RSS

ENVER HOXHA-MBROJTËS I MADH I LUFTËS PËR LIRI,ÇLIRIM E PAVARËSI TË POPULLIT SHQIPTAR TË KOSOVËS

17 Oct

Shumë të dashur pjestarë të familjes së të madhit dhe të pavdekshmit Enver Hoxha!
I nderuari President i Shqipërisë Ramiz Alia!
I dashur Axha Osman,e dashur nëna Qamë,baba e nënë të udhëheqësit dhe heroit të kombit Afrim Zhitia!
Shumë të dashura familje të heronjve dhe dëshmorëve të kombit!
Të nderuar invalid,veteran dhe luftëtarë e veprimtarë të devotshëm për çlirim të Kosovës dhe viseve të saja!
Të nderuar mergimtarë!
Të nderuar të pranishëm!
Zonja dhe zotrinjë!
Jam shumë i lumtur,është e do të mbetet përgjithmonë nderë i madh për mua,që në emër të Klubit Politik “Afrim Zhitia”,të mbaj këtë fjalë rasti, në 100 vjetorin e lindjës së Komandantit të lavdishëm e udhëheqësit legjendarë të popullit shqiptarë – Enver Hoxha.

100 vjet më parë,16 tetori i vitit 1908, paralajmëronte sihariq të jashtëzakonshëm,një nënë e thjeshtë shqiptare gjirokastrite, bënte lindjen më të madhe të shekujve për kombin tonë.
Këtu e 100 vjet më parë u lind Enver Hoxha,që u bë mbrojtësi më i palëkundshëm i vlerave dhe interesave të gjithanshme të popullit shqiptarë në përgjithësi,të Kosovës e të viseve të saja në veçanti.

Të nderuar të pranishëm!

Mburremi e do të mburremi gjithmonë, që po ia festojmë ditëlindjen e 100-të, shqiptarit të përmasave më të mëdha që ka njohur ndonjiherë historia e popullit tonë,Enver Hoxhës,i cili u bë vijë demarkacioni,kush ishte kundër Enver Hoxhës në Kosovë ishte titist,dhe titistët ishin aleatët më të mëdhenj të Serbisë në luftë kundër Republikës së Kosovës;ia festojmë ditëlindjen Enver Hoxhës, që na ka mësuar e porositur sa e sa herë: motra dhe vëllezër nga Kosova,ju duhet dhe keni të drejtë të kërkoni të drejta më shumë,sepse edhe ju duhet të jeni të barabartë, ashtu si edhe popujt tjerë në Jugosllavi,në këtë rrugë të rëndë e të mundimshme,ku u vranë dhe u gjakosën, ku u torturuan dhe u burgosën me qindra dhe me mijëra vite burg bijat dhe bijtë më të mirë të popullit tonë,në këtë rrugë liridashëse,fisnike,njerëzore dhe kombëtare, na mbështeti edhe e gjithë bota demokratike,prandaj nderimi për Enver Hoxhën,këtë figurë nga më të shquarat të kombit tonë, merr kuptim edhe më të madh,sot kur Kosova është e lirë e pavarur dhe sovrane, që është njohur e po njihet nga shtetet e ndryshme të botës.

Enver Hoxha,është ky emër i cili kur e ke dëgjuar të ka qeshur fytyra,të është ngrohur zemra,të është shtuar vullneti për të ecur më me vendosmëri në rrugën e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës,të ka humbur frika fare,të është shtuar edhe më shumë urrejtja për pushtuesin serb.Me Enver Hoxhën në mendje e në zemër,kemi punuar më me devocion për largimin e zgjedhës pushtuese serbe nga Kosova,sepse kështu porosiste e kërkonte Enver Hoxha.
Enver Hoxha,kur ka folur për Kosovën dhe popullin shqiptarë që vuante nën pushtimin Jugosllav,pushtuesit janë tmerruar. Gatishmëria ushtarako-politike e pushtuesve tanë,ngritej në nivelet më të larta,e dinin pushtuesit se pas çdo qëndrimi të hapur,parimor e në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës nga ana e Enver Hoxhës,radhët e ilegalëve në Kosovë shtoheshin,rritej e forcohej organizata ilegale politike për liri e pavarësi të Kosovës nga Serbia.
Kurdoherë që Enver Hoxha ka vizituar vise të ndryshme të Shqipërisë në kufijtë me ish-Jugosllavinë,pushtuesit e Kosovës nxirrnin ushtrinë nga kazermat dhe ia bashkanëgjitnin kontingjentit të madh që ishte gjithmonë i përqendruar në kufirin shqiptaro-shqiptarë.
Këtë kufi që na ndau padrejtësisht, e lavdishmja dhe famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli shqiptarë e thyen dhe e ujitën me gjakun e luftës për liri.
Enver Hoxha, me qëndrimin e Tij të hapur në mbrojtje të Kosovës,ishte idoli i qindra dhe mijëra veprimtarëve patriotë e adhetarë shqiptarë,ishte ikona më e shenjtë e çlirimtarëve të kombit tonë të ndarë me dhunë,ishte shpresa e shqiptarëve të robëruar jashtë kufijve të Shqipërisë politike.
Enver Hoxha, ishte mësuesi ynë më i madh në luftën e gjatë e të mundimshme që kemi zhvilluar kundër pushtuesit serb,mësimet e Tij të mëdha që ne i kishim lexuar e rilexuar në veprat e Tij, në drejtimin e aktivitetit ilegalë dhe përgatitjen e luftës së armatosur çlirimtare, ishte busulla orientuese e veprimit tonë.Ne Atij dhe vetëm Atij,ia atribuojmë suksest e korrura në ndërgjegjësimin dhe zhvillimin me sukses të veprimtarisë sonë ilegale në Kosovë e vise,deri në fillimin e luftës së armatosur çlirimtare.
Ne shqiptarët e Kosovës e kemi për nderë të madh të festojmë 100 vjetorin e lindjes, të njërit prej mbrojtësve më të mëdhenj të çështjes së Kosovës, i cili ishte zëri i vetëm që na dilte në përkrahje atëherë kur ne shtypeshim dhe përgjakeshim nga pushtuesi jugosllav.
Askush më shumë se Enver Hoxha,në kohën kur jetoi, nuk ka bërë më shumë në mbrojtje të Kosovës dhe popullit të saj,prandaj ne jo vetëm sot,por gjithmonë do t’i përulemi me respekt të pafund e mirënjohje të thellë.
Nuk ka individ të moshës së pjekur që e ka dashur kombin dhe popullin me gjithë shpirt;nuk ka shtëpi patriote e atdhetare shqiptare të Kosovës, e cilësdo anë apo krahinë,që kur kanë dëgjuar fjalën e Enver Hoxhës në Radio Tiranë,në Radio Kukës apo në Televizionin Shqiptarë ose kur kanë lexuar fjalimet dhe artikujt e shumtë, në mbrojtje të çështjes së Kosovës,që nuk janë mobilizuar edhe më me përkushtim në luftën për çlirim nga zgjedha pushtuese serbo-jugosllave.
Enver Hoxha, duke pasur respekt të madh për luftëtarët dhe patriotët dëshmorë të kombit,që ishin me prejardhje nga Kosova,për të cilët respekti meritorë në Kosovë mungonte,pasi ishte e pamundur pasi Kosova ishte nën pushtimin serbo-titist,na i nderoi në mënyrë të veçantë duke u ngritur shtatore vigane Isa Boletinit në Shkodër,Hasan Prishtinës në Kukës dhe Bajram Currit në Bajram Curr,por jo vetëm kaq, një qyteti të tërë ia vuri emrin e plakut të pamposhtur që nuk lidhej i gjallë në shpellat e Dragobisë heroike.
Enver Hoxha, tregoi kujdes të veçantë nderi e rrespekti ndaj varrit ku pushonin eshtrat e heroinës së kombit Shotë Galica,kurse në Kosovë duke ndjekur rrugën e mësimeve të Enver Hoxhës,për eshtrat e Azem Galicës në mungesë institucioni,kujdeseshin mësues patriot e atdhetarë si Avdyl Krasniqi e shokë të tij.
Kështu nderoheshin gjerdanët e gjakut të derdhur për liri nga Enver Hoxha,për të cilin ne jemi tubuar sot t’i bëjmë nderimin meritorë në këtë akademi politike,që mendojmë se nuk është e mjaftueshme për tërë atë që ka bërë Enver Hoxha për Kosovën.

Nuk kishte ngjarje me rëndësi historike në të cilën është përfshirë dhe ka luajtur rol vendimtarë populli shqiptar i Kosovës dhe klasa politike ilegale,dhe të mos ketë mbajtur qëndrim parimorë e atdhetar,prej vëllau e udhëheqësi,mësuesi e patrioti,gjiganti me emrin Enver Hoxha.
Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981,në të cilat populli ynë doli në rrugë dhe kërkoi të drejta më të mëdha,u mbështetën në mënyrë të fuqishme nga Enver Hoxha dhe jo vetëm kaq,Enver Hoxha gjithmonë por veçanërisht pas vitit 1981 e derisa vdiq,u bë mbrojtësi më i zjarrtë i të drejtave legjitime të popullit shqiptarë të Kosovës e viseve të saj.
Ai nga Tirana, e thoshte atë që nuk lejohej dhe nuk ishte e mundur ta thonin,udhëheqësit politik ilegal të Kosovës.
Po ka ndonjë që nuk i kujtohet qëndrimi i Enver Hoxhës,kur ju drejtohej pushtuesve: “…Ju zotrinjë të Beogradit dërguat në Kosovë 60 mijë ushtarë serb,për të shtypur e për të vrarë kosovarët dhe për të frikësuar Shqipërinë,ne nuk frikësohemi,ne jemi gati,në këmbë,si një trup…”

Kur armiqt serb afër Shtutgardit të Gjermanisë vranë drejtuesit e lëvizjes ilegale Jusuf Gërvallën,Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën,Enver Hoxha për të treguar përpara botës se shteti shqiptarë ishte lënduar thellë nga ajo vrasje që kishte dëmtuar rëndë lëvizjen politike ilegale dhe për të inkurajuar shokët e udhëheqësve të vrarë, që të vazhdonin rrugën e lënë përgjysmë të tyre,kishte pritur familjen Gërvalla në Tiranë,madje njërin fëmijëve të dëshmorit e kishte mbajtur në prehër edhe para kamerave,kjo neve ilegalëve që vepronim në Kosovën e okupuar,na inkurajonte dhe shumë madje, për të mos u ndalur për asnjë çast në rrugën e lavdishme, drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Motra dhe vëllezër,të nderuar të pranishëm!

Lëvizja politike ilegale atdhetare ka njohur shumë emra të shquar të udhëheqjes së saj,por më të shquarit padyshim janë heronjtë e kombit: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka,Bardhosh Gërvalla,Rexhep Mala, Nuhi Berisha,Zija Shemsiu,Afrim Zhitia,Fahri Fazliu, Fadil Vata,Bahri Fazliu e shumë e shumë të tjerë.
Të gjithë këta patriotë e udhëheqës të lartë të lëvizjes politike ilegale në Kosovë,tani heronj të kombit,kanë qenë nxënës besnik të mësimeve të mëdha për Kosovën, të Enver Hoxhës.
Ata kanë rënë në fushë të nderit me mall për ta parë të çliruar,të lirë e sovrane Kosovën dhe për ta takuar e përqafuar të gjallë Enver Hoxhën, një ditë në Prishtinë.
Ne në Kosovë kemi shumë arsye ta festojmë 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës,sepse ky vigan i çështjes kombëtare,jo vetëm nuk nënshkroi kartën e Helsinkit,por hapur kundërshtonte aneksimin e Kosovës dhe viseve të saja Serbisë,nuk pranonte kufijtë ku Kosova jonë e dashur dhe e shtrenjtë ishte nën Serbinë,kjo na mjaftonte neve që ta vazhdonim luftën edhe më me vendosmëri.
Enver Hoxha, ka qenë shkëndija e shpresës morale që ka depërtuar në çdo skutë të errët të qelive të mykura ku kanë vuajtur dhe janë dergjur për vite të tëra,me qindra dhe mijëra të burgosur politik shqiptarë, nëpër burgjet serbo-jugosllave.
Po sa herë që xhelatët dhe kriminelët serb kanë torturuar për vdekje të burgosurit politik shqiptarë,që të lidhur këmbë e duar me zingjirë, kanë lënë gjymtyrët e trupit dhe shëndetin e tyre nëpër kazamatet famëkqija jugosllave,dhe kurrë nuk janë thyer,por kanë qëndruar stoik e të pamposhtur,ata kurrë nuk e kanë pushur këngën për Kosovën,për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën,kështu ka shkruar në kujtimet e tij nga burgu,i famshmi,çeliku i burgjeve dhe i qëndresës shqiptare, heroi i kombit tonë – Rexhep Malaj.
Në stadiumet e palestrat e ndryshme sportive,sportëdashësit shqiptarë nga Kosova dhe viset e saja,në shenjë mirënjohje e falenderimi,dashurie e respekti, gjëmonin me thirrjet E – Ho,E – Ho,kjo ishte nderë e konsideratë për gjithë atë që kishte bërë Enver Hoxha për Kosovën. Po ne kosovarët kështu kemi brohoritur jo vetëm në Kosovë,por edhe në zemër të Serbisë në Beograd,dhe pastaj propaganda serbe gjëmonte me sharje dhe fyerje,tortura e burgosje,ndërkohë që nga këto ngjarje çdo herë dilnim më të fortë e më të organizuar,më të vendosur për të ecur drejt çlirimit definitiv.

Gjykimet dhe burgosjet në Kosovë,faktet dëshmojnë se janë përcjellur me vëmendje të veçantë nga Enver Hoxha. Ja qfarë shkruante më 26 qershor 1969“…Të denuarit prej gjyqeve janë me dhjetra,të burgosurit që presin të dalin në gjyqe janë me qindra.Shumica e këtyre janë mësues,profesorë dhe studentë.I gjithë ky terror ka për qëllim mbylljen e shkollave shqipe,friksimin e shqiptarëve dhe synon shkombëtarizimin dhe largimin nga tokat e tyre.Ata i detyrojnë të largohen në mërgim…”

Në kohën kur pushtuesit serb,përmes klubeve në përendim, bënin gjithçka që të degjeneronin, e të shkombëtarizonin mërgimtarët tanë dhe të largonin vëmendjen e tyre nga ato që ndodhnin në Kosovë,ja se si ju drejtohej Enver Hoxha mërgimtarëve kosovarë që punonin përkohësisht në botën e jashtme:”…Atdheun tuaj,Kosovën,serbomëdhenjtë e mbytën në gjak.Ata ju vranë në mënyrë barbare shtazarake motrat,gratë,vëllezërit,baballarët dhe kalamanët tuaj,sepse këta kërkonin të drejtat e tyre. Burgjet e Kosovës janë plot,njerëz të gjymtuar nga torturat ka atje plot,shtetërrethimi vazhdon i egër,por Kosova dhe gjithë shqiptarët që jetojnë në trevat e tyre u rezistojnë dhe do t’u rezistojnë edhe më me forcë terrorit dhe dhunës serbomadhe…” 2 qershor 1981.

Ka pothuaj për çdo ngjarje qëndrime të qarta dhe të prera e largëpamëse të Enver Hoxhës për Kosovën.

Të nderuar të pranishëm!

A thua vallë e ka imagjinuar Enver Hoxha,se në Kosovë,se një ditë do t’i lindej një vëlla me emrin Adem Jashari, që do të dilte me aq madhështi në log të mejdanit, e do t’ia kthente pushkën pushtuesit serb,e do të bëhej kurban me vetëdije të plotë, me tërë familjen,dhe i tërë kombi dhe bota e lirë do t’i përulej me respekt të thellë e mirënjohje të pafund?

Shqipëria e Enver Hoxhës,me vendim të Prsedentit Ramiz Alia,e morrën dhe në akademitë e saja ushtarake,në fushat dhe malet ku kanë luftuar luftëtarët kombëtarë të Gjergjigjit të lavdishëm,dhe ku kanë zhvilluar luftime të rrepta partizanët trima gjatë Luftës së Dytë Botrore,e përgatitën Komandantin Legjendar Adem Jashari,për luftën finale për jetë a vdekje me Serbinë.
Pra përgjigja është, se Enver Hoxha ka bërë gjithçka që duhej bërë dhe që ishte e mundur,që në Kosovë të rritej e të forcohej Lëvizja Ilegale Politike Patriotike, dhe të krijonte rrethanat dhe të përgatitej e të themelohej më vonë e famshmja dhe e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës,sepse me qëndrimin e tij prej projektuesi të së ardhmës kishte parashikuar,”… Do të vijë koha kur kosovarët do të luftojnë akoma më mirë,më shumë e më fort për të fituar lirinë,pavarësinë dhe sovranitetin…”,dhe kjo kohë erdhi me Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës.

Në ato vite sa jetoi e drejtoi Enver Hoxha, na doli zot dhe ne nuk ndjeheshim në mëshirë të fatit,por kur u nda nga jeta,Kosovës dhe popullit shqiptarë,vazhduan t’i dalin zot vazhduesit e Tij,njërin prej të cilëve sonte e kemi në mesin tonë,shokun e bashkëpunëtorin e ngushtë të Enver Hoxhës,Presidentin Ramiz Alia,të cilin e përshëndesim edhe nji herë dhe i urojmë jetë të gjatë.
Populli ynë dhe Kosova jonë e dashur, nuk mbeti pa aleat e pa miq. Gjatë luftës çlirimtare të armatosur që zhvilluam,në kohën kur rrezikoheshim të shfaroseshim nga faqja e dheut,dolën në skenë mbrojtës të tjerë që i thanë botërisht jo dhunës dhe gjenocidit që kryente xhelati Milosheviq në Kosovë.
Ashtu si dikur i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha që na mbronte,kur ushtria dhe policia jugosllave ushtronte dhunë e terror të paparë e të padegjuar deri më atëherë mbi Kosovën dhe shqiptarët,e që ishim bërë sy e vesh nga Ai dhe nga Shqipëria,kësaj radhe popullit tonë i doli në mbrojtje,përpos Shqipërisë së Enver Hoxhës me aq sa kishte mundësi pas traumave që kishte përjetuar, Amerika dhe Presidenti Klinton,Britania dhe Kryeministri Toni Bleri e të tjerë.

Motra dhe vëllezër!
Të nderuar të pranishëm!

Është i njohur fakti se kur filloi bombardimi i Serbisë dhe i forcave të saj militare, paramilitare e çetnike në Kosovë,që shkatërronin çdo gjë që gjenin përpara ,në ato momente kur fluturonin dhe bombardonin bombarduesit e NATO-s,në ato momente vetëm Presidenti Klinton dhe menjëherë pas tij Kryeministri Bler,përpara opinionit botërorë mbanin konferenca shtypi live,ku i bënin thirrje popullit tonë,si dikur legjendari Enver Hoxha,që të mos dëshprohej e të mos dorëzohej,të qëndronte i fortë dhe e pranonin se Aleatja e NATO-s në tokën e okupuar Kosovës është Ushtria Çlirimtare e Kosovës,se liria dhe çlirimi nuk kanë alternativë tjetër,se Serbia ka vetëm nji rrugë,atë të largimit përfundimtarë e me turp nga Kosova.

Ne sot jemi të lirë dhe të pavarur,kjo ka ndodhur falë luftës heroike që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe gjakut të derdhur për liri,por edhe ndihmës së madhe që na ka ardhur nga aleatët tanë të mëdhenj Shqipëria, SHBA-të,Britania e Madhe dhe shtete të tjera.
Kemi realizuar shumë nga ato që ka ëndërruar e projektuar i madhi dhe i pavdekshmi,mësuesi dhe mbrojtësi ynë i madh Enver Hoxha.

Të nderuar të pranishëm!

Klubi Politik”Afrim Zhitia”,do të përkujtojë e do të nderojë të gjithë ato personalitete kombëtare e ndërkombëtare, që kanë kontribuar dhe ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të gjatë e të mundimshme,por të lavdishme, drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kosova do t’i jetë mirënjëhese në shekuj Enver Hoxhës,për ndihmën e madhe që i ka dhënë.

Lavdi e përjetshme mësuesit dhe mbrojtësit më të madh të Kosovës dhe popullit shqiptarë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!

Faleminderit.
Tetor 2008 Ismet Sylejmani
Kryetar i Klubit Politik
“Afrim Zhitia”

 
Leave a comment

Posted by on October 17, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: