RSS

A DO MUNDEN SHQIPTARET TE BEHEN SI GJITHE TE TJERET?

30 Nov

ajet delaj 1

Shkruan:Ajet Delaj, New York

Ne nje takim te Dom. Lush Gjergjit me shenjterine e tije Papa Gjon Palin II , Papa shprehet se mbas popullit polak me se shumti dua popullin shqiptar. Dom Gjergji e pyet mikun e madh te shqiptarve shenjtin Gjon Pali II se a mundem ta di arsyen. Po i thote se shqiptaret kane vuajtur shume ne menyre te padrejte.

Per mua ne ne keto pese gjashte fjale te shejtit Gjon Pali II eshte krejt historia e kombit tone pergjate dy mije vjeteve e deri ne ditet tona.

Fatekeqesisht duhet thene se fjala dhe e verteta nuk kane asnje vlere ne realitetin e trishte shqiptar sot dhe nuk ka si te jete ndryshe pasi perse duhet te te besojne te verteten e pak njerzve kure te tere rrejne e mashtrojne qe nga kreu i shtetit e deri tek qytetari i thjeshte por edhe te thjeshtit bejne sikur besojne duke vetemashtruar veten.

Megjithe kete realitet te pafavorshem te gjithe ata qe e ndiejne veten patriote e idealisht duhet te shkruajn e flasin duke kontribuar sado pak ne ndergjegjsimin e atij populli e kombi qe i ka bere balle dhe ka mbijetuar ne histori por ne kohet modern qe jetojme e kane poshtruar keqas do qe nuk kane gjak shqiptari e dhembshuri per ate popull e ate vend.

Qe ne fillim duhet thene se realiteti shqiptar ne krejt hapsirat shqiptare ne Ballkan nuk u krijua per nje dite por eshte vazhde e shtypjes pese shekullore otomane ku per hire te se vertetes duhet thene perjulla e shkurter e ndritur dhe e lavdishme e Gjergj Kastriotit me shume u vlersua dhe u ringrit ne piedestal nga rilindja europiane si sibmbol i nevojes se vet per rezistence ndaj horllive otomane sesa nga ne.

Ne te vertete kjo ka arsye historike pasi gjenocidi i ushtruar nga otomanet mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit beri qe emiri i tije as te mos peshperitej me se pakti per dy shekuj pas tije por nuk ka asnje arsye sot te mos e ngrejme ne piedestalin e mendjeve dhe zemrave tona heroin tone kombetar e te mos krenohet cdo njeri nga ne qe ne deje ka gjak shqiptari e i thote vetetes shqiptar per kete symbol madheshtor qe shume kombe me te medhenj se ne nuk e kane.

Pushtimin ottoman e pasuan hienat ballkanase e kelyshet e tyre deri ne ardhjen e sundimit pansllav rus njesoj shkombetarizues e antishqiptar si otomanet por qe reklamohej si internacionalizem vllazeror por qe vinte me nje experience domethense kriminale pasi kishte arritur te zhdukte aristokracine ruse te famshme ne bote.

Pra komunizmi edhi sic ka thene i ndjeri Arberori me qeveris me horat e katunit duke luftuar e zhdukur cdo vlere kombetare e nacionale ne sherbim te nje bande kriminale qe me deshire ishte vendosur ne sherbim e nen sundimin e perandorise te se keqes.

Pra ne kete situate politico shoqerore por dhe ekonomike ne prag te urise kolektive e gjeti 90ta e shpreses Shqiperine e shqiptaret.

Po a do dorzoheshin kaq lehte pashallaret e kuq qe ishin mesuar te pritnin , vritnin , gribitnin e te pinin gjakun shqiptarve per me shume se 50 vjet nga nje stuhi lirie qe erdhi nga perendimi edhe shkoje deri ne skutat me te errta te lindjes? Si veshtire te besohet pasi te bie ndesh realiteti jo vetem ne Shqiperi por ne krejt europen e lindjes.

A ka shprese se e nesermja do jete ndryshe. Sigurisht qe ka per sa kohe shqiptaret kane te drejten e votes se lire megjithse fatekeqesisht duhet thene se ne njeren ane nuk e kane perdorur si duhet kete avantazh e ne anen tjeter neokomunistet jane munduar me metoda e forma kriminale t’jua pengojne kete te drejte themelore.

Ne njeren ane i shantazhojne me uri e nje thes miell per t’ju marre voten atyre qe jetojne ne Shqiperi e ne anen tjeter ju mohojne diasporas , gjysmes se kombit te drejten e votes. E nese i shtojme realitetit shqiptar faktin se rreth 50% e shqiptarve qe jetojne ne Shqiperi marrin pjese ne proceset elektorale atehere dihet se sa legjitim eshte pushteti e shteti ne Shqiperi edhe sikur zgjedhjet te zhvilloheshin brenda sandarteve gje qe nuk ka bere vaki gjer tani. Historia ka treguar se kure pushtetet jane ilegjitime ato sjellin vetem varferi, mjerim e krim dhe nuk ka se si t e ndolle ndyshe edhe ne Shqiperi

Nuk deshiroj tju referohem bemave te pushtetareve post komunist pasi shqiptaret i kane pesuar ne kurrizin e tyre por do ishte edhe e pamundur ne nje shkrim disa faqesh por deshiroj te theksoj disa pika kulmore qe ju kane mohuar shqiptarve ardhmerine dhe kane garantuar mbijetesen e sundimin e trashigimise kriminale komuniste.

Thellesisht besoj se pa njohur mire dhe pa u ndergjegjesuar per te shkuaren nuk mundesh te punosh e permiresosh te ardhmen. Shoqeria ashtu si trupi i njeriut perjeton “semundje” e veta gje qe nuk mundesh te sherohesh e percaktosh kurat efektive pa njohur e saktesuar “semundjet”.

Eshte folur e shkruar shume per revolucionin studentor te 90tes apo revolucionin demokratik te 90tes pasi studentave ju bashkengjiten masivisht shqiptaret ashtu sic ju bashkengjiten edhe te derguarit e misionaret e diktatures. Megjithate fale stuhise se lirise qe vinte nga perendimi edhe shqiptaret e varfer e ndien nje fllad lirie gje qe revolucioni demokratik duhet konsideruar si nje ngjarje positive e progress shoqeror e kombetar.

Jeta e re pluraliste filloje mbi bazen e ca amendamente kushtetuese ku e ku me progresiste se e shkuara komuniste por qe zhvillimi i shpejte ekonomik e shoqeror kerkonte nje konsolidim ligjor me nje Kushtetute demokratike. Pra hapat e pare positive duheshin konsoliduar me legjislacion gje qe nuk ju shkonte per shtat te infiltruarve e misionit te tyre. Per kete punuan ne unison qe te deshtonin Kushtetuten e 94tres gje qe i hapi rrugen gjithe tragjedive qe do pasonin ne nje shoqeri pa shtet e kushtetute.

Hapsirat e lirise te pas 90tes ishin shume opurtune per shoqerine shqiptare ku jeta e shqiptarve ndryshoje me shpejtesi. A pyet kush se perse tragjedia e kurdisur me piramidat e Ponzit te 1920 nga shtetaret e pushtetaret antishqiptar goditi tere Shqiperine por me se shumti Vloren e Shkodren si dy nder qytetet me vitale te Shqiperise. A nuk ishin ish-funksionaret e diktatures administratoret dhe administrata e firmave piramidale por ishte edhe ish-presidenti Berisha qe i mbronte mbas alarmit te FMN se parate e shqiptarve jane parate me te pastra ne bote.

Vendi shkoje ne kolaps e caos total per fatkeqesine e shume familjeve shqiptare pasi bashke me  parate u muaren edhe  jeten e familjarve te tyre per interesin e sundimtarve te rinj  e te atyre qe gjoja kishin ikur pasi po harroheshin shpejt krimet e diktatures pas kesaj fatekeqesie kombetare por qe u pasua me te tjera e te tjera do ndollin nese nuk ndalohet kjo dore kriminale e pergjakur.

Me nderhyrjen e vendosur te perendimoreve e ndaljen e nje lufte vllavrasese qe gjithsesi mori 10 mije jete te pafajshme shqiptaresh  klasa politike u detyrua te krijonte e aprovonte Kushtetuten e Shqiperise qe sanksiononte ne nivele te kenaqeshme lirite politike e ekonomike te shqiptareve.

Mirpo sundimtaret nuk mund te mbijetojne ne kushtet e lirise ekonomike e demokracise politike e shoqerore dhe per kete u ulen brenda nates sic kane bere gjithmone per pakte e marveshje te fshehta e te hapura ne sherbim te sundimit. Per kete arsye  Berisha-Rama e shkyen Kushtetuten duke e asgjesuar praktikisht partite politike si organizma demokratik e faktik e duke e shnderruar parlamendin ne nivelin me te ulet intelektual te 24 viteve te fundit duke future ne tempullin e demokracise bandit e vrases qe nuk kane asgje te perbashket me ate qe duhet te jete kuvendi i shqiptarve.

Koha po e tregon per dite pasojat e ndryshimeve kushtetuese te 2008 jo vetem ne parlament por ne tere jeten politike shoqerore e ekonomike e askush nuk flet edhe pse nje pale dikur pat hyre ne greve urie e Kyeministri actual dikur i pati quajtur gabim. Kane vendosur statukuone e te tere jane rehatuar ne zverkun tat o popull e nuk kane perse te flasin kur ti nuk bezan

Bijezat e Partise se Punes punoj e perpiqen qe te sigurojne monopolin ne pozite dhe opozite duke garantuar edhe nderrimin e vendeve kur marrin shume ere dhe dergojne prapa diellit tere ata djem plangprishes qe ju rrezikojne vazhdimsine. A nuk tha keshtu Ramizi ne kongresin e 9te se eshte kongresi i vazhdimsise e pak me vone se ata qe nuk do perkrahin vijen tone do ju japim nje pasaporte ne dore dhe ata qe nuk do largohen do i demtojme.

Flasin per reforma dhe bejne vetem demagogji pasi demet e shkaktuara ne administraten Berisha 131 milion dollare i pason Rama vetem per nje vit me $40 miljon te tjera . A shikoni se si vazhdon Rama te grabise tokat e shqiptarve me tapite e Berishes e te dy bashke si Enveri ne 46 vazhdojne misionin e tyre criminal kunder interest te shqiperise e shqiptarve per zhvillim e integrim. Veprimtari kriminale kunder Kushtetutes dhe interesave te shqiptarve pasi vete Berisha me ne fund pranoje publikisht se ligji 7501 eshte kunder Kushtetutes e parimeve te pronesise e te tere vazhdojne te heshtin

Si lejohet nga shqiptaret qe qeverite e “tyre” ne 16 vitet e fundit dhunojne te drejtat e tyre duke thyer Kushtetuten e vendit e traktatet ku shtetiti shqiptar ka firmosur te jete nen juridiksionin e tyre sic eshte Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg e te tere heshtin edhe pse gjobat dhe penalitetet e kesaj te fundit munden ta fundosin Shtetin Shqiptar gjithsesi te marre peng.

Gjykata Kushtetuese e Shqiperise vendos qe Agjensia shteterore INUK eshte antikushtetuese e Qeveria vazhdon me ane te ketij instrumenti atikushtetues te rrezoje banesat dhe bisneset e shqiptarve edhe pse e di se do demshperblehen deri ne lekun e fundit nga gjykatat e vendit e ajo e Strasburgut. Nuk ka problem o shqiptare pasi i paguan buxheti i shpuar i shtetit pra nga xhepat tuaj.

Si mundet hapur e me arrogance diktatoriale Qeveria e zgjedhur me vote po themi te shkeli Kushtetuten duke grabitur pronat e shqiptarve e te injoroje Gjykaten Kushtetuese dhe ate te Strasburgut dhe te tere te heshtin.

Si eshte e mundur qe qeverite e pas 90tes kane bere nje spastirim biblik te tokes se Shqiperise nga shqiptaret duke i detyruar te largohen nen kercenimin e jetes e te bukes per ta e familjet e tyre gjysmen e popullit shqiptar e te tere heshtin sikur nuk ka ndollur asgje por qeveritaret kane filluar ti numerojne per turiste kure shkojne per te vizituar te afermit qe ju kane mbetur nen gulagun shqiptar.

Vende praktikisht ne lufte si Iraku e Afganistani ne zgjedhjet e tyre kombetare ju garanojne te drejten e votes shtetaseve te tyre ne vendet ku jetojne e punojne ne Europe e Amerike e politika shqiptare as qe e diskuton nje te drejte legjitime te shqiptarve sic eshte e drejta e vote se diasporas por i bie shkurt, i perjashton.

Kriza globale ka berthyer boten dhe ka bere qe shume shtete te vene ne pikepyetje edhe sovranitetin e tyre kombetar edhe pse jane antare me te drejta te plota ne BE e NATO por politika shqiptare per rreth 5 vite e mohoje egzistencen e krizes kurse keta te fundit vazhdojne te marrin borxhe pa pyetur per pasojat, pa pyetur per te nesermen e pa bere asnje investim strategjik.

Cili nga qytetaret shqiptar e di se sa eshte realisht borxhi i ashtem dhe borxhi i brendshem i Shqiperise dhe perse qeveritaret shqiptare nuk flasin megjithse per te verteten keta te Rames thane se e gjetem shtetin pa inventor por prap per borxhin nuk flasin.

Shqiperia ne 90ten u gjend para urise kolektive deri sa njerzit u dogjen duke u turrur ne magazine per te mbledhur therrimet e asaj cfare kishte mbetur nga vjedhja e plote nga pushtetaret dhe qeveritaret e kohes e per kete nuk mundesh ti akuzosh pasi ishte diktature e njerzit nuk kishin informacion.

Cfare duhet thene sot kur informacioni eshte i plote dhe i gjithanshem ku vetem qorrat e shurdhet jane te privuar nga Zoti por fatekeqesisht ka shume shqiptare qe nuk duan te degjojne e shikojne se ku po shkon Shqiperia.

Shqiptare nese nuk luftoni per te drejtat tuaja kushtetuese e nese nuk i perdorni keto te drejta e detyrime ne te miren tuaj e te familjeve tuaja respektivisht ne te mire te shqiperise por vazhdoni ta shisni voten me nje thes miell e mbushni sheshet per te duartrokitur banditin e radhes qe ju ka hypur ne zverk te jeni te bindur se e nesermja ka per te qene me keq se sot per pjesen tuaj derrmuese.

Nuk mendoj se ka vend per justifikime sikur dje se ishte diktature e nuk kemi cfare te benim. Sot vertete sundimtaret kerkojne me mjete e forma te reja tju mbajne nen sundim por prape Shqiperia eshte hapur e ata qe duan te luftojne per liri, demokraci e dinjitet njerzor jo vetem e kane mundesine por kane edhe suportin e nevojshem nga miqte e partnered perendimore te Shqiperise e shqiptarve.

Shpesh degjohet shprehja se ju te diasporas qe ju dhimset ky vend hajdeni e kontribuoni qe Shqiperia te ngrihet ne kembe. Se pari duhet thene se shumica jone ka luftuar qe shqiperia te behet me mire por na late vetem e nje dite u gjetem ne rruge pa buke e para ne xhep pasi nuk kishim vjedhur si ata qe mbeshtesni e duartrokisni per dite duke na detyruan te ikim rrugeve te botes per te mbijetuar pasi kishim beret te vetmin faj se kishim kerkuar te jetonim me dinjitet ne Atdheun tone e kishim punuar per ate vend. Mos harroni o bashkeatdhetare se cdonjeri nga ne te debuar nga Shqiperia qe jetojme ne diaspore kemi vazhduar perkushtimin tone ndaj diejes e punes dhe kemi  investuar per veten e familjet tona e pse jo edhe per ju ne Shqiperi duke u integruar ne te tera nivelet intelektuale e profesionale te shoqerive perendimore ku jetojme e nuk besoj se eshte e drejte te  kerkohet vetem nga ne te sakrifikojme per kombin perseri. Megjithate ngrihuni per liri , demokraci e prosperitet si dikur ne , dhe si vellezrit tane ne Maqedoni sot dhe te jeni te bindur se do na keni ne krah financiarisht, fizikisht, e me suportin e qeverive demokratike perendimore ku jetojme e punojme pasi jemi votues e kontribues ne keto shtete qe punojne per demokratizimin e vazhdueshem te vendeve te tyre por suportojne dhe mbeshtesin te tere ata popuj e vende qe luftojne per liri e demokraci.

Lirine dhe demokracine e gezojne ata qe luftojne qe ta kene ka thene se fundmi Presideti Amerikan Obama .

 
Leave a comment

Posted by on November 30, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: