RSS

Reagim ndaj akuzës që ma bëri Koço (Koqe) Danaj

17 Jan
Reagim ndaj akuzës që ma bëri Koço (Koqe) Danaj

Shkruan: Qazim Doda, New York

Krejt kjo filloi me një shkrim që e bëra me rastin e sulmit terrorist ndaj revistës Franceze “Charlie Hebdo” e cila u bë më e përfolura në rruzullin tokësorë.

Së pari po e sjell shkrimin të plotë:

Loja anti-amerikane e Francës ndaj terrorizmit nuk ishte Charlie

BY OPOZITA

IN AKTUALITET

JAN 10TH, 2015

qaza

Qazim Doda, New York
Franca është bërë ndoshta shteti më provokativ ndaj kulturës së Lindjes së Mesme. Kishte filluar disa vite më parë ndaj çifutëve me veshje hasidike duke i vënë limit ekspozimit të tyre në shkolla e më vonë edhe ndaj veshjeve islamike që të mos identifikohen si ekstreme të llojeve të veta por të përqafojnë civilizimin Evropian.
Paraqitja e karikaturave nga revista ” Charlie Hebdo” normalisht se i indinjoi shumicën e atyre francezëve që kishin prejardhjen nga Lindja e Mesme sepse të luajsh me ndjenjat e tjetrit do të thotë lëndim i besimit të tyre. Nëse një gazetë e ofendon një fe të caktuar duke u tallur me karikatura që nënçmojnë ata, atëhere duhet të jenë të vetëdijshëm se ata të ofenduarit do të hakmerren.
Në njëfarë mënyre Franca ishte paralajmëruar me protestat e francezëve që kishin fe islame derisa zhvillohej lufta në Palestinë se lagjet ku jetojnë francezët me fe islame nuk ishin aq të pa organizuar sa mendohej dhe nuk janë të kënaqur me politikën e shtetit . Mirëpo, neglizhenca e organeve të intelegjencës franceze ka sjellur deri tek bindja e grupeve ekstreme se shteti nuk është i interesuar të merret seriozisht me kërcënimet e brendshme nga grupet ekstreme ,e poashtu nuk ka ndonjë vullnet në gjetjen e një zgjidhje për problemet në Lindjen e Mesme. Duke e analizuar këtë situatë të mëhershme, është për t’u habitur se si shërbimi intelegjent francez nuk i parandaloi këto veprime, së pari gazetën që provokonte konflikt dhe së dyti organizimin e terroristëve.
Duhet theksuar se në Francë ka ekstreme nga të dy krahët. Krahas aktit terrorist në “Charlie Hebdo”, në anën tjetër u sulmua edhe një institucione fetar islam dhe biznese të qytetarëve francez me fe islame.
Me sa duket kjo do të jetë një shkollë e mirë për Francezët se lirinë duhet ta fitojnë vet dhe kundër të keqes duhet të luftojnë vet, janë mësuar keq gjatë luftës së dytë botërore ku u desht amerikanët të ndërhyjnë në çlirimin e tyre.
Francezët nuk e përkrahën seriozisht Amerikën në luftën kundër terrorizmit, e kritikuan shumë ndërhyrjen e Bushit në Afganistan dhe më vonë në Irak, të parën e përkrahën sa për të krijuar një imazh të mirë se Franca është kundër terrorizmit derisa të dytën e nënçmuan dhe kritikuan ashpër për shkak të dëmtimit të interesave ekonomike që Franca kishte nga Iraku. Kjo lojë anti-amerikane e Francës dhe disa shteteve të tjera si dhe politika shkurtpamëse e administratës së tanishme amerikane i krijoi kushte organizimit të ushtrisë terroriste që po krijon territorin e quajtur ISIS (Islamic State of Iraq and Siria).
Marrëdhënjet ndërmjet Francës dhe Amerikës u përkeqësuan deri në atë pikë sa filloi edhe urrejtja ndërmjet të dy popujve. Rrugëve të New York-ut dhe qyteteve të tjera të mëdha derdheshin shishet e verës franceze dhe hidhej në mbeturina ndonjë produkt ushqimor që vinte nga Franca, poashtu patatet e fërguara që në Amerikë quheshin “French Fries” filluan ti quajnë “Golden Fries” vetëm sa për ta evituar përmendjen e emrit të Francës në produktet ushqimore.
Gjatë administrates së Obamës marrëdhënjet ndërmjet këtyre dy shteteve të fuqishme filluan të përmirësohen edhe pse me një ftohje nga situata e krijuar më herët. Nënçmimi i luftës kundër terrorizmit që Amerika akoma po e vazhdon nuk solli ndonjë të mirë as për Francën.
Në politikën e jashtme, Franca mundohet të mbajë një balancë ndërmjet marrëdhënjeve me amerikanët dhe me sllavët. Shembulli më i mirë është Kosova, ku përmes politikës pro-sllave të Francës u mundësua spastrimi etnik i Mitrovicës dhe mbajtja nën pushtim e pjesës Veriore të Kosovës. Në Këtë mënyrë i kënaqi interesat sllave derisa në anën tjetër loboi për njohjen e Kosovës nga shtetet Afrikane ku kishte ndikim në politikën e tyre të jashtme.
Sa i përket luftës kundër terrorizmit, Franca duhet ta marrin pak më seriozisht sepse ky është një rrezik që po i kanoset civilizimit evropian. Nuk luftohet terrorizmi duke vizatuar karikatura dhe duke e provokuar atë që të stimulohet edhe më shumë, por duhet një politikë shtetërore më e sinqertë që t’i bashkohet Amerikës në këtë luftë e ndoshta edhe të nxjerrin një ligj kundër terrorizmit siq ishte në Amerikë më herët “Patriotic Act”.
Vrasja e gazetarëve dhe karikaturistëve në Francë mund të konsiderohet si një dështim i organeve të sigurisë franceze dhe duke mos e marrë seriozisht luftën kundër terrorizmit ka ardhur deri tek kjo humbje e madhe. Revista “Charlie Hebdo” njihet për guxim dhe për përkrahje të popullit të Kosovës gjatë luftës atje, prandaj ne shqiptarët e kemi për detyrë që të tregojmë respekt dhe të shprehim dhembjen tonë të thellë për këtë sulm terrorist ndaj lirisë së shprehjes.
Kjo që ka ndodhur në Francë mund të ndodhë edhe në Kosovë, Shqipëri ose Iliridë sepse përkrahësit e mentalitetit të vëllezërve Kouachi janë evident dhe nuk pritet ndonjë e mirë prej tyre. Gazetarët shqiptarë nuk duhet t’i frikësojë rasti i Francës, por përkundrazi duhet t’u japë kurajo se e tërë bota e civilizuar është duke u mobilizuar në luftë kundër terrorizmit që po e degradon vlerën e fesë islame në radhë të parë.
Të vazhdosh luftën kundër ekstremizmit fetar është obligim moral i çdo gazetari se në njërën anë po e ngritë vlerën e popullit të vet dhe në anën tjetër po e kritikon dhe parandalon të keqen që e pretendojnë këto grupe. Duke e dashur shprehjen e lirë si çelës për demokracinë në këto momente në mënyrë spontane të shkon në mendje shprehja “Je Suis Charlie” që në shqip do të përkthehej “Unë jam Çarli” ku shpirtërisht njeriu e ndjen veten në krahët e viktimës dhe jo të terroristëve.
Të drejtat e rezervuara © albanianamericanvision.com / opozita.com

Qazim Doda botues i Gazetës opozita.com dhe i TV AlbanianAmericanVizion

Pas publikimit të këtij shkrimi shoku Koço Danaj bën një koment në murin e faqes sime në rrjetin social Facebook ku shkruan:

Koco Danaj gjynah qe qazim doda te bjere kaq poshte dhe te perkrahe erresiren mesjetare te talebaneve.. thjesht me kete shkrim tregon se eshte nje bashkepuntor vullnetar i islamizmit me radikal sic eshte ISIS. Por sic duket na duhet kohe ti njohim njerezit me re cilet edhe e kemi pire nje kafe. apo kemi dhene nje interviste.

January 11 at 8:17am · Like

Duke e ndjerë veten të ofenduar nga një njeri i tillë jamë i detyruar të jap një përgjigje sa për sqarimin e opinionit.

Unë nuk shquhem për përkrahje të talebanëve dhe nuk ka askush në këtë botë dëshmi për një veprimtari të tillë. Përkundrazi, shquhem si një kundërshtar i rrept ndaj idesë së ekstremizmit fetar, për çka nganjëhere jam cilësuar si anti-musliman ose anti-krishter vetëm pse nuk i kam pranuar dogmat fetare. Kam shumë vite që jetoj në SHBA dhe në ditën kur ndoshi sulmi I 11 Shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Manhattan, NY isha pak kilometrqa me larg dhe akoma më rrin në mendje ai trishtim i njerëzve të pafajshëm që vraponin rrugëve për të gjetur të afërmit e tyre, e në atë sulm ndër tre viktimat e para ishin shqiptarë nga Malësia. E kam ndjerë shpirtërisht humbjen e çdo njeriu në atë sulm dhe vazhdoj të punoj që prej asaj ditë me aq sa kam mundësi që fara e keqe e ekstremiztëve fetarë të mos gjej vend në rrethin tim, shoqëri e më gjerë.

Me siguri të paskan skaduar barëat ose të janë hargjuar dhe nuk e ke kontrolluar veten se çfarë po shkruan. Ta etiketosh dikënd që jeton e vepron në SHBA se është bashkëpunëtor I ISIS, është akuzë e rëndë dhe nëse kjo verifikohet dënimi ëhtë shumë i rëndë deri me burg të përjetshëm.

Nuk e di se ku i paske gjetur faktet shoku Koço (Koqe) Danaj që e bën një etiketim të tillë sepse unë jamë shtetas lojal i Amerikës dhe i regjistruar zyrtarisht nga NNSB për të ushtruar punën e  gazetarit hulumtues. Kam mundësinë e futjes në çdo institucion të rëndësishëm shtetëror dhe për disa vite kam qenë I akredituar edhe në selinë e OKB-së në NY. Po të dyshohej në mua për një gjë të tillë me siguri se ky shtet që po e kontrollon botën do të kishte burgosur mua të parin. Pra, keni një adresë të gabuar dhe pa-aftësia e juaj për të vlerësuar njerëzit vetëm sa e tregon fytyrën e vërtetë që e keni.

Tani po I kthehem pjesës së dytë të komentit se qenke zhgënjyer që ke pirë kafe me mua dhe ma ke dhënë një intervostë. E për këtë gjë për hire të opinionit po e bëjë një sqarim më të hollësishëm:

Për ardhjen tënde në New York jamë njoftuar nga Rrok Dedvukaj i cili jeton në shtetin Michigan, ai është një ish i burgosur politik dhe njihet si shqiptaro-amerikani me ndjenja kombëtare të zjarrta ku në çdo veprimtari anti-sllave në Amerikë ka qenë ndër të parët. Ai kërkoi nga unë që të ju përkrahi këtu në New York dhe të ju organizoj disa takime me komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton në tre-shtetëshin New York, New Jersey dhe Connecticut.

Me kënaqësi e pranova kërkesën e tij dhe e nisi nga e para se çfarë bëre këtu me komunitetin:

Të takova me pjestarët e Shoqatës Atlantiku që ishin ish-ushtarë të UÇK-së dhe të nesërmen të dërgova edhe tek varrezat e Vëllezërve Bytyqi për ta rritur vlerën ty se je një shqiptar që të ka rënë ndërmend se ka shqiptarë të Amerikës që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Ja edhe linku I videos që e bëra atë ditë:

http://www.albanianamericanvision.com/archives/147

Të dhashë më shumë autoritet se që e meritoje duke e menduar se ti po bën një punë të mire me platformën e Shqipërisë Natyrale.

Për këtë rast ti nuk vonove dhe e nxore si lajm që ish ushtarët e Batalionit Atlantiku do të jenë në kuadër të organizatës tënde Lista për Shqipërinë Natyrale. Ja një pjesë e atij artikulli që e botove ti duke vënë emër të tjetër kujt.

Koço Danaj shtrin nismën e Shqipërisë Natyrale në SHBA, mediat e Beogradit të shqetësuara

“Ideatori i Platformës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka marrë një mbështetje të gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i takon projektit për kufijtë natyralë të Shqipërisë dhe zhbërjes së Konferencës famëkeqe të Londrës. Platforma për Shqipërinë Natyrale, e cila ka trazuar Serbinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Malin e Zi, ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA. Danaj ka marrë pjesë në festimin e Pavarësisë në Detroit, në Çikago dhe në Nju York, ku ka diktuar edhe për platformën e ideuar prej tij. Danaj ka zhvilluar një takim në Universitetin Amerikan, Monroe College, ku fjalën e rastit e mbajti doktor Sesil Rajt. Salla e Universitetit ishe mbushur me parrulla në gjuhën anglisht: Mirësevjen në Monroe College, Dr. Koço Danaj. Në takim, Danaj është përgjigjur pyetjeve për Platformën e Shqipërisë Natyrale. Njëkohësisht u krijuan edhe tre degë të Listës për Shqipëri Natyrale në Detroit, Çikago dhe Nju York. Në Nju York, shoqata Atlantiku, që është vazhduese e batalionit Atlantiku, i cili mori pjesë në çlirimin e Kosovës, u anëtarësua e tëra në Listën për Shqipëri Natyrale. Në Nju York Danaj mori pjesë edhe në homazhet për vëllezërit Bytyçi, të cilët ishin pjesëtarë të batalionit Atlantiku dhe u vranë në Luftën e Kosovës. Ndërkaq, në njoftimet e dhëna nga televizionet shqiptare dhe gazetat shqiptare në SHBA, është theksuar se: “Të pranishmit në këtë takim kanë pritur me interes z. Koço Danaj. Në ambientet ku zhvillohej takimi ishin vendosur edhe slogane në anglisht “Mirësevjen në Monroe College, Dr. Koço Danaj”. Z. Danaj, pasi ka shpalosur platformën për “Shqipërinë Natyrale”, i është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve. Pas këtij takimi, ideologu i kësaj platforme, Koço Danaj, ka vazhduar udhëtimet në Detroit, Çikago dhe Nju Jork, ku ka krijuar tre degë të “Shqipërisë Natyrale”. Pas hartimit të Platformës së “Shqipërisë Natyrale” dhe daljes për herë të parë të këtij nocioni në gusht 2006, si dhe botimit të saj në shqip, anglisht, serbisht, greqisht dhe maqedonisht, ka pasur shumë debate. Në Beograd janë botuar mbi 850 shkrime dhe analiza për të ashtuquajturin rrezik të “Shqipërisë Natyrale”, se mund të prishë qetësinë dhe stabilitetin e Ballkanit. Ndërsa ideologu i kësaj platforme, Danaj, ka theksuar në vazhdimësi se “Shqipëria Natyrale” është ofertë për paqe e progres në Ballkan. Njëkohësisht, disa nga gazetat e Podgoricës dhe Beogradit si Vijesti, Telegrafi, TV i Podgoricës etj, i kanë bërë jehone krijimit të degëve të Listës për Shqipëri Natyrale në SHBA.”

Së pari ishte reagimi i shpejtë i ish-ushtarëve të Batalionit Atlantiku dhe të përgënjeshtruan se nuk ishte e vërtetë ajo që ke shkruar ti. Ata erdhën në takim me ftesën time dhe për të më respektuar mua të bënë nderë që u takuan me ty, por në asnjë moment nuk të thane se po anëtarësohen në një organizatë që është fiktive.

Me këtë rast më nxore në pozitë të pa-lakmueshme me shokët e mi që i kam të një krahu dhe të një ideje.

Ja ku e ke reagimin e tyre:

http://www.telegrafi.com/lajme/batalioni-atlantiku-nuk-ka-kaluar-ne-listen-shqiperia-natyrale-2-39026.html

Rasti i dytë ishte shoku Koço (Koqe) Danaj organizimi i një takimi me shqiptaro-amerikanët në New York, ta bëra organizimin në Monro College, të bënë pritje madhështore sikur të sihe president i një shteti. Unë isha sponsor i atij takimi  dhe më përkrahu Prof. Haxhi Berisha dhe stafi i Monroe College pë sallën dhe teknikën.

Ja ku e ke videon e atij takimi:

http://www.albanianamericanvision.com/archives/141

Para se të bëhej ky takim, në New York u bë një fushatë e egër ndaj këtij takimi, u përhap fjala se ndaj teje do te përdoret dhunë. Më paralajmëruan një grup tropojanësh se janë të interesuar të ju rrahin si shenjë hakmarrje ndaj të kaluarës tënde. Më thane se ti e ke spiunuar dhe ke qenë dëshmitar në gjykatë në rastin e Arig Gashit nga Tropoja. Njerëzit donin të hakmerreshin se ti bashkë me dikënd nga familja e tij ja kishe shkatërruar jetën Arif Gashit që në Malësinë e Gjakovës ishte njohur si njeri me ndikim. Une lypa besë sepse jam Malësor i Gollakut dhe nuk lejoj që mysafiri të më dëmtohet dhe ata ma dhanë për çka i falënderoj shumë. Në anën tjetër organizova roje jashtë të cilët besoj se i ke takuar edhe ti disa prej tyre sepse me eksperiencën e dy dekadave të fundit Tropojanëve nuk u zihet besë duke u bazuar në shkeljen e saj shpesh-here dhe vrasjet që kanë ndodhur atje. Të shpëtova atë ditë, edhe pse bëra gabim e ruajta traditën e vendit tim.

Po i referohem prap atij shkrimi që e shpërndave ato ditë se ke themeluar degët e Shqipërisë Natyrale në Detroit, Çikago dhe New York, e vërteta është se vetë në New York ke tradhëtuar Malësorët dhe e ke themeluar degën, këtu në New York të pagoi anëtarësinë vetëm Xheladin Zeneli dhe në Çikago nuk ke asnjë anëtarë. I gënjeve keq këtu në New York se i ke 50,000 anëtarë aktiv derisa ti as zyre, as sekretare, as kryesi e as degë e as vulë per vete nuk ke por kjo është një fantazmë për t’i mashtruar shqiptarët që e duan bashkimin kombëtar.

Të mora si mysafir special në një mbrëmje ku ishte organizuar një festë nga një shoqatë që i mblidhte  shqiptarët nga Plava e Gucia, aty ta mundësuam fjalën e rastit por nuk të dëgjoi askush. Video e atij organizimi kaloi në kosh plehërash për shkak të devijimit të asaj organizate më vonë ku e ktheu veprimtarinë e vet në shërbim klanesh që ishin të lidhura me pushtuesit malazez. Unë i falëderoj shqiptaro-amerikanët me prejardhje nga Plava e Gucia që të nderuan atë natë edhe pse ti nuk e meritoje por me insistimin tim u krijua një atmosferë e ngrohtë e mikëpritjes.

Edhe atë natë më nxore telashe sepse ishte grupa e Shahmanoviqit që nuk e dëshironte prezencën time në atë mbrëmje dhe tin a u shtire si i sëmurë nga depresioni dhe shtypja e lartë e gakut kur t’i sollëm barërat në tavolinë, besoj se të kujtohen këto gjëra shoku Koço (Koqe) Danaj.

Nuk ja vlenë të kujtoj më shumë se nga shkuam gjatë atyre ditëve dhe për takimet që t’i mundësova e darka dhe dreka që nuk i meritoje, të gjitha këto t’i bëra për respekt ndaj Malësorëve që jetojnë e veprojnë në Michigan e posaqërisht Rrok Dedvukajt. Kjo ishte pra si përgjigje ndaj asaj që ke shkruar se ke gabuar që ke pirë një kafe me mua dhe ne ketë menyrë je munduar të më njollosësh, edhe pse e din që ti je vetëm një morr dhe nuk e ke nivelin të më përulësh mua.

Dhe më në fund pot ë sqaroj për intervistën. Këtu në SHBA pa e llogaritur punën time në gazetari  rreth 11 vite në shtetet e ndryshme të Evropës, vetëm këtu brenda këtyre 14 viteve i kam mbi 600 intervista dhe ti je njëri ndër ata. E kam bërë me kënaqësi dhe nuk jam pishman. E di që ti nuk din anglisht dhe flisje për një libër të Edward Grey-t të cilën e mbaje me vete, ajo libër me sa e di une ishte në gjuhën angleze dhe më vinte keq të ju parashtroja pyetjen se si e ke kuptuar ti Edward- Grey-n. Nejse, u mundova të jepja përkrahje edhe pse i kisha të gjitha të dhënat se ti nuk ke organizatë, por je i vetmuar dhe i shfrytëzon shqiptarët që kanë ndjenja atdhetare. Ktu ua dogje me 20, 000 dollarë e besoj se edhe në Evropë ke gjetur viktima të tilla e ty të  lumtë se je një aktor i mirë.

Ja edhe videoja e Intervistës sa për të bërë me dije se ti e ke pasur përkrahjen e pa reserve nga  AA Vision por e ke shkelur keq respektin. Ky është linku i intervistës:

http://www.albanianamericanvision.com/archives/149

Nuk do të doja të merrem me ty sepse më vjen inat që edhe unë u tregova naiv duke i besuar shokut tim rrok Dedvukaj dhe të ndihmova, por ti e meriton me ta thënë të vërtetën në public. E kërkesa ime që po ta drejtoj publikisht është se nëse ke të dhëna që unë jamë bashkëpunëtor i ISIS të lutem raporto tek organet e sigurisë në SHBA e nëse nuk i ke numrat apo adresen t’i jap unë.

Unë do të vazhdoj veprimtarinë time për sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe ted y televizionet dhe gazeta si dhe portalet që i kam do të jenë në shërbim të bashkimit kombëtar, mëpo në asnjë mënyrë në shërbim të një matrapazi siq je ti dh eke një organizatë fiktive që po tallesh me ndjenjat tona atdhetare.

Në fund do të doja t’ua parashtroj një pyetje shoku Koço (Koqe) Danaj: A nuk tingellon kjo se je i ndersyer te me etiketosh,sepse aty nuk ka perkrahje per ISIS,por perkundrazi jam kunder asaj France qe nuk e mbeshtet Ameriken ne operacionet globale kunder ekstremizmit dhe dukurive te tjera kriminale e anti jerezore?!!!

Besoj se këtu e ke marrë përgjigjen që e ke merituar e nëse dëshiron unë kam akoma informacione shumë interesante për ty. Ky është vetëm fillimi sa për ta tërhequr vërejtjen se të ka hasur sharra në gozhdë dhe deshta të tregoj se ti kishe qenë një gënjeshtar, intrigant dhe matrapaz i madh, ti po luan me neve që e duam bashkimin kombëtar.

Kjo që ma bëre mua,ndoshta edhe mund të jetë zakoni yt ,sepse ti sikur nuk flet e nuk shkruan mirë për ata me të cilët ke të kaluar!
Siç duket i nderon dhe i rrespekton,vetëm ata të cilët janë nën hijet tate,por jo edhe ata që janë me karizëm dhe bëjnë rrugën e tyre,e që nuk ta varin ty e këshillave të tua.

Kësaj radhe po e mbylli me kaq,por nëse të detyrojnë të vazhdosh këtë lojë të poshtër që ke marrë përsipër ta luash kundër meje, të paraljmëroj se do ve në dispozicion tërë ato fakte e argumente që më janë ofruar kundër juve pas vizitës tuaj në Amerikë.

Qazim Doda

NNSB – Worldwide

Investigative Reporter

qazimdoda@journalist.com

 

 

 

 
Leave a comment

Posted by on January 17, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: