RSS

Në vend që të krijojmë bashkëpunëtorë krijojmë davaxhinj

19 Oct
Frida Bedaj, Athinë

Frida Bedaj, Athinë


Nga Frida Bedaj, Athinë


Nuk shkruaj shpesh për politikën, ose më saktë ngjarjet politike dhe kjo jo se jam indiferente. Bashkimi Europian jep këshillën që jeta politike është e lidhur ngushtë me jetën sociale dhe nëse nuk e kontrollon ti votën tënde, do të kontrollojnë ata ty. Kjo është më se e vërtetë. Zgjedhjet për një popull janë si shtëpia që ndërtohet për një familje. Sa më i qartë të jesh për atë që do, shtëpia do jetë një ndërtesë e mrekullueshme.

Me këto mendime isha në atdheun tim, në Shqipëri, e cili për arsye personale më dha përsëri mundësinë të shikoj nga afër situatën. Vajta në një periudhë me lajme të fuqishme. Dasma e Ministrit tonë në Kalanë e Gjirokastrës, çështja Fullani, të dyja çështje të nxehta, aq të nxehta, saqë po të merreshe me to do digjeshe, si gjithë media dhe social media. Personazhet (ose opinionistët) që i dinë të gjitha në vendin tonë kishin përgjigje si për njërën edhe për tjetrën. U konsumuan aq shumë, sa që u bënë bajate.
Do të merrem me një temë më të thellë, ose të paktën burimin e të gjithave të këqijave. Periudha e zgjedhjeve, falë një projekti mediatik, me gjeti në Shqipëri. Nuk kishte person që nuk donte një ndryshim. “Të iki Berisha e të vijë Edi, i vetmi që do të rregullojë këtë vend, ndryshe nuk do ta rregullojë njeri tjetër. Vetëm ai do të zbatojë ligjin”.
Personalisht nuk jam me asnjërin dhe kjo për shkak të profesionit tim, që është mirë të jesh larg, gjë që është e vështirë, pasi media është pjesë e “propagandës të flesh gjumë”, ose siç thotë populli ynë të “hedhë hi në sy. “Ndonjëherë jemi edhe ne shumë pak që cicërojmë, andej-këtej duke menduar se jemi më të “lirë” se të tjerët. Kjo pak rëndësi ka. Jo se kam diçka personale me të dy krerët drejtues, si ai i djeshmi, por edhe ai i sotmi. Nuk i njoh nga afër dhe nuk mund të flas. Detyra ime është të shikoj frytin e punës së tyre. Në biseda të shumta që kisha, dilte se zoti Kryeministër po merr masa, qoftë edhe me dhunë. Ç’do të thotë kjo: se ne na duhet dhunë që të bëhemi shtet? Ne dhjetë të intervistuarit, nëntë ishin të këtij mendimi. Nuk mund t’i pyesja ç’do të thotë shtet, se përgjigja ishte, “Të zbatohet ligji”. Ky është vullneti i të gjithëve. Nuk më vunë në mendime masat e marra, se kjo është parëndësishme. Do thoni se jam e çmendur. Po është e parëndësishme, kur dëgjon një popull që thotë se dhuna do bëjë shtetin. S’të ngelet gjë tjetër. Pas një Lekë Dukagjini, erdhi lufta, pas luftës trashëguam diktatorin më të egër që ka kaluar ndonjëherë. Një sistem që në një shtëpi, në tre vetë dy ishin spiunë, servilë, llafazanë, njerëz që jetojnë për etiketën.

U hapën dyert për një demokraci, një emër që asnjë s’ia di kuptimin. Një qeveri e re e ndërtuar nga zoti Fatos Nano që solli më shumë anarki se sistemi vendor, më vonë zoti Berisha, ky e çoi vendin në kaos të vërtetë, kurse tani një Kryeministër i cili hiqet si “shpëtimtari i vendit tonë”. Ai edhe mund të jetë, thoni ju. Jo! Nuk mund të jetë, sepse këta politikanë që na drejtojnë dinë se ç’është populli ynë. Ai vetë kërkohet të dhunohet. Ata nuk janë shpëtimtarët tanë e s’kanë si të jenë, sepse ata janë pasqyra jonë, janë ata që ne rritëm. Ne nuk kemi kuptuar se dhuna sjell dhunë, ne akoma s’kemi kuptuar se familja në vendin tonë po shkatërrohet nga dhuna. Ne pranojmë të dhunohemi çdo ditë, çdo sekondë. Nuk kemi mësuar ç’do të thotë të duash e as të duan.
E keqja e vendit tonë nuk janë politikanët, jemi ne. Po, secili nga ne. Mos t’ju duket çudi, nuk e bën shteti popullin, vetë populli ndërton shtetin. Nuk e bën një familje të shëndoshë një fëmijë. Një familje e shëndoshë bën fëmijë të shëndetshëm. Në qoftë se ne nuk do të kontrollojmë çdo gjë që bën shteti, atëherë do të jemi skllevër të çdo politikani që qeveris vendin, nuk ka rëndësi ngjyra, as partia. Sa më shumë rritet dhuna, aq më shumë budallallëku. Do të pajtohesha këtu me mendimin e Viktor Hygoit “Jeta pa budallenj është e mërzitshme. Por, kur këta budallenj shtohen shumë në numër, të mërzisin jetën”. Ne qoftë se ne nuk arrijmë të kuptojmë se shteti është bashkëpunëtori ynë, jo davaxhiu ynë, atëherë mos prisni shumë nga kjo qeveri. Vetëm nëse bëhet ndonjë mrekulli. Unë besoj në këtë të fundit dhe mrekullitë bëhen se vetë jeta është mrekulli, por që të ndodhë duhen disa substanca, mendje e zemër e hapur. Derisa nuk do ndryshojmë ne, do shikojmë vendin tonë të plaçkitet çdo ditë, siç po bëhet e në fund ne do jemi ata që do ta paguajmë shtrenjtë, siç e kemi paguar deri tani. Jemi ne që dhunojmë veten, jo qeveritarët e vendit tonë. Ata janë ekzekutuesit e dëshirës sonë.
Redaktoi:Mimoza Hida
 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: