RSS

NËNA IME SHQIPËRI

10 Nov
Isa Ferizaj

Isa Ferizaj

Shkruan: Isa Ferizaj
Tiranë, Nëntor 2014
 
NËNA IME SHQIPËRI,
NË SHTATËDHJETËVJETORIN E ÇLIRIMIT

          –  E S E –

Shqiperia ime ! Sa herë mendja më kuvendon me Ty, moj Nënë e madhe, vetja më duket gjithmonë i vogel, shumë i vogel e, që andej, nga ajo vogelsi, e ndjej së ledhatimi yt më duhet patjeter, ashtu si një vogelushi, që të më rritë në vlera e, të më mbruaj panderprerë me dashurinë për Ty, nëna Shqiperi.

Unë kam mësuar në shkollë, por edhe në “shkollën” e madhe të jetës, se “ditëlindja” jote nuk dihet, pasi ajo është e shkruar vetem në cakun kohor kur ndoshta në këto anë që sot quhen hapësira ballkanike, s’kishte të tjerë banorë, pra vetem Natyra, Dielli e Hëna mund ta dinë saktësisht ditëlindjen tëndë, moj Nënë Shqiperi! Mendja ime është ende e papërgatitur që të “udhëtojë” aq larg, deri në cakun e fillimit tënd, pasi edhe të gjitha mendjet së bashku nuk do të mund të arrinin në ato kohëra  të caklindjes, foshnjërisë e të fëmijërisë Tënde.

Unë jam i vetëdijshme se rruga e Shqiperisë time, një rrugë nga më të gjatat, të njerëzimit, nuk ka qënë edhe aq e lehtë për të ardhur deri në ditët e sotme. Ma merr mendja se Nënëmadhja Natyrë, e paskej dashur shumë, aq shumë, bijën e saj, nënën time Shqiperi, sa që i dha një pozicion gjeografik e strategjik nga më të lakmueshmit nga fqinjët e popujt e tjerë të paskohshëm me të, rajonal e më gjërë, pasuri të shumta e të lloj-llojshme, mbi e nëntokësore. E, perseri kjo mendja ime më thotë që, sa do të deshiroja që të shfletoj një nga një faqet e “librit” tënd të shkruar nga koha e mbushur plot me deshmi e fakte, ngjarje, luftra, heronj, mite, legjenda,tradita, urtësi, krenari e lavdi, por kjo ndermarrje është e përfundueshme tej kufijëve të kohërave e të jetëve të disa brezave njerëzor, pasi ai “liber” është më i madh se sa ajo madhësi që mund ta rrokë mendja ime, “liber” i shkruar gjatë gjithë historisë Tënde. Ndoshta për këtë nuk do më mjaftonte kurrë koha e jetës time natyrore edhe në kufijtë e gjatësisë maksimale të jetuar nga njeriu në këtë planet. Eh, çfarë “shkrimtareje” e çuditshme, moj Nëna ime, Shqiperi!

Marr shkas të shkruaj këto pak radhë për Ty, nëna ime Shqiperi, nga afrimi i një momenti të shenuar më shkronja gjaku e, që koha u ka dhënë atyre shkelqimin e arit, e, ky moment është 70-Vjetori i Çlirimit Tënd nga pushtuesit nazi-fashistë e bashkëpunëtorët e tyre. Kombet e popujt kanë në historinë e tyre pika fillimi e harqe kohore e gjurmëlënieje, vijimësie hapsinore e, kulmimi kohor, të cilat në unitet e harmoni harkojnë si ylbere në qiellin e lirisë së tyre, që ngjan me një mozaik gjigand vlerash, ngjyrash, formash, shijesh, ndjesishë, këndveshtrimesh, gjykimesh, hamendësishë, urtësishë, dritash e hijesh. Të tilla janë edhe harqet hapsinore e kohore të vijimësisë së mahnitshme e të madherishme, të Mëmëdheut tim e, po ashtu është edhe “mozaiku” i “qiellit” të tij historik, teper i pasur me vlera nga më të shumëllojshmet, i formuar nga kohërat e gjata në “Rrugen e Kumterit” të lashtësisë së tij.

E, pa dyshim, që një pikë e tillë, nga ku nis një nga harqet e fitoreve tona historike, nga më të ndriturat e, më të lavdishmet, është data 29 Nëntor e vitit 1944. Shtatëdhjetë vite po kalojnë që nga ajo datë kryedatë e, lavdia e saj, jo vetem që nuk është zbehur, por përkundrazi, është rritur e ndritur edhe më shumë.

U deshen të derdhen lumenj gjaku nga zemra e madhe e kombit tonë për ta ruajtur lirinë, në ato pak moment që e kishim. Ja që, edhe pushtimi i trojeve tona dhe mohimi i lirisë për popullin tonë liridashës e paqedashës, në harkun kohor, 07 Prill 1939 – 29 Nëntor 1944, nga pushtuesit fashistë italianë e, më vonë, nga nazistët gjermanë, i shkaktoi Nënës Shqiperi edhe shumë e shumë plagë të reja në trupin e lodhur nga luftrat e mëparshme për ekzistencën e vet. Zjarri i madh që u ndez në zemren e kombit tonë, në kushtet e humbjes së lirisë e të Mëvetësisë, edhe ashtu të cunguar, para shtatë prillit 1939, dhe rënia e Atdheut në kthetrat e pushtimit e, në ato të tradhtarëve bashkëpunëtorë të pushtuesve, e rriti edhe më shumë flakën e atij zjarri, aq sa ai dukej e duket edhe sot, në qiellin e vetëdijes shqiptare, si një flakadan dritëlëshues në një natë pa hënë e pa yje.

U desh që në zjarrin e më të madhes epope dhe më të lavdishmes pjesë të historisë tonë, në atë periudhë që njihet me emrin lavdimadh si, Epopeja e Lavdishme e LANÇ, të shkruajmë historinë tonë të re me gjak djemësh e vajzash, bijë e bija nga më të mirët që kishin lindur nënat shqiptare . Por kjo Epope kryekohë e mbushur me plot vlera të pamatshme morale, njerëzore, do të merrte vlerën e saj të plotëmerituar vetem në momentin historik të lindjes së PKSH, me 08 Nëntor 1941, në Tiranën e kuqe nga gjaku i derdhur për liri, si krijesa më vlerore e shqiptarëve në tërë rrugën e tyre të luftrave per mbijetesë, pos asaj të mbajtjes gjallë të shpirtit liridashës të një kombi të tërë, pashkëputshëm në të gjitha kohërat.Krijesa e kohës kryekohë e kësaj Epopeje lavdimadhe, PKSH, u shndërrua shumë shpejt në Diellin që filloi të shpërndajë rreze dritëjete e dritë mbi tërrin mendor, kohor, moral e, “organizimin” e çorganizuar shoqëror të kohës. Sakrificat për lirinë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar rrugëtimi ynë për lirinë, kanë qënë prometeike.

Ndaj kjo rrugë mban emrin kuptimplotë: “Rruga e lirisë”, emer ky i regjistruar vetem ne vetëdijen tonë të shëndoshë, pasi në arealin tonë natyror mund të gjësh lloj – lloj emertimesh, por këtë emertim kuptimplotë, nuk e gjën. (!!)        Kur mendja jonë “ecën” nëpër këtë “rrugë”, kryrruga e të gjitha rrugëve tona vlerore, ne njerëzit e ndershëm e të thjeshtë, marrim vendimin që kurrë të mos e shkelmojmë atë rrugë me paudhësitë e kohërave; që kurrë të mos e shkelim atë rrugë me këmbët e ndotura nga fajet e krimet historike, pasi është e larë me më të çmuarim material natyror, me gjak deshmorësh e heronjësh, kryevlera të Kombit tonë e, të çdo kombi e, të çdo kohe.

Është ai gjak e, ato jetë të njoma, por edhe të të gjitha moshave, të nderprera nga vdekja heroike, në lulen e rinisë, e në të gjitha stinët e jetës, të vëna në themelet e Shqiperisë se re historike, që ia ndryshuan për një gjysmë shekulli rrjedhen historisë tonë, një rrjedhë që mori kahun e ringritjes e ngjitjes në lartësi të reja, në vend të ngecjes e të rrokullisjes në greminat historike, ku shpeshherë e kishim parë veten në të kaluarën e kahmotshme, por fatkeqësisht edhe në këto më se dy dekadat e fundit të historisë tonë më të re.

Një popull i vogël ishim ne shqiptarët në LDB, një popull i varfër e pa mbështetje, por ishim një nga popujt, a kombet më të mëdhenj në vlera, në rezistencë e pathyeshmeri; një nga popujt që varfëria ekonomike nuk e mposhti as e theu shpirtin tonë liridashës, sepse ishim shumë, shumë, të pasur me vlera, në shpirtin tonë besimplotë tek liria; një nga popujt e rrallë të kontinentit tonë plak, që e sfiduam vdekjen vetem me forcat e shpirtit tonë të pamposhtur, fakt ky që derdhi pa kursim mbi ne lumenj dashurie, admirimi, mbështetjeje morale e, mirenjohjeje nga popujt liridashës kudo nëpër botë.

E, tek e mendoj rrugën që ka përshkuar liria në këtë hark kohor 70-vjeçar të Shqiperisë time, nuk guxoj që të mendoj ndryshe, ashtu si ata që sot thonë se, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, ishte e panevojshme; se ajo luftë nuk ishte Nacionalçlirimtare; se ajo ishte luftë vëllavrasëse, pra luftë civile…, etj., etj., si këto shprehje aspak dinjitoze për një mendje të kthjellët e, për një shqiptar që ka pirë gjirin e Nënës Shqiperi e, që s’e ka mohuar atë gji, për ta ndërruar me atë që ka rrjedhur helm, në vend të qumështit, kundër kesaj Nëne dhe, që i ka ushqyer brezat me urrejtjen ndaj Shqiperisë e Kombit shqiptar. Unë e kuptoj fort mirë se pa ato sakrifica madhore, pa atë gjak të pastër, pa ato jetë të njoma e, pa atë heroizem masiv të një populli të tërë për liri; pa atë dashuri për Atdheun tonë, dashuri që kurrë nuk na kishte braktisur në rrugëtimin tonë historik, por na kishte mbushur me besim tek e ardhmja e ndritur për Kombin e Atdheun, pa dritën që na ndriçoi mendjet tona në kulmin e errësirës historike, dritë që rrezatohej nga e vetmja forcë politike përparimtare, atdhetare, revolucionare, heroike, simbol i urtësisë së kombit tonë, e guximshme, trime dhe e pathyeshme, udhëheqëse e pagabueshme, largpamëse e stratege e të gjitha fitoreve tona që nga lindja e saj, PKSH, nuk do të ishim ngjitur në  lartësitë kohore që i jetuam së bashku për një gjysëm shekulli, që para Çlirimit as mendja më e ndritur s’do të merrte guximin t’i nxirte në eter.

Është drita e atyre sakrificave dhe e PKSH që na orientoi në terrin e luftes pushtuese, që ne të shikojmë dritën e lirisë e, të vrapojmë drejt saj, edhe pse me një çmim teper të lartë për ne. E paguam shumë shtrenjtë lirinë tonë, si rrallë kombe të tjerë në këtë kontinent, sepse ia dinim vlerat asaj dhe, sepse ajo shpesh herë na ishte rrëmbyer nga të tjerët, rrëmbim i cili na kishte rrokullisur nëpër hullitë e kohërave e, humnerave të historisë. Unë kam mësuar për mundimin që hoqi Sizifi mitologjik me “gurin” e tij simbolik dhe, nuk e di se përse edhe Nëna ime Shqiperi, më ngjan shpesh herë me këtë figurë mitologjike e heroike, por bëhem krenar kur kuptoj se kjo Nënë sizifjane për nga përpjekjet mbinjerëzore për t’u ngjitur lart e më lart bashkë me “gurin” e mundimeve të saj, e tejkaloi Sizifin mitologjik, sepse nuk u rrëzua perfundimisht, por me peshën e rëndë të vuajtjeve për lirinë, ajo, sa herë rrëzohej, ringrihej më e fuqishme për t’u ngjitur në lartësi të reja dhe, ngjitej.

Dhe ja, që rruga jote, Nënë, më bën krenar për historinë tënde. Jam besimplotë se perseri do të dishë të ringrihesh, pas shkarjes në rrugën e ngjitjes, në 1990-tën e zezë. Epopetë e mëdha, shenojnë edhe kthesat e mëdha historike. E tillë ishte edhe kthesa historike e popullit tonë, kthesë e shenuar në kulmin e zjarrit të luftës heroike, çlirimtare, partizane, pra, ajo e pozicionimit të popullit tonë luftetar e liridashës e, të kësaj lufte titanike, në krahun e fitimtareve më të mëdhenj të historisë njerëzore, në kohën e LDB. Mendjet e ndritura të bijeve të këtij populli e, pikësëpari, mendja e birit më të urtë të kombit, prijësit legjendar, strategut të luftës për çlirim kombëtar e shoqëror, largpamësit të pagabueshëm, themeluesit të PKSH, Enver Hoxha, e shquan drejt shtegun nëpër të cilin duhej të ecte lindja e rritja e lirisë tonë e, ai shteg ishte shtegu i sakrificave dhe i lavdisë, shtegu nga ku filloi ngjitja jonë drejt atyre lartësive me të cilat krenohemi sot e, tërë jetën.

Shtatëdhjetë vite që nga lindja e lirisë së vertetë për popullin tonë, që nga ajo datë që ka hyrë në historinë tonë me plot dinjitet, krenari, madhështi e lavdi, që nga 29 Nëntori i vitit 1944, nuk janë shumë për historinë, por për jetën e kombit tonë flasin sa shtatë shekuj, nga të cilët, pesë “shekuj” na ngjiten në Everestmajat shqiptare dhe dy, po na terheqin zvarrë nga njëra greminë në tjetrën, për të na bërë që të harrojmë lavdinë, kohën kryekohë, Epopenë e nderit e të krenarisë kombëtare dhe, mbi të gjitha krijuesin e asaj kryevlere morale e historike, Enver Hoxhën e pavdekshëm. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e shqiptarëve është vlera mbi të gjitha vlerat që u ideua, u projektua, u drejtua nga PKSH dhe Enver Hoxha, luftë që e pozicionoi kombin tonë në krahun e fitores së të mirës mbi të keqen e historisë. Çdo përpjekje për ta fshirë nga historia këtë hark historik lavdimadh, do të deshtojë për turpin e atyre që e ushqejnë një ndermarrje të tillë donkishoteske.          Gjaku e jetët e partizanëve heroikë shqiptarë e kanë vulosur historinë pesëdhjetëvjeçare të Nënës Shqiperi, që nga fillimi i LANÇ e deri me restaurimin e sistemit antivlerë e çnjerëzor kapitalist në Shqiperi, me vulën e fitimtarëve, e kanë stolisur me kurorën e lavdisë dhe, e patën ngjitur atë, në majat e nderit, krenarisë e, të dinjitetit të plotmerituar.

Natyrshëm na lind pyetja: Ç’do të ndodhte me ne shqiptarët e me trojet tona sikur të merrnim vesh mendjet e “baballarëve” të kombit që i bashkuan armët e zemrat me pushtuesit e vendit? Pergjigjia merret lehtësisht me mend. Kurorësimi i të gjitha sakrificave të një populli të tërë, bërë për liri, vlera dhe pesha e gjakut dhe jetëve të 28 mijë deshmorëve e heronjve të atdheut, u ngriten si më e madhja permendore nderi e lavdie në “arealin” shpirtëror të kombit tonë dhe, të gjitha këto i vunë, me dinjitet e krenari, në ballinën historike, datën 29 Nëntor 1944, datë që shenon Çlirimin e Shqiperisë dhe lindjen e lirisë së vertetë të saj e të shqiptarëve në trojet politike të shteti shqiptar.

Kjo datë historike, motër e tjetrës datë, po aq historike, e 28 Nëntorit 1912, i bëjnë nder historisë tonë kombëtare njëlloj e pandashëm nga njëra- tjetra. Në lartësinë e 70 viteve të lirisë së vertetë të Shqiperisë time, ky hark kohor shkelqen me dritën e Diellit dhe rrezaton jetë, krenari, madhështi, pavdekësi.

Liria e lindur nga sakrifica masive kombëtare është më e shenjta, më e vlera, më e pacenueshmja nga asnjë mendje sado e sëmurë që mund të shfaqet që qiellin e kohërave të turbullta. Liria që festojmë në këtë 70-vjetor na kujton se nuk guxojmë të prekim themelet e muret e saj, se nuk guxojmë të errësojmë e nxijmë dritën e lavdinë e saj. Shtatëdhjetë  vjet e lirë, nëna ime Shqiperi! Përmasat e kesaj lirie do të ishin të madhërishme, sikur të mos i kishim mohuar historisë tonë, më të lavdishmen pjesë, të asaj të përgjithshmes tonë, gati një gjysëm shekullore, në këto dy dekada e gjysëm të fundit, sepse asnjë hark tjeter “lirie” të mëparshme, nuk e kanë vlerën dhe peshën e kësaj lirie, sepse ajo epokë që njihet me emrin e Enver Hoxhës, pra Epoka Enverjane e Socializmit, e shkëputi Shqiperinë nga rruga e theqafjeve të herëpashershme, nga rruga e kompromiseve të ndyra, të “udhëheqësve” tradhtarë, me armiqtë tanë historik,të shpallur e të maskuar, të paraçlirimit të Atdheut, në dëm të tij e të Kombit tonë.

Fatkeqësisht, kjo koha e “demokracisë” së sistemit antvlerë kapitalist dhe, e pushtetit të pseudopolitikanëve të pasnëntëdhjetës në Shqiperi, është e njollosur me turpin e ketyre pseudopolitikanëve që ngjasojnë me ata dallkaukët e pazarxhinjtë që shitnin e falnin tokat e lirinë e Shqiperisë për një karrige të fëlliqur pushteti ligësie, në kurriz të lirisë, për interesa vetjake, të ngushta e meskine, duke i mohuar lirisë dhe Shqiperisë, vlerën e dinjitetit, krenarisë, pathyeshmerisë, perparimit e zhvillimit të pandalshëm ekonomik, social, politik, arsimoe, kulturor, moral e psikologjik të një populli të tërë.

Nga lartësia e shtatëdhjetë viteve, Shqiperia ime ka çfarë të na tregojë, të na mësojë , ka për çfarë të na lavdërojë, por edhe të na kritikojë e, pse jo edhe për çfarë të na e tërheq edhe veshin, si nëna fëmijës, por edhe për çfarë të na denojë për tradhtim të interesave të saj për interesa personale pasurore e pushtetore.

Unë e ndjej se Nëna Shqiperi do të meritonte ende më shumë nga çdo njëri prej neshë. Po ashtu e ndjej se edhe shumë plagë i shkaktuam asaj, ndonëse në kushtet e “lirisë”, me ndërrimin e kahut të ecjes së historisë, nderrim që po rezulton, tash një çerek shekulli, se po ecën prapa, në kundershtim me interesat e ëndrrat e shqiptarëve. Unë po e prek me zemer, zemren e Nënës Shqiperi dhe, kjo prekje po më thotë shumë, aq shumë sa, ndjehem pa fuqi që t’ia sheroj, i vetem, ndonjë plagë që iu shtua mbi trup kësaj nëne, nga ata që rendin prapa dhe thërrasin në kor, pavarësisht ngjyrimeve politike të kësaj kohës “demokratike”, se po ecin përpara. (Në fakt kjo koha e pasnëntëdhjetës, për këta dallkaukë që e sjellin rrotën e historisë prapa, ka qënë rendje para, por për një popull të tërë dhe historinë e tij, rendje prapa dhe rënie në hullira greminash ekonomike, sociale, morale, psikologjike, kulturore.)         Shqiperia 70-vjeçare është ende e re, ajo është ndoshta  në moshën rinore, pasi shtatëdhjetë vjet për kohën historike janë fare pak, ndaj kuvendoj me Shqiperinë shtatëdhjetëvjeçare, si me “moshataren” e një të riu, por  shumë e shumë më të urtë, më me përvojë e, më me dinjitet. Kështu, kjo Shqiperi, herë është Nëna që më mëkon me dashurinë për të e, herë shoqja e motra e urtë që më merr për dore në rrugën e ecjes përpara.

“Barazinë” moshore me Shqiperinë time rinore, ma lehtëson e ma mundëson rraporti moral me të cilin më ka brumosur kjo nënë e madhe, moral plot me vlera nga më të mirat e moralit të madh njerëzor.

Shtatëdhjetë vite të Shqiperisë time do të doja të ishin si  shtatëdhjetë maja lavdimëdha historike, mbi të cilat duhej të ishte ngjitur ajo,  ngjitje kjo me vlerën e me moralin e një qendrestarie prometeike të kësaj nënë të pavdekshme. Tek i hedh sytë e mendjes në rrugën nëpër të cilën ka kaluar udhëtimi heroik i Shqiperisë legjendare, nuk mund të mos ndjehem krenar, nuk mund të mos e ndjej peshën që ka liria, pëshë të cilën kurrë nuk bën ta heqim nga “kurrizi” i ndjeshmërisë tonë më sublime njerëzore. E ndjej se kjo nënë shpesh herë në jetën e vet u vetësakrifikua për ne, prandaj arsyeja dhe përgjegjësia jonë në çdo veprim e gjykim tonin ndaj kësaj nëne, nuk bën të luhatet, për ta risjellur momentin tragjik të vendosjes së Nënës, në realitete trishtuese, fatkëqia, si në hamendësinë hamletjane, siç e pamë në jo pak raste të tilla pas vitit kobzi, 1990.

Sot, kur flitet për “kujtimin” e “festimin” e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, nga ata që vlerat e lirisë e të gjakut të derdhur për fitoren e rritjen e saj, i tradhtuan e i shkelen, duke ia ndërruar kahun e ecjes historisë, në të kunderten e ecjes perpara, ndjehem i fyer e i turpëruar, sepse liria e vertetë nuk ekziston më, pasi në vend të saj mbisundon pasiguria për jetën, korrupsioni kanceroz, mafia, papunësia, varfëria e mjerimi i një populli heroik; servilizmi politik ndaj të huajve, pazarrlleqet me fqinjët, me trojet tona, në dëm të atdheut e të sovranitetit të tij, lufta e ndyrë për pushtet e klaneve dhe “partive” shushunja politike, që s’kanë asnjë lidhje me vlerat e dinjitetin kombëtar, me Çështjen Kombëtare, ende të pazgjidhur.

Zhurma bajate dhe lufta e ndyrë politike për mohimin e kryevlerave te kësaj Epopeje nderi e lavdie, të një historie gjysëmshekullore të popullit shqiptar, histori kjo e shkruar me gjak, mund, sakrifica, e heroizem të pashoq, nga pinjollët e “baballarëve” te kombit, por edhe të atyre që shkelen mbi gjakun e deshmorëve e të heronjve, por edhe të etërve të tyre ish partizanë të asaj lufte krenare, më bëjnë pesimist, se Shqiperia ime do të mundet një ditë të afërme, të shkëputet nga këto kthetra vrastare të mohuesve të vlerave të verteta e, të rolit historik të kryekomandantit që udhëhoqi të gjitha betejat për çlirim, për rindertim, për zhvillim, për ruajtjen e Pavarësisë së vetretë e të sovranitetit kombëtar e, të mostjetersimit të kufijëve të shtetit tonë për asnjë lloj pazari përsonal e meskin, Enver Hoxhës legjendar.

Në çdo hap që bëjmë e, do të bëjmë në jetë, duhet të mendojmë e të mundësojmë, që ata hapa të jenë edhe hapat e Nënës. Ajo na mësoi hapat e parë të ecjes e ne, ata hapat tanë duhet t’i vëmë në sherbim të ecjes së saj të pandalshme, të dinjitetshe, krenare, vetem përpara e, me kokën lart. Jam krenar që jam biri yt, Shqiperia ime! Mos më gjyko ashpër, në se s’po mundem që t’i sheroj plagët e reja “demokratikase”! Ato plagë janë në shpirtin tim dhe të çdo shqiptari të ndershëm. Por, prapë se prapë, nuk mund të bëhem rob i deshpërimit, prandaj besimplotë mendoj e shpresoj se koha e re po agon edhe për Ty e për ne dhe, Bota e Re do të lind nga ndeshja finale historike.  Në horizontin e skuqur të historisë që po lind, po agon, Bota e Re. Unë e shquaj atë. Megjithatë, Nëna ime Shqiperi, nga maja më e lartë e dashurisë time për Ty, thërras: Festofsh së vertetshmi edhe shekuj të tjerë në liri e në begatim të gjithanshëm !

 

 
Leave a comment

Posted by on November 10, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: