qendër të qytetit të Kamenicës, njëherit është edhe viktima e parë civile e terrorit policor serb e vitit 1998, Avdiun e kisha shok klase, polici serb e vrau në qendër të qytetit.

Të pagjetur ende janë:
1. Murtez Sherifi nga Petriti, i zhdukur në vitin (1999)
2. Fadil Sherifi nga Petrit, i zhdukur në vitin (1999)
3. Më 18 qershor është zhdukur në fshatin serb Stralicë, një qytetarë shqiptar i fshatit Gërbac i komunës së Medvegjës, sot e asaj dite nuk dihet për fatin e tij, emrin edhe sot e kësaj dite nuk kemi arritur që t`ia dimë këtij qytetari.
Shpresojmë që trupat e tyre të gjenden sa më parë.
Shteti serb duhet të përgjigjet për krimet, dhunën, përndjekjet, vrasjet dhe terrorin që i bëri ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Po gjatë viteve 1998-1999 u rrahën dhe u maltretuan egërsisht mbi 300 qytetarë kamenicas. Gjatë vitit 1999 ka pasur edhe përdhunime të femrave shqiptare në komunën, por që ky fakt u hesht, u la në harresë, numri i të dhunuarave është i madh, deri tani flitet për 30 femra të dhunuara.

Gjatë vitit 1999 shteti serb në Komunën e Kamenicës shkatërroi:
– 202 Shtëpi;
– 107 Objekte Zejtare;
– 2 Xhami;
– 1 Bibliotekë;
– 3 Zyre vendi;
– 1 Shkollë me dokumentacion.
– Ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë gjatë tërheqjes vodhën gjësende dhe inventarë në Shtëpinë e Kulturës, në Shtëpinë e Shëndetit, tri vetura si dhe pajisje tjera. Në objektin e komunës vodhën të gjitha inventarin si dhe të gjitha veturat, në objektin e postës vodhën 4 vetura dhe pajisje tjera të teknologjisë informative, në objektin e KEK-ut vodhën 6 vetura dhe pajisje tjera, në çerdhen e fëmijëve vodhën inventarin dhe një veturë, vodhën inventarë dhe pajisje në objektin e ujësjellësit komunal, në objektin e qendrës sociale vodhën inventarë dhe 2 vetura, në stacionin e autobusëve vodhën inventarë dhe 6 autobusë. Kurse qytetarëve kamenicas ua mori me dhunë afërsisht mbi 100 vetura, pajisje bujqësore, shifra të konsiderueshme parash, ari dhe argjend.

Dëshmorët e Komunës së Kamenicës të rënë heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e vendit:
1. Isë Kastrati
2. Besnik Maroca
3. Avdi Xhaçku
4. Musli Imeri
5. Xhelal Sopi
6. Agush Isufi
7. Vëllezërit Sabri e Driton Krivaça
8. Florim Imeri
9. Arsim Isufi
10. Shemsi Isufi
11. Selver dhe Emin Kryeziu
12. Ramadan Kastrati
13. Rrahim Beqiri
14. Rafet Isufi.

Shteti serb duhet të japë llogari për dëmet njerëzore, , shpirtërore dhe materiale.

 
Leave a comment

Posted by on August 2, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: