RSS

FËMIJËT TANË “PENG” I POLITIKËS GREKE

04 Feb
frida bedaj

Shkruan: Frida Bedaj, New York

Është rastësi, neglizhencë apo propagandë politike? Këto janë pyetje qe i bëmë të gjithë para zgjedhjeve në Greqi, por edhe pas tyre. Qeveria e re sa erdhi në pushtet tha se të gjithë fëmijët e emigrantëve duhet të marrin nënshtetësinë greke. A duhen besuar të tilla shpallje pas zgjedhjeve? Lindin këto pyetje, sepse nuk mund të mendosh ndryshe, kur edhe para se zgjedhjeve të mëparshme u premtua për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve. Ky ngeli si një ngërç, që akoma përdoret si “premtim” politik,  tashmë i skaduar.

Në një vend ku na jepet e drejta të lindim, por edhe të shkollohemi, akoma nuk kemi të drejtë të votojmë. Është si të kesh të drejtë të jesh pjese e një shoqërie “fantazmë”, e cila vendos për ty pa të dhënë mundësinë të shprehësh mendimin tënd, se kush e meriton të udhëheqë vendin ku ti ofron gjithçka tënden. Atëherë, nuk je thjesht i interesuar të dish për politikën greke, por njëkohësisht je i varur prej saj.

Forca politike kryesuese vendase filloi të luajë lojën e saj në këtë aspekt, që shpresojmë të mos jetë thjesht një lojë politike pingpongu, si ajo e qeverisë së shkuar. A do të jetë kjo qeveri do më efektive se ajo që shkoi?

Nuk arrij të kuptoj nëse është në leverdinë e qeverisë greke të ketë si peng fëmijët e emigrantëve të lindur, apo të rritur në Greqi. Çfarë humbet e fiton politika greke? Logjikisht nuk arrij dot të gjej një shpjegim të arsyeshëm pse të pengohen fëmijët të të kenë nënshtetësinë greke. Është kjo një politikë që do të vazhdojë të ndiqet, apo ardhja e klasës së re politike, radikalët e majtë, do të sjellin ndryshime edhe në këtë plan? Janë pyetje që është e vështirë të pergjigjen, sepse nuk mund të shtrosh nje çështje pa argumente të plota.

Ajo çka mund të shtroj për diskutim është çështja se ku qëndron faji ynë që fëmijët tanë vazhdojnë të jenë në udhëkryq dhe ne, prindërit e tyre, të  paguajme haraçin goxha të majmë. Si ndikon kjo në psikologjinë e femijëve? Në qoftë se do të bazohem në një reportazh që e përgatita për një emison këtu në Amerikë, fëmijet përballen me një kontraditë me veten e tyre. Ajo që më bëri më shumë përshtypje gjatë përgatitjes së reportazhit ishte se fëmijët nuk donin të flisnin në kamera për të shprehur atë që  ata ndienin. Do me thënë fëmijët tanë ndihen më të frikësuar se ne. Kjo të bën të mendosh se fëmijët kanë fillur të kenë trauma psikologjike, që ndoshta seri tani kanë qenë të padukshme. Frika e të shprehurit është një e ardhme e dobët. Fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë ndryshimin e të qenit grek, shqiptar apo europian. Një fëmijë ndihet mirë në vendin ku rritet dhe edukohet. Ajo çka nuk arrin të konceptojë dot një fëmijë është pse duhet të arrijë të jetë pjesë e një getoje e cila dashur pa dashur krijohet nga vetë shoqëria konservatore. Me qëllim apo pa qëllim kjo shoqëri krijon geto në vendin e saj. Kjo lloj geto kujt mund t’i leverdisë? Natyrisht politikës, së cilës gjithmonë i duhet të kapet diku për të terhequr vëmendjen. Ne flasim gjithmonë për të drejta e njeriut,që asnjëherë nuk duhen shkelur. Nëse në vendet e tjera jepet nënshtetësia për të mos pasur geto në shoqëri, në Greqi ushqehet një gjë e tillë. Atëherë, arrijme në rezultatitn se një geto në shoqëri vetëm politikës konservatore do t’i shërbente dhe ne jemi pjesë e kësaj politike, duke e paguar shtrenjtë emigrimin. Edhe pse u përpoqem t’i pagëzojmë fëmijët, t’u ndryshojmë emrat, shumë nga fëmijët tanë madje as nuk flasin gjuhën shqipe (çka vetë fëmijët tanë do e paguajnë shtrenjtë në të ardhmen këtë mungesë), fëmijë të tjerë fshehin edhe faktin që janë shqiptar, ne akoma nuk e bindëm shoqërinë greke që e meritojmë nënshtetësinë.

Sido që të jetë, çdo qeveri që vjen në Greqi besoj se na kalon me indifirentizëm për faktin se ne akoma paguajmë politikën e gabuar të të dy vendeve, të qenët një geto për ta. Edhe pse të gjitha mediat shqiptare, si ato në Greqi, edhe ato në Shqipëri e kanë vendosur si nje lajm shumë të madh dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, a do të jetë kjo e vërtetë? Në qofte se ndodh kjo, atëherë forca politike që udhëheq Greqinë do të ketë votuesit e saj të ardhshëm. Në qofte se do të ndjekë politikën e qeverive të mëparshme, do të jetë përsëri një premtim dhe nje ngrohje e shpejtë sic ndodhi me qeverinë që sapo iku.

Koha do e tregojë…

 
Leave a comment

Posted by on February 4, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: