RSS

RETROSPEKTIVË: Enver Hoxha për krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe vise

03 Dec

Artikull i përgatitur nga Ismet Sylejmani, Prishtinë

    (Pjese nga Kryeartikullii I botuar në gazetën «Zëri i popullit» më 31 gusht 1966)

Ngjarjet e fundit treguan edheë një herë se Jugosllavia titiste ndodhet në rrugëkryq(…)

E tërë politika nacionale e klikës së Titos gjatë këtyre njëzet e ca vjetëve ndaj kombësive të ndryshmeështë karakterizuar nga shtypja e pabarazia, nga shfrytëzimi dhe diskriminimi ekonomik e kulturor. Në mënyrë të veçantë titistët kanë zbatuar terrorin më tëegër, më gjakatar, gjymtimet dhe asgjësimin fizik mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Popullsia shqiptare në Jugosllavi me shtypjen e përgjakshme që ka pësuar nga regjimi skllavërues titist, nga politika e tij shoviniste shkombëtarizuese, është një aktakuzë e fuqishme, e pakundërshtueshme kundër rendit policor të Beogradit. Mbi kurrizin e saj janë bërë persekutime të tipit fashist, tortura fizike e shpirtërore, është zbatuar gjerësisht krimi i gjenocidit.

1

Klika e Titos, pas plenumit të 4-t të së ashtuquajturës Lidhje e Komunistëve të Jugosllavisë, po përpiqet me të gjitha mjetet të shpëtojë regjimin titist nga katastrofa, drejt së cilës po rrokulliset duke u orvatur t’ia ngarkojë përgjegjësitë e rënda për gjendjen pa rrugëdalje të krijuar në Jugosllavi ish-kryetarit të UDB-së, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Titos, Rankoviçit.

Në gjithë Jugosllavinë po bëhen përpjekje për ta vënë UDB-në, këtë organizatë famëkeqe gjakësorësh, më mirë në shërbim të regjimit terrorist titist, duke hequr prej saj, sa për sy e faqe, ndonjëkriminel tepër të komprometuar. Kështu, me urdhër të Titos, u bënë disa «spastrime» në gjirin e hierarkisëdrejtuese të UDB-së. U hoqën disa ministra të punëve të brendshme në ato republika e krahina ku politika shoviniste e shtypjes dhe e shfarosjes nacionale ka qenë më e egër dhe ku mundësia e shpërthimit të zemërimit popullor ka vënë në rrezik vetë ekzistencën e regjimit titist. Kështu ndodhi në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë e gjetkë. Kështu, sipas lajmeve të shtypit jugosllav, edhe në krahinën e Kosovës janë bërë ndryshime në udhëheqjen eUDB-së. Përgjegjësit e gjertanishëm të UDB-së në Kosovë Miça Mijushkoviç e Stanislav Gerkoviç u shkarkuan, duke u zëvendësuar nga të tjerë «specialistë» të UDB-së, këlyshë besnikë të Titos, si Xhevdet Hamza e Dushko Ristiqi. Por popujt jugosllavë nuk mashtrohen.

                                Faktet dhe shifra qe deshmojne gjenocidin

Aq më tepër nuk mashtrohet populli shqiptar në JugosIlavi. Kjo fushatë gjoja «spastrimesh» është një luster për të mbuluar krimet e pashlyeshme e të pafalshme të regjimit titist, për të larë nga përgjegjësitë klanin Tito-Kardel-Bakariç, që doli përkohësisht i fituar nga lufta për pushtet. Ajo bëhet, më në fund, për ta paraqitur Titon si «shpëtimtar të situatës», që gjojakujdeset për të rivendosur «rendin e ligjshmërinë» e asgjësuar nga vetë sistemi titist dhe udbashët fashistë, të cilët gjithmonë kanë vepruar nën drejtimin e Titos dhe klikës së tij.

Por asnjë manovër nuk e shpëton dot klikën titiste. Krimet e gjenocidit që janë zbatuar kundër popullsisëshqiptare në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në Maqedoni e në Mal të Zi, janë produkt i politikës së nacionalizmit e të shovinizmit të egër që ka zbatuar regjimi titist. Për ato duhet të përgjigjet, në radhë të parë, vetë Titoja dhe, bashkë me të, e tërë klika e tij, që nga peshkaqenët e mëdhenj Rankoviç, i cili është i lyer gjer në grykë me gjakun e popullit shqiptar nëJugosllavi, Kardel, Bakariç, L1. Kolishevski e të tjerë, e deri tek ata më të vegjlit, si Dushan Mugosha, Xhavit Nimani, Ali Shukriu, Gjoko Pajkoviçi, Çedo Mijoviçi, Çedo Topalloviçi, Sinan Hasani, Xhevdet Hamza e të tjerë.

Partia e Punës e Shqipërisë, duke u nisur kurdoherë nga pozita të drejta parimore marksiste-leniniste,

ka demaskuar me kohë dhe me vendosmërinë më të madhe të gjitha krimet e shëmtuara që klika tradhtare e Titos ka vazhduar të kryejë në dëm të popujve të Jugosllavisë dhe në mënyrë të veçantë në dëm të popullsisë shqiptare në atë shtet.

Ne kurrë nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të Jugosllavisë, përkundrazi, është klika revizioniste e Titos ajo qe e ka ngritur në sistem ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë e të vendeve të tjera, ajo që për më se njëzet vjet nuk ka lënë gjë pa bërë në luftën e saj kundër popullit shqiptar, kundër PPSH, kundër RPSH dhe kundër rendit shtetëror e shoqëror socialist të vendosur në Shqipëri.

Ndërhyrjet e klikës titiste në Shqipëri, veprimtaria e saj e vazhdueshme komplotuese e diversioniste, aleancat e saj me armiqtë më të tërbuar të popullit shqiptar, që nga fashistët, ballistët, zogistët e deri tek imperialistët amerikanë, monarko-fashistët grekë e revizionistët hrushovianë kundër RPSH, janë të njohura tanimë nga gjithë bota.

Natyrisht, të gjitha këto ndërhyrje të klikëssë Titos në punët e bren dshme të Shqipërisë kanë hasur në kundërshtimin e vendosur të popullit tonë, janë bërë copë e thërime nga vigjilenca dhe uniteti revolucionar i popullit shqiptar, që është bashkuar me Partinë e tij si mishi me kockën. Por, në rast se klika revizioniste e Titos përcjell në varr me aq ceremoni e pompozitet provokues një tradhtar të tillë me damkë dhe armik të njohur të popullit shqiptar e të PPSH si Panajot Plaku, aq më tepër ne i kemi të gjitha të drejtat të ngremë zërin tonë për të mbrojtur interesat jetike të popullsisë shqiptare në Jugosllavi, e cila jeton nën terrorin e klikës së Titos e të UDB-së, nën rrezikun e përhershëm të shkombëtarizimit e të shfarosjes masive.

Krimet, vrasjet e asgjësimi fizik i popullsisë shqiptare në Jugosllavi nga ana e klikës titiste, si dhe politika për shkombëtarizimin e saj, përbëjnë një vijë sistematike, e cila ka filluar qysh në ditët e para të çlirimit dhe ka vazhduar e vazhdon me egërsi gjithnjë e më të Ilahtarshme edhe sot e kësaj dite. Këto krime e kjo politikë gjenocidi nuk mund të shlyhen nga kujtesa e asnjë njeriu të ndershëm në botë, e aq më pak nga kujtesa e atyre që i kanë hequr dhe i heqin përditë mbi kurrizin e tyre.

2

Kurrë nuk do të harrojë popullsia shqiptare në Jugosllavi ngjarjen e hidhur të vjeshtës së vitit 1944, kur banda Tito-Rankoviç arrestoi në Tetovë 10 000 shqiptarë dhe pushkatoi pa gjyq 1 200 prej tyre, pa bërë fjalë për ata që vdiqën në burgje. Cinizmi, egërsia, tërbimi për të shfarosur shqiptarët kanë karakterizuar gjithmonë veprimet e banditëve titistë. Kur një grup patriotësh shqiptarë protestoi në komandën titiste për këto krime, gjenerali Apostolski, komandant i atëhershëm i Brigadës së Parë Maqedonase, u përgjigj: «Kjo nuk është asgjë, është një pastrim që bëjmë. Këta që vriten duhet të qërohen». Dhe Vukmanoviç Tempo, I cili ishte i pranishëm atëherë, urdhëroi: «Akoma mbani njerëz nëpër kampe? Ata që keni për të pastruar, I qëroni shpejt». Ky urdhër i përfaqësuesit personal të Titos u zbatua me zell të madh. Në nëntorin e vitit 1944, mijra fshatarë të pafajshëm shqiptarë u pushkatuan  rrugëve të Maqedonisë, u dogjën në zjarr, u infektuan me qëllim dhe vdiqën nga tifoja.

Brez pas brezi populli shqiptar në Jugosllavi do të kujtojë me urrejtje të papërmbajtur kundër klikës gjakatare titiste, masakrën e Drenicës të dimrit të 1944-ës, kur divizionet jugosllave, nën pretekstin e spastrimit nga elementët armiq, rrethuan zonën e çliruar të Drenicës dhe masakruan rreth 30 000 burra, gra, pleq e fëmijë shqiptarë. Ngjarja e Drenicës ishte një kasaphanë e vërtetë, një asgjësim sistematik e i organizuar i popullsisë me kombësi shqiptare në këto krahina.

3

Përse dhe me ç’qëllime titistët u sulën si bisha mbi popullsinë shqiptare dhe e mbuluan përsëri me gjak shqiptar Kosovën e martirizuar? I vetmi «faj» i kësaj popullsie ishte kombësia e saj shqiptare, kurse qëllimi i titistëve ka qenë dhe mbetet asgjësimi i popullsisë shqiptare në përgjithësi. Në këtë rrugë ata ecin pa u ndalur edhe sot e kësaj dite. Mbi 2 000 shqiptarë në Mitrovicë, më se 1 000 të tjerë në Gjilan, mijëra shqiptarë që shkuan si partizanë në brigadat jugosllave për të luftuar fashistët, u vranë me plumbin pas kokës, me urdhër të shtabit jugosllav. Qindra shqiptarë të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët, u pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren-Tivar. 1 200 djem shqiptarë që kishin mbetur nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar. Në Gorica të Triestes më shumë se 2 000 djem shqiptarë nga Maqedonia, të mobilizuar në brigada pune, u mbytën me gaze helmuese. Asgjësimi fizik i shqiptarëve në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi kryhej në mënyrë sistematike. Nga të dhënat e dëshmitarëve e të dokumenteve del se më shumë se 40 000 veta kanë rënë pabesisht nga plumbi, bajoneta dhe helmi i agjenturës titiste gjatë viteve 1944-1948.

Por ky terror asgjësues i klikës titiste kundër popullsisë shqiptare në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit,

në Maqedoni e në Mal të Zi vazhdoi edhe më i egër e më i organizuar pas vitit 1948. Udhëheqja revizioniste jugosllave, pas daljes së Rezolucionit të Byrosë Informative më 1948, me të cilin u dënua tradhtia e Titos ndaj marksizëm-leninizmit dhe çështjes së socializmit, shtoi shtypjen e egër dhe të gjithanshme mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi, mbi të cilën, si gjatë viteve 1948-1950 ashtu edhe gjatë periudhës 1951-1966, shpërtheu vala e vrasjeve, e arrestimeve dhe torturave më çnjerëzore.

Titistët me të gjitha mjetet nxitin vëllavrasjen midis shqiptarëve, ringjallin jo vetëm gjaqet e vjetra, por, me kombinacione të ndryshme, krijojnë gjaqe të reja. Për zgjerimin e tyre, oficerët e UDB-së, meanën e agjenturës, organizojnë rrëmbime dhe çnderime vajzash e grash kosovare dhe pastaj i shtyjnë të vriten, ndërsa ligjet, me qëllim inkurajimi, parashikojnë dënime të lehta. (Kështu, ndërsa gjatë vitit 1965në krahinën e Kosovës u kryen 41 vrasje dhe 74 plagcxsje, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u bënë 26vrasje dhe 46 plagosje të rënda. Red.)

Por, a mund të shprehen me fjalë dhe të përshkruhen krimet dhe barbarizmat e pashembullta që klika titiste kreu në dimrin e viteve 1955-1956, kundër popullsisë shqiptare gjatë të ashtuquajturit aksion të armëve? Për zbatimin me përpikëri të operacionit kriminal dhe për drejtimin e ekspeditave ndëshkimore, Titoja ngarkoi vetë Rankoviçin, formoi edhe një shtab, në të cilin ishin caktuar njerëzit më të sprovuar në barbarizma, shovinistë nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur, që kanë lyer duart me gjakun epopullit shqiptar të Kosovës. Ky shtab udhëhiqej ngaDushan Mugosha, Gjoko Pajkoviçi, kolonel i UDB-së Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviçi, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza e të tjerë.

E para që pësoi goditjen e terrorit ishte krahina e Rugovës. Ekspedita ndëshkimore me oficerin e UDB-së Bogolub Rediçin në krye, me pretekstin e kërkimit të armëve, torturoi barbarisht pothuajse të gjithë burrat e kësaj krahine. Ata i rrihnin për vdekje, i mundonin me anën e korrentit elektrik dhe i linintërë natën të zhveshur e të zbathur në dëborë. Pastaj i vinin në kolonë dhe i futnin në kanal, ku uji kishte ngrirë nga të ftohtit e madh që i kalonte të 15 gradët nën zero. Në të njëjtën mënyrë vazhduan torturat e masakrat në Junik, në Deçan, në Suharekë, në Llap, në Vuçiternë, në Drenicë, në Mitrovicë etj.(«Brenda një nate, — tregon ndër të tjera një emigrant kosovar nga katundi Drenoc i rrethit të Gjakovës,— UDB-ja na mori ne, 34 burra dhe na grumbulloi në një kullë, ku gjatë natës oficeri i UDB-së, Drago Kileviç, me katër milicë serbë na rrihnin një nga një në dhomat e kësaj kulle me një llastikë që I shte i mbushur brenda me copa metali, me shqelma,me grushta, me qytën e pushkës dhe me dru.

Rrahja nisi me kërkesën për armë, por kjo qe vetëm fillimi. Pas kësaj UDB-ja në çdo tri-katër ditë merrtenë pyetje secilin prej nesh dhe na thosh se çfarë kinibërë para 20 vjetëve…».

Një emigrant nga Istoku i Pejës ka deklaruar: «Në katundin Dubovc UDB-ja ka bërë tortura të tmerrshmenën pretekstin e armëve. Këto u bënë në postën e milicisë. Nga 50 shtëpi që ka katundi, për 5 muaj me radhë u torturuan 50 burra». Shumë ndër ta, si rezultat i torturave, u vranë ose u sakatuan. Të marrim dëshminë e një emigranti tjetër nga katundi Bogë i Rugovës — Pejë: «Në muajin janar të vitit 1956, oficerët e UDB-së të rrethit të Pejës Bogolup Radiq e Vllado Dazhiq për një ditë na grumbulluan 65 burra në dyqanin e katundit dhe filluan të na torturonin. Torturat dhe poshtërimet e UDB-së nuk u shtrinë vetem mbi ne burrat, por edhe mbi gratë shqiptare, gjë që në malësitë tona nuk kanë mundur ta bëjnë as sulltanët e Turqisë e as kralët e Serbisë e të Malit të Zi…». Të tilla dëshmi mbi mizoritë barbare të kriminelëve titistë ka shumë. Red.)

Me qindra njerëz vdiqën në duart e xhelatëve të UDB-së, gjatë torturave ose pas disa ditësh. Shumë tëtjerë, duke mos qenë në gjendje t’u rezistojnë torturave për të dytën e të tretën herë, i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mijëra njerëz mbetën të gjymtuar e të paaftë për punë dhe po vuajnëakoma edhe sot nga plagët e shkaktuara qysh atëherë. Kurse autoritetet jugosllave, për t’i vënë kapak veprimtarisë së vet prej xhelatësh, lëshuan urdhrin kategorik që shqiptarët e gjymtuar gjatë torturave të vjetëve 1955-1956 të mos pranoheshin në asnjë mënyrë nëpër spitale për t’u mjekuar.

Sikur të mos mjaftonin ekspeditat ndëshkuese, operacionet kriminale masive, vrasjet e zhdukja e mijërashqiptarëve, klika titiste vuri në zbatim edhe metodat më të ulëta të provokacionit. Ajo ka ngritur një rrjet të gjerë organizatash dhe provokatorësh profesionistë,me anën e të cilëve ka likuiduar qindra shqiptarë.

Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgjet titiste, jetojnë në kushte çnjerëzore. Vetëm në burgun e Nishit ndodhen mbi 2 000 shqiptarë të burgosur. Gjithashtu, edhe në burgun e Sremska Mitrovicës, qëështë edhe ky burg qendror, ka mbi 700 te burgosur, një e treta e të cilëve i përkasin kombësisë shqiptare.Ndërsa gjysma e të dënuarve me akuza politike në Srem janë shqiptarë.

Titistët i kanë kthyer krahinat shqiptare në Jugosllavi në burgje e kampe përqendrimi të shfarosjes masive. Për këtë dëshmojnë burgjet në Nish e Srem, në Idrizove të Maqedonisë, në Prishtinë, në Gjurakovc, në Suharekë, në Goli Otok etj.

Kudo shqiptarët në Jugosllavi jetojnë me frikën e pasigurisë për të nesërmen. Vdekja qëndron varur mbikokat e tyre si shpata e Damokleut. (Një i burgosur kujton me llahtar: «Kam parë lloj-lloj krimesh kundër shqiptarëve, — thotë ai. — Kam parë krime të atilla që e thernin njeriun në qafë si qengjin. Por ç’kam parë në burgun e Prishtinës një ditë nuk mund ta përshkruaj. Edhe tani tmerrohem kur i mendoj ato krime. Në burg kishin qenë tre shqiptarë. Njeri prej tyre ishte therur copa-copa, dy të tjerët ishin të gjallë, por njerit ia kishin thyer duart dhe këmbët, ndërsa tjetrit ia kishin prerë një vesh, i kishin nxjerrë një sy dhe i kishin prerë njerën mustaqe me gjithë buzë». Red.)

Në burgjet e Jugosllavisë, veçanërisht në Kosovë, ka hyrë fjala e fundit e teknikës moderne. Ata janëpajisur me dhoma frigoriferi dhe kaloriferi. Të arrestuarit i futin të xhveshur në dhomën e frigoriferit me një temperaturë shumë gradë nën zero dhe i mbajnë për dy deri tri orë rresht. Pastaj i futin menjëherë në dhomën e kaloriferit. Kjo torturë bëhet •me qëllim që të dërrmojë njerëzit nga ana shëndetësore dhe për t’u thyer vullnetin, që pranojnë akuza të pabaza e të vihen në shërbim të titistëve. Të tilla dhoma ka në burgun e Prishtinës, Nishit dhe Idrizovës.

A nuk të kujton një trajtim i tillë që u bëhet të burgosurve shqiptarë në burgjet titiste, trajtimin e antifashistëve nëpër kampet e përqendrimit të nazistëve gjermanë? Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe përderisa drejtori i burgut të Nishit ka kryer po këtë detyrë edhe në kohën e kralit e të pushtuesve gjermanë dhe tani të titistëve. Po kështu, edhe drejtori i burgut të Sremit është i njohur si çetnik dhe profesionist për vrasje dhe tortura. Në të tilla burgje vuajnë persekutimet më të egra shkrimtari patriot kosovar Adem Demaci dhe qindra patriotë të tjerë, të cilët, bashkë me popullin shqiptar në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në Maqedoni e në Mal të Zi, nuk i janë nënshtruar dhe nuk do t’i nënshtrohen kurrë zgjedhës së Titos, dhunës shfarosëse, diskriminimit nacional e gjenocidit, që janë ngritur në sistem shtetëror nga regjimi titist. (Vetëm shtatë ditë pas «kthesës» së Brionit mundi të ikte nga skëterra titiste dhe të vinte në Shqipëri, por me nofulla të copëtuara dhe ulok nga torturat e UDB-fsë së Budves, një punëtor nga Vuclterna.

Al u rrah në mënyrë çnjerëzore nga shtatë agjentë titistë vetëm sepse, pas punës lodhëse të ditës,në pushimin e drekës në një park, me dy shokë të tjerë, po këndonte një këngë në gjuhën amtare! Kjo qe emjaftueshme për njerëzit e UDB-së që këtë punëtor ta gjymtonin dhe ta hidhnin në rrugën e madhe. Raste të tilla ka me qindra edhe sot e kësaj dite. Red.)

Ne pyesim: Kush përgjigjet për këto krime të tmerrshme të gjenocidit, që për dhjetëra vjet me radhë, në mënyrë sistematike, kryhen nga regjimi titist kundër popullsisë shqiptare në Jugosllavi?A mos valle ,vetëm Rankoviçi dhe banda e tij udbashe? Jo. Për këto e krime të tjera duhet të përgjigjen jo vetëm ekzekutuesit kryesorë, jo vetëm shërbëtorët, por në radhë të parë ustai i tyre në krime, xhelati Tito, dhe gjithë klika e tij kriminale.

Pjese nga Kryeartikulli i botuar në gazetën «Zëri i popullit» më 31 gusht 1966

Një nga objektivat e vijës së përgjithshme të politikës nacionale të klikës së Titos, veç vrasjeve e krimeve masive, ka qenë dhe mbetet shkombëtarizimi i popullsisë shqiptare në Jugosllavi me çdo mënyrë e me çdo mjet.

Për këtë qëllim ata kanë kombinuar masat administrative dhe terrorin policor me veprimtarinë e dendur propagandistike, e cila synon dhe shprehet me mbytjen e frymës patriotike, me mohimin e autoktonisë («në tokat tuaja jeni të ardhur, prandaj duhet të ikni këtej»), me mënjanimin e masave shqiptare nga jeta politike dhe mohimin e kërkesave të tyre nacionale, me çoroditjen dhe degjenerimin me opium fetar dhe me ndezjen e armiqësive e të vëllavrasjeve, sipas parimit imperialist «përça e sundo».

Deshqiptarizimi- synim gjenocidal i Shovinizmit serbomadh

Gjatë periudhës së fundit dhjetëvjeçare propaganda titiste është përpjekur me të gjitha mjetet të argumentojë e të përligjë sllavizimin dhe turqizimin violent të masës shqiptare, orvatjet për të ndryshuar emrat e vendeve nga shqiptarë në sllavë dhe, nën presionin e privacioneve ekonomike, thithjen e shqiptarëve në thellësi të Jugosllavisë dhe shpërnguljen gjoja vullnetare të tyre në vende të huaja.  Parulla e lirisë për të jetuar ku të duash dhe për t’u quajtur si të duash» përbën në esencë imponimin politiko-ekonomik të shqiptarit për t’u larguar nga vencilindja e tij dhe për të jetuar në thellësitë e largëta të Jugosllavisë, apo për të emigruar në Itali, Austri, Gjermani Perëndimore etj., si skllav i kapitalit monopolist. Po për titistët çdo mjet është i përshtatshëm për të arritur qëllimin.

4

Jo më kot dhe jo rastësisht Gjoko Pajkoviçi, anëtar i KQ të LK të Jugosllavisë, ish-sekretar i LKJ për Kosovën, shpalll si vijë zyrtare të detyrueshme «lirinë» për shqiptarët që të mohojnë kombësinë e tyre. Në sesionin e 2-të të legjislaturës së 3-të të këshillit krahinor të Kosovës ai pati thënë duke bërë aluzion të hapët për turqizimin, ose më mirë të themi shkombëtarizimin e shqiptarëve, edhe këto: «Askush nuk mund të më ndalojë të shkoj në shkollën turqishte nëse dua vetë… Kjo është liria ime, unë mundem me qenë serb, turk, amerikan e ku ta di unë». Kozmopolitizini i revizionistëve nuk ka kufi, por ky kozmopolitizëm shprehet në një drejtim shumë të caktuar: për t’u mohuar shqiptarëve të drejtën për të qenë shqiptar, nën të ashtuquajturën liri «për të zgjedhur» çfarëdo kombësi tjetër.

Në fushën e ekonomisë titistët, për të detyruar masën shqiptare të shpërngulet për në thellësi të territorit jugosllav, përdorin gjerësisht presionin ekonomik dhe taksat shumë të rënda.

Të gjitha krahinat shqiptare në Jugosllavi nga pikëpamja ekonomike janë shumë të prapambetura, pasi të gjitha objektet kryesore industriale janë përqendruar kryesisht në Serbi, në Kroaci e në Slloveni.

Eksploatimi dhe diskriminimi kolonislist – forma  planifikuara shkombëtarizimi

Në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit dhe në krahinat e tjera shqiptare pushteti titist u ka dhënë rëndësi vetëm atyre sektorëve ekonomikë, nëpërmjet të cilëve mund të shfrytëzojë pasuritë e krahinave dhe këto pasuri i dërgon për në thellësi ose në perëndim, duke sjellë varfërimin në masën e popullsisë shqiptare. Me të tilla metoda të shfrytëzimit tipik kolonialist veprohet në minierat e pasura të Trepçes, Devës, Goleshit etj. Në këto miniera personeli administrativ dhe specialist është serbo-malazez.

Në qoftë se në këto miniera kërkon shqiptarin, atë e gjen në kategorinë e punëtorit të pakualifikuar. Për shembull, në minierën e Trepçes, 90 për qind e punëtorëve shqiptarë janë të pakualifikuar. Edhe në ato pak objekte industriale dominon elementi sllav, për shembull, nga 400 punëtorët e fabrikës së duhanit në Gjilan, vetëm 90 janë shqiptarë.

5

Trerpca punonte, por…

Krahinat e banuara prej shqiptarëve janë shndërruar në koloni që po shfrytëzohen intensivisht nga serbët, malazezët e maqedonasit. Papunësia rritet me shpejtësi. Lidhur me këtë Sllobodan Peneziqi, në Prishtinë, ka deklaruar qartë: «Me gjithë përparimet, papunësia nuk zgjidhet, është nevoja që punëtorët të shkojnë në krahina të tjera». Kurse më vonë, Dushan Mugosha, si sekretar i atëhershëm i LK të Jugosllavisë për Kosovën, deklaroi hapur: «Ne ende nuk jemi në gjendje me i sigurue punë një numri të madh njerë-zish. Për çdo vit afër 7 000 banorë të kësaj krahine, Kosovës, shkojnë me kërkue punë në viset e tjera të vendit, jashtë Kosovës e Metohisë». Ndërsa çdo vit 14 000 krahë pune të rinj i shtohen armatës së të papunëve. Ky fenomen ka vazhduar edhe më vonë me të njëjtat ritme. Më 20 gusht 1966, Tanjugu njoftonte se në mbledhjen e veçes ekzekutive të Kosovës e Metohisë u konstatua se «numri i njerëzve që futen në punë në këtë krahinë pakësohet gjithnjë e më tepër dhe janë duke u pakësuar gjithnjë e më tepër mundësitë për marrjen në punë të punëtorëve të rinj. Sipas të dhënave statistikore, në fund të muajit maj të këtij viti kishte 5 000 punëtorë më pak të futur në punë se në majin e vitit të kaluar».

Në këto rrethana shpërnguljet për në thellësi të Jugosllavisë, aktualisht, përbëjnë formën kryesore të shkombëtarizimit të krahinave shqiptare. Për rrjedhim, që nga viti 1958 dhe deri më sot, me dhjetëra mijëra banorë shqiptarë janë shpërngulur nga ‘trojet e tyre për në krahinat veriore të Jugosllavisë, në Vojvodinë, në Kroaci, në Slloveni, veç faktit që deri tani, sipas pohimeve të shtypit, janë detyruar të braktisin vendlindjen e tyre për në Turql më tepër se 250 000 shqiptarë. Ky është një dëbim në kushte katastrofike që u bëhet shqiptarëve në Jugosllavi.

Shovinizmi i egër serbomadh e antishqiptar i titistëve është shfaqur edhe në fushën e arsimit e të kulturës. Krahinat e Kosovës kanë përqindjen më të lartë të analfabetëve në gjithë Jugosllavinë dhe në Evropë. Me pretekste të ndryshme, titistët vitet e fundit mbyIlën një numër të mirë të shkollave të pakta që ekzistojnë në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa në Maqedoni e në Mal të Zi, me përjashtime të rralla, kanë mbyllur pjesën më të madhe të shkollave shqipe dhe po shkojnë drejt eliminimit të tyre; në vend të shkollave shqipe çelen shkolla turke e serbe. Rajone të tëra Shqiptare, të cilat janë nën adminis-trimin e Malit të Zi e të Maqedonisë, si Plava, Gucia, Tutina, Rozhaja, Ohri etj., nuk kanë shkolla shqipe.

                Populli shqiptar në Kosovë e vise është përjetshëm dhe do të fitojë          

 Përpara një gjendjeje të tillë me të drejtë lind pyetja: Kush përgjigjet për shkombëtarizimin e egër, për shtypjen e shlrytëzimin tipik kolonialist të Kosovës, për dëbimet e kosovarëve nga tokat e vatrat e tyre në thellësi të Jugosllavisë apo përjashta Jugosllavisë?

Kush përgjigjet për prapambetjen e madhe ekonomike, për diskriminimin e gjuhës, të kulturës, të traditave të popullit të Kosovës? A mos vallë vetëm krimineli Rankoviç dhe UDB-ja gjer dje e komanduar prej tij? A duhet të përgjigjen për politikën e egër shkombëtarizuese vetëm veglat e shërbëtorët e klikës së Titos? Jo. Për kursin antishqiptar, shkombëtarizues, për shtypjen e gjithanshme nacionale të popullit të Kosovës duhet të përgjigjet, në radhë të parë, vetë klika e Titos, duhet të përgjigjet regjimi titist, nga cili buron politika shoviniste nacionale e shkombëtarizimit të Kosovës.

Populli shqiptar në Jugosllavi është i bindur nga eksperienca e tij e gjatë se manovrat e sotme të klikës s Titos, pavarësisht nga fjalët «e ëmbla», pavarësisht nga maskat, kanë vetëm një qëllim: të forcojnë pushtetin e tronditur të klikës titiste, të forcojnë shtypjen nacionale, shfrytëzimin e shkombëtarizimin e Kosovës.

6

Demonstratat e Viti !969

Për popullin shqiptar në Jugosllavi, si për gjithë popujt e shtypur të Jugosllavisë, kriza e thellë që ka goditur klikën e Titos është një gjë që pritej, është pasojë e pashmangshme e vetë kontradiktave ntagoniste që ziejnë prej vitesh në gjirin e klikës së renegatëve. Kjo krizë e ka tronditur rëndë klikën e Titos, e cila po e ndien rrëshqitjen e tokës nën këmbë, po e ndien pasigurinë, po ndien t’i afrohet fundi fatal që historia i ka rezervuar çdo renegati. Në një fjalim që mbajti këto ditë, Titoja e shprehu haptazi shqetësimin e frikën për rritjen e valëve të rezistencës, në forma të ndryshme, kundër regjimit të tij. Ai pranoi se vendi nuk është «kompakt-, «i bashkuar», «i lidhur», se njerëzit nëpër republikat kanë filluar të flasin për ndarjen e kombësive».

Ky është vetëm fillimi i mbarimit të udhëheqjes titiste. Rivalitetet, shqyerjet në mes të ujqve, do të shtohen, ata do të gjakosen me njëri-tjetrin. Ky është ligji i tyre, ligji i xhunglës. Mbaroi miti i unitetit titist. Kalbësira, tradhtia, blofi çdo ditë po dalin sheshit. Këtë e shikojnë popujt e Jugosllavisë dhe marksistë-leninistët e vërtetë jugosllavë, të cilët nuk do të jenë përherë sehirxhinj e passive përpara grerninës ku po i çojnë titistët e çdo ngjyre. Heqja e Rankoviçit nuk i gënjen dot lehtë popujt jugosllavë dhe revolucionarët jugosllavë. Titoja, Kardeli, Vukmanoviç Tempoja, Koça Popoviçi dhe të tjerë janë po aq kriminelë sa edhe Rankoviçi (…)

Por eksperienca e hidhur shumëvjeçare nën sundimin e egër të klikës së Titos, e ka bërë popullin shqiptar në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në Maqedoni e në Mal të Zi, të jetë vigjilent, të hapë sytë e ‘i bëjë katër, për të mos u mashtruar nga demagogjia e kurthet e klikës titiste që kanë shpërthyer kohët e fundit në gjithë vendin. Loja që po bën tani Titoja me anën e një grushti tradhtarësh shqiptarë është një lojë shumë dinake dhe e rrezikshme. Por Titoja dhe tellallët e tij nuk mund të mashtrojnë njeri. Populli shqiptar në Kosovë, në Rrafshin e Dukagjinit, në Maqedoni dhe në Mal të Zi i njeh se cilët janë titistët. Ai e di fort mirë se cilët janë ata tradhtarë që kanë lejuar ose kanë bashkëpunuar në krimet e përgjakshme të Drenicës e të Tetovës, të Ulqinit e të Prishtinës, të «aksionit të armëve» e të Pejës. Kur popullsia shqiptare e atyre krahinave ishte e përgjakur dhe e copëtuar nga klika e Titos dhe e Rankoviçit, këta e paraqitnin të zbukuruar regjimin xhelat të Titos (…)

Sado të egra, cinike dhe dinake të jenë masat e sundimtarëve revizionistë të Beogradit, ata kurrë nuk do t’ia dalin në krye të shkombëtarizojnë, të shfarosin e të asgjësojnë popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Ky popull, i cili u qëndroi me heroizëm të mrekullueshëm valëve të tërbuara të pushtuesve otomanë e sllavë gjatë shekujve dhe ka ruajtur me guxim e vendosmëri heroike gjuhën, traditat, zakonet, kulturën e vet, personalitetin dhe vitalitetin e tij, të gjitha karakteristikat e veçoritë e tij kombëtare, përballë të gjitha orvatjeve shkombëtarizuese e asgjësuese, një popull i tillë nuk mund të nënshtrohet e të shfaroset kurrë. Ai është i përjetshëm dhe do të fitojë.
Do të vijë dita që Titoja e klika e tij patjetër do të japin llogari deri në fund për krimet e tyre të përbindshme, për gjenocidin e pashembullt në Kosovë.

Botuar për herë të pare, sipas origjinalit të artikullit redaksional në gazetën «Zëri i Popullit» nr.

209 (5619), 31 gusht 1966

 
Leave a comment

Posted by on December 3, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: