RSS

Xhemajl Ymeri është një model i shkëlqyer i patriotizmit në mbarë Shqipërinë

06 Apr

ndue dodaj 1

Shkruan: Ndue Dodaj

Sapo u njoha me fjalimin tuaj i nderuari Ismet Sylejmani që mbajtët në Gjilan për Xhemajl Ymerin, e lexova menjëherë. Pasi e lexova njëherë, thashë që ta rilexoj dhe një herë, e jo vetëm por edhe një herë tjetër, dhe ashtu duke lexuar e rilexuar fjalimin tuaj, më shfaqej para syve të mi, jo vetëm ai shkrim i juaj por edhe Ju i nderuar dhe i respektuar Ismet. Se si më dukeshe në ato çaste. Ju përfytyroja në shumë ngjarje, si të ishe me të vërtetë në një betejë të radhës që shënon vetëm fitore. E në këto çaste po thosha me vete: Po, po, po Ismet Sylejmani njeh vetëm fitore, për të nuk ka humbje. Ju shikoja vetëm në lartësi, në beteja, në flamuj që valëvitën vetëm kur ngrihen në fitoret e betejave dhe vjen tek unë jo vetëm si shpresë por edhe si dritë, vjen ashtu siç je i ëmbël e i qëndrueshëm.

Më pas mendova që të ulem e të shkruaj dy fjalë për atë fjalim tuajin qenë vetvete ishte tërësisht jo vetëm një histori por edhe art, kulturë, udhëzim, homazh, mesazh jo vetëm për sot por edhe për brezat që do të vijnë pas nesh.

Me atë fjalim të mbajtur në Gjilan vërtetoni në mënyrë të pamohueshme vërtetësinë dhe besnikërinë në interesat e atdheut. Jam mrekulluar për nivelin e lartë, për faktet reale, për gjuhën e bukur që shprehni, si dhe vlerën e aktualitetin për sot e të ardhmen. E thënë qartë e shqip ky fjalim ishte një fjalim i artë. Kam bindjen e plotë dhe absolute se me faktet dhe mënyrën e trajtimit në fjalën tënde, nuk mund t’i vihet emër tjetër, veçse një histori e gjallë dhe reale. E këtij fjalimi nuk mund t’i vë emër tjetër veçse Komb e Atdhe. E këtë emër ja vendosi kështu sepse ai fjalim është shkruar e mbajtur vetëm nga një burrë trim e i zgjuar që zemra të rreh njëherësh me zemrën e Atdheut.

Fjalimi juaj i rrezatonte të shtatë ngjyrat e ylberit, por në sfond dukeshin vetëm dy, e ato ishin vetëm kuq e zi, pra kishte vetëm ngjyrën e flamurit tonë kombëtar. Në fjalimin tënd u sollën fakte të pamohueshme ku çdo njeri, qoftë politikan apo akademik nuk mund ti bëjë asnjë korrigjim apo vërejtje. Ai fjalim e ka vlerën të gjatë sa edhe vetë jeta, nuk mund ti bësh asnjë krahasim për nivelin, sepse ishte i një lloji të veçantë e i pamohueshëm për vetë vërtetësinë e faktet që sillni duke i qëndruar besnik të vërtetës jetësore dhe interesit të atdheut. Ismet Sylejmani nëpërmjet atij fjalimi lëshon dhe një alarm për të gjithë politikanët e pushtetarët lokal, vendor e qendror për të vlerësuar vlerat patriotëve, atdhetarëve, dëshmorëve e heronjve të mëdhenj të kombit tonë.

E kjo fjalë e Ismet Sylejmanit si një patriot e atdhetar i fuqishëm duhet t’i zbatohet menjëherë detyra që vuri nëpërmjet alarmit të lëshuar. Fjala juaj që u mbajt në 16 vjetorin e vrasjes së Xhemajl Ymerit bashkoi të gjitha formacionet politike, që u bënë si një trup i vetëm që e duartrokitën atë fjalim madhështor e atdhetar, sepse folët për një patriot atdhetar që armiku barbar e gjakatar e bombardoi në banesën e tij. E në 16 vjetorin e vrasjes së këtij patrioti të gjithë u bënë bashkë dhe dëgjonin fjalimin tuaj patriotik-atdhetar. Të gjithë të pranishmit u solidarizuan dhe u rreshtuan në krahun tënd e ishin të gatshëm që ta realizonin e ta zbatonin porosinë tuaj që Xhemajl Ymeri të vendoset në piedestalin e nderit, pikërisht aty ku i takon, e jo vetëm kaq por bëtë të mundur që Xhemajl Ymerin ta futësh në zemrën e popullit. Fjalimi juaj ishte një fjalim brilant e me peshë për ta rreshtuar këtë njeri përkrah figurave të tjera kombëtare. Xhemajl Ymerin e vendose në palët e flamurit kombëtar dhe i dhatë një shenjtëri të padiskutueshme, duke e vendosur përkrah luftëtarëve të UÇK-së.

Ai fjalim programor mund të mbahet vetëm nga një njeri si ju, që mbartni vlera të larta atdhetare e kombëtare dhe e bëtë këtë duke deklaruar solemnisht se shqiptarizma ka qenë dhe mbetet e Skënderbeut, e Naim Frashërit, e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Avni Rustemit, Enver Hoxhës, Adem Jasharit.

Xhemajl Ymerin jo rastësisht e cilësuat si një patriot e atdhetar të madh të popullit. Në këtë përkujtim të 16 vjetorit të vrasjes së këtij patrioti e atdhetari më kanë lënë mbresa të veçanta fjalët e tuaja Ismet, kur deklaroni: “Shtëpia e Xhemajl Ymerit është e vetmja shtëpi që më së shumti në qytetin e Gjilanit është granatuar. Si e tillë ajo ka merituar të ishte shtëpi muze… Atje lart, atje lart tek Olimpi duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë rënë nga makina shfarosëse serbe, sepse kështu dëshmojmë për të kaluarën heroike të historisë sonë të lavdishme”. Sa ngjashmëri ka në këtë rast me një familje në Priskë të Tiranës në Luftën e Dytë Botërore kur katër anëtarë të familjes së Daj Cenit ishin pjesë e luftës dhe në një betejë i vriten tre djem në një kohë që i kishin shkaktuar humbje të mëdha në mjete e në njerëz nazisteve gjermanë, atëherë gjermani qëllon duke e granatuar edhe me top shtëpinë e Daj Cenit duke i vrarë edhe 11 anëtarë të tjerë të familjes. E në këtë rast nën kujdesin e Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të Enver Hoxhës të 14 anëtarët e kësaj familje u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Edhe në rastin konkret për vrasjen e Xhemajl Ymerit nga granatimet serbe duhet të renditet përkrah Dëshmorëve të UÇK-së sepse edhe familja e Xhemajliut inkuadroi në Luftën Çlirimtare të UCK-së katër anëtarë të familjes si dy djemtë Elisai dhe Naimin, vajzën Malikie si dhe nusen e djalit, të Elisait, Eminen. Xhemajl Ymeri është një model i shkëlqyer patriotizmit në mbarë shqiptarinë. Me rënien e tij në mbrojtje të shtëpisë së tij në Gjilanin heroik të heronjve që i ka përmendur edhe Ismet Sylejmani në fjalimin e tij. E me këtë rënie, ai e ka ndërtuar vetë monumentin përkrah heronjve të tjerë të Gjilanit e të mbarë shqiptarisë, por që na del për detyrë që ta bëjmë realitet kërkesë-thirrjen që bëri Ismet Sylejmani në këtë përkujtim madhështor që u organizua për nder të këtij vigani me qëllimin e vetëm që njerëzit të betohen me dorë në zemër se do të ndjekim shembullin e tij nëse na e lyp interesi i atdheut. Me fjalën e tij të zjarrtë, por njëkohësisht edhe të artë të Ismet Sylejmanit në 16-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Ymerit, na e solle të gjallë në atë sallë, midis nesh, ashtu si një mal për patriotizmin e atdhetarizmin e tij. Bukur e ka shprehur dhe një shok i ynë i përbashkët Metush Zenuni, i cili shprehet: “Aty ku tubimet përkujtimore i organizon dhe udhëheq Ismet Sylejmani edhe dëshmorëve u qesh nuri nga madhështia …. keni një zemër kaq të madhe patriotike që me përkushtim të madh u kushton gjithë heronjve e atdhetarëve patriot shqiptar kudo që gjenden”. Me veprime të tilla ju, Ismet Sylejmani bëni të mundur dhe realizoni pavdekësinë e heronjve e dëshmorëve të atdheut e të kombit tonë, ndërkohë bëni të mundur t’i tregoni mbarë opinionit tonë se jeni me të vërtetë një njeri revolucionar, jeni një njeri hero i gjallë i këtij kombi shqiptar. Kushdo që të ndjek ty në këto tubime e ndjen veten fatlum, ndjehet i nderuar dhe shumë i kënaqur dhe dalin nga aktiviteti me përshtypjet më të veçanta, e me mendime e koncepte të qarta dhe me vizionin për Bashkimin Kombëtar.

Ju me atë fjalim bëtë të mundur që Xhemajl Ymerin ta vendosni në kryepiedestal, e ky kryepiedestal është vetë zemra e popullit, ju e lartësuat dhe do të lartësohet në shekuj e do të mbetet i gjallë përjetësisht.

Ismet Sylejmani më lejoni që të them me zë të lartë se jeni një yll i veçantë dhe i çuditshëm, i afërt, por edhe i largët, kur flitet për ju duhet pasur parasysh se sa më shumë të afrohesh aq më shumë do të zmadhohesh dhe kur ndodhesh pranë teje është krejt e pamundur që ta fotografosh, e jo më të bëhet fjalë që t’i peshosh mendimet, fjalët, energjitë dhe thesaret e tij të pashtershme.

E them kështu se Ismet Sylejmani është një oqean pa fund, por krejt i tejdukshëm, është një mrekulli njerëzore e papërshkrueshme, sepse si askush tjetër din të mbrojë e vlerësojë vlerat historike e kombëtare. Duke përfunduar dua të them se për sa i përket piedestalit dhe monumentit të Xhemajl Ymerit, të cilin e kërkoj me forcë Ismet Sylejmani, dua të them se Xhemajl Ymeri e ka ngritur vetë atë, e ai është bashkë me dëshmorët e tjerë të Gjilanit tek Olimpi i projektuar nga Ismet Sylejmani të cilët shikojnë e vigjilojnë ditë natë krejt Gjilanin e më gjerë e qëndrojnë roje vigjilente kundër armikut barbar serb e po qe nevoja ato përsëri ngrihen edhe nga varri, por edhe banorët e Gjilanit kur dalin nëpër dritaret e banesave, apo ballkonet e tyre i përshëndesin ato.

LAVDI XHEMAJL YMERIT !

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT !

 
Leave a comment

Posted by on April 6, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: