RSS

Ministri Veliaj, Pro-LGBT dhe Llazi veterani durrsak

17 Dec

Shkruan:  Gjergj Thanasi

ATT00002

Me një ceremoni thuajse pompoze me para amerikane (grantet e USAID-it për OJF-të shqiptare, që merren me problemet e LGBT-ve)dhe me prezencë evropiane (OSBE-ja), ministri Veliaj , Pinderi dhe Karaj inaguruan strehëzën e parë për individë me orientim LGBT (pederasë, lesbike, transgjinorë etj). Në këtë strehëz do banojnë deri në 6 muaj persona të këtyre kategorive,që janë pa shtëpi. Në gjithë këtë propagandë sa shqiptare aq edhe euroatlantike të tërheqin vëmendjen disa probleme.

Së pari ka një shtim OJF-sh, që merren me të tilla probleme, shtim ky, që të kujton shumimin aseksual të qelizave me anë të  procesit të mitozës (ndarjes). Vite më parë ishte OJF-ja Ambasada Pink, që menaxhonte fondet për pederasët, lezbiket e transgjinorët. Pas një sherri brenda Ambasadës Pink për menaxhimin e këtyre donacioneve të huaja dyshja Pinderi-Karaj krijuan një OJF-të re që thithi shumë donacione të tilla dhe pati përkrahjen publike të ambasadorëve të huaj amerikan dhe europianë. Më pas USAID-i me anë të njoftimeve publike prezantoi një politikë të re, atë të finacimit të të dy OJF-ve : të Ambasadës Pink dhe LGBT-së së Xhenit dhe Kristit. Nga ceremonia e inagurimit të kësaj “Strehëze” mësojmë, që Xheni dhe Kristi na qënkan ndarë dhe me metodën e shumimit aseksual të mitozës na paskan krijuar dy shoqata: Pro LGBT dhe Aleanca LGBT. Le të shpresojmë që kjo ndarje të jetë krijuar për t’i shërbyer sa më mirë mbrojtjes dhe promovimit të interesave të komunitetit të pederasëve, lesbikeve dhe transgjinorëve, jo thjesht për të thithur para nga donatorët e huaj.

ATT00003

Së dyti inagurimi kishte doza  hipokrizie, vecanërisht nga a na e ministrit Veliaj. Kur shkruajmë hipokrizi nuk themi se ministri luan teatër dhe nuk e ka për zemër kauzën e LGBT-ve, jo, absolutisht jo. Ne jemi të bindur, që edhe pas dasmës në kështjellë të “Borgjezit fisnik”, apo Parvenysë aristokrat Veliaj, përsëri ministri mendjen dhe zemrën e ka te LGBT-të dhe problematika e tyre. Halli është se, kur një individ përfaqësues veteran dhe i mirënjohur në Durrës  i kauzës LGBT, i quajtur Llazi Qendro pati vërtet hall, ministri nuk ia vari fare. Bëhet fjalë për të ndjerën Sofije Qendro 80 e kusur vjecare, e cila bashkë me nipin e vet Llazin si rezultat i aktit nënligjor Olldashi u dëbua nga banesa dhe vdiq, më mirë të shkruajmë ngordhi si qen në stolin në lulishten përballë Bashkisë Durrës. Ministri Veliaj nuk e vuri ujin në zjarr as të kujdesej për hallin e tyre, as t’i takonte qoftë edhe formalisht të dy të moshuarit, tipik të paprivilegjuar (programi i  PS-së për shtresat e paprivilegjuara). I kujtojmë ministrit se ka qenë personalisht i informuar nga vartësit e vet për gjëmën, që i ndodhi Sofijes së mjerë dhe nipit të saj Llazit. Vartësit e tij e kanë informuar gjithashtu për dy artikujt e botuar në Gazetën Dita nga unë pikërisht për tragjedinë migjeniane, që ndodhi në stolat e lulishtes në qendër të Durrësit.

ATT00004 (1)

Z. ministër Llazi në Durrës dhe Torja në Tiranë kanë qenë status simbole të homoseksualizmit, që në kohën e Kadri Hazbiut. Ata (ato) realisht kanë vuajtur të zitë e ullirit, janë persekutuar burgjeve e spitaleve psikiatrike për orientimin e tyre seksual, konkretisht për manifestimin me guxim të sjelljeve të pederasisë. Këto vuajtje e persekutime janë  të provuara edhe me dokumente nga të arkivit të Sigurimit të Shtetit dhe të gjykatave komuniste. Sot veterani i pederasisë durrsake Llazi Qndro është realisht i pastrehë. Ai fle në një ambient komplet të papërshtatshëm tek ish Uzina e Radiotelevizorëve në Durrës. Madje edhe ky ambient ju mundësua Llazit të shkretë vetëm në sajë të interesimit të drejtpërdrejtë të Kryebashkiakut Dako.  Kujtojmë se një vit më parë vartësit e ministrit Veliaj, vetëm pasi Sofija e mjerë ndërroi jetë dhe media buciti për këtë tragjedi migjeniane, ofruan ca qese me ushqime dhe në mos gabohem edhe një vakt ushqim falas për Llazin. Z.ministër ja vlen të interesoheni dhe të investoni për ata që kanë vuajtur realisht, që janë persekutuar për prirjet e tyre homoseksuale si psh. veterani i pederasisë durrsake Llazi Qendro. Është e turpshme z. ministër tu prisni shirita inagurimi e tu bëni reklamë individëve, që pederasinë, lesbizmin, LGBT-në në përgjithësi e kanë kthyer në biznes, në përfitim dhe mënyrë jetese qyl!

ATT00003 (1)

Së treti qofsha gabuar, por në Shqipërinë e sotme ministri i halleve sociale duhet tua qajë hallin më shumë “hajdutëve” të energjisë elektrike, që vdesin duke lidhur telat e korentit, që ua preu task forca e OSSHE-së, sesa e LGBT-ve OJQ-ërsa, që duan të mburren se janë të parët në Ballkan. Z. ministër krahas tragjedive migjeniane po na shtohen edhe Zhan Valzhanët shqiptarë, ndonëse ende nuk kemi Viktor Hygo shqiptarë t’i shndërrojnë në romane tragjeditë e këtyre Zhan Valzhanëve shqiptarë. Zhan Valzhani frëng bëri vite e vite burg se vodhi dy cyrekë bukë për fëmijët e uritur të së motrës. Zhan Valzhanët shqiptarë po ekzekutohen me “karike elektrike”, në një vend, ku nuk ekziston dënimi me vdekje, sepse mjerimi i shtyn të vjedhin korent, sic vidhte bukë nja dy shekuj më parë ai Zhan Valzhani francez. Z minsitër, personalisht besoj se halli i “hajdutëve” të korentit të djegur të gjallë është hall ekzistencial, ndërsa halli i OJQ-ërrsave  pro-LGBT është hall anusi. Le të shpresojmë z. ministër, që brenda viti 2014 tu jepni fund halleve të anusit dhe në vitin 2015 të merreni me hallet vërtet ekzistenciale të miletit!

 
Leave a comment

Posted by on December 17, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: