RSS

IKJA MASOVIKE NGA KOSOVA – PROBLEMI, LINDJA DHE ZGJIDHJA E TIJ

06 Feb

 

jahja koka 1

 Shkruan: Prof. Dr. Jahja Kokaj

Problemi:

Organizata e Kombeve të Bashkuara, bota dhe të gjithë po e shohim PROBLEMIN – dinamikën masovike të zbrazjes së Kosovës. OKB-ja e përcjell me konstatime, Evropa dhe Bota e shumica edhe prej nesh me sy – kamera e ekrane, parlamentarët e klasa politike me “kokorisje”, kurse ata që me qindra autobusa po largohen, po e përjetojnë me vaje, dënesje, lot në sy, fëmijë të sëmurë në kampe, të ndrydhur e strukur në forma më të ulta psikologjike në këto netë të acarit dimëror të rrugës së pa qëllim e pa shpresë. Dimenzionet e këtij problemi kombëtar kemi filluar t’i kuptojmë që janë historike dhe kolosale, që mos t’i quaj të kobshme.

Lindja:

Ky problem lindi që në momentin kur u kthyem nga egzodusi masovik i vitit 1999. Filluan ndërtime masovike. U dhanë ndihma dhe investime ndërkombëtare, investime me rroga, kreditë e njerëzve nga diaspora; vërshoi bollëku i mjeteve dhe të mirave materiale me masë aq sa gjithësesi për më pak se 2 milionë banorë, do të mjaftonin për një jetë të mirë vijuese, po të menaxhoheshin ato SI DUHET. Por, të gjitha ato mjete shkuan në: a) xhepat (bankat edhe jashtë Kosovës) të funksionarëve dhe të të tjerëve; b) në ndërtimin e komplekseve dhe objekteve deri në tejkalimin e shumëfishtë të nevojave; c) në pompa të benzinës (karburanteve) dhe makina të shrenjta të klasës politike dhe “biznesmenëve”, oligarkisë ekonomike të lidhur me ate politike. Të gjitha ato mjete dhe ai bollëk përfundoi në humnerë të pakthyeshme. Të gjitha këto shkuan në gjenerimin e një psikologjie optike apo të rrejshme të pasurimit tonë, por në fakt duke u sjellë vërdallë në shitblerje e shërbime, ato mjete NUK ARRITËN NË INVESTIME TË BUJQËSISË që siguron bukën dhe ushqimin cilësor, INDUSTRISË DHE SJELLJES SË RROTËS RIPRODHUESE – ZHVILLUESE EKONOMIKE, ku do të bëhej edhe punësimi stabil dhe afatgjatë i njerëzve.

Rritjen e papunësisë “e zbutën” me hapjen e shkollave dhe fakulteteve publiko –politike dhe private ekonomike, të cilat janë shkolla apo fakultete të mjerimit, meqë njerëzit e papunë “kënaqen” se gjoja po kualifikohen, për të kuptuar tani pas qindra fakulteteve e mijërara njerëzve “të shkolluar”, por të papunë dhe pa dituri për titullin shkollor që shkruan në letrat e quajtura diploma.

Qindra e mijëra Bachelora dhe Magjistra por edhe PHD-a të “shkollave tona” politiko-biznesore iu bashkuan armatës së të papunëve, të rinjve të tjerë që tani, nga lufta pas gadi dy dekadash u burrëruan për ta rritë numrin e armatës së të papunëve dhe të mjerëve. U shpenzuan edhe të hollat e fundit të cilat ricikloheshin me huazime e fajde për t’i shtyrë vuajtjet psikologjike duke pirë kafe në pijetoret e mbushura përplot. Numrat 60 euro, 120 euro, 380 euro e matematikat e ngjajshme të të ardhurave të shumicës ishin realitet i bisedave ankuese të njerëzve. Njerëzve që përfunduan me xhepa të thatë, edhe pse me shtëpi me mure të forta, me Autostradë të Kombit, me këngë kreshike, por me ardhmëri të pa shpresë. Panë që të gjtha ato ishin shminka, sikurse ato që shihen në internete e ekrane, ishin megalomanizëm ironik, kundër situatës individuale e kolektive në të cilën u zhytën.

PSE NË KËTO MOMENTE DHE NË KËTË MËNYRË?

Faktori tinzak dhe perfid i shtohet realitetit tonë të mjerueshëm.

Është e kuptueshme që tani kemi arritur kulmin e mjerimit kronologjik të përshkruar, por përgjigjen në pyetjen se, pse pikerisht tani në kulmin e acarit dimëror, kur fëmijët por edhe të rriturit po vdesin në rrugë? Pse kaq urgjentisht dhe kaq masovikisht? Pse kaq çuditërisht po zbrazet Kosova? Duhet ta kërkojmë jo vetëm në faktorët e përmendur por edhe te “një dorë tinëzare të zgjatur” që po na jep këtë shtyrje kah humnera.

Në kohën e Serbisë së Rankoviqit dhe Millosheviqit e dinim armikun e egzodusit në mënyrë konkrete, ndërsa sot e kemi më vështirë. Dy faktorët: mjerimi ekonomiko – psikologjik dhe “dora e pa dukshme” janë bukur abstrakte.

ZGJIDHJA

Çdo problem e ka të paktën një zgjidhje të mençur dhe fatlume, por duhet të gjendet ajo. Problemi ynë, mendoj unë, duhet pa tjetër të zgjidhet në dy faza:

  1. a) Në menyrë aftashkurtër apo urgjentisht
  2. b) Me aktivitet të planifikuar afatgjatë.

Urgjentisht ka dy forma:

  1. Klasa politike të shoh këtë situatë me dimenzionet e saja historike dhe shumë drastike si dhe të vendosë – PEZULLOJË pozitat e tyre në dorëheqje. Të ndalen automatikisht lëvizjet e këtilla dhe t’i thuhet popullit: “I pezulluam pozitat tona politike deri në zgjidhjen e problemit të migrimit masiv, ndaj edhe ju ndaleni automatikisht ikjen dhe na jepni një mundësi që së bashku dhe në mënyrë transparente të gjejmë zgjidhje. Ne, nga një pjesë e rrogave tona do t’i ndajmë si fonde, do të ndajmë urgjentisht edhe fonde tjera nga buxheti dhe nga huazimet eventuale që t’ju sigurojmë ekzistencën e juaj”. Nëse klasa politike, parlamenti dhe elita shtetërore nuk e bëjnë këtë urgjentisht, duhet të veprohet në mënyrë tjetër.
  2. Të dalë një forcë e re politike që do t’iu prinë masave, sidomos atyre qe po marrin botën në sy. Mos të dalin më në rrugë për një punim shkencor të rektorit apo ngjajshëm. Të dalin në protesta të qeta masovike të cilat e dridhin tërë Kosovën, por të pandalshme, të pandërprera, derisa qeveria dhe klasa politike e Kosovës të merret seriozisht, apo të kërkohet dorëheqja e pa revokueshme e të gjithëve, si dhe derisa Evropa dhe OKB-ja jo vetëm të flasin apo të dërgojnë hajna të EULEKS-it, por të injektojnë mjete dhe organizime ekonomike. Ne kemi vëllezërit tanë në Evropë dhe Amerikë dhe se për një organizim të këtillë ata mezi presin si çdoherë më parë, për t’i mbushur rrugët e Evropës dhe SHBA-ve me protesta e kërkesat që të na ndihmojnë për të luftuar dy faktorët e përmendur. Duhet urgjentisht t’i sinkronizojmë veprimet me ta.
  3. Që të formohen fonde solidarizuese në Kosovë dhe diasporë. Aksionet siç ishte ai i 3% të dikurshëm, në nivel të Kosovës dhe diasporës tani janë urgjentisht të domosdoshme. Por për momentin ky aksion duhet të jetë me përqindje më të lartë, nga se nuk do të jetë afatgjatë siç ishte 3% dikur.

Pra, në një mënyrë, në formën e parë apo të dytë, urgjentisht duhet të ndërpritet ky migrim masovik, me pasoja të kobshme të papara kombëtare.

Pas ndërprerjes së këtij fenomeni të shëmtuar historik, të punohet në mënyrë urgjente por afatgjate në investime ekonomike, në hapjen e vendeve të punës, në bujqësi, në eliminimin e shkollave politiko – ekonomike dhe zëvendësimin e tyre me ato profesionale pedagogjike të kohës. Me përmirësimin e shëndetësisë, jetës sociale dhe jetës ekonomike në përgjithësi.

Është evidente që gjendemi para një vale turbulente të mjerimit shekullor, së cilës duhet t’i përgjigjemi me një valë apo aksion kolosal historik. Por këtu shtrohet pyetja se a duhet të niset ajo nga vullneti i klasës politike dhe qeveritarëve, apo nga masat popullore? Kjo duhet shumë shpejt të evidentohet dhe të hidhemi në aksion.

Shënim për autorin Jahja Kokaj:

jahja koka 2

Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr. Jahja Kokaj vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike. Në të njëjtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.

Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombëtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për laserët, me titull “Laserët”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel më të avancuar me titull “Fizika e Laserëve” e botoi në Universitetin e Tiranës. Ky ishte libri i parë për laserët i botuar në Shqipëri. Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, laserë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.

Familja

Duke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai i tij Osman Kokaj vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj.), për çështje politike, nipi Uran Kokaj u plagos në UÇK. Prof. Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA, ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin në Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t’i dorëzohet Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.

Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistikë në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këta artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.

Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës. Ka botuar librin me titull “Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore”.

Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit[3]. Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.

Mirënjohjet

  • Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie – Mellon në Pittsbungh, SHBA
  • Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
  • Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS
 
2 Comments

Posted by on February 6, 2015 in Uncategorized

 

2 responses to “IKJA MASOVIKE NGA KOSOVA – PROBLEMI, LINDJA DHE ZGJIDHJA E TIJ

  1. Ajet Avdyli

    February 7, 2015 at 5:24 am

    Pershendetje i nderuar
    Me erdhi mirë kur e pash një shkrim tujin i cili në momentin qe po kalon Kosova, ka një një dimension të ri të trajtimit teper seroz të këtijë problemi madhor per kombin si teresi.
    Fondi qe e keni vënë, në thelbin e këtijë problemi, me duket të jetë shumë i qëlluar, me qe tê gjitha shtetet e fuqishme perendimore janë kryje e ekonomikisht janë ngritë me fonde. Radiotelevizioni jonë Syri Blue qe vepron e është vënë ne sherbim të mergates do e mbeshtet në plotni njê iniciativë te tillê. Juvet e familjes tuaj; jetë e shëndet gjithmon u prift e mbara, do të jetë knaqesi e jona te ju kemi në studion tonë per një intervistë, Ajet Avdyli CH Solothurn

     
  2. zeqir abazi

    February 7, 2015 at 12:42 pm

    i nderuar ,pajtohem me planin tuaj dhe mendoj se jemi te vonuar ne veprim si shoqeri ,qytetari dhe si popull.te gjitha qe i thoni ju mund te behen me njerez ye vullnetit te mire ,te ndershem ,te besueshem dhe patriot te vertete dhe mbi te gjitha punetor dhe te guximshem .por ku ti marrim ata nnjerez ,sepse ketu te ne shumices se njerezve u eshte shperla truri dhe nuk jane me vetevetja ,ndersa per klasen e deritashme politike pajtohem se jane te gjithe te korruptuar ,te pamoralshem ,injorant she me nje gjen te rrezikshem te kriminelit ne damaret e qafes se tyre qe ua ushqen ate tru te vogel dhe aq injorant .reforma nuk mund te behet pa i vu para pergjegjesise ka te qoroditur dhe ti bejem te barabarte me njerezit e papune ,te varfer dhe te shfrytezuar e qe eshte pjesa dermuese e ketije populli .une konsideroj se asnje njeri ne kosove nuk eshte i pa faj sepse duke heshtur dhe durua dhe sherbye ketyre kalbesirave te kombit ne ua kemi zgjate jeten luksit dhe sundimit te tyre .po e shkruaj nje thenje te stipe mesiqit , i cili ne prag te shkaterrimit te jugosllavise pati thene “od istih ljudi ,stotinu puta ocekuj istu stvar ” qe do te thote “nga njerezit e njejte ,njeqind her prite te njejten gje “.dhe ne fund ,neve na duhet te krijojme vizion te perbashket dhe te drejte si komb qe te dalim nga kriza ,se pari ajo qe eshte ne koken ,mendjen ,shpirtin tone dhe mandej te dalim nga kriza ekonomike ,sepse pa dale nga kriza e mendjes eshte e kote gjitheqka .kete vizion duhet ta krijojne kokat me te menqura te kombit tone ,duke mos psejashtuar edhe ndihmen e miqeve tane te sinqerte ,por gjithesesi akter kryesor duhet te jemi ne vet.

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: