RSS

Januzi: Paratë dorëzohen tek familja e heroit Enver Zymberi ditën e hënë

08 Nov
Xhevdet Januzi

Xhevdet Januzi

Para disa ditës portal Indeksonline në Kosovë botoi një artikull rreth zhdukjes së ndihmave të mledhura nga shqiptarët e Amerikës të cilat i ishin të dedikuar familjes së heroit Enver Zymberi i cili ishte vrarë pas një aksioni për të marrë nën kontroll pjesën e pushtuar të Mitrovicës. Në redaksinë tonë erdhi organizatori i mbledhjes së këtyre ndihmave Xhevdet Januzi i cili e sqaron në detaje se ku u mblodhën ndihmat, sa ishin ato dhe ku janë tani.

AA Vision: Xhevdet, faleminderit që erdhe në këtë emission me shqiptarët e amerikës pranë Albanian American vision.

Xhevdet Januzi: Faleminderit për ftesën!

AA Vision: Ne po na vjen mirë që gjete kohë të vish edhe pse e kemi marrë vesh që ju keni pasur rast vdekje në familje e poashtu një rast shëndetësor për vete dhe vërtetë të falënderoj që gjete mundësinë për të ardhur këtu. Krejt kjo çka do të bisedohet këtu është pasi që në telefon nuk ju treguam se cila është arsyeja që do të bisëdojmë, pra nuk ju treguam në detaje se për çfarë do të bisedojmë. Çështja është tek një artikull I botuar në Indexoline me tilull:”Si u zhdukën 29,000 dollarë për familjen Zymberi”

Xhevdet Januzi: Me gjithë dëshirë do e bëjë këtë sqarim, po ju falënderoj për ftesën që ma keni bërë. Unë jamë I njoftuar për këtë artikull, prandaj e kam pritur me shumë kënaqësi këtë ftesë tuajën.

AA Vision: Në cilin vit kanë filluar të mblidhen këto ndihma?

Xhevdet Januzi: Këto ndihma kanë filluar të mblidhen në vitin 2011.

AA Vision: Në cilin muaj përafërsisht?

Xhevdet Januzi: Në muajin e 8-të.

AA Vision: Do me thënë në muajin Gusht, sepse e mbaj mend që edhe vet kam qenë I involvuar për të ndihmuar në atë kohë, mirëpo unë nuk kam mbajtur shënime. Kjo është arsyeja që nuk I di datat e sigurta. A ka vazhduar mbledhja e ndihmave edhe më vonë?

Xhevdet Januzi: Po, ka vazhduar në Kosovë pasi që janë dorëzuar paratë me sygjerimin e disa shokëve prej këtuhit se shuma që është mbledhur gjatë periudhës dy-tre javëshe nuk ka qenë e mjaftueshme, kështu që shokët na kanë sygjeruar që të mbledhim pak më tepër për arsye se rreth 12,000 dollar me u grumbulle për familjen ymberi prej nesh këtu në Amerikë kanë qenë të pakëta, kështu që kemi vendosur ta vazhdojmë edhe nëpër Evropë.

AA Vision: Edhe ky aksion ka vazhduar ku herë pas here ndokush ka dhënë kontribut me siguri?

Xhevdet Januzi: Po, ka vazhduar aksioni. Une e kasha falënderuar së pari komunitetin shqiptar në Amerikë,e shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj edhe juve që më keni përcjellur në Chicago dhe Detroit, e përshëndes të gjithë komunitetin që ka bërë shumë për ta ndihmuar familjen Zymberi. Kjo ishte një iniciativë e imja personale, dhe më epër ka qenë një iniciativë sensibilizuese për t’I treguar komunitetit shqiptar në Amerikë për shtetësine e Kosovës se sa për grumbullim të mjeteve. Ne e kemi pasur parasyshë se pak më përpara atij aksioni,Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete, poashtu biznesmenë në Kosovë kanë kontribuar me shuma të mëdhaja. Pra,nuk ka qenë ndonje krizë financiare për familjen Zymberi. Iniciativa ishte thjeshtë për të bërë një sensibilizim të gjendjes në Kosovë që mbretëronte në atë përiudhë.Komuniteti ne New York, Detroit dhe Chicago e kanë pritur shumë mirë këtë iniciativë dhe shuma totale e grumbulluar është 12, 700 dollarë.

AA Vision: Këtu flitet për 29,000 dollarë, a keni fakturat se sa para janë mbledhur?

Xhevdet Januzi: I kemi të gjitha dhe dihen me emër e me mbiemër se kush ka kontribuar. Poashtu është libri i përkujtimit që gjatë ature ditëve të dhënjes së kontributit, çdonjëri prej atyre që ka dhënë kontributin e ka shkruar edhe një ngushëllim me shkrim për familjen Zymberi. Të gjitha janë të faktuara. Çdo person që ka kontribuar të cilëve u falënderohem shumë e ka dëshminë për kontributin e dhënë dhe të gjitha këto fakte I kam unë.

AA Vision: Këtu po del se në Michigan i paskan dhuruar 2,905 dollarë. Në Chicago i paskan dhuruar dikund rreth 2,350 dollarë. Paskan duruar edhe në Kishën Zoja e Shkodrës në New York rreth 1,120 dollarë e poashtu paskan kontribuar shumë individë?

Xhevdet Januzi: Absolutisht kjo është e vërtetë, ne posedojmë faktet kur janë dorëzuar paratë për shembull në Detroit ka nënshkruar personi që i ka dorëzuar dhe unë që i kam pranuar paratë. Të njëjtën gjë e kemi bërë edhe në Chicago, kur janë grumbulluar paratë ne kemi dashur të bëjmë pranimin nga një person që ta dijme se kush na i dorëzoi dhe të gjitha këto dëshmi shihen në librin e nënshkrimeve.

AA Vision: Do me thënë në Detroit shumicën e parave i ka dhënë kasha?

Xhevdet Januzi: Kisha i ka grumbulluar paratë.

AA Vision: Pastaj e njëjta u veprua edhe në Chicago ku xhamia i mblodhi paratë?

Xhevdet Januzi: Po, xhamia e ka dhënë një shumë e poashtu edhe indivitë të tjerë jashtë xhamije kanë kontribuar.

AA Vision: Po e shoh këtu Gazmend Lleshi e Skender Krasniqi.

Xhevdet Januzi: Po ka edhe të tjerë që mund të shihen emrat e tyre. E njëjta gjë është bërë edhe me kishën katolike “Zoja e Shkodrës” ku e kanë bëë aksionin e grumbullimit të parave dhe na janë dorëzuar me nënshkrim nga një person i caktuar.

AA Vision: Me sap o e shohë unë se këtu nuk qenkan 29.000 dollarë por 12, 700?

Xhevdet Januzi: Nuk janë 29,000 dollarë, kah kanë ardhur këto informata nuk e di. Une i kam të gjithë emrat dhe listën e kontribuesve të cilat tash po ua dorëzoj juve në redaksinë tuaj. Kah kanë dalur 29,000 dollarë dhe prej nga I ka marrë informatat indeksonline une nuk e di. Unë jamë kontaktuar nga ky person një ditë para se të dilte artikulli. A më ka pyetur nëse unë isha Xhevdet Januzi.

I thashë se:” Unë jamë Xhevdet januzi, dhe më ka pyetur nëse mund ta bëjmë një bisedë në lidhje me grumbullimin e mjeteve financiare për familjen Zymberi. Në momentin kur ai më ka telefonuar unë isha në punë, I thashë të më telefonojnë pas një ore, poashtu i thashe se jamë shumë i kënaqur që e bëre këtë thirrje.”

Unë nuk jamë kontaktuar prej këtij njeriu, unë nuk kam bërë kurrfarë bisede me të, e vetmja gjë që I kam thënë ishte: thirrëm pas një ore dhe ta vazhdojmë biseden. Kaq ka qenë! Unë nuk jam kontaktuar më vonë nga ky njeri.

ind onli 1ind onl 2

Në artikull e kam parë se personi që e ka shkruar artikullin i përmend dy emra shumë të mirë të luftës çlirimtare të Kosovës?

AA Vision: Para se të dalim në këtë temë dua ta dijë nëse personi që e ka shkruar artikullin ju ka telefonuar pas një ore.

Xhevdet Januzi: Nuk më ka telefonuar.

AA Vision: A je i sigurtë, atë ka dërguar ndonjë mesazh?

Xhevdet Januzi: Nuk më ka dërguar mesazh, dhe as nuk më ka telefonuar.Përkundrazi, unë i kam dërguar mesazh atij ku e kam falënderuar për telefonatën që ma ka bërë dhe e kam pritur pas një ore që të takohemi.

AA Vision: Që të bisedoni permes telefoni?

Xhevdet Januzi: Po, unë mund ta dokumentoj edhe mesazhin që ja kam dërguar në atë numrin prej të cilit më ka telefonuar.

AA Vision: Po thua se nuk të ka telefonuar, a je i sigurtë?

Xhevdet Januzi: Asolutisht nuk me ka telefonuar.

AA Vision: Shumë mirë, unë po shoh edhe diçka tjetër, po i shoh fakturat ku në to lexon receipt por nuk po shoh emër të Batalionit Atlantiku siq thirret menjihere përmes këtij shkrimi ku përmendet edhe Batalioni Atlantiku. E në këtë rast përmenden edhe dy emra, kryetari dhe sekretari i Shoqatës Atlantiku që të mos e quajmë Batalioni Atlantiku por shoqata e cila përbëhet nga ish-ushtarët e UÇK-së nga SHBA që iu kanë bashkuar luftës çlirimtare në Kosovë. Po i shoh këta dy emra të personave që e udhëheqin këtë shoqatë, Ganiu(Shehu) dhe Adriani(Grajçevci), sa kanë pasur ndikim në këtë aksion këta dy persona, a kanë pasur të bëjnë me ty në këtë rast?

Xhevdet Januzi: Absolutisht këta nuk kanë pasur të bëjnë asgjeë me mua. Përveq kontributit të tyre personal si dhe të disa anëtarëve të Shoqatës Atlantiku të cilëve u jamë shumë mirënjohës dhe i falënderoj për kontributin e tyre personal, ata asgjë tjetër nuk kanë pasur të bejnë me këtë iniciativë. E them me plot përgjegjësi se kjo iniciativë ka qenë personalisht e imja.

AA Vision: Edhe me sa i pashë në këto dëshmi nuk ka asgjë të shkruar në emër të Shoqatës Atlantiku?

Xhevdet Januzi: Sikur të kishte do i kisha nxjerrë para jush. Ato janë dëshmi ku përputhen emrat në fakturë me emrat që janë të regjistruar në librin e përkujtimit, kështu që nuk ka pasur asnjë document për Shoqatën Atlantiku.

AA Vision: Këtu më kanë ardhur informacione të ndryshe ku disa thonë se e kam një dëshmi që ma ka lëshuar Shoqata Atlantiku, pork jo shoqatë nuk ka lëshuar dëshmi sepse nuk po vërtetohet se janë marrë me këtë punë. Ti nuk e ke lëshuar në emër të Shoqatës Atlantiku?

Xhevdet Januzi: Jo, nuk i kam lëshuar.

AA Vision: Do me thënë kanë qenë krejt faturat tua? A i ke kopjet e të gjithave?

Xhevdet Januzi: Po i kam kopjet të gjitha.

AA Vision: Edhe një here për sqarim, a ka pasur të bëjë Shoqata Atlantiku me këtë organizim?

Xhevdet Januzi: Shoqata Atlantiku në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk ka pasur të bëjnë me këtë iniciativë sensibilizuese për këtë rast.

AA Vision: Përpos që të ka ndihmuar?

Xhevdet Januzi: Përveq kontributit personal të ketyre dy anëtarëve që janë përmendur në këtë artikull dhe të disa anëtarëve të tjerë të cilët ju kanë përgjigjur aksionit.

AA Vision: Kaq po më intereson sepse tani po debatohet më shumë nëse ka qenë e përzier kjo shoqatë në këtë aksion dhe nëse janë lëshuar dëshmitë në emër të kësaj shoqate tek njerëzit nga të cilët këni grumbulluar ndihma?

Xhevdet Januzi: Absolutisht, nuk ka të bëjë asgjë kjo shoqatë me këtë aksion.

AA Vision: Ta përsërita shumë herë për të qenë i sigurtë, dhe nuk janë 29,000 dollar më thatë?

Xhevdet Januzi: Nuk janë 29,000 dollarë mjete të grumbulluara nga bashkëatdhetarët tanë në SHBA.

AA Vision: Pra, me sa po e shoh unë qenkan mbledhur 12, 700 dollarë?

Xhevdet Januzi: Po, 12. 700 dollarë mjund të jenë 50 dollarë më shumë ose më pak të cilat janë të dokumentuara.

AA Vision: Mos t’i harrojmë edhe 5 dollarë sepse unë jamë dëshmitarë kun ë kishën e Shën Palit në Rochester Hill, MI derisa po e përcillja këtë aktivitet ku erdha bashkë me ty deri në Detroit e pastaj Shkuam në Chicago. Më kujtohet një vahzë e vogël e cila vraponti ti gjuante në atë shportën e kishës të cilat ua dedikonte bashkëmoshatarëve të cilët kishin mbetur jetim në Kosovë. Si do që të jetë, ti në njëfarë mënyre e sqarove, tani do t’i tregojmë personit që e ka shkruajtur këtë artikull se cila është shuma e parave dhe cilat janë organizatat e involvuara. Do me thënë qenke vetëm ti në emër të Shoqatës Mitrovica?

xh 18 xh 17 xh 15 xh 14 xh 13 xh 12 xh 11 xh 10 xh 9 xh 8 xh 7 xh 6 xh 5 xh 4 xh 3 xh 2 xh 1

Xhevdet Januzi: Personalist është iniciativë përsonale për sensibilizim të situatës momentale që ka qenë gjatë atyre ditëve në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë mblodha një ndihmë financiare për familjen Zymberi duke u nisur nga fakti se rreth një muaj më heret kontributin më të madh e ka dhënë qeveria dhe biznesmenët në Kosovë si dhe individë të ndryshëm, pra ata nuk kanë qenë në krizë financiare kjo familje.

AA Vision: Pra, ju thjeshtë e keni bërë nga vullneti i mirë?

Xhevdet Januzi: Prej vullnetit të mirë.

AA Vision: A ka qenë kjo kërkesë nga Kosova për mbledhjen e ndihmave?

Xhevdet Januzi: Jo!

AA Vision: Do me thënë vetëm kërkesë e iniciative e juaja?

Xhevdet Januzi: Kjo ka qenë kërkesë e imja. Qe 20 vitet e fundit, çdo aksion, çdo kontribut që është ndërmarrë për shtetësinë e Kosovës gjithmonë kam marrë pjesë. E ky është kontributi i im 20 vjeçar ku edhe në këtë rast e kam bërë.

AA Vision: Po, tash më trego një gjë. Kjo paska ndodhur në vitn 2011, do me thënë 3 vite ma herët që janë mbledhur këto ndihma, ku janë paratë?

Xhevdet Januzi: Paratë janë në Kosovë, për çështje të sigurisë nuk do t’ia përmedi emrin personit që I ka paratë dhe ai person I dorëzon këtë javë paratë tek familja e ime e cila me dëshmitë dhe librin e përkujtimit si dhe fotografinë e heroit Enver Zymberi që e e kam mbajtur gjatë tërë kohës në çdo vend në SHBA ku kam shkuar me vete e kam mbajtur fotografine e heroit Enver Zymberi. Kështu që personi do t’i dorëzojë paratë këtë jaavë me gjithë dëshmitë dhe librin e përkujtimit si dhe fotografinë e heroit që është bartur anembanë Amerikës përfshirë edhe nëpër familje, pra kjo do ti dorëzohen ditën e hënë famijes Zymberi.

AA Vision: Do me thënë, këto para dorëzohen të hënën, e arsyeja e vonesës së këtyre parave, a keni mbledhur ndihma dikund tjeter apo vazhdon aksioni?

Xhevdet Januzi: Ky personi, është munduar të mbledhin ndihma që t’i grumbullojmë pak më shumë.

AA Vision: Ku meiI mbledhur ndihmat, në Kosovë apo në Evropë?

Xhevdet Januzi: Ka filluar në Kosovë, është munduar edhe në Evropë.

AA Vision: Në Evropën Perëndimore e ke fjalën?

Xhevdet Januzi: Po, në Evropën Perëndimore. Kështu që nuk e di nëse ka mbledhur apo jo, por këtu sa janë mbledhur në SHBA do të dorëzohen të hënën që vjen me të gjitha dëshmitë si dhe fotografia e heroit enver Zymberi.

AA Vision: Mirë Xhevdet, Ne po shpresojmë, na caktove edhe afat se Brenda pak ditësh, nuk po e caktojmë ditën sepse kuptohet që është një distancë shumë e largët ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, po Brenda pak ditësh këto para do të dorëzohen tek familja Zymberi.

Xhevdet Januzi: Këto para do të dorëzohen të hënën, po e përsëris edhe një herë të hënën dhe do të këmi një dëshmi se janë pranuar të hollat dhe atë dëshmi do t’ua paraqes juve që kur të keni ndonjë rast ta paraqitni se janë dorëzuar.

AA Vision: Ne presim me padurim. Arsyeja pse edhe unë të kam përkrahur dhe kam ardhur me ty deri atje është se mua po më intereson se ku janë ato para, me plotë besimin tek ti e di që ato para sigurisht se do të dorëzohen une po e nisi nga ti si shok që të kam e si mik dhe dashamirë e njëkohësisht e njoh edhe punën që e ke bërë gjatë atyre ditëve. Kuptohet që këtu në SHBA shpeshëhere janë keqpërdorur paratë dhe unë do të vazhdoj edhe më tutje të mëspj për fondet tjera që janë keqpërdorur e po flasim ndoshta për miliona dollar, por e nisa prej teje se ma merr mendja që më së pari duhet me e nisur ketë punë tek rrethi që e njeh më mirë. Sido që të jetë, ti na premtove se dikush ka me I dorëzuar këto para në emrin tënd brenda pak ditësh?

Xhevdet Januzi: Brenda pak ditësh, unë po e them me plot përgjegjësi se të hënën ë ardhshme këto para do t’i dorëzohen familjes Zymberi dhe njëkohësisht do ta kemi dëshminë se janë dorëzuar dhe janë pranuar nga ata.

AA Vision: Edhe nuk qenkan 29, 000 dollarë?

Xhevdet Januzi: Nuk janë 29, 000 dollarë. I kuptoj edhe njerëzit të cilët kanë dhënë kontribut si ato 5 dollarët që i përmende më herët, edhe ato janë në ato mjete për arsye se ne kemi dashur të tregojmë se njerzit e thjeshtë, jo bizneset port ë thjeshtit po e përsëris të cilët jetojnë në SHBA dhe e fitojnë paranë me shumë mund aq sa ju ka kushtuar zemra e kanë dhënë kontributin. Ato para janë të shenjta dhe do të dorëzohen ashtu siq janë grumbulluar.

Dua ta shfrytëzoj këtë rast personalisht  që publikisht të falënderoj ty si Qazim Doda që më ke shoqëruar në atë turne në vende të ndryshme të Amerikës qe vetem deri në Chicago kemi bërë rreth 18 orë udhëtim e kemi shkuar edhe në familje të ndryshme, prat ë falënderohem për përcjelljen dhe ndihmën që ma ke dhënë gjatë këtij aksioni.

AA Vision: Unë kam ardhur në cilësinë e gazetarit, por edhe si shok të kam përkrahur, jamë munduar ta jap kontributin tim, sido që të jetë, ne në tre pika u sqaruam. Mua më vjen mirë që në kosovë merren me këtë çështje dhe duan ta dijnë se ku janë paratë, por qenka për t’u diskutuar pak ky artikull se nuk qenkan 29,000 dollarë por është më pak se gjysma e asaj që e kane thënë, ata I paskan deklaruar 17,000 dollarë më shumë, pastaj nuk qenkan të involvuar nga Shoqata Atlantiku dhe nuk ka fletë-dëahmi në emër të tyre, kot I paskan futur këta emra në këtë artikull dhe e treat është se paratë dorëzohen brenda pak ditësh në Kosovë dhe arsyeja është se ti ke pritur se do të mbledhësh më shumë para, a është kjo arsyeja apo jo?

Xhevdet Januzi: E vetmja arsye është kjo se kemi pritur të grumbullojmë ndihma më shumë.

AA Vision: Pas këtij artikulli që është botuar nga Indeksonline, a të ka telefonuar ndokush prej tyre?

Xhevdet Januzi: Askush nuk më ka telefonuar, përkundrazi unë e kam dërguar një reagim në redaksi.

AA Vision: Edhe nuk ka dalur reagimi?

Xhevdet Januzi: Ai reagim nuk ka dalur dhe asnjë person nuk më ka kontaktuar që në  reagim ja kam dhënë të gjitha informatat e mia duke e përfshirë e-mailin personal, numrin personal që ka qenë I njohur për redaksinë. Përkundrazi,unë kam tentuar t’I thërras të gjithë ata numra që I kanë ata në erklamën e tyre dhe asnjëhere nuk kam mundur ta marrë lidhjen në asnjërin prej atyre numrave të telefonit. Gjithashtu edhe më heret e ceka; Une isha I lumtur për atë që më kontaktoi dhe mund ta dokumentoj me mesazh që ja kam kthyer dhe e kam pritur pas një ore që të më telefonojnë për të vazhduar biseden. Më habiti fakti që ky gazetar jep informata pa I vërtetuar faktet. Faktet egzistojne, ato do të prezantohen dhe siq e cekë vet ai në këtë artikull ku thotë se unë kam qenë ai organizatori që e kam marrë iniciativën për grumbullim dhe në anën tjetër ai pa u konsultuar me mua dhe pa marrë informata nga unë nxjerr artikull të dezinformojë opinionin pa asnjë nevojë.

AA Vision: A ke për të shtuar diçka?

Xhevdet Januzi: Asgjë tjetër vetëm ju falënderoj juve për ftesën, të njëjtën kohë I falënderoj të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në aksion dhe se kontributi I tyre nuk do të humbasin se ato para janë të shenjta.

Intervistoi: Qazim Doda

New York

04. Nëntor. 2014

All rights reserved©AA Vision

http://www.albanianamericanvision.com

Ps. Ndalohet publikimi i kësaj interviste pa lejen e autorit.

 
Leave a comment

Posted by on November 8, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: