RSS

Zhgënjehet me lidhjet ndërmjet shoqatave Shqiptaro-Amerikane dhe qeverisë malazeze

30 Nov

Veprimari Shqiptaro-Amerikan dhe analisti i çështjes shqiptare në Ballkan Naim Balidemaj në një deklaratë për opinion shprehet i zhgënjyer me lidhjet e fshehta ndërmjet shoqatave “humanitare dhe patriotike” Shqiptaro-Amerikane  dhe qeverisë së Malit të Zi.

Ai në këtë rast në shenjë proteste dorëhiqet nga anëtarësia e Fondacionit Humanitar Plave-Guci dhe lëshon për opinion këtë deklaratë:

naim blidemaj

“Unë, Naim Balidemaj, jap dorëheqje nga antërësia e Fondacionit Plavë-Guci, sepse nuk e konsideroj veten pjesë e skenareve të Krivokapiçit dhe Djukanoviçit duke manipuluar disa individë që flasin në emër të diasporës nga Plava dhe Gucia.

Unë Naim Balidemaj distancohem plotësisht nga aktivitetet e kësaj shoqate që ka humbur kuptimin e shoqatës duke censuruar mendimet ndryshe në faqen e vet në website, sepse këto “mendime ndryshe” bijnë në kundërshtim me politikën e pushtuesit malazez, andaj çdo lakim i emrit tim në këtë shoqatë që ma çon mallin e një shoqate të dikurshme “Crnogorsko-Albansko Drustvo” për mua është i papranuar.

Nuk e konsideroj veten pjesë të shërimit të komplekseve të individëve të caktuar që merren me intriga dhe gënjeshtra, që gojën e kanë plot shqiptarizëm e në anën tjetër përqafohen dhe bëjnë punën e djallit, respektivisht Djukanoviçit dhe fallanges së tij.

Mjerë Plava dhe Gucia nëse ka mbetur në mëshirën e individëve në krye të kësaj shoqate.” Përfundon Balidemaj në deklaratën e tij.

Kohëve të fundit pas shkatërrimit të organizatës së njohur Shqiptaro-Amerikane NAAC (Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan) e cila ishte në rolin e ambasadorit të Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë në dëm të çështjes shqiptare, disa shoqata Shqiptaro-Amerikane që pëfaqësojnë shqiptarët e emigruar nga trojet e pushtuara që janë nën Mal të Zi kanë filluar të mbajnë takime të fshehta me Gjukanoviqin dhe Krivokapiçin, njëri kryministër dhe tjetri kryeparlamentar i Malit të Zi.

 
Leave a comment

Posted by on November 30, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: