RSS

MIRË SE T’GJETA, MOJ MIRDITA E BARDHOK BIBËS!

11 Sep
isa ferizaj

ISA FERIZAJ

ISA FERIZAJ

– MIRË SE T’GJETA, MOJ MIRDITA E BARDHOK BIBËS! 

Këto vargje u frymëzuan nga fjala plot tharm shqiptarie e burrërie e vëllait tim të idealit Enverjan, nga Kosova legjendare, ISMET SYLEJMANI, për “Heroin e Popullit” Bardhok Biba, thënë në akademinë përkujtimore, organizuar në Mirditë, me 07.08.2014, me rastin e 65-vjetorit të rënies së Tij heroike.

Nga Kosovë trimja,kush ka ardhur sot n’Mirditë?

Kush, përmbi kohëra, kapërceu hendek e pritë?

Burri i nderit i shqiptarisë, vlera e kombit nga Gjilani;

N’atë Mirditë, rrezatoi, Enverjani, Ismet Sylejmani!

 

Ndezi flakën që e shou në pabesi, e liga tradhti;

Flet Kosova për Bardhok Bibën, tonën krenari!

Flet Ismet shqiptari i vertetë, na i kalli zemrat flakë;

Trime fjalët si të Enverit, si t’Skenderit, porsi shpatë!

 

– Mirë se të gjeta, moj Mirdita e Bardhok Bibës;

Më çoi Kosova e Adem Jasharit e, UÇK- heroikes!

Me fjalë zemre t’ju përshendes, si e ka adet shqiptari;

Para Bardhok Bibes t’bie n’gjunj, s’e zë brenda atë varri!

 

Për Bardhok Biben, shumë kënduam në tonat oda;

Vite n’burgje serbi, se ne thirrem: – Rroftë Enver Hoxha!

Për Bardhok Biben, deri n’qiell e çuam këngën;

Nëpër burgje për Enverin, s’e turpëruam kurrë Nënën!

 

Kokëlartë, o mirditorë, se nuk vritet kurrë lavdia;

Bardhok Biba është i gjallë, e këndon lahuta e sharkia!

Përmbi kreshtat e Mirditës, sot ndrin ylli i Bardhok Bibës;

Këtu jam ta nderoj trimin, se jam biri i Kosovë shqipes!

 

Sa shumë koha rrjedhur, pa degjuar t’atilla fjalë;

Sa shumë prite, oj Mirditë, t’a çonte motra, t’vetin djalë!

E, t’iu fliste ju Ismeti, me zë burri e shpirt shqiptari;

Se heronj si Bardhok Biba, në udhëkryqe janë, fanari!

 

Moj Kosovë t’qofsha falë, për Ismetin, tëndin djalë!

Krejt Mirdita për ato fjalë, para Tij, n’gjunj është falë!

S’do t’harrohen trime fjalët, që na i tha Ismet Sylejmani;

Se ashtu flet shqiptaria, se ajo gjuhë është, gjuhë vatani!

 

Për Bardhok Biben, me duartrokitje, fjala jote u nderpre!

Në zemer fjalët të bubullonin, t’i nxirrte goja si rrufe!

Na e solle nga Kosova, të gjallë Heroin e lavdisë;

Zemrat peshë na i çove, o hero i gjallë i shqiptarisë!

 

Për Bardhok Biben, prap këndojnë zemrat nëpër oda;

Prap thërrasim si dikur: – Rrofsh, o trimi Enver Hoxha!

Mos u tutni, vllezër e motra, na don së bashku shqiptaria;

Rrojnë heronjtë në zemer t’kombit, se vdekje s’njeh Shqiperia!

 

Tiranë, me 04.09. 2014.

 
Leave a comment

Posted by on September 11, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: