RSS

INTERVISTË PËR SHQIPËRIA E BASHKUAR ME VEPRIMTARIN E ÇËSHTJËS KOMBËTARE NAIM UJKAN PRELVUKAJ – MARTINI

23 Dec
Frasher Rracaj

frasher Rracaj

Naim Ujkan Prelvukaj – Martini u lind me 6 Korrik 1965 në Martinaj të Malcisë së Plavës e të Gucisë nga i ati Ujkan Meta Prelvukaj dhe e ëma Rabe Prelvukaj, e lindur Rugova.
Shkollen fillore të ciklit të ulët e kreu në fshatin e lindjes, atë të ciklit të lartë fillor në Guci, ndërsa të mesmen në gjimnazin e Plavës. Studimet i filloi në vitin 1985-86, në Universitetin e Kosovës-Fakulteti Ekonomik, drejtimi i përgjithshëm. Studimet i përfundoi në vitin akademik 1990-91. Me të përfunduar të studimeve regjistroi shkallen e tretë në Universitetin e Zagrebit, ku për fat të keq nga rrjedha e ngjarjeve që kapluan ish-Federatën Jugosllave i’u pamundësua vazhdimi i studimit të mëtutjeshëm postdiplomik, me ç’rast dëshira për studim dhe aftësim të mëtutjeshëm shkencor i’a pamundësuan rrethanat e kohës në të cilat shumë bashkëkohanikë nuk mund i realizuan. Në vitin 2000-2003, realizoi studimet të cilat i kishin ofruar ministritë respektive të punëve të jashtme të SHBA-së dhe të Kanadasë, në shtetet e dala nga luftërat të federatës jugosllave. Me këtë rast në Mal të Zi nga organizata e njohur e qeverive në fjalë NDIA të udhëhequra nga koordinatorja e çështjeve për marrëdhënie ndërkombëtare për rajonin ballkanik, zonja Lisa Meclen. U diplomua me temën “Formimi i Personalitetit Presidencial” me statusin Analist Politik.

Naim Prelvukaj

Naim Prelvukaj

Për shkak të veprimtarisë së tij në çështjen kombëtare të llojit të veçantë të disidencës përballë regjimeve të pushtetëve nga njëra kreaturë në tjetrën, z.Prelvukajt i’u mohua mundësia e sistemimit në krijimin e marrëdhënies së punës në bazë të profesioneve të arritura.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Cili ishte aktiviteti juaj si shkollar i mesëm dhe student?

Naim Prelvukaj: Si fëmijë i lindur dhe i rritur në një familje të bëmash kombëtare-atdhetare, ku fryma nacionaliste e atit tim të ndjerë nuk nguronte asnjëherë në ligjërimin e shenjt dedikuar pasardhësve në ruajtjen e identitetit, edukimin dhe aftësimin e tyre në jetësimin e idealeve të çështjes tonë kombëtare,e cila për momentin e kohës rendohej nga zgjedha e robërimit dhe e poshtërimit shoven jugosllav si kontinuitet-vazhdimësie pushtimesh të mëparshme e që gjithmonë koha kërkonte bijë për zërin e arsyes së kombit të atdheut, detyrimisht im atë i ndjerë krijonte aso temash që na zgjonte kurreshtjen të dimë për të shkuaren dhe të ndertojmë mësime për të ardhmen. Shpeshherë ndodhte që në tema të tilla, im atë i ndjerë gjatë rrëfimit ta përcillte vuajtjen e ngjarjeve i përvajtur nga mjërimi i persekutimeve që kishte përjetuar ai dhe bashkëkombasit e tij nder breza. Si mos të frymëzoheshe për krimet makabre-sadiste që ua kishte mbjellur në lekurë e thellë në shpirt regjimi shovinist sllav që nga rënja nën okupimin e tyre. Këtu do t’ua them vetëm një rrëfim, ku shkurtimisht do t’jap arsye nxitjes dhe frymëzimit tim nga ajo që kishte përjetuar im atë.
Më 1923, rrëfente im atë, u formua një lëvizje e parë kombëtare pas rënjes nën okupimin sllav e që bashkonte të gjithë të përndjekurit nga vatrat e tyre etnike në një ngritje vetëdijesimi për kthimin e tokave të pushtuara nga ana e shovenve jugosllav. Pra, në vitin e sipërcekur zëri i arsyes ndaj atdheut u prek nga të gjithë ata që si të përndjekur ishin tubuar në vendbanime të ndryshme të Shqipërisë londineze, e cila lëvizje u emërtua Besëlidhja e Shkodrës dhe e Malcisë, me qëllim të kthimit të kufijve përbrenda etnikumit historik. Këto formacione begatoheshin me pjesëmarres nga të gjitha viset e atdheut, por ç’është më kryesorja, shumicen e përbënin pjesëtar nga viset shqiptare që sot mjerisht administrohen nga Mali i Zi dhe Serbia. Pra, me një vullnet të pathyer, forcat shqiptare arriten të rikthejnë zonat e pushtuara nga Tivari deri në Pazarin e Ri-zonë e Sanxhakut, mjerisht nën administrimin serb, ku si i zënë rob më shumë atdhetar e patriot të kombit, dënohet me robërim të pranguar në burgun famëkeq të Banja Llukes, më 1923-28. Me 1944-46, si nënshkrues i formimit të Ballit për Malcinë e Plavës dhe Gucisë, dënohet me dënimin për vdekje, ku për fatin e keq ekzekutohen qindra bashkëkombas në gjykatoren famëkeqe të Andrijevicës. Rrëfimi për krimin nuk i kishte fund…Ishte më së rrënqethës dhe kështu burgim pas burgimi deri ke ato famëkeqe si: Shpellat e Mbretit në Cetinë, Spuzhit, Bjello-Poljes e deri tek ai i Goli Otok-ut. Të njëjtat përjetime i ndjeu thellë në lekurën e saj edhe bashkëudhëtarja besnike, nëna ime e ndjerë, e cila ishte poashtu e dënuar dy herë dhe e keqtrajtuar në mënyrat më mizore për të cilat na rrëfente. Rrëfimet sa nuk bënin të ç’mendeshe nga përjetimet makabre dhe si mos të marrësh frymëzim për t’u kundërvu dhe arsyetuar këtë kundërvënje një gjenocidi të paparë që prindërit e mi e kishin përjetuar në lekurën time dhe vazhdonte edhe në brezin tim, si pasardhësi i tyre më i ri. Kjo e vendosi përcaktimin tim pothuaja në një jetësim amanetesh e që u isha betuar përjetësisht deri në frymën e fundit.

Për të mos u futur në ndjenjën e një kënaqësie fëmijërore si pjesëtar i komunitetit të cilit i takoja dhe si një krenari që ndjehej thellë në ndjenjën e një fëmiu, ajo rriti poashtu ndjenjën e përgjegjësisë në rrethana dhe situata të caktuara. Në vitet e 80-ta kur një pjesë të atdheut tonë, pra Kosovës, i përgatitej një gjenocid i paparë nga ana e krijesës shovene jugosllave,e cila bënte përpjekje të humbjës së ç’do identiteti dhe të kalimit të një gjendje që do të krijonte pasoja të paparashikuara për brezat në vijim. Si shkollar i mesëm, në ato mundësitë dhe përpjekjet e mia u mundova të jem pjesë e terësisë në pjesëmarrje të reagimeve në format e mundshme të asaj kohe si: me shprehje pakënaqësie ndaj sjelljeve të regjimit ndaj djalërisë dhe gjithë qënies tonë kombëtare, duke reaguar në vetëdijësimin e bashkëmoshatarëve, krijimin e një gjenerate e cila ishte e gatshme çdo herë t’i përgjigjej thirrjës së zërit të arsyes kombëtare që vepronim me anë të komunikimeve ilegale, përmes afisheve dhe shpeshherë, përmes mbishkrimeve në vendet e caktuara, qofshin ato institucione, mjedise banimi, rrugë , etj., me mbishkrimet e imperativit të kohës, “Kosova Republikë”. Ndjënjen e protestes si dhe kundërshtimin i manifestoja në forma të ndryshme të asaj që ofronte jeta e asaj kohe, si p.sh.: në takimet kulturore e sportive, takimet festive, etj. Pra, gjithmonë duke prezantuar pranishmërinë e asaj që na identifikon si shqiptar dhe si qënie që jem të gatshëm një herë e përgjithmonë të heqim barrën e rëndimit të zgjedhës së robërimit. Fatkëqsisht, shpeshherë këto “shpaguheshin” me ndëshkime të rënda deri tek ato me dënime me burgim, dënime në mosarritje te realizimit të interesave, etj. Saktësisht, në vitin 1981 u përplasa në dënimet e para me cilësimin “Veprimtari dhe propagandë armiqësore”, siç dinin ata të etiketonin kundër revolucionar, irridentistë, e ç’farë mos të llojit dhe sojit të tyre. Ky dënim i parë me paraburgim ishte në kohëzgjatje prej 5 ditëve, të cilat i vuajta në stacionin policor të Plavës. Dënimi i dytë vie më 1983, me aktakuzën gjoja “Përgatitje kundër revocionare me grupin”, ku dënohem me 14 ditë burgim. Dënimi i tretë vie më 1984 me aktakuzën për nxitje urrejtjeje dhe angazhim kontra revolucionar me ndikim në masa të të rinjve shqiptar të krahinës së Plavës dhe Gucisë. Në masat ndëshkuese me burgim 60 ditor, 40 prej tyre i vuajta në burgun e Bjello-Poljes, ndërsa 20 të tjera i ndërpriste arsyeja e vajtjes në shërbim ushtarak të asaj kohe. Me të arritur atje, si i rekrutuar i ri me filluan peripetitë nëpër përballje me drejtësinë e regjimit ushtarak si gjoja, me pedigre të padenjë të qytetarit dhe dënohem me 30 ditë burgim, gjë që nënkupton 10 plus 20 të tjera të mbetura nga dënimi paraprak. Për të mos mbetur në këtë, incidentet që lindnin si pasojë e marrëdhënieve të ushtarëve të rinjë shqiptar me ata jo shqiptarë, kërkonte nevoja shpeshherë të përvileshin mëngat në qerime hesapesh për të mbrojt identitetin në format e mundshme që kishim, thjesht për të mos e pranuar çdo poshtërim që u bëheshin ushtarakëve shqiptar. Nga këto pasoja raportesh shpeshherë edhe me pasoja fatale të qerimit të hesapeve, dashur e pa dashur u bëra akter me inicim të vetdijësimit në mbrojtje të brezit që i takoja dhe të qënies sonë biologjike. Ky angazhim dhe sakrificë shtoi ndikimin e masave të ligjvenësit ushtarak me dënimin me gjashtë muaj burgim të rëndë ushtarak, në qytetin e Kninit ku detyrimisht gjendesha me shërbim ushtarak. Me të dalë nga burgu ushtarak, të themi ashtu, paqja nuk ishte fare me e lehtë sesa vuajtja me dënim.

Në vitin 1985-1986, viti akademik ky i vijimit të studimeve në Universitetin e Kosovës-Fakulteti Ekonomik, në të cilën vatër lëvizja studentore gëzonte një rritje vetdijësimi të vazhdueshëm për fatin e asaj që duhej të merrte në dorë kjo rini e cila ishte brumi i gatojcës së atdhetarëve të mëdhenjë për të ardhmen e fatit kombëtar. As në këto lëvizje nuk qëndrova anash por u angazhova me gjithë potencialin tim t’ i jap frymë qëllimit dhe idealit të përbashkët të brezit. Fundi i viteve të 80-ta dhe fillimi i viteve të 90-ta, popullin shqiptar nën administrimin jugosllav e gjeten në një gjendje të rënduar ekonomike, sociale, shpirtërore, intelektuale e atdhetare, pasojë e të cilave ishte pushtimi dhe poshtërimi i aparatures shtetërore shovene të kësaj kreature që kishte si projekt shekullor dhe amanetesh të kuzhinave kundërmuese shovene të akademive serbe për ndëshkim historik ndaj kombit shqiptar. Thjesht, për një asgjësim etnik, kulturor, e për të mos thënë edhe biologjik të shqiptarëve të këtij nënqielli. Muajt e rezistencës me anë të demonstratave studentore në ruajtjen e autonomisë së Universitetit të Kosovës më zuri edhe mua në radhët e para me ngritjen e zërit të arsyes, zë ky i gjithë brezit për ruajtjen e shenjtërisë së të ardhmes intelektuale e shkencore të kombit. Ato ditë famëkeqe por edhe poaq të lavdishme të djalerisë dhe popullit shqiptar u shkruan me gjak në faqet e ndritura të lavdisë së historisë së këtij populli, gjak ky që më rrodhi edhe mua si pasojë e plagëve të marrura në demonstraten e vitit 1989 të studenteve të Universitetit të Kosovës. Pas kurimit të bërë në lagjen “Kodra e Trimave”, dhe me fillimin e angazhimit të procesit u kapa nga organet e atëhershme të rendit me ç’rast m’u shqiptua dënimi me burgim prej 90 ditësh.
image

Shqipëria e Bashkuar.Info: Kontributi juaj gjatë luftës së Kosovës?

Naim Prelvukaj: Në kontinuitet, asnjëherë nuk i jam shmangur zërit të thirrjeve të arsyes gjithëkombëtare. Kështu, ndoshta edhe si një kurorëzim i qëllimeve dhe idealeve të mia, të bashkëkohanikëve dhe të brezave të tërë, më nderoi mundësia e të qënit i pranishëm edhe kësaj përgjegjësie ndaj kauzes kombëtare, pra të pjesëmarrjës në radhët e atyre që kishin të gatshëm dinjitetin e tyre intelektual, moral, fizik e biologjik për t’ia falur atdheut dhe për të firmosur të ardhmen e ndritur të brezave që do t’vinin pas. Kuptohet, me një çmim të lartë sakrificë, periudhë kjo që mposhti orekset e pushtuesve ndër epoka dhe që nderoi kombin me të bëma që do t’u shërbenin si leksion atyre-pushtuesve, se kombi shqiptar di të sakrifikohet për çështje madhore, e kësaj radhe për dalje nga pushtimi dhe poshtërimi shoven serb i Kosovës, si pjesë e atdheut tonë të përbashkët shqiptar. Për të mos u stërzgjatur në të gjitha angazhimet e para, po përfitoj nga rasti të jem sa më i thuktë në atë që me identifikon si të pranishëm në rrjedhë.
IMG_8785.JPG
Saktësisht, më datë 6 prill 1998, mora vendimin dhe njëkohësisht udhën për t’iu bashkangjitur njësitëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën operative të Dukagjinit, respektivisht ana Dushkajes së Gjakovës, fshati Shqiponje, ku si shumë luftëtarë të tjerë të lirisë një numër prej të cilëve janë dëshmorë të kombit, pata fatin të shijoj buken e gatuar dhe nënëlokes, Aze Brahimaj. Rrethanat dhe rrjedha e ngjarjeve kërkonte një angazhim të gjithanshëm dhe përcaktim strukturor, qoftë te hierarkisë ushtarake, qoftë të zonave operative, apo të asaj që mund t’i ipte mbështetje të fuqishme luftës përbrenda faktorit shqiptar. Më të qendruar prej një afati kohor 90-te ditesh në zonat e nxehta të luftës, nën ombrellen e kësaj krahine kreshnike dhe historikisht të dëshmuar për rezistencë, në gjirin e së cilës ishin mbledhur pothuaja bijtë dhe bijat më të përzgjedhura të kombit si një vatër dhe zgjua i dëshmuar kundër qëllimeve të errëta shovene serbe, për meritat dhe punën e dëshmuar të shërbimit Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, në muajin qershor të vitit 1998, më ngarkoi me njëren prej detyrave më të renda dhe më me përgjegjësi, në cilësinë e Koordinatorit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Kufitare Rrasë e Zogut-Qafë e Hajlës, respektivisht sektorin kufitar përgjatë Alpeve Shqiptare te trekufirit Kosove-Shqipëri-Mal i Zi, së cilës dëtyre i përgjigjem me përkushtimin më të lartë deri në përfundimin e luftës, më 13 qershor 1999.

Shqipëria e Bashkuar.Info: Cila ishte dëtyra e Kordinatorit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe a mund t’i përgjigjej secili ushtarak një thirrjeje të tillë me përgjegjësi të lartë?

Naim Prelvukaj: Po si të thëm? Më të marr të urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për detyra të reja që duhej plotësuar një boshllek pothuaja kyç të nyjave që e vente në levizje gjithë mekanizmin ushtarak, si njeri ndër sektoret që duhej ruajtur dhe aftësuar pavarësisht çmimit, së pari m’u bë sikur një goditje padrejtësie nga droja se nuk do mund të realizoj gjithë atë së ç’farë shtroheshin si kërkesa, respektivisht si detyrime te cilat në vete mbanin obligimin e pamposhtur të angazhimit të përditshem, pavarësisht faktorit meteorologjik kohor dhe atij gjeografik si një terren i vështirë i përshkueshëm, rrethanash dhe ngjarjesh të papritura, e të ngjajshme. Pra, detyra e një Kordinatorit të Përgjithshëm i vëhej mbi supe furnizimi më material luftarak, armatime dhe municione, medikamente dhe materjal higjieniko-sanitar për nevojat pësimeve në fatkeqësi të luftës, tërheqja e të plagosurve, përcjellja e përsonelit ushtarak nga radhët UÇK-së në vëndluftime brenda territorit të Kosovës, raportimet mbi gjendjen reale të sektorit kufitar në fjalë, dhe mundësia e hapjeve dhe shfrytëzimit të korridoreve të reja përgjatë kësaj zone. Mirepo, për të mos mbetur më kaq, nuk ishin te parapara edhe gjëra të tjera që vinin si pasojë e luftimeve e që në realitet, Shtabi i Përgjithshëm në detyrimet e caktuara nuk i kishte paraparë, si: tërheqja, respektivisht përndjekja e popullësisë civile nga zonat e luftimeve drejt sektorit kufitar për të kërkuar shpëtimin e popullsisë së paaftë në kryerje shërbimesh luftarake, si gratë, fëmijet, pleqtë etj. Detyrimin më këta të fundit u’a shtrova përgjegjësive të mia gjithnjë duke iu falenderuar mirëkuptimit të organizuar të popullsisë vendore të Malësisë së Plavës dhe Gucisë, në mbeshtetje bashkëkombasëve të tyre ne pranimin, strehimin dhe përkujdesjen ndaj atyre që pesonin një përndjekje gjenocidale nga ana e pushtuesve shoven serbo-malazez. Kjo kerkonte një angazhim që thërriste qënien shpirtrore për kontribut deri në vetemohim. Pra, u detyruam të formonim këshillat e para dhe asociacionet vendore ne bashkepunim me ato nderkombtare si: Këshillin për Pranimin dhe Strehimin e të Përndjekurve nga Kosova, Këshillat Emergjente, Këshilli i Furnizimit në bashkëpunim më atë të strehimit, Këshilli i Lartë i Shërbimit Mjeksor i përberë nga një numer i caktuar i mjekve, Këshillat e Fshatrave, Këshilli Ndihmes i Zejtarëve dhe Biznismeneve Vendor, koordinimi i Këshillit Arsimor më personelin e mësimdhenësve nga Kosova, Këshilli i Transportuesve të Pasagjereve për Nevoja të të Përndjekurve, etj. Këtu dua të jam paksa më i saktësuar rreth asaj së si realizohej gjithë ky obligim me përgjegjësi e me pasoja të mundshme në çdo hap. Së pari, furnizimi më materjal luftarak, ne si ndermjetësues kishim për detyrë ta marrim nga zonat e peraferta kufitare, ku bartja bëhej kryesisht më ndihmesën e kuajve, bartjes në shpine, dhe rrallehërë më anë të motoristikes. Kjo kërkonte një syçeltësi dhe angazhim të të gjithë faktoreve që ngarkoheshin më këtë detyrë bazë për zhvillimin e luftës. Tërheqja e të plagosurve është bërë në disa faza dhe sidomos kur pesimet ishin më të mëdha nga pasojat e luftimeve në terren. Fatmirësisht, këtu dolem njeri prej sektoreve me faqendritur qe realizuam këtë mision të shënjt në kurimin dhe aftesimin e serishëm të ushtareve për vijat e frontit. Gjatë kësaj periudhe, të plagosurve u kane bërë vizita shumë njërez eminent ushtarak nga Kosova dhe asociacioneve humanitare ndërkombëtare. Furnizimin me medikamente dhe materjal sanitar të nevojshem për luftën, i bënim gjithnjë duke u falenderuar shoqatave humanitare kombtare dhe nderkombtare,si: “Nëna Tereze”, “Caritas”, UNHCR, “Komiteti Nderkombtar i Kryqit te Kuq”, Asociacionit “Mjeket pa Kufi” dhe shumë organizata tjera humanitare të qeverive të ndryshme nderkombtare. Por, njëra prej ndihmesave më të mëdha qoftë në aspektin moral, financiar e materjal, vinte nga diaspora shqiptare të cileve përjetësisht u jemi mirënjohës për vepren e bamirësisë dhe atdhedashurisë kur kombi po përjetonte ditet më të veshtira të rezistences për ekzistimin e tij.image

Shqipëria e Bashkuar.Info: Edhe pas luftës, goditjet e regjimit dhe pushtetit malazez nuk i’u lënë në harresë, por kësaj radhe më një projekt të ri famkeq te ndertimit të një objekti kulti të besimit ortodoks serb dhe të ndertimit të një deponie më karakter rajonal mu në mjediset e fshatit Martinaj. Z.Prelvukaj, na përshkruani këtë maratone përplasjesh më pushtetin malazez me gjykime, padi, gjoba, burgime…!

Naim Prelvukaj: E verteta është së për asnjë çast nuk më kanë lënë në harresë dhe sikur këto dhe të tjerat, këtyre regjimeve ua përkujtojnë baza substanciale e elaborateve të tyre të erreta kunder qenies sonë biologjike për të krijuar gjithnjë e më shumë rrethana të pamundësimit ekzistencial dhe për të krijuar gjendje të tillë të padurueshme që nxisin masat popullore në reagime të formave të ndryshme, ku për fat të keq shumë prej tyre perfundojne me denime, ndeshkime, e më të gjitha ato marifete që krijojnë atmosfere paniku me pasoja deri në ato të shpernguljes. Mjerisht, shumë nga këto qellimet e tyre të erreta janë bërë realitet, derisa ato treva-vise shqiptare mjerisht te administruara nga Mali i Zi, sot po pesojnë një eksod të paparë ku pushteti malazez me politikat e tia po jetëson përdite e më shumë zymtësinë mbi pafatesinë e popullit tim. Vazhdimësi e tyre ishte tentimi per rindertimin e kishës ortodokse serbe në fshatin Martinaj, ne pronen e uzurpuar të familjës Prelvukaj. Kisha në fjalë u ndertua më masa të dhunshme të prirura nga organet e regjimit pushtues te asaj kohe, pas debimit te banoreve autokton dhe kolonizimit të tokave të tyre më kolon serbo-malazez, në vitet 30-ta,vite këto famkeqe që nuk kursehët prona, trashegimia, njërezit dhe çdo gjë që kishte me autoktonine e shqiptareve të këtyre trevave. Krimet e bëra pas rënjës nën pushtim deshmonin shovinizmin e tyre të qelbur më qellime më të erreta që tentonin të zhduknin çdo gjurmë të trashegimisë sonë të lashtë dhe autoktone. Pra, se pari filluan kushtëzimin e asimilimit te dhunshem duke filluar nga përkatesia kombtare, ai i besimit deri të ajo e trashegimisë kulturore. Humben çdo gjurmë të objekteve të kultit të besimit shqiptar katolik,qellimisht lanë ca xhami qe i kishin si amanet nga pushtuesit e parë osman dhe më qellim qe para botës te na shpallnin si mbetje osmanike dhe me format e pushtimit të tyre, mbillnin plagë të përjetshme për pafatesinë tonë. Bënë vrasje e krime të papara deri në ato kolektive,më qellim të boshatisjes së vendbanimeve dhe për të krijuar zona të pastëra më kolonë të sjellur serbo-malazez,përfshirë këtu edhe fshatin tim, fshat ky që për asnjë çast nuk iu ishte nenshtruar as pushtimit e poshterimit osman e as atij serbo-malazez. Me 1932 deri me 1935, ndertuan kishen serbe nën vezhgim të tytave duke përsekutuar fshatarët më metodat më mizore të keqtrajtimit deri në pushkatim atyre që nuk ua përfillen urdherat. Nuk kursehej asnjë anetar i bashkësisë e as pasuria e tyre. I detyronin që përmes kërbaçit të kryenin punimet e dhunshme, te ushqehen me buken e tyre, me kafshaten më të varfër, kurse gorben dhe dolline t’ ua servonin atyre që i mbanin në shënjestër, klerikët dhe oficeret e lartë. Për cdo ditë duhej therrur një deri në tre krerë bagëtie dhe të njëjtat t’u piqen në hell atyre zbatonin këto mizori. Ndertimi i kishës zgjati tri vite. E vërteta është se Keshilli i Larte Autoqefal Ortodoks i Mali të Zi më seli në Cetinje nuk e kishte bërë bekimin e saj asnjëherë,madje as diten e shugurimit,sepse ishte ndertuar mbi gjakun e banoreve, ne prone as te falur e as te shitur por te uzurpuar dhunshem dhe e ngritur mizorisht mbi themelet e turpshme. Me 1941, forcat nacionaliste shqiptare te shoqeruara nga i gjithë komuniteti demoluan këtë relikt te krimeve, i cili për vite kishte ushtruar krim dhe gjenocid mbi banoret autokton, e ku per fatin e keq madje nuk kishte kryer as misionin e saj të shënjt që predikon feja. Kaluan vite e dekada dhe gjendja mbet në heshtje për të ardhur pas më së shtatë dekadash përseri ringjallja e krimit permes pasardhesve te ekzekutuesve te ketij krimi. Gjëgjësisht, me 2003 deri me 2014, nuk pushuan tentimet per rindertimin dhe përseritje të plagëve të së shkuares. Nuk ndihmuan as bisedimet ,as ndërmjetësimet. Thjesht, shteti më aparatin e tij të dhunës dhe te administrates bënë të pamunduren në arritje të qëllimeve të tyre të errëta. Përmes policisë kaluam në një gjendje të jashtëzakonshme, në një rrethim që kishte për qellim e mbjelljes së frikës dhe përmes dokumentacionit të falsifikuar, duke filluar nga ai kadastral e deri të gjoja deshmitë e arhivave, u mblodhen si korbat në të ngordhuren për të ndertuar dhe jetësuar amanetet e turpshme të paraardhesve të tyre. Kjo na irritoi të gjithëve dhe si një trup ngritem zërin dhe protestuam më gjithë forcen, force kjo qe nuk mund te na thyente moralisht por po aq ishim të pafuqishem t’i zbrapsinim ne qellimet e tyre. Nuk kishim mbeshtetje të askujt në mbrojtjen e të drejtave tona, fatkeqësisht as të atyre kombtare e për të mos folur për ato nderkombtare. Sollen njesitë speciale të policise malazeze, okupuan fshatin dhe privuan nga liria të gjithë meshkujt e fshatit, që nga mosha 80 vjecare deri në moshen 16 vjecare,duke i proceduar dhe ngritur aktakuza më denime për të gjithë. Vertet, një gjendje që në një forme apo tjeter, e deshmonte trendin e kontinuiteteve të mizorive dhe barbarive që dinë ta bëjnë vëtëm sllavet. Në mesin e bashkëfshatarëve të mi i arrestuar isha edhe unë së bashku më birin tim atë kohë 16 vjecar, Lisin. Dhe,c’ është e verteta, më këtë akt nxitjeje pothuaja së pergatitej një akt “spektakular” i qerimit te hesapeve përsonalisht më mua si përfaqësues i thirrur nga legjitimiteti i fshatit. Në vazhden e skenareve të përgatitura nga pushteti malazez më qellimet e erreta tashmë të ditura, durimi i martinasëve provokohet më projektin e radhes,gjegjsisht tentimin për përcaktimin e një vendgrumbullimi mbeturinash, 248 metra larg lagjeve të banuara të fshatit, 150 metra vijë ajrore larg pusetave dhe burimëve të ujit,në afërsi të lokacionit antik të perandoreshës ilire Jerina si dhe, në një vend të shënjterisë së rezistences së vitit 1710 kunder përandorisë osmane të rënjes në altarin e lirisë të 32 topxhinjve, më në krye më kryetrimin e rezistences Lece Ali Gjonpreles. Edhe pse projekti nuk perputhej askund me Ligjin mbi Ndertimin dhe Menagjimin e Deponive, fushata nuk kishte te ndalur. Fshati u vu ne kundershtim te ketij projekti famkeq per te mbrojtur te drejten e vet per ambient te paster. organet komunale te Plaves nuk zgjodhen mjete per te mposhtur rezistencen tone duke perdorur ketu njesitet e policisë speciale,atë lokale e deri te falsifikimi i dokumentacioneve dhe duke i imponuar ligjvënesit të merr masa ndeshkimi për të gjithë ata qe nuk perfillin projektin në fjalë. Fshati formoi keshillin per parandalimin e derdhjes së pleherave, i cili më gjithë potencialin e mundshem bëri perpjekje per sensibilizimin e opinionit dhe vuri në përdorim të gjithë mekanizmat e mundshem legal t’ i kundervihet këtij projekti. Nuk ndihmuan deshmitë tona, argumente të pathyeshme që mbeshteteshin jo vetëm në ligjet shtetrore por edhe në ato nderkombtare. U vumë në sprove per rezistence të hapur me ane të protestave,megjithatë dhembët e kuçedres së shtetit nuk na meshiruan në mbrojtjen e të drejtave tona më së legjitime. Perkundrazi, na keqtrajtuan, denuan, burgosen. Më anë të shkresave lajmeruam te gjitha institucionet dhe asociacionet relevante per presionet e vazhdueshme per realizimin e ketij projekti ne kundershtim me vullnetin tonë si qytetar. Me ankesat tona i tejkaluam kufijte lokal dhe shtetror, trokitem ne dyert e dy qeverive shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, për të mbrojtur të drejten tonë si viktime e pafajshme ne cenimin e te drejtave tona elementare. Mjerisht, nuk pati asnjë reagim dhe sikur e keqja nuk donte te na shifej as nga ata qe e kane per detyrim te na mbrojne. Te injoruar nga çdo nivel lokal dhe shtetror, kombtar dhe nderkombtar, barra rendohej gjithnjë e më shumë mbi supet tona me dhjetera e dhjetera aktgjykime te banoreve, denime deri të ato më burgim, më ç’ rast viktime e burgosjes kush mund te ishte më parë dhe me i merituar se protagonisti i kundershtimeve. Pra, u denova me burgim vetëm dhe vetëm që isha vënë në mbrojtje popullit tim të pambrojtur. Dhe pas gjithë kesaj maratone te mundimshme te trokitjes derë me derë, u gjet një zë dhe adresa me e duhur e cila iu pergjigj thirrjës sonë:Zyra Evropiane per Ambientin, me seli ne Bruksel,e cila reagoi edhe kunder burgimit tim. Nga po kjo zyre, problemi i vendgrumbullimit te hapur te mbeturinave ne Martinaj u vendos ne Ejolt Atlas- një projekt global i Bashkimit Evropian për hulumtimin, katalogizimin dhe analizimin e konflikteve ekologjike në botë, të cilat bien ndesh me të drejtën mjedisore. Dhe këtu ne shënjestër te pushtetit por kësaj radhe e formes se qerimevet e hesapeve me te pandegjueshmin , nacionalistin dhe disidentin e përbetuar. Pra, vetëm brenda viteve 2012-2014 per rezistencen ndaj ndertimit të kishës dhe vendgrumbullimit te mbeturinave unë jam arrestuar dhe burgosur tri here. Dhe le te denohem edhe tash e tutje me denimet më të rënda, unë së afermi e së largu, do të mbetem gjithmonë pranë dhe në mbrojtje të interesit të popullit tim!

Shqipëria e Bashkuar.Info: Angazhimi juaj ne masa popullore, tek bashkëudhetarët dhe tek bashkëluftetarët është i ditur dhe shumë i respektuar…Por, sa është vlerësuar nga ana institucionale kontributi dhe përkushtimi juaj kushtuar çeshtjës kombtare?

Naim Prelvukaj: Për mua e rendësishme dhe më vlerë është ajo se unë kisha fatin t’i përgjigjem asaj që më obligonte si shqiptar në përfillje me rrethanat e ngjarjeve që zhvilloheshin brenda kauzes kombtare është e vertet se masat popullore dhe shumë nga ata bashkeudhëtar,siç e thatë edhe ju, janë më së të vetëdishëm dhe mirënjohes angazhimit tim në të gjitha periudhat, edhe pse fatkeqsisht ana institucionale jo vetëm mua por të gjithë ata që në një menyrë apo tjetër kanë dhënë kontributin e tyre kanë mbetur te parespektuar ne nivele te duhura, per te mos thënë, të harruar! Unë nuk mund të lë anash faktin se më të përfunduar të luftës kisha fatin te gëzoj një respekt te masave gjithëpopullore per nder të meritave, pa ndarë këtu sektorin civil, ushtarak apo akademik. Me saktësisht, për rolin në strehimin e popullatës së përndjekur nga forcat serbo-malazeze më 1998-99, jam I nominuar Qytetar nderi I Kosovës nga sektori popullor dhe ai ushtarak si dhe Qytetar Nderi i pesë komunave të Rrafshit të Dukagjinit. Poashtu, për meritat e luftës jam i dekoruar me Shqiponjën e Artë dhe me Flamurin e Luftës. Nga Shoqata e Intelektualeve dhe Krijuesve të Kosovës, nga Shoqata Atdhetare Dukagjini-Shkodër, nga Shoqata Kosovë-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, jam i shpallur Anëtar Nderi i asociacioneve të tyre. Ndërsa, ditëve të fundit, në nivelin kombëtar dhe atë ndërkombëtar më është ndarë çmimi “Ambasador i Paqës”.

Intervistoi: Frashër Rracaj

21 dhjetor 2014

 
Leave a comment

Posted by on December 23, 2014 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: