RSS

Zgjidhet Kryetari i Ri i Shoqates Atdhetare “Malësia e Madhe “ në Michigan, SHBA

05 Jan
Lekë Leci Gjonaj

Lekë Leci Gjonaj

AlbDreams.Net

E dielë, 4 janar 2015,në ambjentet e Kishes Katolike të shqiptarve “Shen Palit” Rochester Hills është mbajtë dita e dytë e Kuvendit të 6-të i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe” në shtetin e Michiganit.

Mesohet së kryesia e re e zgjedhur në ditën e parë e përbërë nga 21 anetar është mbledhur për të zgjedhur kryetarin e ri me një mandate dy vjeçar.

Zyrtarisht ishin tre kandidatura, Avokati Joseph Dedvukaj,Simon Sinishtaj dhe biznesmeni dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj).

Në raundin e parë të votimit nuk e kaluan asnjëri kandidat cakun e 50+1 % është arritë ky rezultat; Josef Dedvukaj 10 vota,Leke Leci 7 vota dhe Simon Sinishtaj 4 vota.

U desh raundi i dytë i votimit për të percaktuar kryetarin e ri.U votua në mes atyre kandidatëve që kishin marrë më shumë vota në raundin e parë.

Dhe pas procesit të votimit,Kryetar i ri i Shoqates i zgjodh Leke Leci (Gjonaj) me 12 vota dhe në vëndin e dytë Josef Dedvukaj me 9 vota.

Kryetari i ri i sapo zgjedhur është ndër themeluesit e kësaj shoqate që nga krijimi i saj dhe një contributor i rëndësishëm i saj. Ka qënë në kryesinë e Fondacionit “Vëndlindja Therret” që ka mbeshtetur Luften Çlirimtare të Kosoves. Eshtë ndër organizatoret kryesor dhe kontributor i Seminarit Akademik në Michigan “Hoti në Rrjedhat e Shekujve”. Biznesmen,pronar i disa restoranteve në shtetin e Michiganit.

Mbledhja e dyte e kryesisë së re do të percaktoj,nenkryetaret ,sekretarin dhe arketarin e shoqatës.

Eshtë një gjë e rëndesishme të thuhet se Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” është një një organizim shoqeror me një aktivitet shumë të rëndesishëm patriotic dhe me nje demokraci statutore.Eshtë e vetmja që organizon zgjedhje të kryesisë dhe kryetarit ndryshe nga burokracitë e disa shoqatave të tjera që kryesitë e tyre kanë zënë myk dhe biles as “nuk guxojnë” të grumbullojnë njeri nëper mbledhje nga friga e dorzimit të kryesisë dhe kryetarllekut.

Redaksia e AlbDreams.Net,ju uron punë të mbarë kryesisë së re dhe kryetarit të sapozgjedhur dhe ju prëmtojme bashkepunim të pakursyer në pasqyrimin sa më real të të gjithë veprimtarisë së shoqatës gjatë mandatit të saj të ri.

 
Leave a comment

Posted by on January 5, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: