RSS

Dhuna ndërmjet viktimave në shërbim të politikës së pushtetit dhe opozitës

28 Jan

Qazim Doda 

Shkruan: Qazim Doda, New York

Ndarja e Mitrovicës, një realitet i hidhur që po prodhon dhunë ndërmjet viktimave

Protestat e ditëve të fundit në Prishtinë nuk janë vetëm protesta por iniciativë për zgjimin e ndërgjegjes së nëpërkëmbur kombëtare në Kosovë.

Pas shpalljes së Pavarësisë së kushtëzuar nga paketa e Ahtisaarit, në Kosovë ka filluar të krijohet një mentalitet se të huajt i bëjnë të gjitha punët e ne duhet të flejmë rehat.

Ajo ëndërra se Kosova u çlirua, dalë nga dale po shuhet dhe si arsye e fuqishme mund të merret okupimi i Veriut të Kosovës. Mediet janë të pafuqishme, të pa-dijshme dhe të paguximshme që ta bindin popullin me realitetin në atë pjesë të Kosovës. Politikanët e kanë mësuar retorikën e demagogjisë politike njësoj sikur hoxha duatë apo prifti lutjet në meshë. Populli i shkretë ka filluar t’u besojë politikanëve dhe ta humbasin besimin në vetvete.

Sa herë bëhen fushata elektorale, shkojnë deri në afërsi të urës së Ibrit politikanët nga Prishtina dhe premtojnë të pamundurën “Bashkimin e Mitrovicës.”

Tani populli ka nisur të vetëdijësohet dhe ata që janë nga Veriu i Kosovës e kanë humbur edhe arsyen morale të qahen për humbjen e asaj treve sepse me hatër ose me zor i kanë shitur trojet ose shtëpitë e banesat që i kanë poseduar në atë vend. Tani ata janë integruar plotësisht në Jug të Mitrovicës, Në Prishtinë ose kanë dalur jashtë Kosovës dhe me buzë-dridhje thonë se janë nga Veriu i Kosovës.

Ata pak shqiptarë që kanë mbetur në Veri, më konkretisht në fshatrat shqiptare andej, po ballafaqohen çdo ditë me dhunën e ushtruar nga aparati shtetëror i Serbisë i instaluar  atje. Nuk lejohen të ri-ndërtojnë shtëpitë e tyre e nëse rezistojnë kërcënohen me arrestime nga paramilitarët serbë dhe nga policia e Kosovës. Të rrallë kanë mbetur ata që po e bëjnë një rezistencë aktive dhe investimi i Qeverisë së Kosovës mbeti vetëm një ëndërr e lezetshme për ta.

Trepça dhe territory I pushtuar I Veriut të Kosovës

Në atë pjesë të Kosovës nuk është territor normal ku ekziston sovraniteti si në anët tjera të shtetit, aty Serbia e ka interesin e veçantë strategjik për shkak të pasurisë nën-tokësore dhe gjiganti i njohur me emrin Trepça.

Mitrovica e kishte marrë merin e Titos pas vdekjes së tij sepse miniera e këtij qyteti kishte shërbyer si hambar për Beogradin, derisa ishte gjalle e kishte vizituar ne vitin 1950 dhe 1967 sepse për të më shumë kishte rëndësi Trepça se sa krejt Kosova.

Të njëjtën gjë e vazhduan edhe pas vdekjes së tij, serbët vazhdonin të vjelin të ardhurat e gjigantit të Kosovës. Gjatë kohës sa ishtë Millosheviqi në fuqi u bënë edhe marrëveshjet me investues grek që të mos mbetet në asnjë mënyrë në duart e shqiptarëve.

Pas çlirimit të Kosovës, në minierën e Trepçës kishin mbetur shumë xehe të nxjerrura në sipërfaqe port ë pa-përpunuara të cilat u shitën dhe u shfrytëzuan të gjitha nga një grup përfituesish. U punua më shumë për një grup dhe sa here shkonin blerës të huaj në momëntin e fundit prishej kontrata, gjë që i zhgënjeu shumë blerës potencial.

Tani gati 16 vite pas çlirimit, prapë Trepça u bë temë qendrore në politik e Kosovës, atë të Serbisë si dhe grupet ndërkombëtare të interesit.

Shqiptarët me këmbëngulje deklarojnë në emër të Qeverisë së Kosovës se Trepça është e Kosovës edhe pse realiteti i vie në pikëpyetje këto deklarata sepse de fakto pjesa ku përpunohen xehet është në pjesën e pushtuar ku institucionet e Kosovës nuk e kanë shtrirë ndikimin e vet akoma. Derisa në anën tjetër Serbia kërkon hisen e vet në Trepçë sepse rehatia e krijuar nga Francezët e ka bërë që ta shtrijë aparatin e vet administrative dhe të sigurisë në atë pjesë të Kosovës dhe çdo ditë e më shumë po bindet edhe faktori ndërkombëtar se ata serbë në Veri të Kosovës duhet të kenë të pakten një republikë Brenda republikës së Kosovës ku do të kishin legaisht policinë, ushtrinë dhe ekonomine e pavarur nga Kosova. Institucionet paralele në atë vend janë bërë i vetmi factor referues tek ndërkombëtarët edhe pse shqiptarët vazhdojnë t’i këndojnë këngë shumë të bukura Mitrovicës.

 

Patriotizmi folklorik i opozitës në Kosovë dhe manipulimi me shtresën e pakënaqur të popullit

Tash në mes të Prishtinës ky problem po përdoret për garën e folklorizmit patriotik dhe me protestat massive opozita aktuale po e shfrytëzon problemin e Trepçës për ngritjen e vet në politikë. Ky problem ka ekistuar edhe më herët por tani kanë gjetur arsyen të vajtojnë për Trepçën sepse qeveria e brishtë mund te dridhet nga ngritja e zërit.

U mor shkas edhe një deklaratë e një ministri serb për Familjet e të Zhdukurve në Gjakovë ku ministri i Qeverisë së Kosovës  i quajti egërsira vetëm pse nuk e kanë harruar të kaluarën e tyre.

E vërteta është se këtë ministër e kanë më shok këta te opozitës në Kosovë se sa qeveritarët e tanishëm. Sepse gjatë përiudhës së Qeverisë Fiktive gati gjashtë mujore në Kosovë, takimet me Jabllanoviqin ishin të shpeshta dhe numrat e Listës Serbe në Parlament konsideroheshin si shpëtim për bllokun e quajtur VLAN.

Keqpërdotimi dhe keqinterpretimi i kërkesave të popullit nga qeveria dhe nga opozita

Protesta e parë e opozitës dhe shumë organizatave të tjera atdhetare të Kosovës në fillim u duk e arsyeshme dhe meritonte përkrahjen në kërkesat e tyre. Mirëpo, në fund e fëlliqën krejt duke thyer xhama dhe duke u sjellur me vandalizëm që nuk kishte të bënte asgjë me kërkesat e tyre. Gabimi i madh i organizatorëve ishte se nuk dolën përballë tyre dhe t’i ndalonin që të mos e dëmtonin pronën publike të shtetit dhe të mos dëmtojnë bizneset në qytet ku në një rast e rrahën edhe pronarin e një restoranti vetëm pse ai kërkonte që prona e tij të mos dëmtohej.

Në protestën e dytë ishte vetëm opozita dhe nuk u përkrah nga shoqatat e dalura nga lufta ose familjet e të zhdukurve, ishin me një numër më të vogël por siq duket u mbeti ëmbël nga protesta e parë së mund të ushtrojnë vandalizëm dhe të mos ndëshkohen. Gabimi fatal ishte kur njëri nga organizatorët i dha një ultimatum Policisë së Kosovës që të largohen brenda 15 minutave ku u kuptua si një kërcënim i drejt-përdrejtë se do të futen brenda në ndërtesën e Qeverisë dhe do ta shkatërrojnë apo më mirë të them ta vazhdojnë aty ku e lanë tre ditë më parë.

Inatet ndërmjet qeverisë dhe opozitës dhe viktimizimi I protestuesëve dhe protestuesëve

Policia e Kosovës ishte edhe ashtu e indinjuar nga protesta e kaluar dhe nuk kishte ndonjë vullnet të mirë që të duronte shumë sjelljet e mëhershme. Më vonë u akuzua nga organizatorët policia se nuk ju kanë buzëqeshur dhe janë sjellur si mospërfillës ndaj protestuesëve e poashtu edhe kanë qenë provokues ndaj tyre. Një gjë duhet kuptuar se Policia e Kosovës ishte aty për të mbrojtur rendin dhe për të zbatuar urdhërat nga lartë që të mos lejohej rrëzimi i Qeverisë me dhunë.

Ata policë janë shqiptarë njësoj sikur protestuesit dhe janë njerëzit më të përkushtuar që i shërbejnë shtetit të ri të Kosovës. Nuk është e logjikshme që të hidhen gurë e gjësende tjera të forta mbi ta, sepse kjo tregon humbjen e kontrollit të turmës e cila krijon rrezikshmëri të lartë për çdo qytetar .

Duhet marrë parasyshë se për gjithë atë sakrificë të atyre policëvë, pagesa e tyre mund të jetë më së shumti 30 Euro për person dhe pot ë mos ishte vendosmëria e tyre dhe respektimi i betimit që e kanë dhënë për ta sakrifikuar jetën në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, ata me siguri se nuk do e kishin rrezikuar jetën e tyre.

Shumë njerëz mund të habiten se cila ishte arsyeja që ajo turmë ishte aq e dhunshme ndaj policisë së shtetit të vet. Kjo tregon se sa shumë janë mllefosur qytetarët me politikanët tanë të cilët kanë krijuar komoditet për vete dhe familjet e tyre e në anën tjetër ua kanë humbur shpresat për të jetuar në Kosovë rinisë vitale.

Ata që gjuanin gurë ishin djem e vajza të Kosovës, shumica ishin student dhe zhgënjimi i tyre duhet të kuptohet si shumë I arsyeshëm sepse askush nuk punoi për gjetjen e një zgjidhjeje të problemeve të tyre në shkollim e punësim.

Autoriteti në rritje i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fuqia e aparatit ndëshkues të qeverisë Mustafa

Nuk duhet nënvleftësuar as Lëvizja Vetëvendosje si forca e tretë në vota dhe forca e parë në cilësi dhe autoritet. Janë shumica të rinjë që janë zhgënjyer me lojërat politike, me servilizmin e politikanëve ndaj të huajve vetëm sa për t’i ruajtur karriget e tyre, me korrupsionin si  dhe me krimin e organizuar. Ndoshta kjo shtresë e popullatës keqpërdoret nga individë të caktuar, por kur merret parasyshë kjo është shtresa që ka më së paku faje për gjendjen e krijuar në Kosovë.

Këta të rinjë që gjuanin gurë, janë një paralajmërim për politikanët të clët kanë krijuar mosbesim në masën e gjerë se në të ardhen këta politikanë dhe familjet  e tyre mund të jenë cak i sulmeve ose të paktën do të krijojnë pasiguri për ta në Kosovë. Çdo njeri që është rrahur në këtë protestë do ta ketë të vështirë që ta kthejnë besimin në të ardhmen tek këto institucione.

Të pa-kënaqurit që po ikin nga Kosova nuk duhet të vizitohen nga Ministri i Rendit të shtetit prej nga kanë ikur

Këta protestues të dhunshëm sot mund të duken si kriminelë, nesër do të konsiderohen si çlirimtarë nga politika diskriminuese. Mos të harrojmë se në të njëjtën kohë edhe migrimi masiv ku 3% e popullsisë u larguan ilegalisht për të gjetur shpëtim në shtetet perëndimore të Evropës. Kot ka shkuar Ministri i Rendit në Hungari për t’i takuar ata, kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Derisa ata po ikin nga këta politikanë, nuk është e arsyeshme që edhe në kampet e refugjatëve t’ua sjellin politikanët dhe të ballafaqohen me ta. Këtë krim që Hungaria e bëri kësaj radhe është për t’u gjykuar në gjykatën e Strassburgut sepse është e palejueshme kur një person kërkon strehim në një shtet tjetër dhe në të njëjtën kohë t’ua sjellin zyrtarët e lartë të shtetit prej nga kanë ikur.

Të vetmit që kanë të drejtë t’i vizitojnë ata refugjatë janë stafi i Ambasadës në rast të nevojës së procedimit të kërkesës për ri-atdhesim.

Mirë që në Prishtinë nuk ndodhi sikur me 21 Janarin famëkeq në Tiranë

Sa i përket protestës së 27 Janarit, fati i madh është që nuk ishin politikanët e Shqipërisë urdhërdhënës sepse do të kishte kaluar me fatalitet sikur 21 Janari famëkeq. Për karrige politikanët shqiptarë kudo në Ballkan të vrasin, duhet të edukohen protestuesit para se të shkojnë para qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Poashtu dhuna ndaj policëve është e pa-justifikueshme dhe duhet të kihet parasyshë se ata janë mbrojtësit  e rendit dhe janë vëllezërit e motrat tona. Edhe ata kanë familje dhe për bukën e gojës e fusin kokën e tyre në rrezik. Në qëllimin e tyre fisnik është mbrojtja e rendit dhe ligjit edhe pse janë të detyruar të mbrojnë ajkën e politikës që në masë po konsiderohet si e dëmshme.

Përdorimi i dhunës ndaj Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit ishte ofendim ndaj votes së qytetarit të Kosovës

Policia u përdor keq nga protestuesit duke u nënçmuar dhe nënvleftësuar, e  nga ana tjetër u keqpërdorën  nga urdhër-dhënësit e tyre duke i detyruar të vërsulen pa-mëshirshëm ndaj protestuesëve dhe u përdor dhunë jashtë kontrollit. Ata protestues që u përgjakën krijuan një përdhtypje se policia punoi me inate dhe nuk ishin në nivelin e profesionalizmit të tyre. Skenat e tmerrshme që u panë janë një tregues se tek shumë policë ka militantizëm partiak dhe sapo ta veshin një maskë janë në rolin e kriminelit. Goditja e Albin Kurtit i cili ka imunitet dhe i zgjedhur ligjërisht më votën e popullit tregon se policia nuk ka profesionalizëm, e poashtu arrestimi i Shpend Ahmetit dhe dredhja e dorës së tij para kamerave televizive tregon se militantët partiak në polici janë të dëmshëm dhe sjellin mos-besim tek popullata. Në fund të fundit Shpendi është kryetar i kryeqytetit dhe tregoi burrëri që bashkë me qytetarët të cilët po protestonin qëndroi krahë për krahë dhë nuk u gjunjëzua para gazit lotësjellës që shpërndahej me shucë. Krejt kjo dhunë e tepruar e policëve u kuptua më vonë se ishte bërë për shkak të një deklarate për rrëzimin e qeverisë. Dikush e kishte thënë në protestë dhe kryeministrit i kishte mbetur hatri siq e deklaroi ai vet në një intervistë për RTK.

 

Kryeministri Mustafa duhet ta thotë të vërtetën se nuk mundet të shkarkojë Jabllanoviqin edhe nëse tenton

Kryeministri duhet të tregohet burrë dhe të japin arsyen pse nuk po guxon ta shkarkojë Jabllanoviqin, nuk është turp të sqarohet populli sepse duhet thënë e vërteta se interpretimi i paketës së Ahtisarit nuk lejon të bësh një gjë të tillë. Është e kuptueshme se kryeministri do të kënaqej ndoshta më shumë se protestuesit që Jabllanoviqi të vetë dorëhiqej, por kufizimet që i ka ai si kryeministër nuk guxon sepse per shkak të tij mund të largohet Lista Serbe nga qeveria dhe kryeministri bie nga pushteti.

Pra, më mirë do të ishte të bënte një sqarim të tillë se sa të injoronte kërkesat e protestuesëve dhe të lëshojë deklarata cinike e kërcënuese sikur në kohën e Rrahman Morinës. Kërkesat e protestuesëve duhet të shqyrtohen dhe të ju kërkohet të falur që janë vonuar kaq shumë në realizimin e tyre sepse këto dy kërkesa për Trepçën dhe shkarkimin e Jabllanoviqit janë kërkesa demokratike, humane dhe në përputhje me të drejtën për mbrojtjen e shtetit dhe identitetit kombëtar.

Kryepokurori i Kosovës me kërcënimet e tij na solli mbrapa në kohën e Millosheviqit

Prandaj, kryeministri duhet të tregohet më i përfillshëm ndaj kërkesave të protestuesëve dhe të kërkojë nga kryeprokurori që edhe pse jashtëligjshëm, në Kosovë është në mode kontrollimi i drejtësë nga politika që të ndalin ndjekjen e protestuesëve siq u kërcënua publikisht sepse dhuna u përdor nga të dyja palët.

Po luhet si në kohën e millosheviqit ku nuk po tregohet numri i vërtetë i protestuesëve të lënduar dhe ështq qesharake me shifrat zyrtare derisa shifra mund të kalojnë mbi 500 të lënduar që kanë ikur në qytetet jashtë Prishtinës për t’u mjekuar.

Mos shkarkimi i Jabllanoviqit është pamundësi e jo mungësë e vullnetit siq po interpretohet

Mos shkarkimin e Jabllanoviqit kryeministri duhet ta konsiderojë si pamundësi e kundërshtimit të paketës së Ahtisaarit dhe politikës servile ndaj ambasadave dhe jo si guxim të trashëguar nga koha e Rrahman Morinës. Poashtu, deklaratat për mos- hapjen e temës së bisedimeve për trepçën janë pak të besueshme sepse janë identike me ato të suprimimit të Autonomisë së Kosovës ku thoshte se Kosova nuk humbë asgjë dhe nuk do të ndodhë suprimimi. Pra, edhe pse tani mund të jetë kryeministër më atdhetar, e kaluara të bën që të mos i besohet shumë.

Keq përdorimi i popullatës për qëllime politike nga një grup i caktuar dhe në anën tjetër dhuna ndaj tyre me direktivat e stilit të aparatit të dhunshëm jugosllav sjell vazhdimësinë e izolimit të Kosovës edhe për shumë vite të tjera. Kosova ka nevojë emergjente në reformat ekonomike dhe sundimin e ligjit për të krijuar stabilitet dhe joshje për investitorët e huaj.

Populli nuk është fajtor pse politikanët nuk kanë vision dhe vullnet për zhvillimin e vendit!

 
Leave a comment

Posted by on January 28, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: