RSS

Rama, Nishani dhe Arvizu rrinë mbi tunelet e Hoxhës: Bunker-Arti sajesë për të nderuar kryetarin e parë të PPSH( sot PS)

29 Nov
Robert Papa

Robert Papa

Nga Robert Papa, New York

Kam qenë i pari që kam nxjerrë në ekran bunkeret dhe tunelet e bllokut, deri në Skrapar. Kam pasur mundësinë të shikoj më shumë nga askush, por nuk kam folur  për çdo gjë që kam parë, se disa më janë dukur sekrete ushtarake, siç ishte rasti i vebdkomandës ( sot gjoja bunker-art), sepse me 1996 ishte ende  si Vendkomandë e Shtabit të Përgjithshëm, e ashtu duhej të ishte edhe sot.

Rama  gënjeu, ish -kryetari i parë i Partisë Socialiste ( ish PPSH-ja) nuk ka pasur zyrë te Vendkomanda .Këtë e deklaroi edhe ish -Shefi i Shtabit Kostaq Karoli.

Rama ndërtoi një muzeum për kryetarin e parë të partisë së tij, diktatorin Enver Hoxha. Sa për Arviziun, do t’i thoja se shumë afër vilës tënde dalin tunelet që vijnë nga  Blloku i krimit.  Nga Blloku tuneli del te Garda. Pastaj  del te vila ku  jeton dhe punon Bujar Nishani. Nga Vila 4, dalin ngjitur me vilen e Arvizius dhe pstaj  dalin te reparti ushtarak i gardës në kthesën që merr  rruga për Petrelë. Unë der aty kam arritur. Por me tunele shkohet në Krrabë.

Tunelet Anti Bërthamore të Skraparit, ishin gjë tjetër: Komiteti Qëndror në  kohë lufte. Çdo anëtar i Byrosë politike kishte apartamentin e tij. Fatkeqësisht çdo gjë ishte vjedhur dhe në tunele nuk kishte asgjë, veçse disa apartamente byroje.

Rama gënjen. Ajo ç’ka kërkon të japë ai si bunker anti-bërthamor, ka qenë thjeshte vendkomnda e Ushtrisë. Unë kam qenë në vitin 1996, dhe thuasje s’kishte asgjë nga këto sajesa, pa folur se në 1997 aty u vodhën edhe ato pak pajisje të mbetura.

Në gjendje të mirë ishte  Bunkeri i Shtabit të Përgjithshëm në Krrabë, por në gjendje  fatkeqe tunelet e bllokut. Te vila e Mehmet Shehut dhe e Hoxhës, ishin mbushur me ujë. Tunelet dalin të Komiteti Qëndror.

Rama  qëndron mbi tunelet e Kryeministrisë. Ku del tuneli? Po të dojë deri tek Hotel Dajti po i them se del, por ka mundësi të lidhet me  ministrinë e Brendshme.

Pse gënjeu Rama?

E gënjyen apo i pëlqeu ky “zbulim” që dihej edhe nga ish -ushtaraku më i thjeshtë?! Ramës, ka mundësi që prindërit t’i kenë treguar edhe për tunele të tjera.

Rama si lojtar i Dinamos dhe pikturues tregimesh i  revistës së Ministrisë së Brendshme, do ketë ditur tunelet e pas Muzeumit të Ministrisë.

Në rast lufte, çdo familje e Tiranës kishte një vendstrehim jashte qytetit. Unë e  mbaj mend se e kishim në Kllojkë. Nuk na rastisi kurrë të shkojmë, por dinim edhe emrin e fshatarit ku do strehoheshim. Po Rama ku e kishte vendstrehimin? Bukur do qe, ta dinim se ku do strehohej ai, por edhe Berisha.

Rama erdhi me premtime dhe SHBA, sërish u mashtrua nga mosha që e favorizonte karshi Berishës. Por ja, që kjo nuk mjaftoi. Brezi  i tij mendoi se ai do ishte ndryshe. Por duke ringjallur dikatorin vetëm sa ka afruar fundin e asaj që kujton se është fillimi i paranojës grandioze.

Bunkeri më i keq nuk është ‘gjoja bunkeri’ i Enverit, por hapja e prapashtesës kurrizore ndaj Moskës, Pekinit dhe Beogradit.

Bunkerët i ngriti PPSH, nëna e PS. Bunkerizmi është meritë e së majtës shqiptare. Po a ka  bunker më real se”ata” në parlament. Shikoni mbiemrat dhe s’ka nevojë as për batanije  dhe jorganë  të rremë. Ata janë gjallë. Ata janë në këmbë!

Kur  u vra Mhemet Shehu. U gjet i vetëm në krevat, se e shoqja flinte veç në dhomën e saj. Kurse Enveri flinte me krevat tek dhe një infermier flinte në dhomën e tij. Ndaj s’ka se si të ketë krevat dopjo në gjoja-bunkerin që na zbuloi Rama dhe na e  zbukuroi Bollino i asaj gazte fashiste der me 44: Gazeta Shqiptare.

Pra një agjent i spiunazheve të huaja, merr miliona të denigrojë Shqipërinë. Po!  Kemi pasur tunele. Po! Bollino dhe ju sh….në brekë nga frika e tyre, deri sa Hrushovi vendosi ta hiqte bazën e Vlorës sepse Kenedi e toleroi për Murin e Berlinit.

Msc. ROBERT PAPA 

FOKUSTV 

President& CEO

http://www.livestream.com/fokustv

 
Leave a comment

Posted by on November 29, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: