RSS

Rinia Shqiptare duhet të luajnë nëpër teatro dhe filma që të mos luajnë mendsh kafeneve dhe ndejeve publike

20 Feb

Xhevat Limani

Xhevat Limani

Për një artist të vërtetë: “Pa gen Babe , qumësht Nëne,dhunti perëndie dhe pak shkollë e shumë lexim-mbamendje-kujtesë-imagjinatë eksploruese dhe ekspresive nuk arrihet dot ky cak vetvetiu”-shprehet krijuesi i mirënjohur shqiptar Xhevat Limani.

1. Z. Limani, ju jeni ndër aktorët më të njohur shqiptar të brezit tuaj, a mund të na thoni si ishin fillimet tuaja në këtë fushë të artit?

Kur isha nxënës I klasë së parë fillore, në një manifestim shkollor në fshatin Frëngovë të Strugës pashë Halil Hyseinin, tani i ndjerë, atëherë nxënës me karizmë të veçantë të recitonte në një tribune publike poezinë Tradhëtori të Hil Mosit. Më ka lënë përashtypje përplasja e këmbëve të tij si një kal i tërbuar. Veçmas kur përplaste grushtin me vargun”Njeri i poshtër është Tradhëtori, sy e faqe ai s’ka”. Në vitin e parë gjimnaz bashkë me Avdi Lenën dhe Mefail Adili, mësues letërsie vumë në skenë komedinë “Vëllazëri e Interes” të Kristp Floqit. Ishte viti 1968. Dhe u duatrokitëm nga publiku në Ladorisht, Frëngovë dhe Dellogozhdë.

Në vitin 1974 Diplomova Aktrimin në klasën e Faruk Begollit në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Paralel kreva Gjuhën dhe letërsinë që më ndimoi shu më në punën e mëtejme. Gjatë vitit shkollor 1974/ 75 punpova si prof. i Gjuhës shqipe në Gjiminazin e Strugës ku me nxënësit e gjimnazit vura në skenë dramën e absurdit “Duke pritur Godonë” të Semjuel Beketit. Morëm pjesë në Festivalin e teatrove alternative të Reublikës në Veles. Atje ishim befasia e Festivalit. Në garë për shpërblime ne triumfuam absolutisht duke ngadhnjyer mbi teatrot në maqedoni. Fituam pesë shpërblime nga 7 sa ndante Festivali: Shfaqja më e mirë, regjia më e mirë , rolin kryesor, roli dytësor dhe skenografia.
Në shtator të vitit 1975 më ftuan në Tetarin e kombësive-tani Teatri shqiptar në Shkup. Dhe aty filloi çapërimi im artistik dhe vazhdon sot e kësaj dite.

2. Të gjithë aktorët kanë për synim të arrijnë kulmin, çfarë ju konsideroni si kulm në karrierën tuaj artistike.

Është vetë ambicja e Aktorit ajo ndjenjë enigmë dhe mister që nxit aktorin të dëshmojë para Zotit dhe para popullit të vetë prezencën e tij solistike. Pikësynimi im kulmor rezulton me qasje studimore, sendërtim kreativ të personazhit dhe natyrisht prezentim ekuivalent që të pranohet nga publiku teatror dhe më gjerë. Arti që nuk duartrokitet publikisht është një farsë që ngjan me karrierizëm politik mbushur me demagogji e dyftyrësi. Vetëm në art nuk mund të gënjeshë. Publiku mund të jetë i pashkolluar, por është aq i zgjuar sa të kuptojë të bukurën nga e shëmtuara, të mirën nga e keqja dhe të madhen nga e vogla. Arritje kulmore unë i llogarisë realizimet e personazheve kolosalë si : Lulashi tek “Gof” i Anton Pashkut, Hamidin e Verdhë te “Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi” të Teki Dervishit, Kreoni tek Antigona e Sofokliut. Genti tek tragjedia “Genti” e Sherif Delvinës, Milosin tek “Varrezë automobilash” të Fernando Arrabal-it, Arganin tek “I sëmuri për mend” të Molier-it, Dr. Adhamudhi tek “Pas vdekjes “ të Andon. Z. Çajupit, Monstrumin tek “Hija” e Nebi Islamit, Kapitenin tek “Vojceku “ i George Byhner, Prefekti A tek “Furka e mistershme” e Nikola Shop me regjisorin Brezovec, Babazotin tek “Anatema” dhe Skënderbeun tek “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” të Xhevat Limanit.etj.etj.etj.

Kulmin e pikësynimit tim artistik pres ta realizoj në selinë e Shenjtë të artit filmik, në Mekën e artistëve në Hollywood. Këtë ëndërrim mundohem dhe po çapëroj ta konkretizoj me vetëpërkushtimin tim artistik dhe jetësor. Unë vetë si Xhevat Limani Institucion, pa ndihmën dhe suportin e shtetit.

3. Cilët janë rolet më të njohura që keni realizuar gjatë karrierës suaj?

Të gjitha rolet janë të njohura dhe të mëdha. S’ka role të vogla. Ka vetëm aktorë të vegjël që nuk rriten , por mbeten milingonjë Brenda ambicjes së tyre të sëmurë. Mua më kanë bërë të njohur personazhet e Lulasjit, Kreonit, Dr. Adhamudhit, Skënderbeut, Gentit, Klaudit, Milosit, Hamidit të Verdhë, Kapitenit si dhe shumë role tjerë. Unë u jam mirënjohës personazheve që më dhanë mundësinë të shpreh aftësinë time prej Aktori për të nderuar siç do të thoshte mjeshtri i dramës Artur Miler:Lartmadhëria e tij-Aktori, pra personin tim Xhevat Limani.

4. Teatri është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e një aktori, çfarë do të thotë për ju?

Teatri është Institucion kompleks. I prirë nga Administratë me strukturë ateatrore, nga njësitë suportuese teknike si punëtorët e skenës, dekoratorët, parku i ndriçimit, fonia, rrobaqepësit dhe mirëmbajtësit e kostumeve, makiazhi si dhe struktura shoqëruese dytësore. Autori dhe regjisori mund mos jenë pjesë e organikës teatrore, por që janë njësi të domosdoshme pa të cilët nuk mund të ndodhë teatri. E teatri ndodh në skenë. Skena pra është tempulli i shenjtë ku ndodhë magu artistik. Asgjë s’mund të ndodhë pa kryesubjektin-AKTORIN. Aktori dhe vetëm aktori është ai që komunikon me publikun drejtpërsëdrejti, përmes konceptit regjisorial bazuar në veprën dramatike. Unë jam Aktor, pra përkas kierarkisë hyjnore që ka për satisfaksion përjetimin artistik. Ai kështu ringjall shpirtin dhe tejzgjat jetën e tij përmes famës. Të jesh Aktor do të thotë të jesh i zgjedhur. Jeta ime prej të kryezgjedhuri është pra teatri. Teatri njeh dy kategori : të punësuar-argatë-punonjës dhe krijues-Aktori-Regjisori-dramaturgu-skenografi-kostumografi-kompozitori etj…

5.Që prej shumë kohësh jetoni në Amerikë. Si është jeta e një Artisti shqiptar në Amerikë, ia ke arritur që të integrohesh në jetën amerikane?

NË SHBA gjendem prej Marsit të 2002-, pas një atentati që më ndodhi nga pushtetarët dhe ca laro e balo që fryhen si kokoshët në pleh duke i shërbyer maqedhonizmës si antishqiptarë. Natyrisht se mjerimi i tyre do të kend përfundim grotesk në tragjikomedinë që luhet me skllevërit shqiptarë nën Maqedhoni.
Në fillim e kisha shumë vështirë meqë nuk kishin shumë informacione për veprimtarinë artistike. Si në çdo cep të globit edhe këtu shqiptarët “ e mëdhenjë” janë viktima të politikës përballë të cilës janë komplet injorantë. Për fat të keq ata sillen si “shpëtimtarë” të kombit duke u fryrë me ca si dekorata që fatkeqësisht po ua ndajnë ata që keqpërdorin kodin dhe kriteret e Institucioneve shqiptare. Imazh i dhembshëm. Kam theneluar në vitin 2002 Institucionin tim “TEATRI SHQIPTAR NË AMERIKË”. Deri tani kam vënë gjashtë premiera të luajtura në New York, Çikago, Detroit, Dallas, Las Vegas, Filadelfia, Boston, Waterburu, Tiranë, Korçë, Prishtinë, Gjilan, Skënderaj, Dibër , Strugë, Shkup, Zurich, Wienë etj. Kam arritur t’i bashkojë shqiptarët në teatër se festave kremtojnë të ndarë dhe të getoizuar. Për fatin tim të keq kur erdha në SHBA- nuk dija anglisht. Harxhova mjaft kohë derisa mësova të luaj anglisht. Tani kam vënë hapin në shkallët e duhura artistike dhe kam bindjen me shpresë se do të ngjitem majave të cakut tim të ëndërruar.

6. Të jesh aktor i kalibrit tuaj dhe të qëndrosh gjithmonë në formë për t’u transformuar në role të ndryshme sigurisht se kërkon përkushtim maksimal? Si ia dilni ju që ta arrini këtë?

Unë jam Aktor. Dhe jo vetëm kaq. Shkruaj drama dhe gjini tjera letrare. Bëj regjisurë në teatër dhe në film. Veçmas kam përsosur Oratorinë si formë më e arritur e vokacionit hyjnor. Pa gen Babe , qumësht Nëne,dhunti perëndie dhe pak shkollë e shumë lexim-mbamendje-kujtesë-imagjinatë eksploruese dhe ekspresive nuk arrihet dot ky cak vetvetiu. Eskili, Sofokliu, Molieri, Shekspiri, Brehti, Çehovi, Stanislavski, Grotowski e Strzbergu të gjithë ishin Aktorë, regjizorë dhe dramaturgë me një estetikë poetiko-filozofike të veçantë teatrore. As unë nuk bëj përjashtim. Ata nuk jetojnë më, por frymojnë veprat e tyre. Unë frymoj përmes veprave të tyre duke vetëkrijuar veprat e mia me të cilat dhe për të cilat jetoj shqip, natyrisht tani i integruar në jetën amerikane që m’a ofroi perëndia si privilegj. Pas çdo të keq-të lige vjen një e mirë thotë populli ynë i urtë. Unë besoj filozofinë konkrete të popullit tim hyjnor.

7, Cilat janë planet tuaja, keni ndonjë projekt në duar aktualisht që jeni duke realizuar apo planifikoni të jeni pjesë e tij.

Para dy javësh mbarova një roman titulluar “Artisti pa Atdhe”.
Ditëve të fundit po eksploroj një megaprojekt teatror të cilin planifikoj ta realizoj në Tiranë. Shpresoj se do të tuboj një pjesë të madhe të aktorëve më të mirë shqiptar. Moti kam pretenduar për një projekt të mirëfilltë kombëtar se u lodhëm me improvizime, qejfe dhe inate të mediokreve që salutojnë para pushtetarëve dhe projektet e ngordhur, përfundojnë para se të shfaqen. Teatri shqiptar ka fizionominë e vetë dhe duhet patjetër ta avancojë në aspekt të profesionalizmit dhe dinjitetit artistik me finalizim dhe vazhdimësi reprezentuese. Dua ta vë në shërbim edhe përvojën e teatrovce në Brodway-t që dëshmon bindshëm Rilindjen e teatrit sot. Vetëm aty publiku nuk gjen dot bileta. Gjersa teatrove që po përjetojnë agoninë nëpër Evropë, e veçmas në Ballkan pa iu kthyer publiku ato e kanë të humbur betejën e vazhdimësisë së ekzistencës. Teatrot kanë rënë nën margjinat e përkujdesjeve institucionale dhe shtetërore, për arësye se udhëheqës të teatrove janë matrapazë të emërtuar partishë e qeverishë dhe jo personalitetet që dritërojnë terrin e sotëm në mjerimin teatror. Teatri është tempull i shenjtë hyjnor e shpirtëror. E ka shumë vështirë ta rimarrë veten gjersa defilojnë paturpësisht nepërkorët, njëqelizorët dhe bajgorët. Teatrit duhet t’i japësh dhe jo t’i marrësh. Grabitqarët dhe plaçkitësit e tempujve nuk janë mësuar me semiologjinë e ofrimit. Ata kanë kritere sundimtarësh për teatrin dhe jo bindje artistike. Këta janë vdekatarët e teatrit. Partitë dhe demokracia e rrejshme janë më tepër se një kancer dhe paralajmërojnë vdekjen e teatrit. Këmbanat po bien gjatë kohë dhe mos pritni t’i dëgjojnë ata që s’kanë vesh.

8. Kinematografia shqiptare tani është duke marrë një hov në zhvillimin e saj, çfarë mendimi keni për regjisorët shqiptarë?

Regjisorët shqiptarë kanë pranuar rolin e Viktimës n’emër të ekzistencës. Institucionet e improvizuara të komisrazhevskëve të akulturimit shqiptar me përbuzje dhe cinizëm i shohin regjisorët shqiptarë. Statusi i tyre material është i margjinalizon dhe ua humb dinjitetin para gjelave të fryrë qeveritarë, partiakë dhe administratorëve të harbuar në korrupt të paparë. Edhe kjo që po bëjnë regjisorët e filmit shqiptar e bëjnë nga inati krijues për të dëshmuar dhe të bindur se po trokasin dhembshëm në portën e ardhmërisë së filmit. Ata nuk i bëjnë filmat për vete, por për shijen dhe ngritjen e bërthamës superstrukturore të vetë popullit shqiptar i cili ka shije të sublimuar artistike nga tradita dhe kultura popullore,

Ka regjisorë të shkëlqyer filmi shqiptar, por mjerisht ata nuk mbështeten materialisht nga Institucionet përkatëse të cilat as që arsyetojnë funksionin etyre të destinuar. Ata rrëmbejnë copat e mishit ndërsa sa për t’i mëshiruar, u hedhin ndonjë kockë regjisorëve shqiptarë. Vetëm filmi shqiptar deri më sot nuk ka gëzuar statusin e buxhetimit financiar. Skenarët e pashkruar të uzurpatorëve dhe plaçkitësve funksionojnë në mënyrë të rafinuar dhe filmi shqiptar vuan egon e tyre të pangopur,

9. Sigurisht se keni parë filmat të cilët janë nominuar për OSCAR 2015. Çfarë mendimi keni, kush është filmi juaj i preferuar për sivjet, aktori apo aktorja e preferuar?

Këtë detyrë ka marrë përsipër Komisioni i Holliwoodit që është më i numërti nga çdo komision botëror. Deklarimi i parakoshëm i Aktorit për filmin, aktorin, aktoren , regjisoren etj, më të mirë është një qasje jo profesionale që bie ndesh me etikën e Aktorit. E dëmton veten dhe njëkohësisht i krijon vetes mbrojtje nga ndonjë xhelozi apo “hakmarrje” e mundshme. Improvizimet në art kanë tagër të rëndë. Për krijuesin.

10.Përkundër disa përpjekjeve, filmi shqiptar akoma nuk ka arritur të kualifikohet për garën prestigjioze Oscar, a mendoni se është afër.

Shpresoj se heret apo vonë dikur edhe kjo mrekulli do të ndodhë. Veprimet e regjisores Mrika Krasniqi përmes javës së filmit shqiptar në New York bën një hap konkret që filmi shqiptar dalëngadalë dhe sigurtë të afrohet dhe të integrohet në ritmin e filmit amerikanë. Këto aktivitete me shumë rendësi mund të bëhen ura lidhëse dhe katalizatorë që filmi shqiptarë të frymojë lirshëm në kuadër të kinematografisë botërore. Ajo ka nevojë dhe duhet të suportohet nga Diaspora shqiptaro-amerikane si dhe nga Institucionet përkatëse shqiptare

11. Nëqoftëse nuk do t’ishit Aktor, çfarë do të shkonte ndërmend të bëheshe?

Do të vazhdoja përsëri Aktor. Aktorët lindin fëmijë të rritur dhe mbeten fëmijë të mëdhenjë. Ata janë të veçantë dhe ndjejnë ngrohtësinë dhe dashurinë e publikut. Ata “torturojnë” veten vetëm për t’i kënaqur shijen dhe kriterin publikut-popullit.

12. Keni ndonjë porosi për artistët shqiptarë?

Të luajnë nëpër teatro dhe filma që të mos luajnë mendsh kafeneve dhe ndejeve publike. Dafrungat dhe “ahengjet” nuk u përkasin krijuesëve të imagjinatës dhe të konkretësisë artistike., ju jeni ndër aktorët më të njohur shqiptar të brezit tuaj, a mund të na thoni si ishin fillimet tuaja në këtë fushë të artit?
Kur isha nxënës I klasë së parë fillore, në një manifestim shkollor në fshatin Frëngovë të Strugës pashë Halil Hyseinin, tani i ndjerë, atëherë nxënës me karizmë të veçantë të recitonte në një tribune publike poezinë Tradhëtori të Hil Mosit. Më ka lënë përashtypje përplasja e këmbëve të tij si një kal i tërbuar. Veçmas kur përplaste grushtin me vargun”Njeri i poshtër është Tradhëtori, sy e faqe ai s’ka”. Në vitin e parë gjimnaz bashkë me Avdi Lenën dhe Mefail Adili, mësues letërsie vumë në skenë komedinë “Vëllazëri e Interes” të Kristp Floqit. Ishte viti 1968. Dhe u duatrokitëm nga publiku në Ladorisht, Frëngovë dhe Dellogozhdë.
Në vitin 1974 Diplomova Aktrimin në klasën e Faruk Begollit në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Paralel kreva Gjuhën dhe letërsinë që më ndimoi shu më në punën e mëtejme. Gjatë vitit shkollor 1974/ 75 punpova si prof. i Gjuhës shqipe në Gjiminazin e Strugës ku me nxënësit e gjimnazit vura në skenë dramën e absurdit “Duke pritur Godonë” të Semjuel Beketit. Morëm pjesë në Festivalin e teatrove alternative të Reublikës në Veles. Atje ishim befasia e Festivalit. Në garë për shpërblime ne triumfuam absolutisht duke ngadhnjyer mbi teatrot në maqedoni. Fituam pesë shpërblime nga 7 sa ndante Festivali: Shfaqja më e mirë, regjia më e mirë , rolin kryesor, roli dytësor dhe skenografia.
Në shtator të vitit 1975 më ftuan në Tetarin e kombësive-tani Teatri shqiptar në Shkup. Dhe aty filloi çapërimi im artistik dhe vazhdon sot e kësaj dite.

2. Të gjithë aktorët kanë për synim të arrijnë kulmin, çfarë ju konsideroni si kulm në karrierën tuaj artistike.

Është vetë ambicja e Aktorit ajo ndjenjë enigmë dhe mister që nxit aktorin të dëshmojë para Zotit dhe para popullit të vetë prezencën e tij solistike. Pikësynimi im kulmor rezulton me qasje studimore, sendërtim kreativ të personazhit dhe natyrisht prezentim ekuivalent që të pranohet nga publiku teatror dhe më gjerë. Arti që nuk duartrokitet publikisht është një farsë që ngjan me karrierizëm politik mbushur me demagogji e dyftyrësi. Vetëm në art nuk mund të gënjeshë. Publiku mund të jetë i pashkolluar, por është aq i zgjuar sa të kuptojë të bukurën nga e shëmtuara, të mirën nga e keqja dhe të madhen nga e vogla. Arritje kulmore unë i llogarisë realizimet e personazheve kolosalë si : Lulashi tek “Gof” i Anton Pashkut, Hamidin e Verdhë te “Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi” të Teki Dervishit, Kreoni tek Antigona e Sofokliut. Genti tek tragjedia “Genti” e Sherif Delvinës, Milosin tek “Varrezë automobilash” të Fernando Arrabal-it, Arganin tek “I sëmuri për mend” të Molier-it, Dr. Adhamudhi tek “Pas vdekjes “ të Andon. Z. Çajupit, Monstrumin tek “Hija” e Nebi Islamit, Kapitenin tek “Vojceku “ i George Byhner, Prefekti A tek “Furka e mistershme” e Nikola Shop me regjisorin Brezovec, Babazotin tek “Anatema” dhe Skënderbeun tek “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” të Xhevat Limanit.etj.etj.etj.

Kulmin e pikësynimit tim artistik pres ta realizoj në selinë eShenjtë të artit filmik, në Mekën e artistëve në Hollywood. Këtë ëndërrim mundohem dhe po çapëroj ta konkretizoj me vetëpërkushtimin tim artistik dhe jetësor. Unë vetë si Xhevat Limani Institucion, pa ndihmën dhe suportin e shtetit.

3. Cilët janë rolet më të njohura që keni realizuar gjatë karrierës suaj?

Të gjitha rolet janë të njohura dhe të mëdha. S’ka role të vogla. Ka vetëm aktorë të vegjël që nuk rriten , por mbeten milingonjë Brenda ambicjes së tyre të sëmurë. Mua më kanë bërë të njohur personazhet e Lulasjit, Kreonit, Dr. Adhamudhit, Skënderbeut, Gentit, Klaudit, Milosit, Hamidit të Verdhë, Kapitenit si dhe shumë role tjerë. Unë u jam mirënjohës personazheve që më dhanë mundësinë të shpreh aftësinë time prej Aktori për të nderuar siç do të thoshte mjeshtri i dramës Artur Miler:Lartmadhëria e tij-Aktori, pra personin tim Xhevat Limani.

4. Teatri është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e një aktori, çfarë do të thotë për ju?

Teatri është Institucion kompleks. I prirë nga Administratë me strukturë ateatrore, nga njësitë suportuese teknike si punëtorët e skenës, dekoratorët, parku i ndriçimit, fonia, rrobaqepësit dhe mirëmbajtësit e kostumeve, makiazhi si dhe struktura shoqëruese dytësore. Autori dhe regjisori mund mos jenë pjesë e organikës teatrore, por që janë njësi të domosdoshme pa të cilët nuk mund të ndodhë teatri. E teatri ndodh në skenë. Skena pra është tempulli i shenjtë ku ndodhë magu artistik. Asgjë s’mund të ndodhë pa kryesubjektin-AKTORIN. Aktori dhe vetëm aktori është ai që komunikon me publikun drejtpërsëdrejti, përmes konceptit regjisorial bazuar në veprën dramatike. Unë jam Aktor, pra përkas kierarkisë hyjnore që ka për satisfaksion përjetimin artistik. Ai kështu ringjall shpirtin dhe tejzgjat jetën e tij përmes famës. Të jesh Aktor do të thotë të jesh i zgjedhur. Jeta ime prej të kryezgjedhuri është pra teatri. Teatri njeh dy kategori : të punësuar-argatë-punonjës dhe krijues-Aktori-Regjisori-dramaturgu-skenografi-kostumografi-kompozitori etj…

5.Që prej shumë kohësh jetoni në Amerikë. Si është jeta e një Artisti shqiptar në Amerikë, ia ke arritur që të integrohesh në jetën amerikane?

NË SHBA gjendem prej Marsit të 2002-, pas një atentati që më ndodhi nga pushtetarët dhe ca laro e balo që fryhen si kokoshët në pleh duke i shërbyer maqedhonizmës si antishqiptarë. Natyrisht se mjerimi i tyre do të kend përfundim grotesk në tragjikomedinë që luhet me skllevërit shqiptarë nën Maqedhoni.
Në fillim e kisha shumë vështirë meqë nuk kishin shumë informacione për veprimtarinë artistike. Si në çdo cep të globit edhe këtu shqiptarët “ e mëdhenjë” janë viktima të politikës përballë të cilës janë komplet injorantë. Për fat të keq ata sillen si “shpëtimtarë” të kombit duke u fryrë me ca si dekorata që fatkeqësisht po ua ndajnë ata që keqpërdorin kodin dhe kriteret e Institucioneve shqiptare. Imazh i dhembshëm. Kam theneluar në vitin 2002 Institucionin tim “TEATRI SHQIPTAR NË AMERIKË”. Deri tani kam vënë gjashtë premiera të luajtura në New York, Çikago, Detroit, Dallas, Las Vegas, Filadelfia, Boston, Waterburu, Tiranë, Korçë, Prishtinë, Gjilan, Skënderaj, Dibër , Strugë, Shkup, Zurich, Wienë etj. Kam arritur t’i bashkojë shqiptarët në teatër se festave kremtojnë të ndarë dhe të getoizuar. Për fatin tim të keq kur erdha në SHBA- nuk dija anglisht. Harxhova mjaft kohë derisa mësova të luaj anglisht. Tani kam vënë hapin në shkallët e duhura artistike dhe kam bindjen me shpresë se do të ngjitem majave të cakut tim të ëndërruar.

6. Të jesh aktor i kalibrit tuaj dhe të qëndrosh gjithmonë në formë për t’u transformuar në role të ndryshme sigurisht se kërkon përkushtim maksimal? Si ia dilni ju që ta arrini këtë?

Unë jam Aktor. Dhe jo vetëm kaq. Shkruaj drama dhe gjini tjera letrare. Bëj regjisurë në teatër dhe në film. Veçmas kam përsosur Oratorinë si formë më e arritur e vokacionit hyjnor. Pa gen Babe , qumësht Nëne,dhunti perëndie dhe pak shkollë e shumë lexim-mbamendje-kujtesë-imagjinatë eksploruese dhe ekspresive nuk arrihet dot ky cak vetvetiu. Eskili, Sofokliu, Molieri, Shekspiri, Brehti, Çehovi, Stanislavski, Grotowski e Strzbergu të gjithë ishin Aktorë, regjizorë dhe dramaturgë me një estetikë poetiko-filozofike të veçantë teatrore. As unë nuk bëj përjashtim. Ata nuk jetojnë më, por frymojnë veprat e tyre. Unë frymoj përmes veprave të tyre duke vetëkrijuar veprat e mia me të cilat dhe për të cilat jetoj shqip, natyrisht tani i integruar në jetën amerikane që m’a ofroi perëndia si privilegj. Pas çdo të keq-të lige vjen një e mirë thotë populli ynë i urtë. Unë besoj filozofinë konkrete të popullit tim hyjnor.

7, Cilat janë planet tuaja, keni ndonjë projekt në duar aktualisht që jeni duke realizuar apo planifikoni të jeni pjesë e tij.

Para dy javësh mbarova një roman titulluar “Artisti pa Atdhe”. Ditëve të fundit po eksploroj një megaprojekt teatror të cilin planifikoj ta realizoj në Tiranë. Shpresoj se do të tuboj një pjesë të madhe të aktorëve më të mirë shqiptar. Moti kam pretenduar për një projekt të mirëfilltë kombëtar se u lodhëm me improvizime, qejfe dhe inate të mediokreve që salutojnë para pushtetarëve dhe projektet e ngordhur, përfundojnë para se të shfaqen. Teatri shqiptar ka fizionominë e vetë dhe duhet patjetër ta avancojë në aspekt të profesionalizmit dhe dinjitetit artistik me finalizim dhe vazhdimësi reprezentuese. Dua ta vë në shërbim edhe përvojën e teatrovce në Brodway-t që dëshmon bindshëm Rilindjen e teatrit sot. Vetëm aty publiku nuk gjen dot bileta. Gjersa teatrove që po përjetojnë agoninë nëpër Evropë, e veçmas në Ballkan pa iu kthyer publiku ato e kanë të humbur betejën e vazhdimësisë së ekzistencës. Teatrot kanë rënë nën margjinat e përkujdesjeve institucionale dhe shtetërore, për arësye se udhëheqës të teatrove janë matrapazë të emërtuar partishë e qeverishë dhe jo personalitetet që dritërojnë terrin e sotëm në mjerimin teatror. Teatri është tempull i shenjtë hyjnor e shpirtëror. E ka shumë vështirë ta rimarrë veten gjersa defilojnë paturpësisht nepërkorët, njëqelizorët dhe bajgorët. Teatrit duhet t’i japësh dhe jo t’i marrësh. Grabitqarët dhe plaçkitësit e tempujve nuk janë mësuar me semiologjinë e ofrimit. Ata kanë kritere sundimtarësh për teatrin dhe jo bindje artistike. Këta janë vdekatarët e teatrit. Partitë dhe demokracia e rrejshme janë më tepër se një kancer dhe paralajmërojnë vdekjen e teatrit. Këmbanat po bien gjatë kohë dhe mos pritni t’i dëgjojnë ata që s’kanë vesh.

8. Kinematografia shqiptare tani është duke marrë një hov në zhvillimin e saj, çfarë mendimi keni për regjisorët shqiptarë?

Regjisorët shqiptarë kanë pranuar rolin e Viktimës n’emër të ekzistencës. Institucionet e improvizuara të komisrazhevskëve të akulturimit shqiptar me përbuzje dhe cinizëm i shohin regjisorët shqiptarë. Statusi i tyre material është i margjinalizon dhe ua humb dinjitetin para gjelave të fryrë qeveritarë, partiakë dhe administratorëve të harbuar në korrupt të paparë. Edhe kjo që po bëjnë regjisorët e filmit shqiptar e bëjnë nga inati krijues për të dëshmuar dhe të bindur se po trokasin dhembshëm në portën e ardhmërisë së filmit. Ata nuk i bëjnë filmat për vete, por për shijen dhe ngritjen e bërthamës superstrukturore të vetë popullit shqiptar i cili ka shije të sublimuar artistike nga tradita dhe kultura popullore,

Ka regjisorë të shkëlqyer filmi shqiptar, por mjerisht ata nuk mbështeten materialisht nga Institucionet përkatëse të cilat as që arsyetojnë funksionin etyre të destinuar. Ata rrëmbejnë copat e mishit ndërsa sa për t’i mëshiruar, u hedhin ndonjë kockë regjisorëve shqiptarë. Vetëm filmi shqiptar deri më sot nuk ka gëzuar statusin e buxhetimit financiar. Skenarët e pashkruar të uzurpatorëve dhe plaçkitësve funksionojnë në mënyrë të rafinuar dhe filmi shqiptar vuan egon e tyre të pangopur,

9. Sigurisht se keni parë filmat të cilët janë nominuar për OSCAR 2015. Çfarë mendimi keni, kush është filmi juaj i preferuar për sivjet, aktori apo aktorja e preferuar?

Këtë detyrë ka marrë përsipër Komisioni i Holliwoodit që është më i numërti nga çdo komision botëror. Deklarimi i parakoshëm i Aktorit për filmin, aktorin, aktoren , regjisoren etj, më të mirë është një qasje jo profesionale që bie ndesh me etikën e Aktorit. E dëmton veten dhe njëkohësisht i krijon vetes mbrojtje nga ndonjë xhelozi apo “hakmarrje” e mundshme. Improvizimet në art kanë tagër të rëndë. Për krijuesin.

10.Përkundër disa përpjekjeve, filmi shqiptar akoma nuk ka arritur të kualifikohet për garën prestigjioze Oscar, a mendoni se është afër.

Shpresoj se heret apo vonë dikur edhe kjo mrekulli do të ndodhë.

Veprimet e regjisores Mrika Krasniqi përmes javës së filmit shqiptar në New York bën një hap konkret që filmi shqiptar dalëngadalë dhe sigurtë të afrohet dhe të integrohet në ritmin e filmit amerikanë. Këto aktivitete me shumë rendësi mund të bëhen ura lidhëse dhe katalizatorë që filmi shqiptarë të frymojë lirshëm në kuadër të kinematografisë botërore. Ajo ka nevojë dhe duhet të suportohet nga Diaspora shqiptaro-amerikane si dhe nga Institucionet përkatëse shqiptare

11. Nëqoftëse nuk do t’ishit Aktor, çfarë do të shkonte ndërmend të bëheshe?

Do të vazhdoja përsëri Aktor. Aktorët lindin fëmijë të rritur dhe mbeten fëmijë të mëdhenjë. Ata janë të veçantë dhe ndjejnë ngrohtësinë dhe dashurinë e publikut. Ata “torturojnë” veten vetëm për t’i kënaqur shijen dhe kriterin publikut-popullit.

12. Keni ndonjë porosi për artistët shqiptarë?

Të luajnë nëpër teatro dhe filma që të mos luajnë mendsh kafeneve dhe ndejeve publike. Dafrungat dhe “ahengjet” nuk u përkasin krijuesëve të imagjinatës dhe të konkretësisë artistike.
Intervistoi:

Intervistoi: Drita Ramadani

Leave a comment

Posted by on February 20, 2015 in Uncategorized

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: