RSS

Nipi i Mehmet Aga Rashkocit gjegjësisht Familja e Presidentes Jahjaga i demanton gënjeshtrat e Hajdar Bajraktarit

07 Apr

Reagim në lidhje me një shkrim për Mehmet Aga Rashkocin, në librin “Jeta mes Kosovës dhe Amerikës” të autorit Muhamet Mjeku


largea_ism1428336576Shkruan: Ismet Jahjaga, New York

Nuk e kuptoj përse disa njerëz ngurojnë ta thonë të vërtetën, ndoshta sepse kanë frikë, apo thjesht duan dhe mendojnë ta humbin e ta fshehin një të vërtetë që se mohon dot jo një individ, por as edhe sigurimi shtetëror!
Po e nis këtë shkrim jo me pretekstin që dua të shkruaj, por në një mënyrë detyrohem ta shkruaj, për asnjë arsye tjetër pos për hir të së vërtetës.

Rastësisht, në një pasdite marsi duke e shfletuar librin “Jeta mes Kosovës dhe Amerikës” të autorit Muhamet Mjeku, ku bëhet fjalë për jetën dhe veprën e Metë dhe Hajdar Harry Bajraktarit, lexova për emigrimin e tyre nga Kosova në Amerikë, vuajtjet dhe vështirësitë e tyre si të çdo bashkatdhetari tjetër.

Në libër përshkruhen vështirësitë mbi arritjen deri në tokën e premtuar, puna e mundimshme deri te suksesi etj, etj, por ajo që më bëri përshtypje ishte momenti i njohjes së emigrantëve të rinj në vitin 1968 me burrin nga Rashkoci i Kosovës, Mehmet Agën e Rashkocit. Autori i librit e përshkruan në pika të shkurta takimin dhe njohjen me nacionalistin Mehmet Aga, dhe në fund thotë se Metë Bajraktari ishte kujdesur për Mehmet Agën gjatë kohës që ai ishte i sëmurë në spital.
Madje nuk kishte harruar ta përmend të birin e Mehmet Agës, Jahja Agën që në një fejton të botuar në gazetën “Bota Sot” në qershor 2002, ku Jahja Aga e paska falënderuar Metë Bajraktarin për kujdesin e treguar ndaj të atit gjatë kohës sa ishte i sëmurë.

Pyetja lind se si i harroi apo i ngatërroi gjërat Hajdar Bajraktari, ku lidhjen me familjen Aga e përshkruan shumë shkurtimisht në këtë libër, ndërsa dihet shumë mirë se si ishte lidhur me familjen Aga nga Rashkoci. Ajo që më shtyu të reagoj përmes këtij shkrimi është se në librin e tij ai thotë: Mehmet Aga vdiq me 03.07.1972 në një spital në Long Island dhe pas vetës la tre nipat e tij, “djemtë e mi” ashtu e thotë Harry, “duket sikur krenohet shënimi im”. Ti ore zotëri a harrove që Mehmet Aga pas vetës la djalin e tij Jahja Aga, vajzat dhe dy nipat Dervish dhe Ismet Jahjaga, si mund ta mohosh realitetin e plotë, qoftë me ose pa dashje, ky version i mohimeve të fakteve është i pakapshëm, nuk e kam të qartë pse???

Autori Muhamet Mjeku nuk është fajtor, besoj që ai ka shkruar çfarë e ke porositur ti, andaj nuk e di përse në këtë libër nuk e thoshe si qëndron realiteti, pse nuk e thoshe të vërtetën, nga se kishe frikë? E vërteta çdo herë vonon, por një ditë del në shesh dhe kjo e vetme herë mjafton t’ua hap sytë të gjithëve! Po, djemtë tuaj janë nipat e Agës së Rashkocit, por mos të harrojmë që djali dhe nipat e Mehmet Agës janë gjallë, s’kanë vdekur!

Shënim: Ismet Jahjaga ka qenë drejtor financiar në gazetën Bota Sot në Prishtinë, tani jeton në New York

 
Leave a comment

Posted by on April 7, 2015 in Uncategorized

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: