RSS

Qeveri e divergjencave dhe pazarllëqeve

10 Dec
Asllan Dibrani

Asllan Dibrani

Qeveri  e divergjencave  dhe pazarllëqeve  jashtë Parlamentit” me  diktate dhe konstruksione  nga Beogradi!

Pas një periudhe gjashtëmuajshe, të lodhshme, të manipuluar dhe me abuzime teatrale ,   tashmë është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur edhe “Qeveria e Republikës së Kosovës”???.  Nëse   e keni përcjell epilogun e djeshëm të  seancës  pa qenë fare kompetent    Z.Adem  Grabovci  doli dhe propozoj   për  një gjysmë ore pushim, nga e cila edhe nuk u  kthyen ma . Nga fjalët e çarshisë mësuam se pengesë ishte   Lista serbska!Po edhe ashtu  nga skena e Parlamentit  të Kosovës , populli mësoj shumë  që në çfarë presioni  u arrit ky koalicion i PDK-së dhe Isa Mustafës  pa mandat të plotë nga partia e tij. Ajo madje  edhe   u  formoi qeveri   sa me i thënë qeveri me “Pazarllëqe jashtë parlamentit” .

-Nuk lenë përshtypje fare zgjedhja e kësaj qeverie, sepse nëse ndalemi me i analizuar  gjërat, kjo është qeveri e instaluar nga Vulini dhe Daqiqi  me konstruksione  nga Beogradi.

Kosovarët  zor se do të kenë  hair nga kjo qeveri !

Shumë kush  e përsëriti dhe tha se kjo ditë ishte  ditë e kobshme për Kosovën. Kësaj  teze sikur mos t’i bashkohen   edhe partitë tjera dhe populli kudo qe  fjala e tij dëgjohet ,kishte me mbetur  sado pak shpresë, apo ndonjë  optimizëm pozitiv. Me pakënaqësi,mosbesim dhe skepticizëm   u dëgjuan të  gjithë edhe  përbrenda partive të majta dhe të djathta!.  Shumë analist dhe qytetarë  theksojnë se  kjo qeveri artificiale nuk do të  ketë  një jetë të gjatë ma shumë se 100 ditë, deri në  gjashtë muaj?.
-Si u bë kështu që shtetin e Kosovës pas asaj lufte të përgjakshme, shqiptarët t`ja dorëzojnë prapë një komunisti , apo edhe disa njerëzve që  edhe publikisht e kanë akuzuar njeri tjetrin për krim të organizuar, mos funksionim të shtetit,ligjit dhe rendit shtetëror?!.
-Nga kjo rrjedh se duke i parë  këta të cilët janë në skenën politikës kosovare, janë të nijetit njerëz  që si sollën ndonjë kënaqësi vendit dhe siguri . Ma në fund mbetet pak për optimizëm qe të ketë ndonjë qeveri të shëndoshë sipas skemës aktuale. Kjo qeveri  duhet ta luftojnë korrupsionin , krimin e organizuar . Kush ta  luftoje ketë gjë të tillë ?,kur vet janë të zhytur në këto malverzime. Andaj  sikur koalicioni i tanishëm e ka përforcuar akoma   krizën dhe krimin që  do të jetë edhe ma i theksuar me metodat korruptive. Për ta luftuar një fenomen të keq në shoqëri, ai duhet të jetë vet i  shëndosh  dhe  i  pastër!.

Faktorët negativ gjatë  formimit të qeverisë :

  1. Si  fakt  negativ është edhe përfshija e femrës  në proceset politike nga e cila vetëm dy nga spektri i përgjithshëm zonjat janë pjesë e kësaj qeverie , Hikmete Bajrami dhe z. Edita Tahiri. Kjo është shumë pak  e përfshirë  d.m.th mospërfillje ndaj  gjinisë femërore në strukturat politike!!!.
  2. Kjo qeveri në mungesën e organizimit të mirëfilltë,  në te, u instaluar një  numër i madh serbësh  si ministra,  nga e cila, as që përputhet  në proporcion me  numrin  e popullatës në Kosovë,gjë që po shihet  se Beogradi ka dorë ne  instalimin  e kësaj qeverie me diktate  dhe plane .
  3. Aq sa po shihet  në bazë të përcaktimit    të ministrave as një  ministër nuk është nga komuniteti  shqiptar katolik nga e cila ka mjaft intelektual dhe akademik që të jenë  aty në ndonjë post ministror?!… Anton Çuni  deputet dhe ish luftëtar ishte i propozuar deri në momentet e fundit ,por  pa prit masë u zhduk nga lista d.m.th janë fakte që do ti kushtojnë kësaj qeverie në te ardhmen dhe vet Kosovës?.
  4. Ministrat   e lartpërmendur  zoti Hashim Thaqi , zv. Kryeministër i Parë  dhe Ministër i Punëve të Jashtme ,  Zv. Kryeministër  dhe Ministër  i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala?.A thua se  janë aq të zotët këta qe ti kenë edhe dy vende pune ndërsa shumë akademik dhe intelektual të dëshmuar as që janë përfillur dhe janë mbetur jashtë  interesave të shoqërisë kosovare .Kjo s’do koment!!!.

Nga  këto segmente  dhe fenomene negative  besoj se në një të ardhme të shkurtër do t’i  vërej elektorati , qeveria dhe  vet populli se është një   pikëmbështetje që pakënaqësia  të jetë relevante në popull  por edhe në forcat opozitare .Kjo mund të  reflektohet edhe  të anëtarët e ndërgjegjshëm të dy partive në  koalicion PDK dhe LDK.

 
Leave a comment

Posted by on December 10, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: