RSS

Beogradit synim ka pasurinë dhe resurset e Trepçës dhe të Kosovës!!!

20 Jan

image001

Shkruan Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

Propozimet  e Qeveria e Serbisë  që po insiston që për fatin dhe të ardhmen e “Trepçës” të vendoset në dialogun midis Prishtinës e Beogradiit, në Bruksel. Diçka absurde  e pa logjikshme dhe e pa kompromis  nga vet  fakti dhe  pozicioni gjeografik i këtyre resursevese ku gjenden në thellësitë e Kosovës.

Edhe zyrtarisht Vuçiq ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë do të insistojë që çështja e “Trepçës” të diskutohet në kuadrin e bisedimeve që pritet të vazhdojnë në Bruksel!? A thua çka te bisedohet për pasuritë tona kur ato janë dhe kanë qenë pronë autoktone  e shqiptarëve  e Ilirëve dhe  e Pellazgëve  edhe pa qene  fare,  fara sllave në Ballkan. Nëse ne  duhet të bisedojmë për resurset e   vlerave dhe pasurive ton duhet të flasim  në  Bruksel për ato pasuri qe u okupuan nga Serbia  ne tokat  tona që nga Novipazari , Nishi, Leskovci , Vranja  dhe rajoni    i Toplices si tërësi qe ishte shqiptare hiq ma larg së 1878!
image003 (1)image002image004

Pamje nga pasuria nëntokësore  nga miniera e Trepçës së  Mitrovicës!!! Ja për çka lufton Beogradi që të zhvillohen bisedimet. Trepça ishte magjja e Beogradit  me këto pasuri u rindërtua Serbia dhe ish Jugosllavia!!!???…

Vuqiqi  ma tutje thekson “Temën e pronësisë në Bruksel nuk e kemi hapur ende  duke pretenduar në Trepçë, në Brezoivicë, Liqenin e Gazivodes dhe resurse tjera  duke pretenduar qe shqiptarët të mbesin  shkuarave dhe  maleve. Zoti Vuqiq duhet ta dijë  se ka perënduar   koha e krajleve  të Serbisë qe deri ne vitin 1955 janë kolonizuar tokat tona me  serb e malazez  andaj harroje  ketë  ëndërr  aq brutale dhe të rrezikshme. Pa marre parasysh  lidershipin kosovar se a do te jete e afte që të mbroj  tokat e veta në tavolinat e Evropës,  populli i Kosovës nuk do të lejon ma  pazarllëqe me  tokat tona të shenjta dhe resurset tona me  renome  ndërkombëtare siç është   Trepça. Parulla   “Trepça puno  Beogradi ndërto” ka perënduar  zotërinj   nga  Beogradi dhe  politikan kosovarë të pa vlerë që keni lejuar deri këtu të vije  kjo situate aq e pa nder edhe nga  ju lidershipi kosovar!

Cenohet territori i ynë    me plane  aq    agresive dhe  zyrtaret e Kosovës nuk reagojnë!

-Është për   tu çuditur   me zyrtarët e Kosovës  dhe organet  gjegjëse në Kosovë,  përse nuk e  alarmojnë    ketë akt aq brutal dhe të pa presidence të Serbisë , kur  cenohet territori i ynë    me plane  aq    agresive!Ky akt  i vrazhde tingëllon  në arenën kombëtare dhe  ndërkombëtare. -Kombinati dhe Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë dhe për Kosovën, por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerale.

Trepça është një minierë  me një histori  të  lashtë,  që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të  plumbit, zinkut,argjendit, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme .

Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së  Mitrovicës kishte  rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta  pushtonin  dhe  uzurponin forcat serbe!

-Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerale, galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtyre  llojeve , si dhe mbetjet  e gjurmëve nga shkrirja e tyre. Kompleksin industrial dhe miniera e Trepçës së  Mitrovicës është një kompleks industrial, qe kishte  rreth 23.000 të punësuar deri në vitin 1989, para se ta  pushtonin  dhe  uzurponin forcat serbe.

Kompleksi i minierave të Trepçës është pjesa më e vlefshme e tokës në Ballkan dhe ka një vlerë prej së paku 5 miliardë dollarë amerikan .  Ky gjigant  dhe pasuri është  “Zemra e Kosovës”. Trepça ka 17 miliardë tonë rezerva të thëngjillit qe konsiderohet një ndër kombinatet  ma   të mëdha në Evropë.  Kapacitetet e rafinerive të plumbit dhe zinkut në Trepçë zënë vendet  ndër të parat në botë.

Në këtë kombinat u nxorën dhe u përpunuan xehet  kryesore siç ishte koncentrati i plumbit dhe zinkut, plumbi i rafinuar dhe aliazhe të plumbit, argjend, ari, bismut, zink elektrolit dhe kadmium, acid sulfurik, acid fosforik, plehra  superfosfati, akumulatorë, bateri nikelkadmiumi,municion të gjuetisë, gypa dhe tel plumbi, llamarinë të zinkuar dhe produkte prej llamarinës, materiale elektrokontakti, vagoneta, elektrolokomotiva për xehtari, pajime dhe pjesë rezervë për metalurgji  dhe xehetari e produktet të tjera. Aktualisht, Trepça nuk prodhon  ma si pasojë e luftës  me çka konsiderohet   i doemosdoreshëm një  regjenerim  i pajisjeve  të reja nga  të cilat regjimi serb me të ikur i   plaçkiti dhe  i dëmtoj  shumë.  Kjo ndihet mjaft keq në prodhimin e përgjithshëm industrial të Kosovës dhe në eksport, sepse pjesa dërmuese e produkteve të Trepçës eksportohej në shtetet e Evropës dhe në botë, por fatkeqësisht  e eksplatuar dhe e  shfrytëzuar nga Beogradi edhe nga    ish regjimin  jugosllav. –Për riaktivizimin e Trepçës nevojitën investime të mëdha, të cilat duhet të sigurohen nga partnerët ekonomik i  jashtëm dhe të brendshëm qe duhet sa ma shpejt  te mobilizohemi  në nivel kombëtar duke  shfrytëzuar edhe potencialin  ekonomik të Shqipërisë dhe   biznesmenëve shqiptare, kudo që janë për ta ringjallë  këtë Kombinat  me vlere  të mëdha.

Trepça    në ish Jugosllavi   u llogaritur  me një vlerë  për 70 për qind  te  të gjithë pasurisë së minierave jugosllave sa i kishte  ne  atë kohë.

-Mos pajtimi dhe   rezistenca e sotme  serbe për mos humbjen e  Mitrovicës  lidhet sesa ishte   nën okupimin e  saj  Kosova, prodhimi  industrial  i Kombinatit Trepça ishte ndër eksportuesit kryesorë të ish- Jugosllavisë.  Sipas  një  studimi , në nëntokën e Kosovës , janë depozitat e mëdha të fshehura nga linjiti, plumb, zink, metale , ari, argjendi dhe të naftës ,  me nje kapacitet  mbi 17 miliardë ton qymyr siç e cekem edhe ma lartë . Sipas dëshmive  dhe të dhënave  ,epet ky rezultat  qe suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë ,që  pos  rrogave të  atyre   punëtoreve të krahut,  Kosova asgjë nuk ka përfituar as  që ka shkuar në  buxhetin e saj !Dihet botërisht se  ari dhe   xehet e Kosovës  kalonin  transit nga uzinat e saje drejt Beogradit  me çka me kujtohet  parulla e  studentëve  të ngjarjeve të  vitit  1981 “Kosova puno,Beogradi ndërto” . Kapitali i Trepçës ishte   si garant i shumë kontratave qe i  lidhte   ish Jugosllavia  dhe Beogradi me  shtetet  tjera. Fatkeqësisht kjo minierë u shfrytëzua nga regjimi jugosllav dhe frytet e saj shumë pak u shijuan nga populli autokton i Kosovës.

-Para fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s në pranverën e vitit 1999 ,qeveria jugosllave tentoj ta privatizojë Trepçën . Në vitin 1998 , pavarësisht  sanksioneve ndërkombëtare qe i kishte  ajo  u përpoq ,ta marre në shfrytëzim me një partneritet  të një firme  greke “Mytileneos Holdings SA metale grup”. Sipas shënimeve , Mytileneos ka nënshkruar disa kontrata me agjencinë serbe të tregtisë së jashtme,  me shuma parash  marramendëse, sikurse  qe po tenton tash  ta luaj një  aktrim të njëjtë!

Këto   manovrime    të politikës serbe , siç shihet po hedhin   paqartësi  pran opinionit  botëror , nga një neglizhencë e stafit politik të Kosovës .  Qeveria e Kosovës   është ma e udhës të   debatoj  në parlamentin e vet  dhe në Kuvendin  e Kosovës  për një   gjë shume serioze dhe shumë madhore se sa te debatojnë  për tema  shterpë edhe  boshe   të pa vlera !Qeveria e Kosovës nuk duhet me anashkaluar “Kombinatin Trepça” ajo është ardhmëria e Kosovës.

 
Leave a comment

Posted by on January 20, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: