RSS

Degradimi apo Dekorimi i shqiptarëve të Amerikës

05 Jan

Botuesi i Gazetës “Bota Sot” në SHBA kritikon dekorimet e Presidentit Nishani me urdhërin “NDERI I KOMBIT” me të cilat po degradohet vlera e shqiptarëve të Amerikës. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai shkruan:

Dervish Jahjaga

Dervish Jahjaga

Me folë shlirë po, sepse është vendi i lirisë së shprehjes Amerika.
Aty ku është liria, jam edhe unë – Dervish Jahjaga

Qysh i thojnë një fjale në Gjakovë, “e ka gjetë tenxherja kapakun e vet”

Një burrë i urtë dhe i sinqertë nga komuniteti shqiptaro – amerikan, kur e kishin pas dekoru me dekoraten “Nderi i Kombit” para ca muajve nga “presidenti” (Santa Claus) apo (babadimri), kish pas deklaru (unë dekoratën po e marr, Por të jem i sinqertë, nuk po e di se për çfarë arsye ma kan dhënë apo kush më ka nominuar).

Në lidhje me dekoratën Nderi I Kombit, e kam dhënë mendimin tim para shumë kohesh dhe ata që e kan parë, por edhe ata që ju intereson mund ta lexojnë në Facebook wall timin personal. Aj është mendimin im personal dhe unë qëndroj prapa tij. Nëse dikush është hidhëruar apo mban mëri, duhet ta kuptoj se është liri e shprehjes apo fredom of speech! Në pamundësi që ta bëjn like në facebook, shumica e friends e kan lyp t’ua dërgoj email sepse po ta bënin like dihet çka i pret nga të dekoruarit. E unë si “budallë” që jam kam deshirë që fjalën time ta shprehi i lirë, sepse jam rritur dhe edukuar të jem i sinqertë. Qëllimi im nuk është të bëj llajka në Facebook, por të tregoj se me qenë nderi Kombit duhet të paktën gadishulli ballkanik me ditë për atë burrë, e shumë më mirë Europa e bota mbarë!

Një sqarim: Unë asnjë inati personal nuk e kam me askënd, por e di që realiteti është ndryshe, e din çdo kush se sa ka bër ky apo aj etj etj.
Dekoratat as nuk të bëjn burrë të mirë, as patriot, as më të mençur, as trim, as hero.
Por tek ne shqiptarët ndodhin këto “pika humoristike” si në Kosovë ashtu edhe Shqipëri, i ndajnë dhurata për vit të ri me intervenime e sekëlldi!

Psh. në Francë para ca ditësh Thomas Piketty ekonomistë me famë botërore, autorë i librit “Capital in the 21st Century”, bestseller edhe në Amerikë dhe Britani, francez kuptohet, e ka refuzuar dekoraten më të lartë franceze “Legion of Honor” për arsye se nuk pajtohet me politiken e qeverisë franceze ndaj ekonomisë.

Thuaja të gjithë laureatët e çmimeve ndërkombëtare në botë, kur marrin shpërblime serioze psh Nobel, Sakharov, apo në art, golden globe, mtv awards, pulitzer, Palma e artë, etj etj çmimet ua dedikojnë bashkëpuntorëve, Jo si tek disa patriota me i vu në jaka të setrës si në kohë të Titos e të LKJ-së.

Për fund të këtij opinioni, Skëndërbeu, Naim Frashëri, Ismail Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Kadareja, Nën Tereza, Komandanti Adem Jashari, e kam mësu nga historia dhe për disa e di unë dhe mbarë bota se janë nderi kombit sepse i kemi përjetuar.

Dervish Jahjaga, New York

 
Leave a comment

Posted by on January 5, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: