RSS

Poezi nga Preng Cub Lleshi

31 Oct
prof. preng cub lleshi

Prof. Preng Cub Lleshi

Preng Cub Lleshi

PËRSHENDETJE POETIKE

Në promovimin e vëllimit
poetik “E Bardha dhe të Zezat”
të poetit Dedë Shkurti

I lexova, Dedë, vargjet e tua,
Hovet e shpirtit shkruar n`udhë të jetës;
Dhe gjeta në to trille fantazie
E gjurmë të hirta n`kërkim të së vërtetës!

Gjeta në vargje dashurinë e zjarrtë
Për fisin tënd dhe gjakun Arbëror,
Për ata që i deshe e të deshën në jetë
E mbetën n`ëndrrat tua meteorë!

Dhe dëgjoj mes vargjesh zërin tënd,
Zërin që vjen nga kulla buzë një p`rroni:
“Hej! Po vjen djali i djalit tim tani,
Po vjen nipi Aleksandër Gjoni”!

Dëgjoj zërin tënd për Kastriotin,
Gjergjin zëmadh, sfiduesin e sulltanit;
Dhe m`del përpara vargu yt me dritë:
“Një zë po vjen nga Gryk` e Mezhgoranit”!

E duke ecur me vargjet tua n`Atlantik,
Pi edhe unë në Detin e Dashurisë;
Pi dhe zemra më mbushet me me gëzim
Për fluturimin e shqipeve drejt lirisë!

Dhe ec pëmes vargjeve, si mes detit,
Detit me valë të shpirtit tënd të gjërë;
Po më dhëmb zemra kur të shoh Kolomb,
Midis dallgëve të egra shpresëprerë!

Më dhëmb zemra, siç të dhëmb dhe ty,
Për Gjokë Becin-shokun tonë të vjetër,
Po ti e ngjalle, Dedë, në poezi
Ndaj thashë me vete: “Ja tek vjen një tjetër”!

Po vjen ti, Dedë, me vargun e lëmuar,
Të hysh krenar n`pallatin e poetëve;
Dhe ndjehem mirë që udhëtoj me ty
Nga fëmijëria e në jetë të jetëve!

Kështu shtegtojnë “E Bardha dhe të Zezat”,
Me “Këngët dhe ëndërrat e mia”,
Shtegtojnë drejt një Universi me dritë,
Ku rri Mbretëreshë e Artit-Poezia!

12.19.2014

 

 

Preng Cub Lleshi

SHQIPËRINË KËTU E KENI!

Kur ra në stadiumin “Partizani” të Beogradit
Simboli i Shqipërisë Etnike, më 14.10.2014

Tërmet binte, vallë, at` natë
N`Beograd e në Serbi,
Kur po luanin bijt` e shqipes
Burrërsisht, me krenari?!

Tërmet binte, vallë, at` natë,
Kur bërtisnin ca trutharë:
“Vritni, vritni, mor të ngratë,
Vritni ju këta shqiptarë”?!

Po! Tërmet binte vërtetë,
Kur sulmonte Lorik Cana,
Kur gjëmonte “Kuq e Zi”
Dhe Prishtina, dhe Tirana!

Po! Tërmet binte at` natë,
Kur dhe n`fushë po ndizej flaka,
Kur po luanin si Heronj
Blerim Balë e Taulant Xhaka!

Po! Tërmet binte at` natë
Kur nga qiejt zbriste një shqipe,
Kur val`vitej përmbi fushë
Fjala dritë “Shqip`ri Etnike”!

Tërmet ra në Beograd,
Kur Heronjtë zbriten nga qielli,
Kur ia befën pran` e pranë
Dhe Isai dhe Ismaili!

Tërmet ra kur bijt` e shqipes
S`e lanë Nënën n`tokë të bjerë,
Kur e mbrojten nga çakejtë
Dhe e ngritën lart në erë!

Çudi bëri at`herë bota,
Beogradi dhe Serbia:
Nuk e lanë të vejë nga toka-
Shkoi nga qielli Shqipëri!

Shkoi Ismail Qemali vetë,
Shkoi dhe Isa si Zgalemi;
Dhe i folën botës mbarë:
“Shqipërinë këtu e keni|!

20.10.2014

 
Leave a comment

Posted by on October 31, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: