RSS

BARDHOK BIBA- ZGALEM DHE MARATONOMAK!

12 Sep
prof. preng cub lleshi

Prof. Preng Cub Lleshi

 
Prof. Preng Cub Lleshi 
Rreshen, Mirditë
 

Përshendetja në tubimin me rastin e 65-vjetorit të rënies së Heroit Kombëtar Bardhok Biba  

Të nderuar pjesëmarrës! Dola në këtë podium, pas folësve kryesorë,për të thënë edhe unë dy fjalë për birin e shquar të Mirditës, por edhe të të gjithë Shqipërisë, Heroin e Popullit Bardhok Biba!

Dola edhe si pasardhës i idealeve të tij komuniste, edhe si anëtar i asaj Partie për të cilën shkriu jetën Bardhoku, si anëtar i Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila e ka e do ta ketë për flamur heroizmin partizan, që shkëlqeu me një dritë të madhe në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!

Dola për të thënë, larg spekullimeve të disa pseudohistorianëve, se në pemën gjenealogjike të Gjonmarkajve vendin e nderit e ka e do ta ketë në përjetësi vetëm Bardhok Biba! Këtë vend nderi ai e fitoi me verpën e tij të pavdekshme në shërbim të popullit që e deshi kaq shumë! Këtë vend nderi e fitoi si antifashist i orëve të para në stuhinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilën e udhëhoqi me pjekuri e guxim Partia Komuniste e Shqipërisë me Enver Hoxhën në krye!

Këtë vend nderi Bardhok Biba e fitoi si komunist zemërzjarrtë, si drejtues i zgjuar e guximtar i pushtetit të ri popullor që lindi nga zjarri i luftës çlirimtare, si deputet i Kuvendit Popullor, i lidhur si mishi me thoin me popullin e me njerëzit e thjeshtë në ato vite të vështira. Se ishte i tillë, duke qendruar përpara bustit të tij në vitet e socializmit, unë pata shkruar vargjet: “Në bronx i derdhur, o Bardhok, Me buzë në gaz ti rri e pret; Pret burra t`thinjur, camërdhokë, Si atëherë në komitet… Si n`ato vite ata vijnë E kuvendojnë përherë me ty; E hapin zemrën me Partinë,

Me sekretarin trim të ri… Me ty flasin, Bardhok Biba, Se ti mes tyre je i gjallë, Si partizan me shokë në prita, Si komunist në vijë të pare”! Ndaj, tek dëgjova atë vajzën e vogël që këndonte aq bukur këngën “Nëno, moj, do pres gërshetin”, thashë me vete: “Ashtu si nuk mund të vdesë kujtimi i Barshok Bibës, ashtu nuk mund të vdesin edhe idealet që e frymëzuan atë për të dalë partizan-dealet komuniste! Se këto ideale e bënë Bardhokun të fluturojë si një shqiponjë drejt agimit të lirisë! Në këtë kuptim, Bardhok Biba ishte si Zgalemi i Maksim Gorkit në realitetin shqiptar! Ai “ngrihej mbi të thinjurin shesh të detit”, të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare!

Ai fluturonte “midis detit edhe reve si vetëtimë”, që paralajmëronte diellin që do të lindëte-lirinë! Dhe, në çaste të tilla, siç thoshte Gorki, “dridhën çafkat e rëkojnë”, “përmbi detin përpëlitën”se “nuk dinë ata të mjerët gëzim lufte…i tmerron ata gjëmimi”! Në këtë kuptim, Bardhok Biba ishte edhe maratonomak; jo maratonomaku i lashtësisë, por maratonomaku i lirisë, maratonomak i kohëve të reja, që do t`i vinin malësisë!

Se, duke sjellë i pari në Mirditë traktet e Partisë Komuniste për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, Bardhok Biba u fliste mirditorëve me zërin e Fan S. Nolit “Se i vogli shtrin viganin dhe i munduri tiranin”! Dhe nuk dua t`i lodh më pjesëmarrësit e nderuar me fjalime patetike, se për Heroin e Popullit Bradhok Biba fjalët nuk shterrojnë kurr, ashtu siç nuk shterrojnë ujërat e burimeve të bjeshkëve tona! Ca më tepër nuk dua t`i lodh, pjesëmarrësit e nderuar sepse përpara meje folën shumë oratorë të ditur e atdhetarë, midis të cilëve dua të veçoj Mark Mesulin e Gjon Bruçin, për t`u ndalur, në fund tek ëmbëlsira, tek vëllai im nga Kosova-Ismet Sylejmani. Dhe dua t`i flas shkurt vëllait: Mirëserdhe, Ismet! Na bëre një nder të madh që erdhe në Mirditë për të folur edhe ti për birin e lavdishëm të saj-Heroin e Popullit Bardhok Biba! Duke nderuar këtë Hero, ti nderove vetën dhe Kosovën, duke dëshmuar shpirtin tënd atdhetar, por dhe kulturën tënde të gjërë!

Ndoshta, jo vetëm nga mirditorët, por edhe më tej, fjalimi Juaj në këtë tubim përkujtimor duhet lexuar me vëmendje! Duhet lexuar e dëshifruar, veçanërisht, mendimi Juaj, sipas të cilit “pas këngëve për Enver Hoxhën, në odat kosovare vinte kënga “Xhevahirë ka rritë Mirdita”, kushtuar këtij Heroi të lavdishëm”! Ndaj edhe unë e përshendes Ismet Sulejmanin dhe të gjithë ju, të nderuar pjesëmarrës në këtë tubim përkujtimor, me katër vargjet lapidarë të kësaj kënge: “Xhevahirë ka rritë Mirdita, Trima që kanë za; Djalë ma trim se Bardhok Biba Nuk e lind kjo ma”!

 
Leave a comment

Posted by on September 12, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: