RSS

Profesor Stipçeviqi i shtrirë në spital

27 Jan

Prof. Aleksander Stipçeviq

Shkruan: Begzad Baliu, Prishtinë

Ilirologu Aleksandër Stipçeviqi në agoni. Ky eshte njeri prej lajmeve te fundit,
Profesor Aleksandër Stipçeviqi, padyshim është personaliteti më me ndikim në kulturën shkollore shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Reflektimi i tij arsimor, shkencor dhe kulturor në rrethet shkollore mbështetej në dy paradigma: Prejardhja e tij arbërore (nga arbëreshët e Zarës), dhe studimet i tij për prejardhjen ilire të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe.
Përkushtimin e vet shkencor e shtriu në tre rrafshe: historia jetësore e ilirëve dhe ndërlidhja e tyre me shqiptarët; historia dhe bashkëkohësia e arbëreshëve të Zarës; historia dhe fati i librit në përgjithësi e te kroatët në veçanti.
Gjatë kësaj periudhe interesimet e tij për fatin e paraardhësve të tij- arbërorëve, u botuan dhe u komentuan edhe në shkolla më shumë si histori dhe publicistikë, ndërsa veprat dhe studimet për ilirët (Ilirët – historia, jeta dhe kultura, 1966, Simbolet e kultit te ilirët, 1991 dhe Bibliografika ilirika etj) e kanë nënshtruar plotësisht mendimin e historianëve të Kosovës, në të gjitha tekstet e historisë dhe tash së fundit në tekstet për qytetërimin.
Profesor Stipçeviq u shqua në mbrojtjen e shkollës e të mendimit shqiptar edhe gjatë viteve ’90, kur këta ishin të përndjekur nga regjimi diktatorial serb i Beogradit.
Profesor Aleksandër Stipçeviq në tekstet shkollore të albanologjisë, të botuara në ish-Jugosllavi dhe më vonë, ka plotësuar mendimin për ilirët dhe antikitetin shqiptar në atë përmasë që për gjuhësinë e ka bërë Profesor Eqrem Çabej. Në përmasa të ndikimit të përgjithshëm në fushë të ilirologjisë, vepra e Profesor Stipçeviqit zuri vendin që para Luftës së Dytë Botërore e kishte arkeologu i shquar austriak Karl Pach.

 
Leave a comment

Posted by on January 27, 2015 in Uncategorized

 

Tags:

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: