RSS

70 vjet nga masakra në Sfircë të Medvegjës

24 Nov

image

REXHEP ABAZI

E shtunë 18 Nëntor 1944-E martë 18 Nëntor 2014, 70 vjet me lot në sy, prindëritë, fëmijtë faresfifi e kombi, 70 vjet e përgjithmonë Sfirca e Medvegjës pa 33 burra të humbur pa gjurmë nga të ashtuquajturit partizanë të diktatorit TITO

Vjeshta e ftohët e atij viti kobëzi për shqiptarët e Sfircës, e sidomos për 28 familje prej të cilave me dhunë u nxorën nga shtëpitë 33 burra, ndër më të mirët, në natën e festës së KURBAN BAJRAMIT, më 18 nëntor 1944, ditë e shtune dhe u dërguan në rrugë pa kthim, por edhe të pa shenjë e pa gjurmë.

Sot është 18 nëntori 2014, ditë e martë, para shtatëdhjetë vitesh ishte ditë e shtune 18 nëntori. Plot 70 vjet familjet e këtyre njerëzve të humbur pa nam e nishan, pa kurrëfar faji, përveq që ishin shqiptarë, vajtojnë me lotë na sy, së paku pa e ditur se ku u mbetën eshtrat të dashurve të tyre.

“Nga Sfirca janë marrë, janë humbur pa shenjë dhe janë likuiduar me siguri, pa kurrëfar vendimi të ndonjë organi gjyqësor e kryesisht pa kurfar faji këta persona:

1. Emin ( Dul) Abazi,

2. Selim (Hatem) Abazi,

3. Arif (Abaz) Abazi,

4. Isuf (Behlul) Behluli,

5. Jashar (Bec) Zejnullahu,

6. Brahim (Zejnullah) Zejnullahu,

7. Ahmet (Deli) Bajrami,

8. Sylë (Xheladin)Xheladini,

9. Sherif (Dul) Avdili,

10. Shaban (Isuf) Salihu,

11. Rexhep (Halil) Rexhepi,

12. Hafiz (Ramë)Abazi,

13. Ajet (Murtez) Veseli,

14. Rexhep (Hafiz) Veseli, (axhë e nip),

15. Halim (Dul) Duli,

16. Halit (Dul) Duli,(vëllezër),

17. Brahim (Kadri) Osmani,

18. Hamit ( Çerkin) Ademi,

19. Arif (Emin) Emini,

20. Fazli (Salih) Emini),

21. Vesel (Beha) Beha,

22. Tahir (Sahit) Halimi,

23. Asllan (Shaban) Rexhepi,

24. Ramadan (Hajriz) Heseti,

25. Selman (Fazli) Hajdari,

26. Tahir (Ramë) Sylejmani,

27. Myrtë (Halim) Zejnullahu,

28. Bajram ( Ferat) Rama,

29. Avdil (Tahir) Fetahu,

30. Zenel (Ramë) Munishi,

31. Shaban (Vesel) Salihu,

32. Rrahman (Sylë) Baftiu,

33. Zenë (Rrahman) Baftiu. 1.

Këtë tragjedi e pasojnë edhe dy ngjarje tragjike në familjen Abazi, Ajete Abazi (Fazliu), nusja e Emin Abazit, me rastin e ndarjes i kishte dhënë besën burrit Eminit: “ Ta jap besëne e shqipes se nuk jetoj në se ti nuk kthehesh i gjallë”. Dhe kështu ia bëri. Bëri vetvrasje në momentin kur e mori vesh se nuk ka gjasa të kishte mbetur i gjallë asnjë nga shiqptarët e marrë nga Sfirca, duke e lënë djalin Ramën në djep.

Viktima e dytë ishte Metihe (Selim ) Abazi e cila pokështu i kishte thënë babait Selimit se në qoftë se nuk kthahet ai në shtëpi, ajo do ia qoj amanetin në vend, do shkoj nuse në Tupallë, sepse ishte amanet i babait, por, pas asaj dite nuk do jetoj. Kështu, ajo pa ngrënë e pirë, për tri javë vdes nga mërzia për Babain Selimin.

Padyshim që të gjitha familjet prej të cilave u morën burrat shqiptarë dhe nuk u kthyen më, nuk patën pothuaj se kurrë gëzim, sidomos prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmija e mbetur bonjakë.

Mbase edhe pas shtatëdhjetë vitesh mbetet enigmë vdekja e tyre e pafajshme.

 
Leave a comment

Posted by on November 24, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: