RSS

Letër e hapur drejtuar Tiranës Zyrtare!

28 Feb

Abdullah Prapashtica

Nga Abdullah Prapashtica, Prishtinë

Letër e hapur Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës së Shqipërisë si dhe institucioneve që ata ju prijnë!
UDHËHEQJA E SHQIPËRISË DUHET TË PËRGATITET TANI, QË PAS 10 QERSHORIT 2015, TË SILLET ME REPUBLIKËN E KOSOVËS NJËSOJ SI UDHËHEQJA E GJERMANISË PERËNDIMORE ME GJERMANINË LINDORE PAS RRËNIMIT TË MURIT TË BERLINIT!


Të nderuar zotërinjë – President Nishani, Kryetar i Kuvendit Meta dhe Kryeministër Rama,
Zonja e zotërinjë Deputetë dhe Ministra të Republikës së Shqipërisë!

Ka kohë që personalitetet më të larta të udhëheqjeve të institucioneve shtetërorë e të subjekteve politike zëshëm janë deklarua për nevojën domosdoshme të bashkimit kombëtar, gjegjësisht në këtë fazë, të bashkimit të Republikës se Kosovës me Republikën e Shqipërisë, si shtet Amë i të gjithë shqiptareve brenda e jashtë atdheut! Natyrisht se këto deklarata te bazuara ne aspiratat legjitime historike të kombit tonë, kanë mbështetjen e gjerë të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Por, ajo që ka munguar në këto deklarata është data konkrete kur kjo duhet realizuar si dhe koncepti i përgatitjeve te kësaj ngjarje historike si dhe të rregullimit të jetës në Shqipërinë e bashkuar pas kësaj date. Besoj se data 10 qershor 2015 kur është edhe përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, është data më e qëlluar per këtë ngjarje!
Procesi i Zgjedhjes së Çështjes Nacionale Shqiptare ka fillua në Kuvendin e Prizrenit me 10 Qershor 1878 dhe do të përfundon atëherë kur te realizohet në tërësi Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit, gjegjësisht me bashkimin e të gjitha viseve shqiptare brenda një shteti!
Me që raporti i forcave nuk ka qenë gjithnjë në favorin e Lëvizjes për Pavarësi Kombëtare (LPK), realizmi i këtij programi është arritur të realizohet pjesërisht duke ecur nëpër disa faza drejt qëllimit final.

Lufta nuk përbëhet vetëm prej një beteje! Por, çdo betejë e luftës tonë që na çon përpara drejt qëllimit final duhet të shënohet e të festohet, që të shërben si frymëzim për brezat e rinjë që të vazhdojnë luftën drejtë atij qëllimi!

Mendoj se festat 10 Qershorit 1878 e 28 nëntorit 1912 kur shpallet pavarësie, e 29 nëntori 1944 kur Shqipëria çlirohet nga okupimi fashist e nazist, 17 shkurti 2008 kur Populli Shqiptar i Kosovës me plebishit, nën valëvitjen e flamurit kombëtar dhe nën tingujt e hymnit kombëtar shpalli pavarësinë e Republikës së Kosovës nga okupimi serb, janë data historike që duhet shënuar. Shpresoj se edhe data 10 Qershor 2015 do të radhitet si datë e bashkimit kombëtar mes dy Republikave tona!
Tani ju drejtohem me propozim që qysh tani të fillojnë përgatitjet përfundimtare dhe që në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive tona, në marsin e 2015-ës,  të arrihet marrëveshja dhe hartohet strategjia e realizimit të bashkimit mes Republikës se Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë në një Union të Republikave të Bashkuara Shqiptare (URBSH), të bazuar juridikisht në preambulën e Kushtetutës së Republikës se Shqipërisë dhe ne Opcionin e tretë të subjekteve politike shqiptare në ish RSFJ ku thuhet se në rast se shpërbehet RSFJ, populli shqiptar i Republikës së Kosovës së tërësishme do të bashkohet me shtetin Amë – Republikën e Shqipërisë!
Mendoj se hapi i parë është heqja e doganave kufitare “ndërkombëtare” brenda territorit tonë kombëtar të vendosura aty me kufirin që Serbia e vendosi në vitin 1913 mes Kosovës e Shqipërisë!
Por, me që kufijtë e jashtëm të Shqipërisë Etnike ende nuk janë siguruar siq duhet, doganat shqiptare përkohësisht duhet të zhvendosen në qytetet kufitare dhe ato kanë vlerë vetëm për shtetas me përkatësi etnike jo-shqiptare. Të tjerat marrëdhënje duhet rregulluar me akte normative përkatëse, të cilat munden të hartohen sipas përvojës së bashkimit të dy Gjermanive pas rrënimit të murit të Berlinit. Për këtë arsye propozoi që urgjentisht të krijohet një komision i përbashkët ekspertësh që do të shkonin menjëherë në Gjermani për të absorbuar përvojat teorike dhe praktike të gjermanëve në procesin e bashkimit të tyre.
Ajo që është e qartë qysh tani, është anulimi i Kushtetutës së Ahtisarit dhe të gjitha ligjeve e të akteve të tjera juridike të imponuara me dhunë në Republikën e Kosove përmes prezencës shantazhuese e kërcënuese të pranisë së diktaturës totalitare ushtarake-policore-gjyqësore e civile të BE-së në Republikën e Kosovës.  Trupi i ri mbarëkombëtar duhet të mundësojë shtrirjen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe të gjitha ligjeve e akteve të tjera juridike në Republikën e Kosovës duke perfshirë edhe përdorimin e Lekut dhe duke hequr dorë nga monedha e huaj – Euroj.
Tani ju jeni para alternativës:
a) Që t’i prini këtij procesi vet dhe të mbeteni në pushtet, ose
b) që këtë të bënë populli me Revolucion Paqësor, dhe ju të pësoni fatin e Honekerit të ish DDR, ose në variant më të keq të pësoni fatin Çausheskut në Rumani apo të Gadafit në Libi!
Natyrisht se këtë të dytën nuk e dëshironë askush!
Besoj në inteligjencën  tuaj dhe se menjëherë do të përcaktoheni për alternativen e parë!
Pranvera e tretë shqiptare po ofrohet me tik-takun e orës historike!

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: