RSS

MALËSIA E GOLLAKUT – FORTESA E SHQIPËRISË!

03 Dec
Abdullah Prapashtica

Abdullah Prapashtica

Ktheva kokën mbrapa larg në histori
E pash Shyt Marecin në lufte me Serbi

Kush i zuni pritat shkaut te do lisa
Ishte me shokët vet Lil Prapashtica

Ktheva kokën anash dola ne Keqekollë
E pash Tahir Ukën me mauzer në dorë

Hajra e Tahiri besën e kanë dhanë
Kund dy gur bashkë shkaut mos ma ja lanë

Vitet po ikin mbrapa një nga një
Adem Prapashtica lufton për liri

Po i thotë Rexhep Nazif Maqedoncit në vitin ´81
Prina Rexhë përpara se mbrapa ne na ki

Burgjet e Serbisë u mbushen me kreshnik
Por, Gollaku kurrë nuk mbet pa fisnik

Prapë e nisi Luftën heroi Zahir Pajaziti
Ne mjedis të pazarit shkaut zorrt ja qiti

Shkiet u tranuan mend po donë me i lan
Na faroj Gollaku pritat tujë na i zanë

Në Prishtina sot dielli na leu
Nga Tirana në Zllash vjen heroi Adem Shehu

Buke e krip malësia për ushtarët e vet
O kem me u farua o shakun kem me hjek

Kush se ka friken kur vdekja pretë në prita
Ai është heroi Ismet Asllan Prapashtica

Çdo tym Oxhaku në Gollak në Malësi
E dha nga një mashkull në luftë për liri

Sa ka mali lisa, sa ka lisi fleta
Në roje të atdheut do të rrimë sa të është jeta

De ta din Parisi, Moska e Serbia
Nuk ndalet Gollaku pa u bashkua Shqipëria!

 
Leave a comment

Posted by on December 3, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: