RSS

SOT ME VJEN TURP QE JAM TROPOJAN !

05 Dec

– Sali Berisha e ktheu Bajram Currin ne nje Kandahar te Shqiperise dhe Tropojen ne nje toke te djegur e varreze masive me mbi 200 viktima brenda dy vjetesh

                                   – Nga Alban Dega , Nju Jork

Dhimbje, lemeri, cmenduri… Turp e faqja e zeze per Malesine e Gjakoves. Pamje makaber te varrezave te deshmoreve te luftetareve per liri te Malesise se Gjakoves qe i dhane asaj e Shqiperise gjene me te cmuar, vete jeten e tyre. 

Varre te hapura. Pllaka varresh te thyera e plackitura. Rrenim… rrenim kobzi…

Keto pamje turpi jane pasqyra me e sakte dhe me e qarte se cfare beri  antishqiptari e antitropojani me i madh ne historine e Shqiperise Sali Radovan Kadafi . 

E ktheu Bajram Currin ne nje Kandahar te Shqiperise.

E ktheu Malesine e Gjakoves, kete perle te pashoqe natyre e pasurish, kete treve burrash trima azgane e grash shtojzovalle e sokolesha burrerie ne nje toke te djegur e varreze masive me mbi 200 viktima te politikes se tij vrastaree plackitese qe e rrenoi kater here shtetin shqiptar, vetem ne pese vjet. 

E kalbi nga themelet e deri ne majen e piramides cdo hallke e cdo qelize te shtetit shqiptar me korrupsionin dhe politiken e tij vrastare.

E degjeneroi e korruptoi edhe vete fjalen korrupsion me sterkorrupsionin e tij, qe e ktheu ne antiart qeverisjeje e mjet per te siguruar pandeshkueshmerine e tij dhe horave te tij qe e bejne hore edhe vete horllekun me te skajshem. 

 Cili pushtues ia beri Tropojes e Shqiperise nje gjeme si ato te Sali Berishes ne historine e tyre

 

Na e mori fytyren faqe Shqiperise dhe mbare Botes ky i pafytyre, ky perbindesh i antishqiptarise.    

 Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte zjarrin e minat edhe vet vendlidnjes se vet Tropojes. 

 Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel, thone francezet…
Iku me turp e faqe te zeze… Por pasojat e politikes se tij kusare e vrastare vazhdojne te pjellin kusari e vrasje, krim e pasiguri.
Nuk ka fushe e qelize te jetes shqiptare ku ky monster me surratin e Radovan Karaxhicit dhe me shpirtin antishqiptar te Sllobodan Milloshevicit me emrin e zi Sali Berisha te mos kete lene minat e tij me sahat.

E ashtu si Neroni qe ngazellehej nga zjarri e flaket qe ia vuri Romes edhe ky Neron antishqiptar ferkon duart e ngazellehet  nga bemat e tij zjarrvenese e minambjellese qe ua la neper kembe e ne cdo hap shqiptareve.
E vete Neroni i zi mbetet nje liliput perballe Neronit faqezi te Vicidolit. Ne fund te fundit Neroni i cmendur ia vuri zjarrin nje qyteti si Roma e jo nje shteti te tere si Shqiperia nga veriu ne Jug e nga Lindja ne Perendim, perfshi edhe vendlindjen e tij Bajram Currin e Malesine e Gjakoves         

Ngazellehet nga pamjet tronditese te Bajram Currit – Kanadahar i Shqiperise dhe te Malesise se Gjakoves

Ngazellehet e ferkon duart kur sheh e frymezon banditet e tij nuk lene pa rrenuar e plackitur as pllaket a varreve te Bajram Currit e Mic Sokolit…, te heronjve dhe deshmoreve te Tropojes.

 Ngazellehet kur pjella e tij bastarde perdhosin e rrenojne varrezta e atyre  qe me gjakun e jetet e tyre i dhane drite e lavdi Malesise se Gjakoves…

  Cfare mund te pritet tjeter nga kjo pjelle bastarde e tyre me emrin Sali Berisha qe ua nxiu dhe uli kryet pertoke, nuk po i le te qete as ne qetesine e varreve, qe po i rivret njesoj si, nazi- fashistet , si cetniket e terroristet e Beogradit , si pushtuesit e armiqte e perbetuar te Shqiperise  .
Turp e faqja e zeze per kete faqezi te Malesise se Gjakoves….
… Sot me vjen turp qe jam tropojan !

 
Leave a comment

Posted by on December 5, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: