RSS

JE TI, DIELLI I TË VERTETËS

15 Oct
Isa Ferizaj

Isa Ferizaj

ISA FERIZAJ

JE TI, DIELLI I TË VERTETËS

Ngritur kohërat kanë, grushtin përpjetë;
Të derdhen duan, mbi kuçedren, si rrufetë!
Nëpër dimra gjëmojnë kohërat, s’ka pranverë;
Të thërret shekulli në ballë të kohës, o Enver!

Sa shumë rrudha, n’ballë të kohës plot me terr;
Sa shumë zemrat, Ty të thërrasin, o Enver!
Sa shumë Dielli, Ty po të lyp, përmbi tokë;
Sa e varfër e jetime, pa Ty, e mbetura kjo epokë!

Ziejnë kohërat, shpërthejnë zemrat si vullkan;
Botëlodhura nga kuçedra, dufin brenda nuk e mban.
Gjithandej përmbi glob, derdhet gjak si përherë;
Se, të ngopur s’ka kuçedra, me tonin gjak, o Enver!

Këmbëkryq përmbi glob, ulur krimi e varfëria;
S’pyet bisha më për jetën, e tmerron e jona liria!
Tokëskuqura me gjak, n’atë gjak i lind ëndrrat;
Rron mbi re, Dielli rron, zjarr i tij na i ngroh zemrat!

Me retë koha kacafytet, lëshon thirrjen në eter;
Pa Ty, shekulli turpëruar, dil nderoje, o Enver!
Ferra, shkurre kudo mbirë, hypur kanë mbi çati;
Loti, syrit i shterroi, nënat veshur kudo n’zi!

Plehrat vendin kanë mbuluar, në pleh kthyer politika;
Matrapazë e kriminelë, bëjnë pazare e mprehin thika!
Dridhet koha edhe, fëmia dridhet në bark të nënës;
Pa Ty, o Enver, i ndalon dhe tik – taku zemres!

Ka ndal’ koha, ajo mbrapsht është kthyer;
Duket shekulli, pa Ty, copa – copa, krejt i thyer!
Ngrihu Ti, o Enver, ka nevojë për Ty njerëzimi;
Je Ti dielli i jetës, n’ballë t’epokës je shkelqimi!

O Enver, të thërret koha, don të kthehet së mbari;
Ty lavdia të thërret, heronjtë, të thërrasin nga varri!
Të thërret Mëmëdheu se iu vra atij emri, nderi;
Horat, cubat e plaçkitin, jeton kohën në jetë ferri!

Koha e mbledh grushtin, t’i qellojë retë në qiell;
Çahen retë e, lind nga grushti, i zjarrti, yni Diell!
Ndrin në qiell dritë e jetës, je Ti diell i të vertetës;
Me dritën tënde, e lavdishme ngjitja e të përpjetës!

Sado lodhet, jo, nuk vdes lavdikoha asnjëherë;
Si flamur nëpër stuhi, emrin tënd mban, o Enver!
Kohëmadhes, Ti ia fale mendjen,Tëndin emer;
Të gjitha kohërat, Ty Enver, të mbajnë në zemer!

Rron kohëlavdia, nuk e vret kurrë ligësia;
N’zemer t’Kombit emri Yt, që të rrojë Shqiperia!
N’flamur t’Kombit, je Ti ylli mbi shqiponjë;
Fitimtari ndër beteja, me Ty vdekjen e sfidojmë!

PaTy, rrodhen kohërat e, ato u turpëruan;
Je Ti vlera përmbi vlera, me Tëndin emer u nderuam!
N’horizonte kohërash, drita jote do t’na ndrijë;
N’lartësi shekujsh, rron Enveri me lavdinë!

Të maten kohërat me Ty, ato nuk munden;
Tëndin emer nga tonat zemra, kurrë s’e shkulen!
Se Ty të lindi historia, e “Bir” të thirri Shqiperia;
Ty Enver të mbuloi lavdia, rron se rron shqiptaria!

Le ta nxijnë qiellin retë e, të dridhet edhe dheu;
Si Skenderi rron n’legjenda, legjendar si Prometeu!
Ti na e fale krenarinë, dinjitetin edhe nderin;
Rraca jonë me Ty mburret, lindi burrë si Enverin!

Në vrap, rendin kohërat, ato rendin pa pushim;
Emrin Tënd, në gojë e mbajnë për kushtrim!
E mban shqipja emrin Tënd, n’zemer t’saj në flamur;
Ti je mali mbi kreshta motesh, i pamposhturi burrë!

Ndaj dhe kohërat, emrin Tënd, me ar e gdhendin;
Në hark t’lavdisë, ku rrinë heronjtë, ia lënë vendin!
Tonës histori, Ti ia ktheve kahun nga fitimtarët;
Të turpëruar, s’mund të rronin kurrë shqiptarët!

Erërat, Ty s’mund të të rrëzojnë, se Ti je, kryemali;
As dallgët dot s’të shkulin, perballë tyre, je Ti, vigani!
As rrufetë nuk të vrasin, vetem “majat” Ty t’i mprehin;
Si Anteut, toka nënë, t’ushqen rrënjët t’njoma t’mbesin!

Nëpër erëra kur t’i shpalosë palëkuqet flamuri;
Bashkë me shqipen, je simbol nderi, o Enver burri!
E ngre koha emrin Tënd përmbi re, përkrah Diellit;
Historia, Tëndin emer e ka shkruar n’pasqyrë t’qiellit!

Sa herë shqiponja të fluturojë mbi tokën tonë amtare;
Me Ty n’zemer, o sa shumë, shqipejona është krenare!
Tonat detra, tokë e qiell, ëndrra, shpresa e hise dielli;
Tëndin emer mbajnë në gji, siç i mban dhe yjet qielli!

Tiranë, me 16. 10. 2014.

 
Leave a comment

Posted by on October 15, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: