RSS

Bisedimet e fshehta me Malin e Zi i paralizuan shqiptarët e Amerikës

06 Feb
Lekë Lulguri

Lekë Lulguri – Ish deputet në Parlamentin e Malit të zi dhe veprimtar i dalluar i çështjes shqiptare

Ish deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi Lek Lulguri (Lekë Lulgjuraj) e dekonspiron lojën e ndyrë të pushtuesit malazez që po e përdorë për të propaganduar përmes mashave të veta shqipfolëse në SHBA.

Në Mal të Zi flitet shumë për një gazetë shqipe të kontrolluar nga qeveria e cila deklarohet se është ndarë nga Pobjeda dhe në politikën e vet redaktuese ka për qëllim hipnotizimin e shqiptarëve përballë procesit të asimilimit dhe shfarosjes së faktorit shqiptar në trojet e pushtuara nga Mali i Zi.

Në një prononcim të Lek Lulgurit për opozita.com thuhet:

“Mali i Zi bën politikë,të cilën shqiptarët e mjerë nuk ë kuptojnë,por na qesin sa e sa herë për krye ujit pa e pirë. Gazeta “Koha Javore” ishte disa herë para shuarjes, por falë angazhimit të partive shqiptare ajo mbeti në këmbë. Ishin kërkesat e tyre të vazhduashme që ajo të ndahet nga Pobjeda dhe të financohet drejtë për drejtë nga shteti,ku Kuvendi Republikan nuk kishte tjetër rrugëdalje.
Diaspora shqiptare nga Mali i Zi organizojnë disa demonstrata të fuqishme kundër udhëheqësisë më të lartë të atij shteti sllav dhe anti-shqiptartë cilat atyre nuk u konvenojshin dhe nuk u shkojshin për shtati, e sidomos Gjukanoviqit dhe Krivokapiqit.
Diplomacia malazeze nëpërmjet ambasadorit Darmanoviq dhe disa “lobistëve” shqiptarë organizoi në Washington në zyrën e kongresmenit Eliot Engel takimin me Gjukanoviqin,edhe ata fill mbas demonstratës që ju bënë me rastin e takimit të tij me zëvendë-presidentin Biden.

Qëllimi i këtij takimi në Washington dhe i atij më vonë në konsullatën malazeze në New York me kryetarin e kuvendit Krivokapiq ,ishte zbutja e diasporës, kthimi dhe bashkëpunimi i tyre me organet shtetërore malazeze me të cilën ata fituan legjimitetin e plotë para bashkësisë ndërkombëtare e sidomos asaj evropjane se edhe shqiptarët e Amerikës i paskan me vete, dhe simbas politikës së tyre meritat kryesore për financimin afatgjatë të kësaj gazete duhet me ja mbështetur shqiptarëve në Amerikë. Dhe nuk është aspak me u çuditur që 10 shoqata nga Mali i Zi që veprojnë në Amerikë kësaj here nuk do ti organizojnë demonstrata delegacionit të Malit të zi me në krye Krivokapiqin me 5 Shkurt 2015 në Washington,DC si rezultat i këtyre bisedime të fshehta. “

Lek Lulguri para shumë vitesh themeloi Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe ishte deputet në parlamentin e këtij shteti ku cilësohet si kundërshtari më i ashpërt i pushtuesit malazez. Për këtë arsye u detyrua të emigronte në SHBA.Mirëpo dinamikën e veprimtarisë së tij kundër Malit të Zi e vazhdon në të njëjtin ritëm.

Kohëve të fundit redaksia e opozita.com ka pranuar shumë informata për organizimin e shqiptarëve të Amerikës me prejardhje nga trojet që aktualisht janë të pushtuara nga Mali i Zi. Në informacion thuhej se është thirrur një protestë paqësore para vendit ku mbahen lutjet e mengjesit në Washington, DC. Mirëpo, kjo nismë e shoqatës Malësia e Madhe nga Michigan nuk u përkrah nga shoqatat që veprojnë në New York.

Në muajin shtator 2014, të udhëhequr nga një veprimtar kontravers Cafo Bogaj në New York i cili shquhet për lidhjet e tij me qeverinë dhe opozitën e Malit të Zi, disa shoqata që veprojnë në New York patën një takim të fshehtë me kryetarin e parlamentit malazez z. Krivokapiq. Duke e ditur se ai do të jetë present në lutjet e mëngjesit në Washington, DC të gjitha shoqatat që kishin lidhje me të e refuzuan pjesmarrjen në këtë protestë për të cilën ishte nxjerrur leja në emrin e veprimtarit Nikollë Gojçaj i cili jeton dhe vepron në Michigan.

Lekë LeciLekë Leci

Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe në Michigan, Lekë Leci deklaroi se “herave tjera do t’I mbajmë protestat kundër Malit të Zi edhe nëse nuk na përkrahin ata që janë të ndikuar nga Gjukanoviqi dhe Krivokapiqi sepse gjendja e shqiptarëve në ato troje të pushtuara është shumë e rëndë dhe ne duhet të punojmë në të gjitha mënyrat për ta ndalur diskriminimin e tyre.”

 
Leave a comment

Posted by on February 6, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: