RSS

Çfarë motivi kishte Ilir Meta për ta vrarë Tom Doshin!?

07 Mar

 

Alban Dega

Shkruajnë: Agim e Alban Dega, Nju Jork

 – As vet Tom Doshi nuk mund ta vriste me keqazi vetveten

Me nje cinizem te denje per Sali Berishen, me nje arrogance ala Sali Berisha, me nje fantazi te cmendur tipike te Sali Berishes dhe Beogradit dhe bandes se tij  berishiane , me nje egersi karakteristike per mafian siciliane dhe berishiane, Tom Doshi hidhet ne veprim.

Si perfaqesues dhe kamikaz i mafias politike e ekonomike, financiare, si telall djallezor dhe teper i trashe i Mafias jo vetem shqiptare, por edhe asaj serbe, greke e nderkombetare ne teresi, Tom Doshi kercenon kryeministrin Rama dhe mazhorancen e tij me te nejten gjuhe si Sali Berisha.

Duke e menduar Edi Ramen  dhe mazhorancen si nje kukull qe mund ta komandonte dhe manipulonte, ta shperdoronte dhe nenshtronte  sipas qejfit, Tom Doshi me vetedije te plote u vu ne rolin e argatit te Sali Berishes dhe mafias se tij politko- ekonomike.

Gabim fatal i Tomes. Edi Rama dhe mazhoranca ia dhane pergjigjen e merituar duke e perjashtuar menjehere e pa medyshje nga radhet e veta. “Ka ikur koha e qeverisjes me shantazh e shterngim” deklaroi qarte kryeministri shqiptar . Nje mesazh shpetimtar per Shqiperine dhe rrenimtar per mafian shqiptare e nderkombetare.

Tom Doshi kapet e papergatituar nga kjo goditje nokaut. Ai e humbet jo vetem torruan por edhe trurin. Ne vend te frenoje mendjen e fantazine e tij te cakardisur Tom Doshi merr tatpjeten dhe ketu fillon orteku i marrive te njepasnjeshme jo vetem te Tomes por edhe Berishes dhe mafias politiko- ekonomike te tyre.

Tom Doshi denoncon publikisht kryetarin e Kuvendit Z. Ilir Meta se gjoja ka komplotuar dhe ofruar 500 000 euro per vrasjen e tij. Paraqet edhe nje video vetvrasese te gjoja dorasit, te cilin orvatet ta largoje nga Shqiperia.

I vene ne prangat e drejtesise, dorasi i Doshit denoncon ashiqare se gjithcka eshte sajuar nga Tom Doshi dhe asgje ne videon, shume te dyshimte edhe pa denoncimin e tij, nuk ishte e vertete.

Tom Doshit i pelcet ne duart e veta bomba qe kishte menduar t’ia hidhte Ilir Metes, Edvin Rames dhe mazhorances qeverisese dhe vete stabilitetit te Shqiperise.

Nje marrezi tipike kamikaze te ciles i bashkangjitet jo vetem Padrinoja e mafias politike, ekonomike, financiare… te Shqieprise Sali Berisha dhe opozita me kriminale qe ka pasur ky vend ndonjehere.

Nje histeri masive perfshin banden mafioze politike dhe mediatike te Berishes sa i lemerisi edhe ambasadoret perendimore kur Sala dhe kamikazet e tij mesyne foltoren e Kuvendit te Shqiperise.

Jo vetem kaq. Padrinoja i Mafias antishqiptare me te eger ne historine tone kombetare Sali Berisha dhe telalelet e tij Basha, Paloka e co. shpertheyn ne thirrje histerike per te ngritur shqiptaret ne kembe per te permbysur me forcat e turmave dhe te rruges qeverisjen e zgjedhur me votat masive te shqiptareve me 23 qershor 2013.

Ketij kori banditesh dhe kukuvajkash iu bashkua edhe mafia mediatike e Aleksander Frangajt dhe Blendi Fevzit,  “Klani “ dhe “ABC“-ja, grupi FF duke ngritur e perforcuar gjithfare pallavrash e fantazirash Doshi – Berishiane. 

Pse !? Qe nje person ordiner e jo me nje lider politik i njohur ne shkalle kombetare e nderkombetare si Ilri Meta te urdheroje ose paguaje per vrasjen e nje personi te rendomte aq me teper  politikan duhet te kete nje aresye teper te forte, nje motiv me rendesi jetike.

Pyetja e pare qe i ben vetvetes dhe te tjereve cdo njeri me aresye e jo me nje politikan, nje media, nje prokuror, nje gjykates  ne nje rast te tille  eshte cfare motivi, cfare aresyeje jetike kishte Ilir Meta te porosiste apo paguante 500 000 euro per nje Tom Doshi?

Aq me teper  ne nje vend si Shqiperia ku gjen vrases me pagese 50 – 100 here me pak se kjo shume!?

Çfare afere apo veprimtarie te paligjshme apo te kunderligjshme te Ilir Metes kishte denoncuar apo kritikuar keto dy vjetet apo muajt e fundit ky Tom Doshi ,  qe kryeparlamentari dhe lideri i LSI te kerkonte koken e tij !?

Absolutisht jo!? Meqe nuk ka motiv atehere nuk ka pasur e nuk mund te kete kurre as porosi dhe as pagese per te vrare askend aq me pak nje deputet te forces politike me te cilin Z. Ilir Meta bashkeqeveris dhe edhe  me voten e te cilit u zgjodh Kryetar i Kuvendit te Shqiperise !!!

Nuk eshte e nuk mund te jete as me logjiken me minimale te nje politikani mendjeholle e largpames si Ilir Meta, por vete Tom Doshi ia qe ia ka vene kokes se Tom Doshit cmimin e 500 000 Eurove, per te treguar se ai nuk eshte dosido, por koke e madhe, nje VIP…. 

Teper pak e ka vleresuar multimilioneri Doshi koken  e tij !?

Me sa duket diten per diell multimilioneri Tom Doshi nuk i ka milionat para djerse e aq me pak para truri qe me veprimet e trillimet e fundit e deshmoi se nuk e ka…

Se si i ka bere ato para Tom Doshi e di per fat te mire jo vetem ai por edhe te tjeret. Jo vetem ne Shkoder e ne Tirane, por edhe ne Bruksel dhe ne Uashington qe dine jo vetem per te me shume se sa ai vete di per vetveteen. E dine jo vetem ate qe ai di per veteveten por edhe cfare te tjeret e dine per te, per Sali Berishen, per Xenin, per Argiten dhe krejt mafian shqiptare.

Ne vend te vinte vetullat, Tom Doshi ia nxorri jo vetem syte vetvetes. Plumbi politik e mediatik qe kishte bere gati per Ilir Meten, Edvin Ramen dhe per maxhorancen ne teresi i doli nga qyta e jo nga tyta.

Me pak fjale Tom Doshi dhe mafia berishiane nepermjet marrezise dhe sajimeve sa djallezore aq dhe te trasha vrau velveteen dhe jo Edvin Ramen as Ilir Meten .   

 
Leave a comment

Posted by on March 7, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: