RSS

Prof. PRENG CUB LLESHI

15 Sep
prof. preng cub lleshi

Preng Cub Lleshi

PRENG CUB LLESHI
SHËNIM BIOGRAFIK
      Lindi më 1935 në fshatin Kaçinar të Mirditës, lagjja Shëngjergj, që tani është fshat më vete.
Këtu mori mësimet e para, kurse Shkollën Pedagogjike e kreu në Tiranë në vitet 1951-1955, kur edhe nisi të shkruajë e të botojë krijimet e para poetike në gazetën “Zëri i Rinisë”.”. Në vitet 1961-1965 vijoi studimet në Fakultetin Histori-Filologji dhe u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Gjatë kësaj kohe e më pas botoi poezi e shkrime publicistike në të gjitha organet e shtypit të kohës, duke qenë edhe korrespondent vullnetar i gazetave “Zëri i Rinisë” dhe “Bashkimi”.
Në vitet 1970-1971 mbaroi kursin e lartë njëvjeçar për filozofi dhe, që nga kjo kohë, me ndonjë ndërprerje, punoi si mësues i gjuhës dhe i letërsisë në Gjimnazin “Bardhok Biba” deri në mars të vitit 1991, kur doli në pension, duke u bërë i njohur jo vetëm si mësues, por edhe si poet e publicist i kohës kur jetoi. Gjatë gjithë këtyre viteve Preng Cub Lleshi nuk e ndëpreu asnjëherë krijimtarinë artistike, duke vazhduar të shkruajë e të botojë në të gjitha organet e shtypit të kohës. Por, edhe pse ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh në vitin 1978, nuk arriti të dalë me një libër më vete përpara viteve nëntëdhjetë. Ky fakt nuk e dekurajoi asnjëherë Preng Cub Lleshin, i cili vazhdoi të merret jo vetëm me krijimtari poetike e publicistike, por edhe shkrime të natyrave të ndryshme për letërsinë dhe artet e kohës.
Si rrjedhojë e kësaj veprimtarie intensive, duke filluar nga viti 2001 e deri më sot, në vitin 2014, arriti të botojë 12 libra poetikë, publicistikë, historikë e gjuhësorë. TITUJT E LIBRAVE: “Komandant dhe Komisar”, Poezi, (2001) “Yje të pashuar të Mirditës”, (bashkautor), 2001 “Në udhë lindi një këngë”, Poezi, (2002) “Faqe nga visari leksikor i Mirditës”, (2002) “Antikomunizëm, apo antishqiptarizëm?”, (2004) “Mirdita-vatër e Dukagjinëve dhe e Kastriotëve”, (2004) “Mendime kritike”, (letrare e historike), 2006 “Këngët dhe ëndërrat e mia”, Poezi, (2008) “Polemika për Kastriotët”, Histori, (2010) “Gjurmë malli”, Poezi, (2010) “Jam unë, ëndërrimtari”, Biografi, (2010) “Për Shqipërinë Socialiste dhe për Enver Hoxhën” (2012) Ka në proces botimi edhe librat: “Mos e vritni fjalën shqipe” 2014 “Krenari e dhimbje për Mirditën” 2014
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
 
Leave a comment

Posted by on September 15, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: