RSS

Feja e shqiptarit është shqiptaria

26 Nov

naim blidemaj

naim balidemaj

Shkruan: Naim Balidemaj, New York

Edhe Enver Hoxha e ka pasur babën hoxhë, edhe unë e kam pasur gjyshin gjysmë-hoxhë, por kjo nuk do të thotë se fenë e kam të trashëguar. Nga të parët e mi kam trashëguar gjuhën, mjetin parësor të identifikimit tim. Unë për veten time kam zgjedhur ateizmin, sepse ateist ishte edhe Ronald Regan, i cili shkatërroi perandorinë e kuqe.

Diktatura më e madhe është feja, sepse edhe krishterizmi edhe islami janë përhapur me shpatë e me zjarr. Në emër te fesë është ushtruar dhunë dhe terror nëpër shekuj. Shqiptarët e kanë përqafuar islamin nga presioni otoman, jo me vullnetin e tyre. Pra, islami eshte fe e imponuar nga një okupator dhe shqiptarët për të mos paguar haraç, për të mbijetuar, dhunshëm u konvertuan në një fe të imponuar nga lindja, njëjtë siç e perqafuan edhe komunizmin jo me vullnet dhe deshirë, por ashtu u vendos në Jalltë.

Edhe në luftën e fundit në Kosovë, Serbia mundohej ta paraqes agresionin e vet si luftë fetare. Vertetë është tepër e pa skrupullt që figurat e ndritura kombëtare të njollosen me ngjyrime fetare. At Shtjefën Gjeçovi nuk u vra nga serbët se predikonte krishtin por u vra nga serbët se përhapte shkolla shqipe, At Luigj Palaj nuk u vra nga serbët për kryqin e krishtit, por u vra nga serbo-malazezët se nuk pranonte kolonizimin e Kosovës. Haxhi Zeka nuk luftoi për hënë e yll por për mvetësinë e Shqipërisë. Shaban Jashari me familje nuk u sakrifikua për fe, por për lirinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar.

Ne kohën e Pashiqit dhe më vonë në kohën e Rankoviqit, hoxhallarët ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të tyre duke mbjellur urrejtje në mes pjestarëve të një kombi. Kam dëgjuar me veshë të mi disa hoxhallarë duke thënë se më të afërt e ke shkaun se katolikun. Për 100 e kusur vjet të okupimit serb, nuk u ndalua asnjëherë ushtrimi i fesë islame, por shumë herë dhe gadi gjithmonë u ndaluan shkollat shqipe dhe ishin në shënjestër shkollat shqipe.

Pse është figure e madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse i parapriu 300 vjet më parë krijimit të kombit me Kuvendin e Lezhës.

Pse janë të mëdhenjë vëllezërit Frashëri, sepse me tërë qenjen e tyre vepruan dhe u sakrifikuan për Shqipërinë. Pse është i madh Fan Noli, sepse në një varg të tij thote: “…stë mposhti as serb Dushani as turk Sulltani, flamur i kuq flamur i zi…”…Vaso Pasha ishte, pashë i Bosnjës, pastaj Edrenës, pastaj Guvernatori i parë i Bejrutit, i privilegjuar nga perandoria otomane, por kjo nuk e bëri servil dhe shkroi poezine amanet “O moj Shqypni”, “…mos shikoni kishe e xhamija se feja e shqiptari eshte shqiptaria…”. Edhe Migjeni ishte prift ortodoks, por e gjykoi drejtë rrezikun e feve në botën shqiptare. E të gjithë këta ishin asgjë tjetër veç shqiptar.

Mehmet Ali Kavalla themeluesi i Egjyptit e luftoi wahabizmin, që t’i shpëtoj arabët nga prapambeturia, e sot wahabizmi po na imponohet në trevat tona i predikuar nga disa hoxhallarë të shitur, që propagandojnë dhunën fetare.

Në botën e qytetëruar është e ndaluar me ligj që fëmijëve t’u imponohet feja. Deri në moshën 18 vjeçare nuk ka të drejtë askush t’i pyes femijët se cilës përkatësi fetare i takojnë, e këta hoxhallarë kombit tonë ia imponojnë mësimin e fesë në shkolla. A nuk është kjo një lloj dhune dhe intence për të indoktrinuar brezat e rinjë?

 
Leave a comment

Posted by on November 26, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: