RSS

Deklaratë Zyrtare – Lëvizja “Mbështet Barazinë për Shqiptarët”

19 Oct

Rrënjët Shqiptare – New York, Michigan, Texas

15 tetor 2014

Organizata Rrënjët Shqiptare është thellësisht e shqetësuar prej dhunës dhe tensioneve në rritje shkaktuar nga skandali diplomatik që ndodhi në Serbi, më 14 tetor 2014.
Ne jemi veçanërisht të alarmuar nga njoftimet se autoritetet serbe ndaluan në mënyrë të paligjshme 45 persona me kombësi shqiptare (gazetarë, biznesmenë dhe personalitete), duke përfshirë ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka në aeroportin e Beogradit, ndërsa ata udhëtonin për çeshtjen e ndeshjes e futbollit, Serbi-Shqipëri. Këto veprime mohojnë të drejtat themelore të lirisë së lëvizjes. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e neneve 2, 7 dhe 9 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, me anë të diskriminimit etnik, shkeljes të së drejtës së lëvizjës së lirë të personave dhe ndalimit arbitrar nga autoritetet.

Për më tepër, diskriminimi, racizmi dhe dhuna u shfaqën gjatë ndeshjes edhe kundër ekipit shqiptar të futbollit. Lojtarët shqiptarë u goditën nga tifozët serbë, lojtarët serbë, si dhe nga disa forca të sigurisë që kishin për detyrë të ruanin qetësinë në stadium. Disa lojtarë shqiptarë u plagosën. Ne e dënojmë fuqimisht këtë brutalitet kundër shqiptarëve nga autoritetet dhe qytetarët e Serbisë.

Ne bashkohemi në një fushatë paqësore mbarë botërore duke bërë thirrje për mbështetje në shkallë globale për të dënuar këtë dhunë të pakuptimtë. Mjaft ka pasur tension dhe gjakderdhje. Ne kërkojmë  paqe dhe respekt drejt per drejt.

  1. Ne i bëjmë thirrje Kongresit amerikan që të krijojë një mandat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Serbi, Mali të Zi, Maqedoni dhe Greqi.
  2. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të ndërhyjë dhe të kritikojë autoritetet për veprime me paragjykim.
  3. Ne i bëjmë thirrje “Amnesty International” dhe organizatave të tjera për të drejtat e njeriut që të raportojnë mbi shpërthimet e dhunës, tensionet etnike dhe ndryshimet e dhunshme të emrave, fesë, dhe identitetit të pakicave në Ballkan.
  4. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojnë presion që Serbia të njohë Kosovën.
  5. U bëjmë gjithashtu thirrje të gjitha organizatave shqiptare në mbarë botën që të bashkohen me ne. U bëjmë të njëjtën thirrje të gjithë sportistëve shqiptarë, artistëve, njerëzve të skenës dhe individëve. Ne kërkojmë bashkim në mbarë botën që të gjithë individëve të interesuar, që të ngrihen dhe të mbrojnë të drejtat themelore të njeriut; veçanërisht të drejtat e minoriteteve. Respekt për të gjithë, drejtësi për të gjithë.

Liria e lëvizjes, identiteti kombëtar dhe mbledhja paqësore janë të drejta universale të njeriut. Ato janë thelbësore për një demokraci funksionale, dhe disa qeveri në Ballkan duhet të mbrojnë këto liri themelore në qoftë se duan të kenë marrëdhënie paqësore me fqinjët e tyre.

                Platforma e organizatës Rrënjët Shqiptare 

1. Ndërgjegjësim në Mediat Sociale: të inkurajohen mbështetësit që të kontaktojnë institucionet.
2 Peticion për Shtëpinë e Bardhë – promovim në mbarë botën për nënshkrimin e

peticionit që dënon veprimet diskriminuese.
3. Deklaratë zyrtare për çështjet e diskriminimit të hasura kohët e fundit.
4. Peticion për zyrtarët qeveritarë që të ndërhyjnë dhe të kryejnë reforma ndërkombëtare dhe të kritikojnë

publikisht autorët.
5. Kontakt me mediat lokale dhe ndërkombëtare për deklaratën zyrtare dhe peticionin.
6. Kontakt me organizatat shqiptare në nivel lokal dhe ndërkombëtar për të mbështetur lëvizjen dhe për të

krijuar solidaritet.

  • Duke shkruar një letër zyrtare ku deklarohet mbështetja për lëvizjen, e cila duhet t’i dërgohet me postë institucioneve përkatëse. Letra do të publikohet me anë të rrjetit të mediave.
  • Së dyti, ata do të interesohen me email pranë komisioneve dhe agjencive të veçanta qeverisëse për çështjet në fjalë, duke dënuar diskriminimin dhe dhunën që ndodhi.
  1. Telefonata ndaj zyrtarëve vendorë dhe ndërkombëtarë duke kërkuar reagim të tyre.
    8. Kontakt me organizatat e të drejtave të njeriut dhe përfshirje e tyre publike.
    9 Lobim i drejtpërdrejtë diplomatik në UEFA dhe FIFA nëpërmjet organizatave profesionale.

Protesta të mundshme në selinë e FIFA-s në Zvicër dhe të UEFA-s në Francë.

  1. Protestë perpara OKB-së.
  2. Nderprerje blerje produkteve te sponsorit te ekipite Serbise; Umbro edeh Indexo Group.

Si të marrësh pjesë

Firmos peticionin për Shtëpinë e Bardhë: 
https://petitions.whitehouse.gov/petition/support-albanian-human-rights-equality-balkans/qN1g1ZjL
Shkruaj një letër zyrtare në emër të organizatës tënde duke mbështetur lëvizjen: 
Bashkohu publikisht me Rrënjët Shqiptare dhe Lëvizjen që të jemi të shumtë në numër. Shkruaj një letër mbështetjeje për Lëvizjen “Mbështet Barazinë për Shqiptarët”; shpreh pakënaqësinë tënde dhe bëj thirrje për veprim. Dërgo letra për institucionet përkatëse. Shkruaj dhe qëndro në kontakt me email me instancat përkatëse dhe organet qeveritare.

Dërgo email dhe telefono Kongresin: 
Gjej informacionin e kongresmenit tënd këtu:

http://www.senate.gov/general/contact_information/senators_cfm.cfm

http://www.house.gov/representatives/
Qëndro i informuar:
https://www.facebook.com/AlbanianRoots

UEFA dhe FIFA, respektoni moton tuaj “Thuaji Jo Racizmit” .

 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: