RSS

Ushtria Çlirimtare e Kosovës bënte një luftë të pastër

26 Oct
Me and Dr. Willard L. Noyes

Me and Dr. Willard L. Noyes

Gjatë vitit 1999, derisa po qëndronte në dhomën e tij në një hotel në Las Vegas, Dr. Noyes duke pare lajmet mësoi për luftën që po ndodhte në Kosovë. Menjëhere i telefonoi  organizatës së Mjekëve Pa Kufi dhe u paraqit si vullnetar. Ai kishte kërkuar që të shkonte dhe të inkuadrohet në radhët e një ushtrie të re të cilës për here të pare ia kishte dëgjuar emrin UÇK. Përgjigja i kishte ardhur se duhet të presin tre muaj derisa të jepet leja, ndërkohë ky i kishte telefonuar organizatën Mercy Corps International dhe ishte pajtuar me ta që të nisej menjihere të nesërmen.
 
 

(Intervista me Dr. Noyes po publikohet integralisht dhe ata që janë të interesuar ta marrin, janë të lutur që të mos e keqpërdorin sepse kjo ka të bëjë me dëshminë që bëhet për luftën e pastërt të UÇK-së, ushtarët e së cilës po ballafaqohen me akuza të bazuara nga dëshmi fiktive të atyre që gjatë luftës bashkëpunonin me armikun.)

Jemi këtu për  të folur me Dr. Noyes williard noise, që është  një mjek DO. ( do ta shpjegojmë më vonë se çfarë do të thotë) dhe do ta konsiderojmë ashtu si e thamë më parë si një mjek me një zemër të madhe, një mjek që e ndihmoi popullin shqiptar të fitonte lirinë, një mjek që  udhëtoi nga ShBA për të qëndruar përkrah një populli në nevojë. ai ndihmoi shumë refugjatë, shpëtoi shumë jetë  dhe ne erdhëm këtu për ta falënderuar dr noise për atë që  bëri për popullin shqiptar.

AA Vision: Dr. Noyes ,  gëzohem që po takohemi

Dr. Noyes. Faleminderit !

AA Vision. Fillimisht duam t’ju falënderojmë për ato që keni bërë për popullin shqiptar gjatë kohërave të vështira të luftës në Kosovë. është e vështirë të flasësh për ju, historia është e gjatë po duam të na prezantoheni fillimisht, pastaj do të vazhdojmë më tutje.

Dr. Noyes . Mirë. unë quhem Dr. Noyes, Willard Noyes  dhe jam lindur e rritur në Scranton, Pensilvania dhe  jam një  mjek osteopat. praktikova mjekësinë në zonat rurale që nga viti 1960 në vitin 1971 dhe atëherë  u riktheva në specializimin e kirurgjisë, në të cilin dhe u specializova. në vitin 1997 dola në pension për arsye shëndetësore.

AA Vision. Pra siç e thatë jeni doktor në osteopati.

Dr. Noyes. Doktor osteopat, po.

AA Vision. A mund të na shpjegoni pak dallimin e osteopatisë me doktorët e mjekësisë (MD)?

Dr. Noyes.  Ka tre profesione kryesore  që përbëjnë shkollën e plotë e shërimit mjekësor. të parët janë doktorët e mjekësisë që i përkasin profesionit aleopatik, pastaj keni diploma D.O si e imja dhe e dy djemve të mi, një djali dhe dy nipave që janë diplomuar nga kolegji i mjekësisë osteopatike, dhe e treta është profesioni homeopatik e cila ka dalë nga mjekësia popullore  dhe shkolla e mjekësisë homeopatike në Filadelfia.  Këto janë tre filozofi të ndryshme dhe kanë mënyra të ndryshme studimi e trajtimi të problemeve mjekësore dhe të sëmurëve. osteopatia koncepton se i sëmuri duhet trajtuar tërësisht dhe ne përdorim manipulime trupore në trajtimin e shumë sëmundjeve, që nga lëndimet, problemet me mesin, infeksione etj., së bashku me mjetet e tjera mjekësore. ne kemi studiuar mjekësinë e përgjithshme njësoj si doktorët e mjekësisë dhe gjithashtu manipulimet osteopatike të cilat duhen kryer në trajtimet e sëmundjeve që kemi përmendur më lart.

AA Vision. Familja juaj e ka në traditë ndihmën ndaj të tjerëve. babai juaj ishte në  ushtri.

Dr. Noyes. Babai im ishte zëvendës komandant në flotën detare të ShBA-së  gjatë luftës së dytë botërore në  oqeanin pacifik.

AA Vision. Dhe nëna juaj punonte për…

Dr. Noyes.  Nëna ishte punonjëse sociale me kryqin e kuq në Scranton, Pensilvania.

AA Vision. Nëna juaj vdiq kur ishit shumë i ri ?

Dr. Noyes.  Nëna vdiq kur unë isha 13 vjeç .

AA Vision. A është  kjo arsyeja…sepse nga biseda jonë e mëparshme para një ore, unë mora vesh se ju ishit kaq i ri kur nëna ju  la dhe prandaj gjithmonë dëshironit të bëheshit mjek ose të gjenit një mënyrë tjetër për të ndihmuar njerëzit ashtu si duhet?

Dr. Noyes.  Unë isha shumë i dedikuar pas kishës episkopale kur isha fëmijë në Scranton PA. këndoja në korin e kishës dhe e udhëhiqja atë gjatë meshave dhe  besoja se do të bëhesha prift episkopalian njësoj si gjyshi im që erdhi nga Anglia, ose stërgjyshi që ishte prift në angli në një fshat të vogël në Norwich , Angli. Kjo ishte ajo që planifikoja të bëhesha, një prift episkopalian, por kur nëna bëri një operacion në vitin 1946, në moshën 44 vjeçare, ajo bëri një histerektomi. ajo kishte mbartur 5 fëmijë, katër nga të cilët jetuan dhe unë isha më i vogli nga të tërë. ajo po e merrte veten mirë pas një operacioni të vështirë, i cili doli mirë, dhe ishte gati të dilte nga spitali ditën e nesërme dhe në mesnatë morëm një telefonatë. vëllai im që ishte pilot asokohe dhe ishte në shtëpi me leje pas 29 misioneve si pilot bombardues në oqeanin Pacifik, e cila na njoftoi se nëna kishte ndërruar jetë. unë isha 13 vjeç atëherë dhe dëgjoja vetëm se kirurgu kishte bërë gabim. kur dëgjova këtë mendova se duhet të bëhesha kirurg në mënyrë që këto gjëra të mos ndodhnin më, ashtu siç mendon çdo 13 vjeçar. por pastaj kur iu futa studimeve të osteopatisë dhe mësova se kishte shumë të ngjarë, dhe jam i sigurt që nuk ishte gabimi shkaku, dhe se kirurgu me siguri kishte kryer një punë të mirë por gjaku i saj kishte krijuar një nyje të mpiksur që i vajti në mushkëri, ajo që ne e quajmë embolizëm pulmonar, dhe kjo ishte një nga të paktat arsye që vdekja të rrëmbente një grua  44-vjeçare aq shpejt. pra e bëra mendjen top se nëna ime humbi jetën nga kjo gjë dhe se unë do të bëhesha kirurg.

Pasi mbarova stazhin në vitin 1960 në spitalin osteopat në Allentoun, mendoja të shkoja në programin e kirurgjisë që asokohe ishte tre vjet trajnim për kirurgët e rinj dhe kirurgjinë e përgjithshme. Aty më telefonoi një mjek fshati në Tomson të Pensilvanisë dhe më pyeti nëse  do të kisha interes ta zëvendësoja sepse ai do të dilte në pension.  fola me kirurgun që më udhëhiqte e më këshillonte dhe e pyeta nëse mendonte se do të isha kirurg më i mirë po të kisha dhe tre vjet praktikë si mjek fshati. ai tha “kushdo do të ishte më i mirë.” pastaj i thashë gruas sime, atëherë kishim një fëmijë, pra i thashë “po shkojmë në Tomson, Pensilvania për tre vjet” dhe për çdo vit që kalonte po e shtyja kthimin në shkollën e kirurgjisë sepse komuniteti kishte nevojë për mua dhe ishte i varfër, rural me shumë fshatarë, dhe nuk kishte punonjës të urgjencës aso kohe, kishim ambulanca vullnetare dhe unë qëndrova 11 vjet aty. kisha  hequr dorë nga ideja e kthimit në shkollë dhe po mendoja të rrija aty ku isha por kisha përsëri një nxitje në mendje dhe më në fund u ktheva në Allentown në moshën 38 vjeç për të kryer edhe 4 vjet specializim në kirurgji. e mbarova këtë në 1975 dhe qëndrova në spital ku praktikova kirurgji të përgjithshme, vaskulare dhe të kraharorit por jo kardiake, deri në vitin 1997 kur mu  desh të dilja në pension për shkak të sëmundjeve të zemrës dhe të mushkërive.

AA Vision.  Më tregoni pak kur e kryet ndërhyrjen e parë kirurgjikale këtu.

Dr. Noyes.  Ndërhyrja e parë ku? në Thompson, Pensilvani?

AA Vision. Po, përvojë e rëndësishme se ju dëgjova të flisnit më herët për të. prandaj duam ta dimë si ia nisët si D.O. (Doktor Osteopatik)?

Dr. Noyes. Aha po flet për osteopatinë jo kirurgjinë. si mjek osteopat në 1960, nuk kishte  mjek osteopatë që kishin të drejtë të shtronin pacientë në spital asokohe sepse stafi mjekësor kontrollohej nga doktorët e mjekësisë. dhe marrëdhëniet mes dy palëve, përsa i përket respektit dhe konkurrencës, nuk lejonin që mjekët osteopatë të ishin në stafin e tyre. prandaj kur arrita në shtator të  vitit 1960 në tompson, pensilvani, dy muaj më vonë nuk kisha ende të drejtë të shtroja pacientë në një spitali të vogël lokal në Saskuahana, Pensilvani. pra kisha një paciente obstetrike që e dëgjova të  rënkonte në dhomën e pritjes sime, e pashë dhe ajo ishte shkurtabiqe, thuajse gati për të lindur dhe kishte kontraksione thuajse çdo minutë, dhe e mora në telefon spitalin në Sasquahana dhe u thashë se isha Dr. Noyes noise nga tompson dhe po sillja një paciente për në maternitet. kur arritëm atje, administratorja e lejoi pacienten të shkonte me infermieren në spital por më tha mua që “Më vjen keq por vetëm doktorët e mjekësisë janë të lejuar të praktikojnë këtu”  unë i thashë që ose të më nxirrte jashtë me dhunë ose të thërriste policinë se nuk dilja vetë përjashta, pastaj e mënjanova, u ngjita shkallëve me vrap dhe prita beben time të parë prej 644 gjithsej që kam nxjerrë në jetë. ky episod më dha të drejtën e parë për të ndjekur pacientë në spital. më vonë arrita të mblidhja personel mjekësor dhe të merrja të drejtën e shtrimit tek disa spitale në pensilvania dhe New York.  kështu vazhduam deri sa ndërtuam një spital të ri në 1965. aty u bëra kryemjek në vitin 1969 dhe ia dedikova veten time spitalit të ri që ndërtuam 4 vjet më parë dhe pata një karrierë të jashtëzakonshme aty në këtë zonë rurale. prandaj edhe  kur dola në pension, erdha në të njëjtën zonë.

AA Vision. Pra, punuat deri në vitin 1997 aty.

Dr. Noyes. Jo aty punova deri në 1971, nga  1960 në 1971. por pastaj kreva programin 4 vjeçar të kirurgjisë  në allentoun të pensilvanias dhe isha doktori i parë osteopat që u futa në stazhin dyvjeçar të kirurgjisë në spitalin e përgjithshëm allentoun, dhe mendoj që jam i vetmi mjek osteopat që bëri stazh në të katër spitalet e e luginës leehai, përfshirë këtu departamentin e traumës në këtë spital. m’u desh të dilja në pension në 1997 pasi kisha ushtruar profesionin e kirrurgut nga 1975 në 1997 në allentoun jo në Thompson të Pensilvanias. por kur dola në pension u riktheva këtu pranë liqenit në Thompson.

AA Vision. Pasi shpetuat kaq shumë jetë.

Dr. Noyes.  Ndoshta nuk e di, por të paktën i bëra më të shëndoshë po. nuk është për të qeshur por është humoristike.

AA Vision. Dr. Noyes,  juve ju pëlqen të luani me letra?

Dr. Noyes. Po vij nga një familje  që ju pëlqejnë letrat.

AA Vision. A mund të na shpjegoni për historinë  se si e filluat këtë pasion. edhe babai juaj luante apo jo?

Dr. Noyes.  Babai i mësoi nënës lojën e bridxhit.  Nëna ime ishte kampione në këtë lojë, ajo luante në vitet 40 në kampionatet lokale dhe ishte mjeshtre e lojës.  bile vajti edhe në çikako dhe nju jork për të ..luajtur. unë e nisa bridxhin në moshën 9 vjeçare. Dy vëllezërit e tjerë më të mëdhenj më mësuan të luaja lojëra të tjera,  kur ishim fëmijë luanim poker nëpër garazhe makinash për të fituar kunja shkrepsesh ose qindarka. Pra,  kemi  luajtur gjithmonë, sidomos babai dhe vëllezërit e mi kanë luajtur dhe kemi luajtur gjithmonë sa herë që bëheshim bashkë.

AA Vision. Pra, nga kjo traditë, në tjetrën. na tregoni historinë e vitit 1999 kur vajtët në turneun botëror të pokerit në Las Vegas.

Dr. Noyes.  Gjatë viteve ne luajtëm poker  në universitetin e Pensilvanias, ku unë studiova, në shkollën e mjekësisë. pastaj shkova edhe tek kolegji i Filadelfias për studime por edhe aty luanim me letra, kryesisht poker por  nuk  dija se kishte turne për poker. më në fund u regjistrova tek një turne në kazinot e Fokswood në 1993, dhe e fitova. kjo më beri të kthehesha në një lojtar turnesh. pra në 1999 e kisha vizituar las vegas disa herë por kësaj rradhe  në 1999 do të luaja në turneun botëror të pokerit.

Aty kishte nga një turne çdo ditë dhe unë një ditë e humba lojën për atë turne ku po merrja pjesë, prandaj u ktheva në dhomën e hotelit dhe po shihja televizor në dhomën time. po shihja lajmet për masakrat e serbëve mbi kosovarët e Kosovës.

Nuk kisha dëgjuar kurrë për Kosovën më parë me sa mbaj mend dhe nuk dija pothuajse asgjë për shqipërinë. nuk jam shqiptar me gjak por u bëra pothuajse njëherësh kurioz, dhe kisha dy vjet që kisha dalë në pension, prandaj mendova se kishte një vend më të mirë për të kryer punën që unë dija ta bëja, pra mjekësinë dhe kirugjinë. pra të nesërmen mora në telefon mjekët  pa kufi, për të pyetur nëse donin të vija dhe unë dhe më thanë po. më thanë se do të duheshin tre muaj që të procesonin aplikimin tim dhe unë thashë që  doja të shkoja në Kosovë dhe në Shqipëri tani, sa më  shpejt të mundesha. kështu mora në telefon trupin ndërkombëtar të mjekëve në Los Angelos dhe ata ishin shumë  më mikpritës.

Dy ditë më vonë lashë las vegasin, të hënën, ata më dërguan një aplikim të martën, e mbusha dhe e dërgova mbrapsh të mërkurën, dhe e lashë aeroportin Kenedy  të  enjten e arrita në shqipëri të premten. dhe arrita tek kampi i parë nga pesë kampet refugjate të nesërmen e asaj dite. kështu arrita.

AA Vision. Pra, ju arritët në Tiranë me erën e luftës, nëse mund ta quajmë kështu.

Dr. Noyes . Po.

AA Vision.  Në Tiranë ndoshta patë shumë ushtarë rreth e qark.

Dr. Noyes.  Ne dolëm nga aeroporti dhe ishte një ushtar me automatik. kam fotografinë e tij.

AA Vision. Po, do t’i shohim me qejf të gjitha fotografitë që doni të na tregoni.

Dr. Noyes . Po.

AA Vision.  Pra në fillim arritët në Tiranë. nuk ishit vetëm apo jo?

Dr. Noyes.  Vetëm isha.

AA Vision.  Ishit vetëm?

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Pa ditur shqip?

Dr. Noyes. Jo.

AA Vision. Po ishit i sigurt se ata flisnin anglisht?

Dr. Noyes .As nuk e vrava mendjen për atë gjë.

AA Vision. instikti.

Dr. Noyes. Nuk e vras mendjen për ato gjëra.

AA Vision. Pra pasi shkuat aty, kërkuat spitalin në Tiranë.

Dr. Noyes. Prita deri sa më morën…jo nuk shkova në spital por më morën dhe më çuan tek zyrat kryesore të trupit ndërkombëtar të mjekëve të cilët më dërguan aty ku do të qëndroja në një vend të vogël me dy dhoma që i ndaja me më duket tre mjekë të tjerë. por ata ishin punonjës të organizatës. nuk i mbaj mend emrat se isha me ta vetëm për disa ditë.

AA Vision. Ishin të huaj gjithashtu?

Dr. Noyes. Nuk ishin amerikanë. më duket se njëri a dy ishin anglezë por nuk e mbaj mend se ishte 15 vjet më parë. pra isha në Tirana në këtë apartament të vogël, me dy tre veta që  flinin në një dhomë. dhe ajo që më kujtohet është se ata kishin një koleksion me  instrumente të papërdorura kirurgjikale dhe mjekësore. ato ishin pajisje shumë të mira dhe unë vrisja mendjen pse ishte  aty kjo kuti dhe nuk po përdorej gjëkundi tjetër në atë kohë lufte. dhe kam një histori të mëvonshme sesi unë më në fund lashë Kukësin dhe  shqipërinë për t’u kthyer në familjen time pas gjashtë javësh  dhe u fala personelit të spitalit shumë pajisje mjekësore. po kjo është tjetër bisedë.

AA Vision. Mirë, le të vazhdojmë me Tiranën. ju qëndruat atje 4-5 ditë apo jo?

Dr. Noyes. Unë isha atje një javë. arrita të premten dhe ika të enjten pasuese.

AA Vision. Dhe nga aty ju shkuat në Kukës. a e dinit që ishte zonë lufte aty?

Dr. Noyes. Po unë prandaj shkova.

AA Vision. Shkuat  të shihnit realitetin?

Dr. Noyes.  Prandaj vajta aty për të vizituar kosovën e shqipërinë gjatë luftës dhe për t’u kujdesur për luftëtarët e UÇKsë.

AA Vision. Si shkuat atje, me makinë?

Dr. Noyes. Ku?

AA Vision. Në Kukës.

Dr. Noyes . Nga Tirana?

AA Vision. Po.

Dr. Noyes.  Jo më duket se më çuan me tre katër veta të tjerë në një Land Rover, ishte një anglez, një skocez dhe një australian. unë isha mbrapa dhe e mbaj mend si dje. ata po flisnin me dialektet e tyre dhe unë mezi i kuptoja.

AA Vision. Anglisht, por jo anglisht.

Dr. Noyes. Anglisht por jo anglisht, jo anglishtja ime. më në fund aty në sediljen e pasagjerit u ktheva dhe u thashë…(flet gjermanisht) dhe ata më shikuan me çudi sikur më pyesnin se çfarë thashë, dhe unë u thashë “kur të flisni anglisht që ta kuptoj unë, do t’ju them se çfarë thashë”. keshtu ndodhi.

AA Vision.  Pra e përziet me gjermanishten.

Dr. Noyes. E bëra. përzieva gjermanishten me pak spanjisht dhe me pak gjuhë finlandeze ose greke. ata e kuptuan qëllimin dhe të gjithë qeshëm. qeshëm me gjithë shpirt.

AA Vision. Ishin mjekë dhe ata?

Dr. Noyes. Jo ata ishin not mjekë unë isha i vetmi mjek.

AA Vision. pra shkuat në Kukës,  në spital?

Dr. Noyes.  Po.

AA Vision. Dhe ishte afër kufirit?

Dr. Noyes. Më duket se është 6 milje? 7 milje?

AA Vision.  7 milje. si ishte përvoja juaj e parë atje?

Dr. Noyes. Kur isha në Tiranë, manaxherja e trupit ndërkombëtar të mjekëve që quhej Keit erdhi tek unë pasi kisha vizituar kampet refugjate pesë ditët e para dhe më  pyeti nëse doja të shkoja në Kukës si kirurg sepse aty po zhvillohej lufta. unë i thashë po se për atë kisha ardhur. dhe më tha se para se të shkoja duhet të më thoshte ç’kishte ndodhur aty disa ditë më parë dhe më tha se titulli i faqes kryesore të gazetës së Kukësit lexonte: “spitali i Kukësit, kampi i vdekjes për refugjatët”. ai artikull ishte shkruar  nga një kirurg i ri australian që kishte qenë aty si edhe një  anestezist amerikan, më duket.

AA Vision. Craig Jurishiç, diçka e tillë. Craig apo jo?

Dr. Noyes. Më falni?

AA Vision. Craig  jurishiç -Jurisheviç?

Dr. Noyes.  Nuk e di. se nuk e njihja. ai kishte ikur kur  mbërrita unë. por ata kishin shkruar një artikull tepër negativ për spitalin e Kukësit. dhe unë isha nga e njëjta organizatë, prandaj  menaxherja në Tiranë mendoi se do të kisha probleme kur të mbërrija atje sepse nga  ato që kishin shkruar kolegët e mëparshëm se sa i keq ishte spitali i Kukësit. po unë thashë “jo dua të shkoj. ” nuk e dija ç’më priste por nuk e vrava shumë mendjen për këtë. kisha besim në vete se do të isha në gjendje të hyja në spital dhe të bëja atë për të cilën kisha ardhur. prandaj një ditë pasi arrita në Kukës, shkuam në spital dhe gjetëm një rrëmujë aty në atë që e quanin dhoma e urgjencës por që ishte thjesht një dhomë me një barrelë në të, dhe aty ishte një djalë i vogël 7-8 vjeç të cilit i kishte shpërthyer granata në dorë dhe ia kishte prerë dorën e djathtë. copëzat e metalit e kishin dëmtuar dhe verbuar e kështu me  radhë. unë rashë mu në mes të rrëmujës. spitali ishte plot me anëtarët e familjes dhe kalimtarë dhe mjekët shqiptarë ishin aty. Dr. Noyes Shaqir Shehu ishte kirurgu ortopedik aty në  spitalin e Kukësit dhe po kujdesej për djalin, dhe ai e kishte çuar në sallën e operacionit dhe kur e mora vesh ku ishin, i ndoqa me vrap e u prezantova si mundesha në anglisht me Dr. Noyes,  Shehun që nuk fliste anglisht, ndërsa ai bëhej gati për të nisur operacionin tek djali i vogël. Pra i thashë që edhe unë isha kirurg e dëshiroja ta ndihmoja. ai më ftoi të merrja pjesë në operacion si asistent dhe unë e bëra. ai ekzaminoi dorën e prerë tek kyçi dhe unë hoqa copat e metalit nga gjoksi i djalit si edhe mjekova plagët në fytyrë dhe gjoks. dhe si përfundim ai donte të priste.

AA Vision. Pastaj çfarë ndodhi?

Dr. Noyes. Me dorën e majtë, dhe unë i thashë që nuk duhet ta bënte atë, dhe ai më tha ta riparoja atë, gjë që e bëra duke menduar se ai e kishte humbur tashmë dorën e djathtë dhe nëse mundeshim t’ia shpëtonim gishtat e mbetur në dorën e majtë do ishte shumë mirë, dhe nëse gishtat përkeqësoheshin mund t’ia prisnim pas dy-tre ditësh po të  paktën t’i jepnim një mundësi më shumë. dhe unë i mjekova plagët e dorës së majtë dhe ai kishte gjak të mjaftueshëm për ta shëruar plagën më tej dhe kështu ia shpëtuam dorën.

Më duket se ditën tjetër apo fundjavën tjetër, duhet të kontrolloj shënimet e mia, tre ose katër ushtarë të plagosur të UÇKsë erdhën në klinikë. Kryekirurgu i Tiranës ishte në Kukës atë fundjavë kur i sollën ushtarët. Më kujtohet njëri ishte qëlluar në kokë dhe na erdhi i vdekur, një ishte qëlluar në kraharor dhe tjetri në anën e djathtë të barkut. Mjeku  nga Tirana po punonte me të plagosurin në bark.

Unë i vura një tub në krahaharor ushtarit që ishte plagosur atje, dhe po mjekoja atë. pastaj ne u futëm në sallën e operacionit ku e asistova kirurgun nga Tirana dhe pastruam zorrën nga ana e djathtë nga pjesët e plagosura dhe rirregulluam aparatin tretës pasi hoqëm pjesën e plagosur dhe ai ushtar jetoi. Kjo ishte njohja ime me spitalin.

Mendoj se në ato kushte, dhe çfarë kishte ndodhur më parë me artikullin e gazetës., nëse këto ngjarje do të kishin ndodhur më parë, unë mbase nuk do të isha lejuar në atë spital për të mjekuar sepse unë ishta nga  e njëjta organizatë, dhe në atë kohë asnjë mjek i huaj nuk lejohej të punonte aty. Vetëm mjekët shqiptarë që punonin në spital. kishte të bënte respekti, krenaria e spitalit, prandaj ata u fyen nga ai artikull e me të drejtë, sepse unë nuk pashë gabimet e përshkruara gjatë kohës që isha aty për 6 javë.

Mjekët ishin shumë të përkushtuar , një kirurg i ri 32 vjeçar dhe Shaqir  Shehu veçanërisht, ata ishin mjekë shqiptarë tepër të aftë e të përkushtuar. pra ata nuk e vërtetonin profilin e keqpërshkruar në gazetë nga ata mjekët e tjerë që ishin larguar. sipas atyre që dëgjova, ata nuk donin të ishin më aty dhe shihej lehtësisht pse.

AA Vision.  Pra, ju patë gjithë ata ushtarë gjithashtu të cilët ishin të plagosur. a patë dikë që vdiq aty?

Dr. Noyes . Po! Siç e thashë, ditën e parë që isha aty, një nga ushtarët e goditur në kokë ishte i vdekur në urgjencë. pas asaj patëm ushtarë të plagosur nga minat, sharapnelet, plumbat dhe kam  foto të pothuajse të gjithë atyre që unë mjekova gjatë shërbimit tim në spital. për ato 5 javë.

AA Vision.  A mund të na tregoni ca fotografi?

 Dr. Noyes. Po po i kam.

AA Vision. Faleminderit!

Dr. Noyes.  Patjetër!

AA Vision. Pra, le të shohim një video të shkurtër të luftës në Kosovë dhe çfarë ndodhi gjatë asaj kohe në Kukës. Do të shihni refugjatë që  vërshojnë në Kukës dhe gjithashtu luftë në kosovë përgjatë kufirit të kosovës dhe shqipërisë. Çfarë ndodhi aty dhe si u plagosën  ushtarët?

AA Vision. Dhe më parë më thatë se disa nga ata, dy ose tre nga ata humbën jetën aty, dhe shumica e të tjerëve kishin gjymtyrë të prera siç do ta shohim nga fotot, duar të prera, dhe plagë të rënda.

Dr. Noyes. E vërtetë.

AA Vision. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Dr. Noyes. Besoj se e mban mend se ushtarët që ishin nën kujdesin tim u sollën nga fusha e betejës ku ishin plagosur tek spitali që unë do ta quaja “strehim të sigurt# në Shqipërinë e veriut në Kukës. pra them se isha shumë i lumtur që mu dha mundësia të bëja atë që bëra por gjithashtu kur  vajta aty mendova se do të kisha qenë më i dobishëm po të më kishin çuar më pranë vijës së parë të luftës sepse  mendoj se do të kisha mjekuar shumë më tepër të plagosur nga UÇK-ja që u sollën plot plagë nga fusha e betejës dhe aty ku isha unë, spitali ishte i mbrojtur dhe i sigurt aty ku silleshin ushtarët, ndoshta rreth 35 kilometra larg vendeve ku shumica e tyre ishin plagosur. pra mendoj dhe do të doja të kisha mjekuar shumë më tepër ushtarë.

Megjithatë, ne u kujdesëm për ushtarët që na sollën me plagë shumica të vogla, disa nga ata  bile vazhduan të plagosen edhe pasi u nënshkrua pakti i paqes më qershor 08, 1999. por ata  vazhdonin të kishin plagë prej plumbave erdhe shrapneleve, shpërthimeve etj.

AA Vision. Na treguat disa foto gjatë kësaj bisede. gjatë kohës që ndihmuat ushtarët e UÇKsë që ishin të plagosur  rëndë, sa e vështirë ishte ajo kohë? gjatë luftës. Sepse ishte e vështirë të udhëtoje për në Kukës nga zona e luftës, ishte shumë e vështirë.

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Duhej të kaloje kufirin ku lufta vazhdonte?

Dr. Noyes. Pikërisht atë po them që unë nuk e përjetova atë.

AA Vision. Po, por ju përjetuat të plagosurit dhe i patë ata.

Dr. Noyes. Kur i pashë në spital në Kukës. po ata i pashë. i pashë rezultatet luftës në plagët e tyre. por meqë kam qenë doktor fshati në pensilvania, dhe  doktor traume në  shërbimet e urgjencës që kemi tani, në ato kohë  që nga 1960-1971 unë isha  i pari në aksidentet me makina,  aksidentet kryesore dhe fëmijë që vriteshin në këto aksidente, pra isha i fortë nga ana shpirtërore dhe i përgatitur për ato që përjetova. pra kur unë fillova  të shikoja ushtarët, e ndjeja keqardhjen për ta  nga ana emocionale, por detyra ime ishte të kujdesesha për ta se për ata kisha ardhur. dhe atë bëra .

AA Vision. Kur patë vuajtjet e këtyre ushtarëve dhe faktin që të erdhën në duar të plagosur?

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Disa nga ata shpëtuan për fat të mirë. mendoni se meritojnë respekt sot, të paktën nga shqiptarët?

Dr. Noyes. Patjetër! patjetër!, jo vetëm respektin e shqiptarëve sipas meje por gjithashtu pres që dhe kosovarët të respektojnë shqiptarët që pritën kaq shumë refugjatë dhe u kujdesën për ta në apartamentet e tyre të vogla dhe i strehuan ata. më kujtohet që gjeta apartamente me nga 18 veta në to, ku ata kishin pritur dhe  strehuar kosovarët. jam i sigurt që ka respekt të dyanshëm  nga të dyja palët, dhe kjo më pëlqen.

AA Vision. Kur them shqiptarë, i përfshij dhe shqiptarët e kosovës gjithashtu sepse ne quhemi .

Dr. Noyes . Po, 93 përqind shqiptarë.

AA Vision. Po të gjithë shqiptarë jemi.

Dr. Noyes.  Më falni e keqkuptova pyetjen o mik!

AA Vision. Ata meritojnë respekt nga shqiptarët kudo që janë.

Dr. Noyes. Po patjetër!

AA Vision.  Gjatë luftës ju patë shumë fëmijë. sepse serbët bënë dy gjëra, dhunuan femrat; kemi rreth 20,000 femra shqiptare që u përdhunuan gjatë luftës, dhe gjithashtu kemi edhe disa mijëra fëmijë që u vranë ose plagosën rëndë. pra e keni parë vetë këtë, keni pasur fëmijë të plagosur në duar.

Dr. Noyes. Po e kam parë, e vërtetë.

AA Vision. do të tregojmë disa foto sesi i trajtuat ata?

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Dr. Noyes.  Ajo ishte… kur sheh fëmijë, fëmijë të plagosur ose nga aksidentet ose nga lufta, si plagët nga minat dhe shrapnelet, etj. është shumë e vështirë. shumë e vështirë. shumë emocionale dhe disa nga kujtimet e mia më të vështira janë me fëmijët që vuajtën të këqijat e luftës me ato që u ndodhën.

Ata nuk do ta harrojnë kurrë luftën dhe ato që kaluan, pavarësisht nëse ishin 3 ose 6 vjeç ose 10 vjeç. ajo nuk do t’u fshiihet nga kujtesa, do ta mbajnë mend gjithë jetën. pra plagët e tyre janë dhe ato që nuk mund të shihen, i mbajnë brenda ato, por janë aty dhe do të jenë gjithmonë aty.

Ushtarët janë ushtarë. ata shkojnë në luftë dhe ose dalin të gjallë, të plagosur ose të vdekur, dhe  të tërë duhet ta pranojmë këtë gjë dhe të ruajmë qëndrueshmërinë emocionale ndërsa u shërbejmë atyre. këtë bëjnë mjekët ushtarakë. por edhe  neve e vuajmë sindromën e pas-traumës. e shohim tani me shumicën e ushtarëve që kthehen nga Iraku dhe Avganistani tani. Përqindja e vetvrasjeve është e lartë tek ushtarët  që kthehen dhe ata që qëndrojnë në ushtri. pasojat e luftës janë të tmerrshme ngado që t’i shohësh, nga plagët fizike tek përvojat që kalojnë.

AA Vision. Doktor, profesioni  juaj ka qenë në shumicën e kohës ushtruar nëpër spitale të ndryshme, dhe kirurgji të ndryshme.

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Dhe gjithashtu në Kukës dhe Tiranë patë realitetin e spitaleve gjatë luftës. prandaj dua t’ju pyes diçka tepër të rëndësishme për ne, që duhet ta dimë nga ju si mjek amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kukës dhe patë ushtarët e UÇKsë dhe civilë të plagosur aty. Çfarë mendoni për akuzat e tanishme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjatë luftës, UÇK kishte të ashtuquajtur mjekë që morën pengjet serbe, qytetarët e thjeshtë dhe u hoqën atyre organet të cilat i shitën. A është kjo diçka që ishte e mundur në atë aktualitet, me ato që patë me sytë tuaj?

Dr. Noyes. Dua të them që sot është hera e parë që kam dëgjuar qoftë edhe një fjalë rreth kësaj çështje për të cilën po më pyesni. Më duket komplet e pabesueshme. Në atë kohë dhe në këtë kohë, në atë realitet dhe me ato kushte që mund të ndodhë diçka e tillë. Unë kam marrë pjesë në vjeljen e organeve nga njerëz që kishin nënshkruar marrëveshje për të dhuruar organet e tyre pasi të vdisnin gjatë praktikës sime si kirurg në pensilvania. procesi që ndodh gjatë vjeljes së organeve, përgatitja  e organeve, ftohja dhe ngrirja e organeve  dhe koha e transportit që nga aty ku kryhet operacioni deri tek aty ku duhet të shkojë, është e pabesueshme për mua  që mund të ndodhë në atë vend për të cilin po më flisni ju, në Shqipëri, nga ushtarët e UÇKsë. së pari, unë nuk njoh asnjë mjek tjetër përveç një ose dy që ishin të përfshirë në luftën e shqiptarëve të Kosovës, në vende të tjera përveç atij ku isha unë, në zonën e luftës. është e paimagjinueshme që edhe nëse kishte mjek aty gjatë luftës, si mund të kishte kohë dhe fuqi ai që të mundej ta bënte këtë gjë që  po më thoni ju. Është e pabesueshme, nuk e besoj dot! Pra,  jam plotësisht i mendimit që ajo gjë nuk ndodhi.

AA Vision.  Pra,  ju po më thoni se ajo që po shohim tani në lajme dhe po lexojmë çdo ditë, raporti i Carla Del Ponte dhe Dick Marty kishte edhe një prokuror që nuk e miratoi raportin më në fund pas tre vjetësh ose katër vjetësh hetimesh, Williamson një amerikan, sepse UÇK është akuzuar se  është marrë me vjeljen e shitjen e organeve dhe të trafikut human gjatë luftës. dhe është thënë që ata kanë pasur një klinikë të veçantë në Shqipëri për  këtë. por ju si mjek gjatë luftës e patë vetë aktualitetin. A mundej UÇKja të kishte një klinikë në Shqipëri gjatë luftës asaj kohe? A ishte e mundur? Ne e dimë që Kosova ishte në luftë, por në Shqipëri? E pamundur apo jo?

Dr. Noyes. A po më pyesni nëse ishte e mundur se UÇK kishte një klinikë në Shqipëri, jo në Kosovë?. Atëherë? Gjatë luftës? Për të vjelë organe dhe për t’i shitur diku tjetër. Këtë po më pyesni?

AA Vision. Po, pikërisht.

Dr. Noyes. Nuk mund ta besoj dot. siç e thashë kjo është  hera e parë që po e dëgjoj këtë histori nga ju. nuk e dija më parë. dhe ende nuk e di me përjashtim të atyre që po më thoni ju rreth akuzave që janë bërë. Por,  si e thashë më parë nuk e besoj dot.  Tani nëse ishte dikush që bëri një gjë të tillë  në fshehtësi, pa dijeninë e UÇK-së…Unë i njoha njerëzit e UÇK-së, njoha ushtarët e saj, e dija për çfarë luftonin. ata nuk luftonin për para, por për atdheun dhe pavarësinë e tyre. dhe kundra masakrave që po kryenin serbët etj.

Nuk ishin aty për të bërë ndonjë lek. Nuk e di nëse kishte apo jo kriminelë, se kriminelë ka në çdo luftë, por nuk e besoj se po bënin atë që thatë ju dhe për akuzat për marrjen e organeve. edhe nëse i morën këto organe, ato nuk ia dërguan askujt sepse duhet kohë dhe eksperiencë për të bërë këtë lloj pune. nuk më duket e mundur.

AA Vision. Pra, a ishte e pamundur që kjo të ndodhte?

Dr. Noyes. E them që duket e pamundur por nuk mund të them me bindje të plotë. është e pamundur sepse bazohem në përvojën time dhe ato që kam parë, ka nevojë për mjeshtëri në këtë punë dhe nuk e shoh si mund të ndodhte atëherë.

AA Vision. Duket se janë të motivuar politikisht nga serbët.

Dr. Noyes. Nuk e di nga vjen por përsa u përket këtyre që më thatë, unë nuk u besoj atyre. duhet të ketë patjetër prova faktike të drejtpërdrejta, foto  të procesit, transanksioneve, ok? Para se unë  ta konsideroj këtë si të mundshme.

AA Vision. Është e çuditshme dhe e vështirë për për ta imagjinuar. por unë doja t’ju pyesja ju si mjek që shërbyet gjatë luftës në Kosovë dhe e njohët realitetin. po të ndodhte diçka, do ta kishit vënë re. dhe jeni amerikan, nuk do të kishit frikë nga askush për të  thënë të vërtetën. Prandaj ju pyeta ju dhe ju falënderoj që ma thatë këtë gjë sepse na duhej dikush që ka qenë në luftë, në atë luftë në kufi në Shqipëri, dhe na kuptoni ju lutem që këto  akuza janë shumica me motive politike nga serbët dhe nga ata që kanë paguar për t’iu shërbyer interesave të tyre.

Kjo është çnjerëzore. shoh disa nga fotot tuaja, sidomos fëmijët të cilët i mjekuat. është e trishtueshme ajo që ndodhi gjatë luftës në kosovë dhe duam t’ju falenderojmë në emër të AA VIsion për atë që bëtë për Kosovën dhe jetët që  shpëtuat, sepse ata janë të lumtur tani. Janë të lirë dhe ju nuk do t’ju harrojnë kurrë, megjithëse nuk patën mundësi  t’ju kontaktojnë.

Shoh shumë ushtarë me gjymtyrë të prera që ndodhën  gjatë asaj kohe. ju e përjetuat atë kohë prandaj nëse do të kishim klinika gjatë luftës, nuk do t’i kishim ato në Kukës. Kështu.

AA Vision. Ju keni një bluzë që e veshët në Shqipëri për herë të parë.

Dr. Noyes. Po, e vesha atje, po.

AA Vision. ShBA, me flamurin amerikan. kur shkuat atje, nuk dinit shumë për shqipërinë. pashë që kishit një hartë të Shqipërisë dhe po e konsultonit atë, se nuk e njihnit Shqipërinë.

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Pra,  çfarë patë tek ata  njerëz. a  i donin amerikanët apo jo?

Dr. Noyes. Po nuk e dija  ç’të prisja kur arrita aty, ose në një vend të huaj kudo qoftë. e dija që ShBA kishte marrëdhënie të mira me këtë shtet dhe jo aq të mira me shtete të tjera. nuk është se e vrava mendjen shumë për këtë me thënë të drejtën, shkova  për të bërë detyrën time. Por,  u habita me njerëzit, sa të sjellshëm e miqësorë ishin , dhe sa e vlerësonin atë që po bënte Anglia dhe ShBA për ta, pra bombardimet dhe ndihmën për mposhtjen e serbëve dhe Beogradit, unë nuk i njihja serbët dhe jam shumë i sigurt që ka serbë shumë të mirë por si shumë luftë të tjera, fajin e ka qeveria dhe historia, feja dhe të gjitha elementët e tjerë të saj, kush shkon mirë me kë, çfarë duan etj. Por unë nuk jam i përfshirë aty, unë nuk përzihem me politikë, megjithëse dua të shtoj se patjetër isha për pavarësinë e kosovarëve pasi arrita aty dhe  e kuptova ç’po ndodhte, u njoha me historinë dhe masakrat që ndodhën, luftën dhe vetëmohimin e  shqiptarëve të Kosovës, familjeve, fëmijëve dhe po ashtu popullin shqiptar të Shqipërisë, NATO-s  etj.

Unë isha përkrahës dhe vazhdoj të jem i pavarësisë së Kosovës.

AA Vision. Po. a kishte përfaqësues të OKB-së në Kosovë për shumë vjet deri sa arriti pavarësia. Menjëherë pas luftës ushtarët e uçksë disa nga ata të plagosur, disa nga ata u detyruan të largoheshin nga atdheu sepse u duhej të punonin dhe të rindërtonin shtëpitë e tyre dhe të merrnin veten nga humbjet, dhe disa shkuan në burg për të vuajtur për shumë vjet në burgje sepse luftuan për lirinë e vendit të tyre dhe serbët nuk e donin këtë.

Dr. Noyes. Në zonat e kontrolluara nga serbët?

AA Vision. Jo në tërë Kosovën. dhe disa nga ata bënë kompromis me okb-në dhe u futën në politikë ku fituan pozita të mira, pra të gjithë e gjetën një mënyrë për të dalë nga ajo situatë, kosova kishte nevojë për ndihmë por ata nuk e menduan këtë gjë.

Dr. Noyes. A po flisni për OKBnë?

AA Vision.  Jo po flas për politikanët e Kosovës.

Dr. Noyes. Oh, politikanët!

AA Vision.  Që ishin dikur UÇK si edhe të tjerët. ju gjetët një mënyrë gjithashtu, si mjek, si mjek amerikan që shërbeu  aty gjatë luftës dhe u njoh me realitetin atje. ju nuk e ndalët luftën, por vazhduat të shpëtonit jetë aty. dëgjuam për projektin që kishit për  të mbledhur ilaçe dhe pajisje nga shtetet e bashkuara dhe për t’i sjellë në Kosovë dhe Shqipëri.

Dr. Noyes. Po.

AA Vision.  A mund të na shpjegoni pak më mirë për këtë projekt? Sepse është projekt i admirueshëm, sidomos për periudhën e pasluftës.

Dr. Noyes.  Unë mendova për këtë gjë gjatë luftës, kur isha aty, kur pashë sa pak pajisje mjekësore dhe vegla mejkësore  kishte, që nga fashot, medikamentet dhe patericat, karriget me rrota të gjitha këto që duheshin por ata nuk i kishin. Prandaj, që para se të kthehesha në shtëpi e dija që sa të kthehesha do të përpiqesha të mblidhja pajisje mjekësore. U ktheva dhe tre herë të tjera, në vitin 2000, 2001 dhe 2005 dhe solla 44 kontenierë me pajisje mjekësore në spitalin e Kukësit dhe disa prej tyre shkuan në spitalin e Tiranës dhe disa në atë të Prishtinës. i mblodha të gjitha këto vetë, me ndihmën e disa miqve që më ndihmuan aty këtu. kisha mbi 7 pika grumbullimi ne Alentown – Pensilvania dhe mblodha pajisje mjekësore nga spitalet në Scranton dhe Alentown -Pensilvania,  dhurata nga individë dhe gjithashtu kisha një zonjë që quhej Elenor Bucanan, e cila jetonte në këtë zonë, në një zonë rurale, burri i kishte vdekur; dhe ajo ishte në të 70etat  atëherë, dhe ajo mblodhi ndoshta më shumë pajisje nga gjithë të tjerët për mua, sidomos rroba, karrige me rrota, paterica bastunë etj, i kishte të gjitha.

Unë bile i  dhurova një pllakë përkujtimore të bërë posaçërisht për të dhe ajo vdiq një vit më parë. Ishte nga Pensilvania gjithashtu.

AA Vision. Humanizëm i pa përshkruar.

Dr. Noyes.  Ajo më tregoi se ç’mund të bëjë një njeri i vetëm.

AA Vision. Pa qenë kurrë në Kosovë, pa e ditur ku binte Kosova ?

Dr. Noyes.  Jo, jo asgjë. Ajo më njihte mua. Ajo ishte pacientja ime kur isha mjek fshati, dhe lexoi për atë që po bëja unë dhe donte të më ndihmonte. dhe ashtu bëri. vajza ime shpesh vinte me mua aty ku jetonte ajo, në një fshat të vogël nja 5 km larg që këtu, dhe takoheshin dhe shkonim në  shtëpinë e saj nëpërmjet një rruge me pluhur, në mes të shkurreve dhe e mbushnim furgonin plot me gjëra që ajo i kishte lënë gati në verandën e saj. ishte e pabesueshme dhe nuk do ta harroj kurrë.

AA Vision.  Ju prehtë shpirti në paqe!

Dr. Noyes.  Jam i sigurt që ashtu është.

AA Vision. Do të kujtohet për të mirat që ka bërë.

Dr. Noyes. Po.

AA Vision. Kuksianët nuk të kanë harruar. për të treguar mirënjohjen e tyre, ata të nderuan me titullin qytetar nderi i kuksit. e pashë në gazetë atë që ndodhi në Kukës por doja ta dija nga ju për ngjarjen e vitit 2001.

Dr. Noyes. E vërtetë! Më mori në telefon Ahmet Zeka i cili është qytetar amerikan dhe ka qenë këtu që në 1998, dhe ai është nga Mali i Zi dhe ka një  restorant në Bens Alem, Pensilvania. Ai dhe miku i tij Astrit quhej, ishin kthyer nga Shqipëria dhe kishin një  surprizë për mua. unë isha këtu, në Pensilvanian e veriut dhe ata ishin në Filadelfia, Unë iu thashë “Ju s’mundeni të vini deri këtu me makinë, po të takohemi në Clarks Summit” që është një orë larg që këtu. Pra, u  takuam në një restorant ku më  dhanë dokumentat që më jepnin titullin qytetar nderi i Kuksit në Shqipëri. Unë u habita shumë, nuk e kisha menduar kurrë një gjë të tillë, nuk e kisha pasur kurrë synim dhe e kam vënë që atëherë flamurin tim shqiptar në çatinë e shtëpisë.

AA Vision. Fantastike, ju jeni vërtet mirënjohës dhe duket. Dikush që na ka ndihmuar kaq shumë vazhdon që mendojë për atdheun tonë.

Dr. Noyes. Në këtë dosje këtu do të shihnit artikujt e gazetave që unë kam hasur, të cilat ndiqnin deri në vitin 2005 ngjarjet në Kosovë,  ato që po ndodhnin, dhe zhvillimin e luftës për pavarësi. Prandaj,  ajo që ndodhi aty, e mira dhe e keqja, dhe synimet e gjithsecilit, janë të gjitha këtu në dosjen time. Të gjitha ato që kam hasur. Një gjë për të cilën më vjen keq, është që nëse më pyet dikush sepse ka dëgjuar që bëra diçka e udhëtova diku gjatë luftës, por kur unë flas për luftën në Kosovë tani, ka shumë njerëz që as nuk e mbajnë mend luftën e Kosovës, ose nuk e kanë dëgjuar më parë. dhe unë mendoj që duhet të ketë diçka të shkruar në anglisht më shumë për luftën në Kosovë tani.

Ajo është punë që duhet bërë nga dikush, por ky nuk do të jem unë se unë jam shumë i vjetër tani, dhe kam shumë gjëra të tjera për të cilat duhet të shkruaj libra. hmmm. mendoj se ajo që ka ndodhur në kosovë nuk duhet harruar. Mendoj se duhet sjellë në dritë dhe librat që egzistojnë për këtë luftë, qoftë dhe libra letërsie duhen sjellë në anglisht në mënyrë që njerëzit t’i lexojnë e ta konsiderojnë njësoj si ato që ndodhën në luftën e dytë botërore.

Unë jam i apasionuar pas historisë. lufta e parë, lufta e dytë botërore, lufta e vitit 1812 në ShBA, revolucioni, lufta në Vietnam, Kosovë e kështu me rradhë. nuk dua të harrohet lufta në kosovë. dhe ajo që u ndodhi njerëzve, ajo që u ndodhi njerëzve atje është e njëjta gjë që mund t’u ndodhë njerëzve nga njerëz të tjerë, që e bën akoma më të keqe. kështu po ndodh edhe sot, po ndodh tani në Lindjen e Mesme. prerje kokash, e pabesueshme që dikush mund t’ja bëjë këtë dikujt tjetër pavarësisht nga arësyeja.

AA Vision.  Pra, nëse e harroni të kaluarën, ajo do të përsëritet në të ardhmen përsëri.

Dr. Noyes.  Është një cikël, e kaluara gjithmonë përsëritet.

AA Vision. Ju faleminderit për kohën. A kishit diçka tjetër për t’ju thënë shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës.

Dr. Noyes.  I dua shqiptarët! i dua vërtet!  Mendimi im i parë kur erdha nga shqipëria ishte që do të doja ta sillja gjithë familjen dhe fëmijët e nipërit e mbesat atje dhe do të doja të shpenzoja dy javë në Shqipërinë e Veriut, që ata të shohin se ç’bëjnë fëmijët atje e çfarë iu duhet të bëjnë, fëmijët pesë vjeçarë, ky djalë i vogël  mbante dyqanin përballë spitalit ndërsa i jati shkonte për të mjelë lopën a për të bërë punë të tjera. po ashtu, ajo që ata kaluan, dhe nuk kishin as televizorin, as sendet e tjera speciale që kanë fëmijët tanë sot dhe që i marrin për të qenë çdo ditë.

AA Vision.  Djemtë tuaj kanë ndjekur gjurmët e babait, pra ju ishit mjek dhe ata u bënë mjekë.

 Dr. Noyes.  Unë isha mjeku i parë në familjen time, djali im i parë është gjithashtu radiologjist në pensakola,florida, vajza ime është dietologe, e martuar me katër fëmijë dhe shumë besimtare, vajza tjetër është psikologe, e diplomuar për psikologji, djali tjetër është mjet otolaringolog, në Ilinois, dhe vajza e vogël po studion për psikologji. dy nga nipat e mi, dy djemtë e vegjël të motrës, e cila ka katër syresh,  dhe ngaqë na la në moshë të re 48 vjeçare, dhe mbetën fëmijët jetimë, unë si të thuash u ktheva si baba i dytë për ta; ata janë po ashtu mjekë osteopatë, njëri mjek i familjes këtu afër, 35 kilometra larg, ndërsa vëllai tjetër është obstetër në scranton PA.

AA Vision.  Pra, familje mjekësh.

Dr. Noyes . Po, familje mjekësh, personeli mjekësor.

AA Vision.  Shumë mirë. a doni të thoni diçka tjetër në mbyllje?

Dr. Noyes . Doja që personalisht të falënderoja gjithë miqtë e mij shqiptarë dhe doja t’ju falënderoja ju për kohën që harxhuat për të ardhur këtu. nuk e prisja, dhe u habita që ju e donit këtë interviste. po ashtu edhe popullin në shqipëri dhe kosovë për ato që vuajtën dhe mënyrën sesi triumfuan e arritjet që kanë pasur. shpresoj që paqja do të vazhdojë në Kosovë dhe në Shqipëri, dhe shpresoj që populli serb do të bindet gjithashtu dhe do të gjejë lumturinë në të ardhmen, e uroj të ketë falje nga të dyja anët për ato që ndodhën në të shkuarën. njësoj si ShBA dhe Japonia, Japonia bombardoi Pearl Harbor dhe ne humbem 2800 personel të flotës detare dhe ushtrisë. por tani pashë në televizor që ushtarë nga ShBA dhe Japonia po luajnë një ndeshje miqësore futbolli.

Pra, anët e kanë falur njëri-tjetrin dhe Japonia tani është një nga miqtë më të mirë që kemi. Këtë dua të shoh edhe aty.  është e vështirë të kthehesh dhe të harrosh. Kjo armiqësi ka shekuj, siç e dëgjova kur isha në shqipëri Kosova, Maqedonia, Grekët Serbët e të gjithë këta popuj. Nuk është situatë e lehtë. NUk do të zhduket komplet. NUk e pres këtë gjë, por do të doja të shikoja miqësi dhe falje gjithashtu, dhe njerëz që shkojnë mirë me njëri-tjetrin.

AA Vision.  ndoshta në shekullin tjetër sepse së pari ata duhet të dalin para drejtësisë për të përdhunimin e femrave dhe vrasjet e fëmijëve.

Dr. Noyes. drejtësia duhet kryer.

AA Vision. Drejtësia duhet kryer që më pas të rregullohet marrëdhënia.

Dr. Noyes. Po. nuk po them që të falni dhunën, përdhunimet krimet e luftës, jo. ne e treguam këtë si amerikanë në Nuremberg pas luftës së dytë botërore. ata nuk u lanë të lirë, shumica e tyre vajtën në burgje, të tjerët vranë veten, sepse ishin fajtorë  për rregjimin Nazist etj. pra mendoj që sidomos në sistemi tonë, drejtësija do të mbijetojë dhe do të kryhet. Jam i bindur për këtë.

AA Vision. Ju faleminderit për kohën doktor, dua të falënderoj gjithashtu edhe Kolë Zagredën i cili na ka treguar dhe ishte i pari që na tregoi kush është Dr. Noyes Noise dhe Çfarë ka bërë ai për popullin shqiptar. Gjithashtu dua të falenderoj gruan tuaj.

Dr. Noyes.  Ah! Ma more fjalën nga goja.

AA Vision.  Se ajo është një nga personazhet e kësaj historie, ndihmesës në Kosovë. Ajo ndihmoi shumë dhe duam ta falenderojmë dhe nëse ju do të thoni diçka për të.

Dr. Noyes. Po patjetër. doja ta falënderoja, ajo as nuk e dinte që do të shkoja në kosovë derisa vajta në shtëpi dhe i thashë: “Po nisem.” Unë me gruan sa festuam 57 vjet martesë në 15 qershor. Kam një grua të mrekullueshme dhe një nënë të mrekullueshme për fëmijët e mi, dhe një person të mrekullueshëm. NUk kam takuar asnjë që ta ketë qortuar sado pak njëherë gruan time.

AA Vision. E falënderojmë vërtet gruan tuaj për sakrificën e saj, dhe e admirojmë atë që bëri për ju sepse pa atë ju nuk do ta kishit bërë dot këtë që bëtë.

Dr. Noyes.  E vërtetë.

AA Vision.  Ajo nuk ju ndaloi po ju nxiti të shkonit e të ndihmonit njerëzit që kishn shumë nevojë dhe ju faleminderit. Shpresoj të shihemi përsëri. në intervistën tjetër do të flasim pak më gjatë për marëdhëniet midis shqiptarëve dhe amerikanëve dhe urat e tjera miqësore që mund të ngrihen mes Shqipërisë, Kosovës dhe ShBAsë. Duket sikur po izolohen pak nga Evropa sepse janë një popull Evropian që e do shumë Amerikën.

Dr. Noyes. Po ashtu është.

AA Vision. Ju faleminderit shumë.

Dr. Noyes. E besoj edhe unë. kam diçka për të shtuar. do të doja të shikoja edhe qeveritë në shqipëri dhe kosovë që të rregullojnë problemet që kanë brenda vetes, sidomos për krijimin e qeverive të ndershme, transparente. Kur të ndodhë kjo, dhe duhet kohë derisa të arrijnë atje, dhe mund të arrihet vetëm falë zgjedhësve, popullit që voton për atë që do dhe besoj qe kjo gjë është e vërtetë jo vetëm atje, por edhe këtu në vendin tim. mund të zgjedhim njerëzit e duhur në qeveri për arsyet e duhura, të cilët munden të udhëheqin vendin në drejtimin e duhur.

AA Vision.  Dr noise ju jeni hero për ne shqiptarët. është e vështirë ta mbyllësh këtë intervistë. nuk mund ta mbyllësh përnjëherësh, ndaj po përpiqemi të arrijmë në mbyllje por nuk mundemi. Jeni hero për shqiptarët. na keni ndihmuar gjatë një kohe kur ne ishim vërtet në nevojë, dhe pa shtetet e bashkuara do të ishte shumë e vështirë për ne shqiptarët e kosovës të mbijetonim, dhe e dimë këtë. Pra, për ne ju jeni hero. Po për amerikanët, gjatë karrierës suaj të gjatë si mjek, jeni kujdesur për ndonjë personalitet në ShBA që mund ta njohim edhe ne.

Dr. Noyes. Jo nuk e besoj, nuk më bie ndër mend. domethënë ndonjë të njohur.  Nuk e kam pasur kurrë pacient, por pikëpamjet politike më të afërta i kam me Senator Santorum se burri i vajzës, Marku ishte menaxheri i fushatës së tij për dy fushtata me rradhë dhe vazhdon të punojë për të. pra unë nuk e kam pasur pacient, por ata patën shumë probleme  me fëmijën e fundit që lindi me një defiçencë në kromozome, dhe vajza ime  dhe dhëndrri u kanë qëndruar shumë afër. për  mua të gjithë pacientët që kam vizituar e mjekuar janë shumë të rëndësishëm. nuk i shoh rëndësinë e njerëzve tek pozita, sidomos kur bëhet fjala për mjekësi. mund të jetë më i varfëri në mes të rrugës, apo më i pasuri. nuk e bëj këtë dallim. e di, s’më vjen fjala e duhur tani, por kur ju thoni që jam hero për popullin unë nuk e shoh fare ashtu. dhe nuk po e bëj për mirësjellje a për modesti, por mendoj se unë kam përfituar shumë më tepër nga kjo kohë se nga ajo që dhashë. unë bëra atë që e kam pasion, në kosovë, në shqipëri apo në tompson pensilvani. çdo ditë, ja në pesë ditë kam pasur pesë pacientë këtu. një ishte aksident motoçiklete tre ditë më parë, dhe ra me kokë, e unë e vizitova herën e tretë natën e kaluar, e mjekova dhe e dërgova në spital. fqinja ime këtu ka probleme të tjera dhe po e mjekoj edhe atë tërë kohës, pra kjo është puna ime, njësoj si dhe ti ke punën tënde.

AA Vision.  Por besoj se termi altruist ju përshtatet shumë mirë.

Dr. Noyes. Cili term?

AA Vision. Altruist, që ndihmon të tjerët. edhe nëse ju nuk keni kohë prapë i ndihmoni të tjerët.

Dr. Noyes. OK,  këtë e pranoj se e bëj. por e bëj sepse e kam pasion, dhe nëna ime ishte njësoj. ashtu ishte ajo, vullnetare e kryqit të kuq gjatë luftës së dytë botërore, këtu në pensilvania para se të vdiste, ajo ishte përgjegjëse për të mbledhur paratë, për të ndihmuar familjet e ushtarëve, prindërit e tyre kur ishin të sëmurë, bile unë nuk e mbaj mënd këtë se isha i vogël, por e kam trashëguar nga familja. po ashtu  vëlla im dhe të tjerët në familje ishin të gjithë njësoj. Ashtu na kishin edukuar. ne ishim njerëz të thjeshtë nga Pensilvania dhe me zgjuarsinë e rrugës. gjatë luftës së dytë botërore ishe  vetëm, s’kishte kush të kujdesej për ty dhe kjo ishte edukata më e mirë që mund të merrnim e nuk do të doja asnjë tjetër nga ajo që pata. ishte fantastike. Po kështu  ndihem për shqiptarët, e shijova shumë qëndrimin aty, më shërbeu shumë përvoja që mora atje, njohja me një kulturë të re, me njerëzit dhe mënyrën e tyre të jetesës, etj. I jam mirënjohës.

AA Vision.  A doni të përshëndesni ata ushtarë të UÇKsë që ndihmuat gjatë luftës dhe  fëmijët të ciëve u shpëtuat jetën?

Dr. Noyes. Mund të them këtë, që kur u kthyem në 2005 me Ahmet Zeka, i takuam disa nga këta njerëz dhe morëm  vesh për fatin e tyre. ata më mbanin mend mua, mbanin mend që isha kujdesur për ta dhe po ashtu u takuam me një profesor nga universiteti i Colorados, që po vizitonte shqipërinë me grupin e tij të studentëve, dhe ai kishte hemorragji në stomak. e mjekuam edhe atë dhe mendoj se i shpëtuam jetën, bile unë u përpoqa ta gjeja atë më pas por nuk kam mundur. por isha në  sallën e operacionit, gati për ta operuar këtë njeri kur po i jepnin një transfuzion gjaku por atij i vazhdonte hemorragjia, derisa profesori tjetër që ishte me të na tha se ai po merrte aspirina për të parandaluar infarktet në zemër, dhe unë thashë që nuk mund t’i jepnim gjak dikujt si ai sepse duhej që në fillim t’i jepnim plazmë të ngrirë dhe platelete. Pra sa herë i jepnim gjak, ai e nxirte nga të gjitha drejtimet, por Dr Beqiri ishte aty dhe ai bëri një punë të mrekullueshme për ta mjekuar dhe ndaluar hemorragjinë. Më në fund pasi studentët  na dhanë gjak aty në Tiranë, ne ia dhamë plateletet dhe plazmën e ngrirë dhe rrjedhja e gjakut i ndaloi kur po prisnim të fillonim operacionin me kirurgun nga spitali i përgjithshëm në sallën e operacionit. ata donin që unë ta kryeja operacionin. pra ne ishim të dy të përgatitur dhe Dr. Beqiri  tha “Po e pastroj edhe njëherë” dhe filloi ta pastronte aty ku mendonte se kishte gjakrrjedhje se kish pasur edhe më parë, dhe  gjakrrjedhja kish ndaluar kështu që nuk kishte më nevojë për operacion. dhe dy anesteziologjistë erdhën nga gjermania dhe e morën me vete atje dhe me sa di unë ai jetoi. pra kjo ishte një ngjarje tjetër dhe Ahmet Zeka ishte me mua kur ndodhi.

AA Vision. Ju faleminderit!

Dr. Noyes . Po, me nder qofshi!

AA Vision.  Ju falemidnerit shumë për atë që bëtë për popullin shqiptar. do ta vazhdojmë përsëri. ju konsiderojmë si amerikano shqiptar, me flamurin shqiptar që valëvitet nga shtëpia juaj. Pra,  ju konsiderojmë kështu dhe shpresojmë të shihemi përsëri.

Dr. Noyes. Ju faleminderit!

Intervistoi: Qazim Doda

Përktheu dhe përshtati nga anglishtja në shqip: Blerta Alikaj

Ndalohet publikimi i kësaj interviste pa lejen e autorit

Copyright©AA Vision Media. Inc

 
Leave a comment

Posted by on October 26, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: