RSS

Peticion: Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE; t’i jepet fund dhunës ndaj shkeljes e të drejtave të njeriut mbi shqiptarët

19 Oct

15 Tetor 2014

Peticion: Të hiqet statusi kandidat i Serbisë për në BE; t’i jepet fund dhunës ndaj shkeljes
e të drejtave të njeriut mbi shqiptarët

ShBA-ja dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të paraprijnë në çështjet emergjente të
shkeljes të drejtave njerëzore ndaj shqiptarëve sot.

Më 14 tetor 2014, 45 qytetarë shqiptarë u ndaluan kunder ligjit në Aeroportin e
Beogradit, duke përfshirë edhe Ambasadorin shqiptar, z. Ilir Boçka. Një grup gazetarësh,
biznesmenë dhe titullarë nga Shqipëria, në udhëtim për të parë ndeshjen Serbi-Shqipëri, u
ndaluan në Sërbi, sepse një shqiptar po udhëtonte me shallin e përfaqësueses kombëtare.
Autoritet Serbe të aeroportit nuk dhanë asnjë shpjegim dhe arestuan pa bazë ligjore 45
shqiptarë. Kjo është shkelje direkte e Nenit 2, 7, dhe 9 e Deklaratës Universale për të Drejtat e
Njerit. Ky skandal diplomatik u acarua shumë shpejt me abuzime kundra të drejtave të njeriut
ndaj shqiptarëve, nga aktet e dhunës Serbe gjatë lojës së futbollit.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që përjetuam një lojë, e cila pasqyroi gjëndje lufte, ku
5,000 forca policore serbe bashkë me forcat e sigurisë kombëtare serbe, rrethuan Stadiumin
“Partizani” në Beograd, me 14 tetor 2014, ku nuk lejuan asnjë me pashaportë shqiptare të hynin
në stadium. Ky nivel sigurie ësht rast paprecedent në historinë e futbollit botëror. Federata e
Futbollit të Serbisë përveç kushtete të tjera diskriminuese ka pranuar biletat dhe hyrjen e
shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj, gjithashtu ka ndaluar udhëtimin e
ekipit të Kombëtares Shqiptare “Kuq e Zi” të udhëtojnë të shoqëruar me tifoza shqiptarë. Këto
rregulla raciste, të ndjekur nga shteti i Serbisë, janë në kundërshtim të rregullores së UEFA’s
“Fair Play”, dhe nuk promovojnë bashkim dhe solidaritet në futboll.

Jemi thellësisht të indinjuar që policia serbe, lojtarët e ekipit serb dhe tifozat serb
sulmuan brutalisht tre lojtarë shqiptarë në dhomën e zhveshjes. Në fakt, gjatë lojës tifozat serb
kanë goditur drejtëpërdrejtë lojtarët shqiptare me shishe, gurë, karrike dhe fishekzjarre. Asnjë
zyrtar i lojës, dhe as policia serbe nuk i ndaluan këto akte dhune. Fotografi dhe video të
publikuara tregojnë një sërë rastesh kërcënimi dhe dhunë fizike ndaj ekipit shqiptar, nga lojtarët
dhe tifozët serb, si dhe nga e njëjta forcë policore serbe, e cila kishte për detyrë të zbatonte
masat e sigurisë. Parrullat raciste “Vrisni Shqiptarët” nga lojtarët dhe tifozat serb ishte po ashtu
e papërgjegjëshme. Loja Serbi-Shqipëri u ndërpre nga gjyqtari anglez Martin Atkinson për shkak
të traumës psikologjike dhe dhunës fizike ushtruar ndaj ekipit shqiptar gjatë ndeshjes në
Beograd.

ALBANIAN ROOTS
2744 Hylan Blvd Suite #513

Këto janë shkelje serioze e të drejtave të njeriut, në një kohë kur Bashkimi Europian hapi
negociatat zyrtare per anëtarësimin e Serbisë në BE me 21 Janar 2014. Ndërsa këto shkelje
vazhdojnë edhe sot;
a) mijëra shqiptarë etnikë në Luginën e Preshevës Shqiptare (Serbia Jugore) janë
arrestuar, toturuar, vrarë, dhe vazhdojnë të kenë shkelje brutale e të drejtave të
njeriut për dekada
b) dhjetëra mijë shqiptarë në Kosovë janë vrarë dhe persekutuar nga autoritet serbe në
fushatat e spastrimit etnik
c) diskriminim, racizëm dhe shkelje e të drejave të njeriut ndaj shqiptarëve etnik në
Maqedoni(1 milion shqiptarë), duke përfshirë edhe arrestimin e gjashtë shqiptarëve
me burgim të përjetshëm pa prova dhe fakte, që rezultoi në protesta paqësore të
shqiptarëve në mbarë botën në Amerikë dhe Europë
d) racizëm dhe shtypje të shqiptarëve në Mal të Zi: largim me dhunë nga trojet e tyre
dhe mohimi i mësimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare
e) Greqia, anëtare e BE-së, sot refuzon të drejtat e njeriut ndaj shqiptarëve të Çamërisë:
300,000 në Shqipëri, 100,000 shqiptarë ortodoks në Çamëri, dhe mbi 200,000 në
Europë dhe Amerikë; duke iu mohuar të drejtën e kthimit të pronës, të drejtën e
rikthimit në vendlindje, të drejtën e gjuhës amëtare, duke moslejuar futjen e
shqiptarëve çam me pashaporta shqiptare në Çamëri (Greqi) për të vizituar varet e të
parëve dhe pronat e tyre
f) Greqia akoma nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë. Po ashtu mbi 500,000
shqiptarë të emigruar në Greqi, u mohohet e drejta e identitetetit kombëtar. Nga viti,
1998-2002, 502 fëmijë shqiptarë romë u zhdukën nga Institut i Fëmijëve në Athinë,
“Aghia Varvara”, duke shkelur Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve.

 
Leave a comment

Posted by on October 19, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: