RSS

Letër Ambasadës Amerikane në Shkup

07 Oct

KËSHILLI ORGANIZATIV: KUNDËR PROÇESIT TË MONTUAR DHE DËNIMIT ME BURG TË PËRJETSHËM NGA ANA E GJYQËSISË SË R. SË MAQEDONISË NË RASTIN “ MONSTRA” – SHKUP

 

 logo pic

 

Drejtuar:

 

AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË – SHKUP

 

Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup

Ekselencës së Tij, z. Poll UOLLERS

Shtator- 2014

Shkup

Ekselenca e Juaj,
I nderuar Ambasador i SHBA-ve në Shkup Z. UOLLERS,

            Bukë,  kryp dhe zemër janë fjalët e  mikëpritjes shqiptare në sofrën familjare .

Më lejoni që në emër të familjarëve të të burgosurve në rastin MONSTRA, T’ju shprehim mirënjohjen dhe falenderimin tonë më të sinqert për angazhimin, ndikimin dhe mbikqyrjen e Juaj të parezervë në respektimin e ligjit, provave dhe dëshmive bazike që gjyqësia dhe prokuroria e këtij shteti nuk i kishte dhe nuk i morri parasysh gjatë hetuesisë dhe shqiptimit të fjalës përfundimtare.

Ekselencë i nderuar, fjala e Juaj drejtuar ministreshës së Punëve të Brendëshme që mos shpejton me deklarata paragjykuese, hamendëse dhe se fjalën e fundit për rastin duhet ta kenë organet e drejtësisë, ishin tepër mirëseardhëse për ne si familjarë, si Këshill Organizativ sidhe për opinionin mbarë.

Sot, kur Ju përfundoni me mandatin dhe kryerjen e detyrës ambasador në vendin tonë, ne ju përcjellim me respekt të veçant, ngase Ju mbeteni përgjithmon mik i familjeve tona dhe çdo shtëpie të shqiptarit.

Besojm dhe mbetemi me shpresë  se edhe pasardhësi i Juaj do të vazhdoj të ndjek dhe ta mbikqyr rastin Monstra njësoj sikur edhe Ju.

Nëse fjala e jonë ka ndonjë vlerë dhe nëse del e vërteta në shesh, kërkojm nga Ju që ndonjëher në institucionet e shtetit MIK të kombit tonë të deklaroni se në Maqedoni nuk mbizotnon drejtësia. Ky vend ka nevoj për ndikim dhe intervenim nga vendet me demokraci të zhvilluar për ngritjen e vetëdijes qytetare dhe asaj institucionale duke krijuar një sistem të shëndosh në shoqërinë tonë.

Urojm jetë e shëndet për Ju dhe familjen Tuaj,

Lutemi që Zoti të plotsoj dëshirat që i keni në të mirën e përgjithshme të njerëzimit.

Falë me shëndet popullit amerikan, që nderon kuptimin e fjalës LIRI dhe vepron për sundimin e saj kudo që e kërkon nevoja.

Me respekt,

Kryetari i Këshillit dhe njëherit familjar i të burgosurve,

  1. Bedri Ajdari
 
Leave a comment

Posted by on October 7, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: