RSS

Specialisti i Marinës Amerikane që e vrau terroristin Osama Bin Laden kishte shërbyer edhe në Kosovë

15 Nov

 

Qazim Doda/ NNSB Investigative Reporter

Qazim Doda/ NNSB Investigative Reporter

Shkruan: Qazim Doda, New York

Njeriu që e vrau Osama Bin Laden-in flet hapur për publikun amerikan duke e sqaruar se si ndodhi vrasja e terroristit më të kërkuar në botë.

Bob O’Neil shpjegon se si snajperist ka shërbyer edhe në Kosovë dhe nuk e kishte të vështirë të merrte pjesë në një aksion të tillë të një rëndësie të veqantë.

Në SHBA ka mendime të ndryshme rreth paraqitjes publike të snajperistit Robert O’Neil, disa mendojnë se është rrezik për të dhe për shokët e tij të cilët mendojnë se mund të jenë cak i sulmeve terroriste, derisa të tjerët e falënderojnë dhe e shprehin krenarinë që kanë krijuar për heroizmin e tij.

Robert O'Neil / Nay Seal

Robert O’Neal / Navy Seal

Robert O’Neil tregohet shumë i sinqertë dhe vetëmohues para publikut amerikan derisa thotë se njëri nga kolegët e tij të njësisë special kishte kërcyer dhe e kishte mbështjellur bobën e hedhur nga Bin Laden. Ai specialist e kishte rrezikuar jetën e vet për t’I shpëtuar kolegët. Pë fat të mire bomba nuk ishte aktivizuar dhe të gjithë kanë shpëtuar.

Osama Bin Laden ishte gjetur në katin e tretë dhe aty ishte vrarë nga snajperisti Robert O’Neil. Ai shpjegon se e bënë të pamunduarën që të mos ketë viktima siq ishin fëmijët në atë shtëpi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin afër zbutjes së luftës kundër terrorizmit pas vrasjes së liderit të Al Qaeda-s, Mirëpo, paraqitja e organizatave terroriste siq janë ISIS, Al Nusra dhe disa të tjera të cilat janë më të koncentruara në Irak dhe Siri, e kanë shtyrë administratën e shtëpisë së bardhë që të ndërmarrin hapa konkret duke i bombarduar bazat e stërvitjes së këtyre organizatave terroriste.

Në sqarimin e tij se si u realizua aksioni, O’Neil thotë se nuk kanë ditur se ku po shkojnë dhe kundër kujt po ndërmarrin këtë aksion. Për cakun e këtij sulmi ishin të njoftuar vetëm personat kyq në administrate, përfshirë Presidentin Obama si dhe Agjentët e CIA-s të cilët e kishin zbuluar vend-ndodhjen e kryeterroistit Osama Bin Laden.

 
Leave a comment

Posted by on November 15, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: