RSS

Nasuf Abdixhiku – Naski – Gjithandej me Artin

27 Oct

Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s’e bën këtë për vete, ai e ben ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë.  – Fisheri

Jonuz FETAHU

naski

Koha kur Nasuf Abdixhiku – Naski për miqtë i njohur edhe si «Jazz» nisi të «shijojë» dhe kuptojë artin e bukur të pikturimit i kishte dhene vetes nje detyrë shumë të ndritur një mision që të shpjerë dritë në thellësinë e zemrës, ja kjo është detyra e artistit kishte me thënë Shumani, dhe këtë detyrë naski e përjetësoi si është më së miri.Formula davinçiane se Artisti duhet të jetë i vetmuar dhe i zgjuar të vësh-trojë atë që sheh, duhet të flasë me vete duke zgjedhur më të mirën i shkonte më së miri Naskit të Ternovcit të madh, madhështisë vet.Sikur arti jeton me mua gjithkund, thot me nostalgji Naski. I shkruar për studime të ekonomisë në Prishtinë sa me i plotësua dëshirën prindërve, synim kishte Arkitekturën, një dëshirë që gjithmonë i mbeti peng.

Erdhi në Zvicër në dhjetor të vitit 1988, bashkë me bashkëshorten, dhe meqë gjeti punë në Kantonin francez të Friburgut, ende qëndron këtu dhe atë në qytezën Posieux . Naski në fillim, ai u gjet këtu si çdo shqiptar tjetër dhe filloi të punojë në një restorant në Less Paccotes, afër Chatel-St- Denisit «Auberge Lac de Jones», duke mos e njohur gjuhen franceze, edhe pse komunikonte në 7 gjuhë tjera. Pas 7 muajsh e zotëron edhe gjuhën franceze dhe fillon të punojë si kamerier. Kështu, hap pas hapi, në vitin 1996 bëhe menaxher i restorantit «Cruax Blanche» në Vuissens të Kantonit të Friburgut. Aty, fati i keq e deshi që ta pësojë një ndeshje komunikacioni dhe pëson shumë lëndime të rënda. Për shërim dhe pas operacioneve detyrohet ta ndërpresë kontratën me restorantin dhe që nga viti 1997 u gjet në të drejtën e shfrytëzimit të pensionit invalidor (l’AI). Kuptohet që me aktivitetet me të cilat merrej nuk e pati aspak lehtë, mirëpo fati i mirë e deshi që gjatë shërimit nëpër spitalet zvicerane, në një moment, për shkak të rehabilitimit, iu dha rasti ta ketë para vetes një «chevalier» (në të cilin vendoset kavanozi për të pikturuat) dhe nga aty çdo gjë rifillon tek ai të duket si një ëndërr nga fëmijëria dhe rinia e tij që po realizohet përsëri, meqë e mbante si dëshirë në vete, e që kurrë s’e kisha shpalosur me askënd, madje as me të afërmit e tij, sepse i dukej diçka e pakapshme dhe e parealizueshme.

Në ndjekje të artit

Ishte viti 2009, kur e bëri pikturën e parë në dimensionet 115 cm x 85 cm. Për çudi, ajo ishte pëlqyer nga shumë persona. Sikur brenda vetes e dinte se ka shumëçka për të shprehur nëpërmjet pikturës, por se do të pëlqehen aq shumë nga rrethi i miqve, këtë nuk e kishte pritur. Fati e deshi që miqtë e tij zviceranë, familjarët e të afërmit dhe disa shokë të tij ta shtyjnë që të merret me pikturë, meqë kishte kërkesa herë pas here për shitjen e tyre, edhe pse fillimisht ua dhuronte ato.

naski ekspozitaaaaaaaa

Në vitin 2012 i kishte bërë diku mbi 30 piktura dhe çdo punim e kishte në vete përmbajtjen dhe temën e shprehjeve të tij, e që pëlqeheshin shumë nga miqtë e tij zviceran. Mikesha zvicerane Pascalina Pistach këmbngulte që ai ta merrte një atelie (studio) për t’i kyçur definitivisht në artine e së bukurësn, ndërsa ajo i bënte edhe «Loby» nëpër miqtë e saj, të cilët herë pas herë e kërkonin ndonjë punim të pëlqyer. Me ndihmën dhe përkrahjen e bashkëshortes Emines dhe të fëmijëve të tij që ishin në moshën madhore, nisi diçka e re diçka të re, diçka që më vonë piktori do e quaj thirrje e simfonisë së shpirtit.

Në verën e vitit 2012, përfundimisht e gjen një lokal 80 m katror, ku e sjell atë pak material që e kishte në dispozicion, por që gradualisht e pasuron dhe sot ë ka një atelie, sa rrallë kush mund t’i ketë ato kushte e pajisje. Tani edhe më tutje ndodhet në atë atelie dhe punon rregullisht.

naski1

Arti nuk ka mësues

Naski e kishte kuptuar se Arti nuk mësohet, se në art nuk ka mësues, arti i pikturimit ndjehet, ate e ndjen shpirti, e shpirti i plagosur më së miriNë pranverën e këtij, nga 22 shkurti e deri më 30 mars, ai e hapi edhe ekspozitën e tij të parë personale me rreth 40 punime, nga të cilat 7 sosh u shitën, ndërkaq kjo bëri ‘bum’ në vendin ku jeton nga miqtë e tij zviceranë, por edhe më gjerë.

Në shtator të po këtij viti, një mik i tij nga Kaçaniku, Nazim Koraçi, i propozoi që ta bëjë edhe ekspozitën e dytë personale. Ashtu edhe vepron dhe nga data 30 gusht e deri më 14 shtator pikërishtë në Gruyére e hapi edhe ekspozitën e tij të dytë personale. Çfarë të thuhet tjetër? Ai e vazhdon jetën me një kalvar që s’e kishte paramenduar kurrë. Pa ndonjë përgatitje profesionale, ai arriti t’i bëjë 2 ekspozita personale vetëm për një vit.

Pascalina Pistache

Nazim Koraqi expozita ne shtator

Në këtë mënyrë, ai ka shumë ftesa edhe për ekspozita tjera anekënd vendeve jashtë Zvicrës, por që nga modestia ende nuk e ndien veten të përgatitur për këtë, ngase vlerëson se duhen ende hapa të vegjël për të bërë tani hapa të mëdhenj. Dhe artisti me shpirt gjithmonë gjen fjalë falënderimi për ata që në jetën e tij rrezatojnë më së shumti- për bashkshorten Eminen, vajzat Sumejën, Etinën,Ylfeten dhe yllin e shtëpisë Elbeinën. «Ata janë drita ime-udhërrëfimi im» përfundon rrëfimin artisti tërnovcas Nasuf Abdixhiku-Naski.03 Douleur de ma nation. (Quadriptyque) - (220x100) (Fr. 1.900.-) 1 03 Douleur de ma nation. (Quadriptyque) - (220x100) (Fr. 1.900.-) 209 Situation Blaise! (Situate dhembje)11 PST! (125x62) (Fr. 1.500.-)14 Ikje 5 Fishe! (Dyptike)15 Dashuri e Mergatës! (Sumit)20 Trahison dans l'amour. (Diptyque)  (120x80) (Fr. 1.700.-)25 Love in Family.  (Vandu)28 Ma famille a moi. (50 x 35) (Pour Pascalina)29 Statua in Love 2 (Statua Në dashuri)35 Amour Secret. 2 (106x66) (Fr. 1.800.-)37 Commencement pluvieux. (75x45) (Fr. 800.-)42 Ta famille! (Dyptike) OK Kadre (Naserit) 1

naski ne atele

 
Leave a comment

Posted by on October 27, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: