RSS

Edi Rama dhe Branislav Sinadinovski

01 Jan
Ismet Sylejmani

Ismet Sylejmani

Shkruan: Ismet Sylejmani, Prishtinë

Ky vit po shkon dhe gjurmë të pashlyera të tij janë droni me flamurin kombëtar në Beograd në ndeshjen Serbi – Shqipëri, vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd dhe deklarimi publik i prof. dr. Branislav Sinadinovskit në Maqedoni se është shqiptar. Ky është trekëndëshi brenda të cilit janë zhvilluar edhe shumë ngjarje që, edhe pse kanë qenë shumë të rëndësishme, ato kanë mbetur nën hijen e tyre.

DRONI

Droni me flamurin shqiptar, në ndeshjen e kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, ishte ngjarja më madhështore e parë ndonjëherë në historinë e futbollit botëror, por edhe më mobilizuesja për popullin shqiptar dhe për të gjitha shtresat, e jo vetëm për sportdashësit.
Për herë të parë nuk ka pasur shtëpi dhe familje shqiptare që nuk ka mbetur pa frymë, duke shikuar se çfarë po ndodhte në ndeshjen e futbollit në Beograd dhe si do të përfundonte ajo ndeshje. Edhe nëse nuk ke qenë duke e shikuar këtë ndeshje, ta kanë tërhequr vërejtjen fqinjët nëpër banesat e tyre me britmat e tyre apo zërin e lartë të televizorit. Dhe krejt gati në përfundim të pjesës së parë, fluturimi lart në qiell dhe zbritja e tij drejt stadiumit të flamurit në dron, ishte momenti kur nuk ka pasur shqiptarë që nuk i ka buzëqeshur fytyra e nuk i janë mbushur sytë me lot. Këtë ngjarje për nga madhështia, shumë njerëz e kanë krahasuar me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbrojtja që iu bë flamurit nga lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë ka shënuar një stad të ri të vetëdijes kombëtare te të gjithë, në veçanti te rinia shqiptare anembanë globit.

EDI RAMA

Pas dronit historik, pasoi vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd. Pakkush e ka pritur se pas dronit edhe Edi do të shkaktonte rrëmujë në kampin serb. Sikur në sport, edhe në politikë shtabet dhe publiku serb dolën të jenë të ngarkuar si çdoherë në histori me antishqiptarizëm dhe shumë të lartë. Shqipëria edhe një herë, sikur shumë herë gjatë historisë, e kreu me nder detyrën në mbrojtje dhe avancim të të drejtave të Kosovës dhe popullit të saj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia. U bë mbrojtësi i Luginës së Preshevës në qendër e në zemër të Beogradit dhe kërkoi të drejta e barazi, ashtu sikur i kanë të gjithë qytetarët e Serbisë të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare!

PROF. DR. BRANISLAV SINADINOVSKI

Prof. dr. Branisllav Sinadinovski ia dha vulën përfundimtare vitit që po e lëmë pas. Publikisht e pa asnjë hezitim deklaroi botërisht se është shqiptar gjysh pas gjyshi. Ky shqiptar i madh, i mbështetur fuqishëm nga udhëheqësi legjendar i popullit shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti, bëri jehonë të madhe me deklaratën e tij, se babai dhe familja e tij ishin shqiptarë.
Prof. dr. Sinadinovski nisi një epokë të re të popullit shqiptar ortodoks në Maqedoni. Është hap i madh ky i vëllezërve tanë shqiptarë ortodoksë. Koha po dëshmon se gjaku nuk bëhet ujë.
Pavarësisht nga shtypja dhe presionet nga e kaluara që ishin të tmerrshme për shqiptarët ortodoksë, pasardhësit e tyre po kthehen te gjuha dhe zakonet e të parëve.
Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni duhet ta kenë kishën e tyre ortodokse shqiptare dhe të lejohen, të mbështetën e të mbrohen nga shteti që ta vijojnë mësimin në shkollat shqipe.
Të shpresojmë se në Maqedoni në vitin 2015 e tutje do të fillojë një mbështetje dhe përkrahje masive për shqiptarët heroikë Branko Manjolovski dhe Branislav Sinadinoski dhe vëllezërit e motrat e tyre.
Populli shqiptar po zgjohet dhe po ringritët me madhështi, duke marrë përfundimisht fatin e tij në duart e veta. Të presim në vitet në vazhdim, në të cilat jam i sigurt se do të vazhdojmë të korrim suksese edhe më të mëdha si popull e si komb shqiptar.

 
Leave a comment

Posted by on January 1, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: