RSS

Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi u shënua edhe në Osnabrück të Gjermanisë

13 Mar

Shkruan Asllan Dibrani

art@asllandibrani.com

Festa e 8 marsi është dita që të gjitha gratë e botës  i presin dhuratat  nga të dashurit e tyre nga bashkëshortët, fëmijët e tyre si shenjë mirënjohjeje të përkushtimit duke  shprehur dashurinë dhe respektin ndaj tyre.

-Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi  u festuar ne gjithë botën me qellim, të kujtimit të revolucionit  mbi te drejtat e veta për barazi, paqë, drejtësi dhe ndërtim e saj  që të jetë e barabartë në shoqëri përkrah burrave . Organizime të tilla u mbajtën në Shqipëri , Kosovë dhe trojet tjera,  po edhe në Diasporën shqiptare .

a 1

Pamje e udhëheqjes se takimit zonjes  Mehreme Aliaj (Meri ) me vajzën  Fatbardhën   dhe  këngëtarja   Benita Pula .

Një tubim i ngjashëm  u mbajt edhe ne  Osnabrück të Gjermanisë  me një manifestim madhështore kushtuar 8 Marsit festës së gruas shqiptare që gravitojnë në këto anë.

-Në një atmosferë  impozante  mjaft familjare , ishte  një organizim mbresëlënës .

Organizatorja kryesore ishte Mehreme Aliaj apo siç e quajnë (Meri)  e lindur në fshatin Mushtisht ,që njihet si një veprimtare dhe  aktiviste e zellshme .Ajo ishte edhe si themeluese e kësaj shoqate .Pos si kryetare e shoqatës, ajo ka edhe obligimet ndaj firmës së vet që posedon një firmë të pastrimit kimik për tekstil , të quajtur “Meri’s  Wäscherai” .Ndoshta ka një inspirim për kulturën nga se edhe Meri vjen nga  i njëjti fshat i  këngës dhe kulturës që rriti këngëtarët e njohura si Shkurte Fejzën ,Shyhrete Behlulin ,Remzije dhe Nexhat Osmanin ,motrat Mustafa etj.

Zonja  Mehreme  Aliaj , kryetare e “Shoqatës  së gruas shqiptare në Osnabrück,  si organizatore e tubimit la përshtypje të madhe në mikpritjen dhe si nikoqire . Ishte salla  akoma  në pritje të  pjesëmarrëseve kur nga   larg u vërente një   ditë ma e   veçantë qe  me tu afruar    gratë shihej një  përzgjedhje  e gardërobës  se tyre me një elegancë që  e  tregonte se cila në vete.

a2 a3 a4 a5

Pamje  e publikut në valle gjatë manifestimit ne Osnabrück të Gjermanisë kushtuar Dita Ndërkombëtare të  Gruas  për 8 Marsin e vitit 2015. 

Salla ishte  shumë e vogël për t’i pranuar  të ardhurit për këtë festë , nga se një numër  mbeti edhe jashtë  sallës pa mundur të futen brenda. Zonja Meri  shprehet se jam shumë  e kënaqur që kam arritur ta  kemi një numër aq të madh  të grave shqiptare për këtë festë . Nga ajo mësuam   se kjo shoqatë  ka  lënë gjurmë   veprimtarie edhe në  aktivitete tjera kulturore  . Kjo Shoqatë   me një afat të shkurtë jete prej një vit e gjysmë,  por   me përvojë të  madhe ka  kryer një serë aktivitetesh. Kjo shoqatë  ka  tubuar  mërgimtarët e kësaj ane  edhe për festat tona kombëtare siç është “Pavarësia e Shqipërisë”  ajo e “Kosovës” , por edhe aktivitete tjera  të  shpeshta që  gjithnjë  kanë   si synim afirmimin  e gruas shqiptare  në    suazat e kulturës së saj, por edhe në  emancipimin   e mëtutjeshëm  të  saj.

a6

Sipas  asaj qe u pa në  këtë tubim  pjesa dërmuese e këtyre grave ishte     me një shkallë  të kulturës me çka  në  mesin e tyre kishte edhe  intelektuale , krijuese dhe  aktiviste të  dalluara .  Shoqata sot për sot numëron një numër të  konsiderueshëm anëtaresh, ku zonja Meri shprehet se ka  sinjale të  rritjes së  tyre . Pastaj ajo thekson se me kalimin e kohës  një shtytje në  vete ka edhe  shkollimi  i gjeneratës së  re në  Gjermani, që dita ditës ,po e ngrit shkallën e kulturës dhe vetëdijes së gruas shqiptare edhe në Diasporë. Nga gjeneratat e reja  , po  thyhen    kornizat e së  kaluarës, që nga propaganda    e pushteti jugosllav ka ndikuar edhe një neglizhencë edhe tek gjermanët të na kuptojnë drejt deri me tash, thekson nder te tjera zonja Meri.  Ne jemi ato që duhet të ngremë zërin dhe të luftojmë  për barazimin e  femrës  shqiptare qe është konsideruar si fuqi punëtore dhe  sa për të lindur  dhe asgjë tjetër! Zonja Meri shprehet se i ka ardhë keq që nuk  kemi pritur gjithë ketë publik dhe sallën e kemi siguruar vetëm për  200 veta, por  interesimi ishte i madh . Mbi 350 veta  u grumbulluan  në sallën e ngushtë, por një nume u detyruar të kthehet në shtëpi me çka përmes këtij shkrimi ju kërkon falje z.Meri  . Gratë pjesëmarrëse ishin nga qyteti Ösnabryk ,Hanover , Hamburgu, Mindeni ,Nordhorn , Munsteri por edhe nga  Holanda fqinje  dhe Belgjika. Tubimin e shoqëruan edhe këngëtarët  Benita Pula. Këngëtarja  Benita Pula krijoj një atmosferë  në publik që shpesh u aplauzuar nga publiku me çka modestia e saj krijoj një  afri tek të pranishmit që shumë nga to u shprehen me një admirim  me   komplimente dhe përshtypje shumë  të mirë, por mbeten me shpresa që kjo këngëtare te jetë ne mesin e tyre serish  .

Benita Pula ka krijuar një emër   në Gjermani ,por i mbesim borxh, po qe nuk e përmendim edhe burrin e saj  Astrit Pula në kontributin që ka   si menaxher i saj .Për këtë festë  pati edhe  ushqime nga kuzhina shqiptare me specialitete të ndryshme. Ky tubim përfundoj me  këngë e valle   te gëzuara  dorë për  dore  me shpresa qe takimet tjera  të jenë edhe ma mirë.

 
Leave a comment

Posted by on March 13, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: