RSS

XHEMAJL YMERI I RËNË NGA GRANATIMET SERBE NË GJILAN

31 Mar

i2

Fjalimi i Ismet Sylejmanit në akademinë kushtuar dëshmorit Xhemajl Ymeri

Të nderuar anëtarë të familjes së të pavdekshmit Xhamajl Ymeri!

Të nderuara familje të Heronjeve dhe dëshmorëve të Kombit!

Të nderuar invalid e veteran të ushtrive tona çlirimtare e të veprimtarise ilegale atdhetare kombëtare!

Të nderuar personalitete shtetërore,politike e universitare!

I dashur vella nga amerika,artisti e aktori i madh Xhevat Limani!

I dashur popull shqiptar qe po na shikon e dëgjon drejtpërdrejtë përmes ekranit të Radio Televisionit të Kosovës!

Të nderuar të pranishëm!

Sot po e mbajmë një tubim jo të zakonshëm,sepse po nderojmë një rënie jo të zakonshme në qytetin e Gjilanit. Sot e 16 vite më parë,në qytetin e Gjilanit,artileria dhe makineria ushtarake serbe e pozicionuar në kazermat serbe në zabeli i sahit agës,hodhi zjarr mbi shtëpine bazë të pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,mbi shtëpinë e Xhemajl Ymerit,të cilit granatat e vdekjës ia shkatërruan shtëpinë dhe e goditën për vdekje! Sot po perkujtojmë e po nderojmë një shqiptar të cilit serbia pushtuese, ia gjuajti shtëpinë dhe e qëlloi për vdekje brënda sajë, me zjarrin dhe goditjet e granatave të saja!

Kjo vrasje me predha topash e mortaja tankesh,ishte vazhdimesia e kasaphanës së 8500 burrave që na i vranë xhelatët serb në mes të Gjilanit në periudhen e Luftës së Dytë Botërore,dhe për ata nuk e kemi asnjë gjurmë se ku i kanë varret!

Shtëpia e Xhemajl Ymerit,është e vetmja shtëpi që më së shumti në qytetin e Gjilanit është granatuar dhe si e tille ajo ka merituar të ishte shtepi muze,që ta shihnin brezat e ardhshem se edhe kështu ka shkaktuar vdekje e ka shkatërruar pasurinë e popullit tonë Serbia pushtuese në mes të Gjilanit, sikur kudo edhe nëpër Kosovë që ka vepruar!

Por kjo fatkeqësisht nuk është bërë, dhe nuk është bërë për pakujdesinë tonë të pafalshme dhe të denuar nga gjeneratat që do të vijnë dhe historia që do të shkruhet në të ardhmën,do të na nxjerrë në bankën e zezë e do të na vleresojë si të pa denjë e të paftë,sepse kemi lejuar të shkojë dëm një vlerë e madhe monumentale gjatë luftës për liri në komunën tonë Gjilanit!

Sot është 16 vjetori i ndarjës nga jeta të një qytetari jo të rëndomtë të Gjilanit, i cili jo vetëm se u nda nga jeta në rrethana jo të rendomta,sepse vdiq nga granatimet e ushtrisë dhe policisë serbe që ia bënë shtëpisë së Tij,por kurrë nuk u nderua dhe kurrë nuk u rrespektua asnjëherë nga askush, jo vetem në qytetin e Gjilanit por edhe më gjerë!

Zonja dhe zotrinj!

Xhemajl Ymeri po të ishte i kidnapuar, po te ishte burgosur apo edhe po te ishte zhdukur nga focat e errëta serbe,do të ishte ndryshe i trajtuar,ose do të interesohej shteti me tërë mekanizmat e Tij, për ta gjetur e për ta sjellë në Atdhe e për t’ia bërë nderimet e duhura, të cilat nuk do të ishin sikur për pjestarët e rëndomtë, por krejt ndryshe, ashtu sikur trajtohen e do të trajtoheshin ata që janë të veçantë e që kanë rënie e vdekje të veçantë në shërbim të çështjes kombëtare e të luftës për liri!

i3

Të nderuar të pranishëm!

Shtëpia e tij është granatuar e gjuajtur atëherë kur aleanca më e fuqishme e planetit NATO, gjuante e bombardonte nga ajri kudo, dhe derdhte bomba e zjarr mbi pozicionet ushtarake të pushtuesit serb jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë teritorin e Serbisë!

Ky shqiptarë që u godit me një mal të pafund predhash në shtëpinë e tij dhe rreth saj,nuk ishte dosido e qytetar i pa rrezikshëm për pushtuesin dhe tradhëtarët,sepse në radhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte djalin e Tij Elisa Ymerin,i cili ishte anëtar në Shtabin e Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shef për ndërlidhje!

Xhemajl Ymeri në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e kishte edhe djalin tjetër Naim Ymeri,edhe vajzen e Tij Malikie Ymeri-Hoxha dhe kishte edhe nusen e djalit të tij Elesait, Emine Rexhepi-Ymeri! Kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen,po t’i ishin vrarë këta pjestarë të luftës së armatosur çlirimtare në luftën për liri nga forcat ushtarako-policore serbe, ose njëri prej tyre që ka qenë shumë e mundshme,të cilët padyshim se do të ishin dëshmorë të kombit,cili do të ishte statusi i këtij burri që po e përkujtojmë e nderojmë sot?

Ku do te ishte varrosur shqiptari Xhemajl Ymeri,i vrarë e i masakruar nga gjuajtjet dhe granatimet e artilerisë serbe në mes të qytetit të Gjilanit,disa qindra metra afër qendrës së qytetit?

Unë mendoj dhe besoj se edhe ju të nderuar të pranishëm,por edhe i gjithë populli shqiptar që po na përcjell në Radio Televisionin e Kosovës, është e duhet të jetë dakord me mua,se do te ishte varrosur përkarh bijëve të tij e ushtarëve të rënë për lirinë e Atdheut,sepse i njëjti pushtues i ka vrarë dhe nga armet e baroti i të njejtit armik fashist e barbarë kanë rënë?

E pse atëhere nuk është te vendi atje lartë ku prehet nderi i kombit,edhe Ky aty afër Tyre në një kënd nderi përballë Tyre,duke u bërë dëshmi e fortë për të kaluarën e lavdishme historike e heroike të popullit tonë dhe për të ardhmen e pasardhësve tanë?!

Prandaj Ky burrë vendin e prehjës përgjithmonë e ka në Kodrën e Dëshmorëve, atje në mesin e atyre që i ka vrarë pushtuesi ynë shekullor Serbia kriminale e gjakpirëse!

Atje lartë, atje lartë te Olimpi Ynë duhet te shkojnë të gjithe ata që kanë rënë nga makineria shfarosëse serbe,sepse kështu dëshmojmë për të kaluarën heroike të historisë sonë të lavdishme!

Dhe kështu historia e popullit shqiptar të Gjilanit,në kalendarin e saj ka të shenuar se gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,forcat pushtuese serbe,granatuan qytetin e Gjilanit, lagjen e qenar qeshmes,dhe vranë në shtepinë e tij Xhemajl Ymerin!

Njeri ndër ata që me jetën e tij e ka paguar granatimin nga artileria serbe në Gjilanin e Idriz Seferit,të Ramiz Cernicës e të Mulla Idrizit,të Kadri Zekës e të Rexhep Malajt,të Nuhi Berishës e të Zija Shemsiut,të Agim Rashitit e të Ri1eshat Ymerit,të Avdullah Tahirit e të Agim Ramadanit,të Tefik e Hanumshahe Zymberit, të Pajazit Ahmetit e të Alban Ajetit e të shumë të tjerëve të rën kudo nëpër hapsirat e tokës shqiptare,është ky burre shqiptarie Xhemajl Ymeri, që po e perkujtojmë e nderojmë sot me kaq madhështi!

Popujt e civilizuar, ata që nuk e harrojnë dhe as e injorojnë të kaluarën e Tyre,por që e nderojnë me pietet e perulje të pafund,rastet sikur ky me Xhemajl Ymerin, i rënë nga granatimet e pushtuesve serb,i lartësojnë dhe i madhërojnë,ju bëjnë nderime popullore e ju bëjnë nderime kombëtare,i derdhin në bronz duke ua lënë trashëgim brezave që vijnë si dëshmi se nëpër cilat rrugë e veshtirësi,ka kaluar dhe nuk është përkulur populli,kombi e Atdheu i Tyre!

U bëjë thirrje drejtuesve të luftës së armatosur çlirimtare në krye me Komandantin e Zonës të nderuarin Ahmet Isufi, dhe udheheqjes komunale aktualisht me Kryetarin e nderuar Lutfi Haziri,që ta rivarosin me nderime e ceremoni në varrezat e dëshmorëve, në një vend të veçantë si njëri nga të paktët shqiptar në Gjilan,i cili u vra nga granatimet e pushtuesve serb ne shtëpinë e tij në fund shekullin e kaluar!

Vetëm kështu i bëjmë nderimet meritore Xhemajl Ymerit,por edhe i bejme nderimin e duhur popullit dhe Atdheut, pjestari i të cilit e përfundoi jetën e tij,në rrethana rrënqethëse e dramatike,duke rënë nga dhuna dhe terrori ushtarako- policorë e nga granatimet e topave dhe tankeve të pushtuesve shekullor serb!

Është goditur, është rrënuar e djegur në tym e flakë shtëpia shqiptare në qendër të Gjilanit,sikur dikur Kalaja heroike e Gjergjit të lavdishëm në Krujë e sikur kulla e Oso Kukës në Vraninë,por edhe sikur ajo e Komandantit Legjendar Adem Jasharit në Prekaz!

Kjo shtëpi është njëra ndër dëshmitarët e vetme e qytetit të Gjilanit,që dëshmon se aty brenda saj është vrarë një shqiptar,që nuk ishte larguar nga pragu i shtëpisë,që ishte vënë në ruajtje të saj!

Kjo rënie në shtëpi të Tij e shkaktuar nga të shtënat e ushtrisë serbe,do të kujtohet e do të nderohet përgjithmonë!

Populli këtë kurrë nuk do ta harrojë!

Lavdi e perjetshme për të pavdekshmin Xhemajl Ymeri!

Lavdi heronjëve dhe deshmorëve të kombit!

 
Leave a comment

Posted by on March 31, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: