RSS

Nëpër rrënojat e lashtësisë sonë kombëtare

14 Feb
shuflaj
Përgatiti: Cezar Ndreu, New York

Themelet e forteses te kohes se mesme te Durresiti hodhi mbreti bizant Anastasi (491-518) qe kishte lindur aty
Shtytjen per kete ia dha gjendja e mjerueshme e Durresit pas ikjes se goteve e ndoshta edhe demi qe shkaktoi termeti katrastrofal i vitit 345,pas te cilit nuk ishte merimetuar plotesisht.
Anastasi dha urdher qe qyteti te forcohej me rrethime fortesash trefishe te cilat pas termetit te vitit 518 i permiresoi mbreti Justin dhe i perfundoi Justiniani
Sikunder e kerkonte nevoja ne kohen e dyndjes se popujve dhe per vete fuqine e madhe detare te Bizantit sistemi i fortifikimeve ishte i ndertuar kunder sulmeve nga ana e tokes.
Fortifikimin e fundit e perbente mbyllja e rripit te ngushte prej 7 km ne veri te qytetit ne rrugen nga ana e Bishtit te Palles.
Ideja e ketyre lloj fortesave u vu ne veprim ne ate kohe dhe ne “murin e gjate ” para Kostandinapolit , madje ne Termopilet , me vone ne Gadishullin e Kasandres, afer Selanikut dhe ne Hersonez te Trakise
Ky mur ishte 200 m i gjate ,1 m i trashe e me tulla te bukura bizantine
Edhe sot rruga rruga kalon neper porten e ketij muri e sipas emrit te tij te gjitha rrenimet quhen Porta
Qysh prej kohes kur venedikasit pushtuan Durresin (1392) keto fortesa kane mbetur rrenoja
Nga ana e tokes qyteti kufizohej deri ne kohen e Venedikut me rrethimin e dyte, me mure e varoshit te cilat ishin aq te gjera sa mund te ecnin kater kalores perbri njeri tjetrit
Keto mure i rindertoi despoti i Epirit dhe mbreti i mevonshem Teodor Duke Komneni , i ati i Ana Dukes e cila u martua ne vitin 1220 me mbretin serb Stefan Radoslavin dhe qe pas thyerjes se te jatit ne betejen afer Klokotnisces iku ne Durres bashk me burrin e saje (1234) dhe u la ne vullnetin e nje “Ftanku te madh ”
Prej ketyre mureve , matyrisht jashte varoshit te vogel,sot shifet nje pirg me nje mbishkrim greqisht te vitit1223 qe thote se kete ndertese te vjeter, te jashtezakoneshme e ka ngritur Theodor Komneni
Rrethimin e tret te perforcuar e formonte ne anen jugelindore te qytetit keshtjella ose qyteza
Kur Anzhuinet , pas termetit te vitit 1273 , ( rreth1280) nderuan limanin e Durresit keshtyjellen e re, keshtiella e vjeter bizantine quhej ” castrm superius ”
Fillimet e rrenimit te Durresit e shenon termeti katrastofal i vitit 1273 qe i ngjan atij te Raguzes te vitit 1667
Shume qytetar me kete rast gjeten vdekjen , shum te tjere iken neper male dhe ne Berat prej nga vetemnje pjese guxoi te kethehej ne shtepi ne vitin 1284
Mbas termetit ndodhi nje zi buke e gjate , pastaj nje murtaje e tmerrsheme , ne vitin 1348dhe 1363 , me vone luftime per pushtimin e Durresit te shoqeruara me egersine tiraneve shqipetare
Nga ketoshkaqe nje pjese e madhe e popullesise u shterngua te shperngulej ne Apuli ku jetonte me te lypur
Me gjitheketo , Durresi ndoshta do te mund te duronte gjithecka ne se termeti nuk do t’i mbyllte kenetes se madhe rrjedhen per ne det e te shkaktonte keshtu “ajrin e lig”
Ne nje mas me te madhe se sa ne Vlore e ne Medone malarja bente dem ne populle vec kesaj frika prej turqve i shtynte qytetaret te shkonin ne vendet e huaja
Ne vitin 1430 venedikasit zvogeluan rrethimin e mureve te qytetit per arsye se ai nuk mund te mbrohej kursesi prej madheshtise qe kishte prej numrit te vogel te ushtareve , ne vitin 1428 qyteti u shkatrua gati fare
Venedikasit shpallen se ata qe donin te vendoseshin ne Durres nuk do te paguanin taksa
Me ne fund Republika e Venedikut vendosi te plotesonte deshiren e vjeter te qytetareve qe qyteti te shendrohej me ndihmen e hendeqeve e te germimeve , ne nje ishull d,m, th qe keneta te bashkohej nga ana e veriut dhe e jugut me detin , keshtu qe ujte e detit ta rrethonte plotesishte
Ne krye te kesaje pune , per te cilen edhe zotrit shqipetar dhane nje numer punetoresh, ishte ne vitin 1455 nje inxhinier venedikas
Por ky mundim i madh u tregua i pamjaftueshem kundrejte fuqise se natyres
Kanalet ekzisttencen e te cilave e vertetojne edhe sot kallzimet e banoreve,mbylleshin me shpejtesi me reren e detit
Ishte e nevojsheme qe ata te pastroheshin vit per vit, si per shembull ne Trogirin (Trau) e kohes se mesme por kjo pune nuk u be
Perseri filluan ankimet per “ajrin e keq”,por ne vere ,ne gushte te vitit 1501, turqit kapercyen keneten qe ne shume vende ishre thare dhe papritur e pakujtuar sulmuan Durresin
Turqit pernjehere e zvogeluan te gjithe qytetin ne vendin e zbrapzur neprmjet dy pirgjeve , ne anen e pirgut bizantin
Keta atje , paralel me muret e vjetra romake ,nje km larg dhe me muret e vjetra bizantine gjysem km , ngriten ne drejtom te veriut nje mbrojtje te re ndertuan me gure rrenimesh te vjetra
Ky mur, me nje pirg katerkendesh mbi “Porta grande “, me copa mermeri , me skulptura te vjetera , me mbishkrime romake , bizantine, e venedikase ,mandej me gure varresh e me stema duket si nje muze i vertete

————————-
Historia e Duresit te vjeter
Milan Shufaj :nga libri ,,”Serbet dhe Shqipetaret ” ,,

 
Leave a comment

Posted by on February 14, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: