RSS

Ju njohim me poetin shqiptar nga Zvicra – Haki Morina

04 Sep

haki morina

Haki Morina



 

Që në vitin 1981 si nxënës i vitit të dytë mori pjesë në organizimin e demonstratave anti-jugoslalve. U burgos dhe u dënua për veprimtari patriotike me 7 vjet burg!

Pas burgut vazhdoj aktivitetin ilegal duke përgatitur kuadro të reja për aksione çlirimtare. I arratisur në Shqipëri kontriboi në themelimin e FRESSH së bashku me ish-kryeministrin Majko dhe Meta!

Në pamundësi ekonomike të qëndronte në Shqipëri ai u arratis në Zvicër ku vazhdoi veprimtarinë intensive në LPK dhe organin e saj Zëri i Kosovës!

Gjatë luftës ishte njëri ndër promotorët e Fondit “Vendlindja Thërret” dhe merrej me organizimin e luftëtarëve të UÇK-së të cilët niseshin nga Zvicra.

Pas luftes u angazhua në Ministrinë e mbrojtjes së Kosovës dhe ndihmoi në krijimin e institucioneve të vendit.

Tani ai jeon në Zvicër dhe merret me krijimtari letrare.

Ja disa nga poezitë e shkruara nga Haki Morina:

 

EMRI I TIJ ESHTE SIMBOL

(Afrim Zhitisë)

Në stuhi e rrethim
rri vigan Afrim Zhitia
na tregon si nje trim
si duhet liria

Në atë Breg sa herë dalim
rreze Dielli kur lëshon
na kujton ai idealin
edhe fjalën që s’tradhton

Emri i tij është frymëzim
pushkë e ngrehur e lirisë
që s’duron tjetër tregim
përveç emrit të Shqipërise

Eshtë lëvizje në veprim
është për ne prap idol
si nje yll plot shkëlqim
ai është emri yne simbol

————————————————————————————————————————————————————

STINE KURBETI

Iku shpejt stinë e verës
verë a dimër gjë s’kuptova
përveç shiut edhe erës
asgjë tjetër nuk shijova

Asnjë rreze nuk më preki
asnjë s’hyri në shpirtin tim
veç vranësira tek unë mbeti
e atdheu në kujtim

Janë këto stinët e kurbetit
janë pa diell e janë me lot
thellë të hedhin në mes detit
si njeriun që s’din not

———————————————————————————————————————————————————-

fadil vata

O NJERIU I PATRETUR

(Heroit te popullit – Fadil Vatës)

 

Nëpër rrugët e lirisë

në atë kohë të zezë si nata

nëpër gjembat e robërisë

ece ti o Fadil Vata

 

Për atdheun o Fadil

atë rrugë e ndoqe

dritë i bëre si kandil

dhe per të u dogje

 

S’të ndanë dot nga Shqipëria

s’të ndanë dot o Fadil Vata

s’të mashtroj as teoria

as ata me duar të gjata

 

Nëpër qiellin e paanë

e në zemrat e djalërisë

hodhe ti anembanë

lulëkuqet e lirisë

 

S’te ndaloj asnjë pengesë

veç me vepra fole

ti bashkoje ato pjesë

doje ti oh sa doje

 

Atdhe tjetër s’kish për ty

o njeriu i patretur

prandaj shkove n’ardhmëri

edhe mbete i pavdekur

 

 
Leave a comment

Posted by on September 4, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: