RSS

7 Veta humbën jetën në fatkeqësinë e trenit në Vallhalla, NY

04 Feb

7 Veta humbën jetën në fatkeqësinë e trenit në Vallhalla, NY

image

Nga Valhalla, NY : Qazim Doda

Tragjedi e rëndë në Vallhalla, NY. Nga treni u nxorën shumë të vdekur dhe të lënduar rëndë.

Një një fatkeqësi në komunikacion ku treni i linjës Metro-North që shkon nga Grand Central, Manhattan, NY në drejtim të veriut në Westchester, NY u ndesh me një veturë Jeep- Cherokee.

Dëshmitarë deklaruan për AA Vision se veturën e drejtonte një grua e cila mbeti në binaret e trenit derisa mundohej t’i kalonte, asaj ju mbyllen portat dhe mbeti mbi binaret e trenit. E hutuar kishte dalur nga vetura dhe kishte qëndruar për pak kohë jashtë duke mos ditur se si të vepronte në atë moment. Ajo në vend se të largohej ishte future prapë brenda në veturë duke pritur hapjen e portës.

train crash

Pas pak sekondash treni me një shpejtësi rreth 95 km në orë kishte arritur në afërsi të veturës dhe në pamundësi për të frenuar e kishte ndeshur veturën të cilën e kishte shtyer disa qindar metra.

635585931099300851-fb020215trainvscar011

Në bazë të deklaratës zyrtare përpos gruas që e drejtonte veturën, kanë gjetur vdekjen edhe 6 persona të tjerë dhe 12 janë të lënduar rëndë pas përfshirjes së vagonave të parë në flakë. Brenda në tren ndosheshin rreth 400 udhëtarë dhe menjëherë janë evakuuar nga policia dhe zjarrëfikësit të cilët janë vendosur në nje sallë sportive dhe pas kontrollit mjekësor ata që e ndjejnë veten mirë do të transportohen nga policia ose autobuzët që u organizuan nga autoritetet lokale për në destinacionet ku ishin nisur.

cuomo

Në vendin e ngjarjes përpos policisë, zjarrëfikësve dhe ekipeve mjekësore menjëherë arriti edhe Governeri i New York-ut  Andrew Cuomo i cili e mbajti një konferencë për shtyp dhe i njoftoi mediet për detajet e këtij askidenti tragjik që solli vdekjen e 7 vetave, 12 u lënduan rëndë si dhe të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta dhe trauma.

Në New York duke filluar nga dita e Diele ka pasur reshje dëbore dhe është shoqëruar me ngrica. Në shumë rrugë çarkullimi është vështirësuar.

Deri tani nuk janë konfirmuar emrat e njerëzve që kanë humbur jetën.

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: